{"id":78626,"date":"2024-07-23T17:57:33","date_gmt":"2024-07-23T15:57:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-seladin-pysqyli-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-te-pasurise\/2024\/07\/23\/"},"modified":"2024-07-23T17:59:35","modified_gmt":"2024-07-23T15:59:35","slug":"gjyqtari-seladin-pysqyli-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-seladin-pysqyli-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-te-pasurise\/2024\/07\/23\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Seladin Pysqyli jep shpjegime p\u00ebr bilancet negative t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Seladin Pysqyli u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 23 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb krijimin e pasuris\u00eb, q\u00eb i kundrshtoi duke pretenduar se nuk ishin konsideruar t\u00eb ardhurat. Pysqyli mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Pysqylin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Seladin Pysqyli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 si ndihm\u00ebsgjyqtar dhe n\u00eb \u201995-\u00ebn u em\u00ebrua si gjyqtar. Prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb Pysqylit n\u00eb mas\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb vitin 1997. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e bag\u00ebtive, si dhe t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb tij nga puna e t\u00eb familjar\u00ebve. Megjith\u00ebse k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti e ka fituar me trash\u00ebgimi nga e \u00ebma, ka rezultuar se n\u00eb periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit ka jetuar s\u00eb bashku me prind\u00ebrit dhe se ka kontribuar edhe ai. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe bilanci negativ.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti, me burim pagat dhe t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pysqyli ka deklaruar t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2016. Ai ka sqaruar se nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, p\u00ebr arsye t\u00eb informalitetit. Pine pohoi se subjekti ka deklaruar se veprimet p\u00ebr shitjen e prodhimeve dhe bag\u00ebtive jan\u00eb kryer me lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, ka rezultuar se pagesa e taks\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb shlyer e gjitha pas vitit 2017. Pine tha se duket se pagesa e k\u00ebtyre detyrimeve \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr efekt t\u00eb vetingut t\u00eb subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ato t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shtat\u00eb vite p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, n\u00eb mas\u00ebn rreth 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb dhe mbi pasurit\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj, lidhur me krijimin e nj\u00eb depozite 1.2 milion lek\u00eb me t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore. Sipas Komisionit, rezulton bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 906 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia financiare m\u00eb e madhe e subjektit \u00ebsht\u00eb konstatuar n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe rreth 134 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nga djali n\u00eb vitin 2015, p\u00ebr \u00e7mimin 5.6 milion\u00eb lek\u00eb. Djali subjekti ka deklaruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb ksaj pasurie vler\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb fituara n\u00eb loj\u00ebrat e fatit dhe ndihm\u00eb po nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>KPK konstaton, se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dy her\u00eb m\u00eb par\u00eb nga dy persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 73 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb djali i gjyqtarit Pysqyli e ka bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti nga djali subjektit, administatori shoq\u00ebris\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb hua po n\u00eb shum\u00ebn 73 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare si shpenzim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti shum\u00ebn 73 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb dy periudha. P\u00ebr vitet 1993-2002 \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet n\u00eb vijim, deri n\u00eb 2016-\u00ebn, bilanci negativ sipas KPK, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 8.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Seladin Pysqyli e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK, duke kontestuar t\u00eb ardhurat e konsideruara nga puna, prodhimet e tok\u00ebs bujq\u00ebsore e shitja e bag\u00ebtive, si dhe shpenzimet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr krijimin e pasurive dhe udh\u00ebtimet.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se n\u00eb vitin 1995 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 1993-deri n\u00eb \u201998-\u00ebn, p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave nga paga e tij \u00ebsht\u00eb konsideruar si ndihm\u00ebs gjyqtar. Po ashtu, v\u00ebrejti se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur pag\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb shk\u00ebputje nga puna. Pysqyli theksoi se nuk ka pasur asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore, e jo m\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i pezulluar apo i liruar nga detyra dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat nga puna e tij.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishin p\u00ebrfituar tok\u00eb bujq\u00ebsore, bag\u00ebti, por dhe objekte n\u00eb vitin 1991. Sipas tij, materialet e objekteve t\u00eb p\u00ebrfituara nga shteti, ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat. Pysqyli pretendoi se kishte shpenzuar 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr truallin dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb nj\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb fshat, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me pun\u00eb krahu n\u00eb vitin 1997 dhe nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsore, pasi dhe aktualisht ka lag\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga shfryt\u00ebzimi tok\u00ebs, duke argumentuar se ajo ka qen\u00eb e siguruar si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi. Pysqyli kund\u00ebrshtoi konstatimin se pagesat e taks\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs ishin paguar pas vitit 2017. Sipas tij, nuk mund t\u00eb realizohej pagimi i sigurimeve si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi, n\u00ebse nuk ishin shlyer me par\u00eb taksat e tok\u00ebs bujq\u00ebsore. Subjekti v\u00ebrejti se taksat ishin nj\u00eb vler\u00eb e pap\u00ebrfillshme dhe se nuk kishin pasur asnj\u00eb arsye t\u00eb mos i paguanin. Ai e cil\u00ebsoi si gabim t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb vendore, sh\u00ebnimin e kryer n\u00eb informacionin e dh\u00ebn\u00eb Komisionit se ai i kishte shlyer detyrimet p\u00ebr tok\u00ebn pas vitit 2017.<\/p>\n<p>Po ashtu, Pysqyli k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve jetike. Ai argumentoi se familja bujq\u00ebsore e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb konsiderohej me t\u00eb ardhura zero lek\u00eb, pasi ata me ato t\u00eb ardhura kishin jetuar. Po ashtu, pretendoi dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas tij, moskonsiderimi t\u00eb ardhurave nga toka bujq\u00ebsore \u00e7on n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb financiare fillestare t\u00eb viteve \u201993-2002, e m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb zinxhir pamund\u00ebsish dhe n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe krijimin e kursimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb djalit n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cT\u00eb quhen zero lek\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga toka bujq\u00ebsore p\u00ebr 30 vjet, kur toka \u00ebsht\u00eb punuar?\u201d, ngriti Pysqyli pik\u00ebpyetje mbi analiz\u00ebn e KPK, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr subjekte rivler\u00ebsimi t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb konsideruar k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi si fiktive kontratat e m\u00ebparshme t\u00eb shitblerjes nga dy persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb apartamentit q\u00eb ka bler\u00eb i biri n\u00eb 2015-\u00ebn. Sipas subjektit, ata q\u00eb kan\u00eb kryer veprimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament duket se kan\u00eb qen\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb kryenin punime me klering. Pysqyli tha se kjo p\u00ebrforcohet dhe nga huaja mes tyre, po n\u00eb vler\u00ebn 73 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti pohoi se asnj\u00eb prej bler\u00ebsve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nuk e kishte regjistruar k\u00ebt\u00eb pasuri si pron\u00eb, \u00e7\u2019ka p\u00ebrfoconte sipas tij, fiktivitetin e atyre kontratatave. Po ashtu, Pysqyli tregoi n\u00eb seanc\u00eb foto t\u00eb pallatit ku gjendet apartamenti t\u00eb birit, duke v\u00ebrejtur se gjendet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb periferike dhe n\u00eb situat\u00eb t\u00eb mjeruar, pasi objekti \u00ebsht\u00eb i pamir\u00ebmbajtur.<\/p>\n<p>Pysqyli kund\u00ebrshtoi dhe analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mjetin, duke pretenduar se rezultonte me bilanc pozitiv. Ai k\u00ebrkoi uljen e shpenzimve t\u00eb udh\u00ebtimeve e akomodimeve jasht\u00eb shtetit, me argumentet se ishin mbuluar nga gjykata apo t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti paraqiti analiz\u00ebn e tij financiare, duke pretenduar se rezultonte me bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2002. P\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, Pysqyli tha se vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e tij t\u00eb dokumentuara jan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 18.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe s\u00eb bashku me familjen, mbi 24 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK, se kishte udh\u00ebtuar me nj\u00eb avokat jasht\u00eb shtetit, Pysqyli tha se kishte qen\u00eb di\u00e7ka e rast\u00ebsishme e se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me pun\u00ebn. Ai kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara dhe pretendimet e dy denocuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Seladin Pysqyli k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 25 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Seladin Pysqyli u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 23 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb krijimin e pasuris\u00eb, q\u00eb i kundrshtoi duke pretenduar se nuk ishin konsideruar t\u00eb ardhurat. Pysqyli mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,1202,147,103,118,367,1678,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Seladin-Pysqyli-pas-seances-se-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Seladin Pysqyli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78626"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78626"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78628,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78626\/revisions\/78628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}