{"id":78635,"date":"2024-07-25T10:24:40","date_gmt":"2024-07-25T08:24:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-pamundesi-te-medha-financiare-ne-pasurite-e-gjyqtares-shpetime-pitaku\/2024\/07\/25\/"},"modified":"2024-07-25T10:27:02","modified_gmt":"2024-07-25T08:27:02","slug":"kpk-gjen-pamundesi-te-medha-financiare-ne-pasurite-e-gjyqtares-shpetime-pitaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-pamundesi-te-medha-financiare-ne-pasurite-e-gjyqtares-shpetime-pitaku\/2024\/07\/25\/","title":{"rendered":"KPK gjen pamund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha financiare n\u00eb pasurit\u00eb e gjyqtares Shp\u00ebtime Pitaku"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Durr\u00ebsit, Shp\u00ebtime Pitaku u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 24 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr pes\u00eb or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shum\u00ebn totale 65 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr probleme t\u00eb tjera p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur hetimi paraprak. Ajo pretendoi se p\u00ebrmbysi barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit administrativ p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Pitakun po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtime Pitaku e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare\u00a0pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, Pitaku u kall\u00ebzua n\u00eb Prokurori nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive p\u00ebr dyshime p\u00ebr fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, Pitaku u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokatja Romina Zano, e cila paraqiti kund\u00ebrshtimet p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti saj kan\u00eb bler\u00eb nga babai i k\u00ebtij t\u00eb fundit nj\u00eb sht\u00ebpi banimi 4+1 n\u00eb Durr\u00ebs dhe me sip\u00ebrfaqe trualli 339 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb konsiderohet 50 her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt nga vlera e pasuris\u00eb sipas tregut t\u00eb lir\u00eb. Duke e kryer analiz\u00ebn financiare sipas tregut t\u00eb lir\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 6.6 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr investimin n\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb prej 32 m2 n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano deklaroi se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar nga vjehrri i subjektit n\u00eb vitin 1960. Ajo argumentoi se objekti ishte i amortizuar dhe nuk mund t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb tregu me nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb ri, ashtu si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur prej KPK-s\u00eb. Sipas Zanos, vjehrri subjektit ka qen\u00eb i moshuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe pronat e tij ua ka kaluar f\u00ebmij\u00ebve me \u00e7mime simbolike, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhurimi. Avokatja u shpreh se n\u00eb vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb, vjehrri dhe bashk\u00ebshorti i subjektit ishin angazhuar n\u00eb tregtimin t\u00eb mallrave industrial\u00eb. Ajo pretendoi se n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin provat dhe shpjegimet e subjektit, at\u00ebher\u00eb pamund\u00ebsia do t\u00eb rezultonte e pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb dyqan me sip\u00ebrfaqe 42.6 m2 n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr \u00e7mimin 40 mij\u00eb USD, me burim t\u00eb ardhurat nga puna e saj dhe aktiviteti i bashk\u00ebshortit si stomatolog dhe kirurg, t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e pasurive t\u00eb paluajtshme, si dhe kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb USD. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar \u00e7mimin real, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se do t\u00eb blihej p\u00ebr vler\u00ebn 50 mij\u00eb USD dhe jo 40 mij\u00eb USD. Nga hetimi ka rezultuar se kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas shlyerjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb konsiderohet se Pitaku nuk ka deklaruar burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 15 mij\u00eb USD, si dhe se nuk ka deklaruar nj\u00eb shtes\u00eb 3 m2. Nga analiza financiare paraprake e kryer p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 50 mij\u00eb USD, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se megjith\u00ebse fillimisht ishte dakord\u00ebsuar mes pal\u00ebve \u00e7mimi 50 mij\u00eb USD p\u00ebr dyqanin, banka nuk disbursonte vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se 15 mij\u00eb USD dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte negociuar deri sa ishte mb\u00ebrritur n\u00eb \u00e7mimin 40 mij\u00eb USD. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7mimi real q\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar \u00ebsht\u00eb 40 mij\u00eb USD, ashtu si p\u00ebrcaktohet dhe n\u00eb kontrat\u00eb. Lidhur me burimet e shlyrjes s\u00eb shum\u00ebs 15 mij\u00eb USD, Zano tha se kjo vler\u00eb ishte dakord\u00ebsuar mes pal\u00ebve t\u00eb paguhej kur t\u00eb rimbursohej kredia.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi rishikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga aktiviteti tij si stomatolog, duke pretenduar se marzhi i fitimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, edhe sipas Urdh\u00ebrit t\u00eb Stomatologut, ishte 85% dhe jo 63% sa e kishte konsideruar KPK.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, bashk\u00ebshorti i subjektit kishte p\u00ebrdorur ambjente t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb si klinik\u00eb dhe p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb me qira si magazin\u00eb p\u00ebr treg\u00ebtar\u00ebt e produkteve industriale. Ajo argumentoi se banesa gjendej pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e tregut industrial. Ajo k\u00ebrkoi rishikimin e analiz\u00ebs financiare, me pretendimin se bilanci rezulton pozitiv.<\/p>\n<p>Shtes\u00ebn prej 3 m2 e cil\u00ebsoi t\u00eb pap\u00ebrfillshme dhe tha se ka qen\u00eb nj\u00eb harres\u00eb njer\u00ebzore mosdeklarimi saj n\u00eb vite, por q\u00eb ishte korrigjuar duke u sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar dy apartamente 1+1 n\u00eb Durr\u00ebs, me vler\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb nga 2 milion\u00eb lek\u00eb secili, me burim krijimi t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna dhe qirat\u00eb e dyqaneve. Nj\u00eb prej apartamenteve sh\u00ebrben si klinik\u00eb dentare ku ushtron aktivitetin si mjek stomatolog bashk\u00ebshorti i subjektit. KPK konstaton se subjekti n\u00eb vitin 2004 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka deklaruar se secili prej apartamenteve \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt n\u00eb KPK ka sh\u00ebnuar vler\u00ebn 25 mij\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2003, pasqyrohet \u00e7mimi 30 mij\u00eb USD p\u00ebr secil\u00ebn prej banesave. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK vler\u00ebson se duket se Pitaku, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nuk ka deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Zano tha se deklarimi i \u00e7mimit 2 milion\u00eb lek\u00eb ka qen\u00eb i sakt\u00eb. Sipas saj, fillimisht ishte b\u00ebr\u00eb dakord\u00ebsimi p\u00ebr 25 mij\u00eb USD, por m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb disa prej punimeve t\u00eb brendshme t\u2019i kryente bashk\u00ebshorti i subjektit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte finalizuar \u00e7mimi 2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas avokates, bashk\u00ebshorti i subjektit kishte investuar afro 4500 USD p\u00ebr punimet n\u00eb apartamentin q\u00eb e ka p\u00ebrshtatur si klinik\u00eb, kurse apartamenti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga vjehrri, i cili ka kryer dhe punimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Avokatja pranoi konfuzione n\u00eb deklarimet e kryera, por theksoi se pasakt\u00ebsit\u00eb e pashoq\u00ebruara me mungesa financiare nuk mund t\u00eb sjellin penalizim. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare t\u00eb kryhet p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes 2 milion lek\u00eb dhe 5000 mij\u00eb USD p\u00ebr shpenzimet e punimeve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit dhe motra e tij kan\u00eb bler\u00eb nga babai nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 324.5 m2 n\u00eb zon\u00ebn e quajtur Currilat n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr \u00e7mimin 50 mij\u00eb lek\u00eb secili. N\u00eb k\u00ebt\u00eb truall kan\u00eb kryer nd\u00ebrtime q\u00eb sipas avokates s\u00eb subjektit jan\u00eb struktura druri, ku ajo e subjektit me vler\u00eb 1.3 milion\u00eb lek\u00eb. Trualli i \u00ebsht\u00eb kthyer fillimisht vjehrrit t\u00eb subjektit si ish pronar. Si burim p\u00ebr blerjen dhe nd\u00ebrtimin e kryer jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna dhe qiradh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, KPK ka konstatuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e vitit t\u00eb nd\u00ebrtimit, pasi n\u00eb deklarimin periodik dhe n\u00eb pyet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar viti 2007, nd\u00ebrsa n\u00eb formularin e legalizimit t\u00eb vitit 2013, bashk\u00ebshorti subjektit dhe motra e tij kan\u00eb deklaruar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konstatuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e sip\u00ebrfaqeve dhe se duket se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera reale e nd\u00ebrtimit, pasi n\u00eb preventivin e depozituar n\u00eb ASHK figuron shifra 5.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 1.3 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, duket se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb deklaruar nj\u00eb shtes\u00eb pa lej\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe se nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim n\u00eb vitet 2007 dhe 2008, me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjitshme 8.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano v\u00ebrejti se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vjehrri subjektit u ka tjet\u00ebrsuar f\u00ebmij\u00ebve pasurin\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7mim simbolik. Ajo kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e kryer nga Komisioni p\u00ebr blerjen e truallit sipas \u00e7mimit t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>P\u00ebr investimin n\u00eb objektet e nd\u00ebrtuara n\u00eb vitin 2007, ajo n\u00ebnvizoi se jan\u00eb struktura prej druri. Sipas avokates, n\u00eb vitin 2008 ishte nxjerr\u00eb leja nd\u00ebrtimore, por nuk ishte zbatuar si rrjedhoj\u00eb e probleme n\u00eb K\u00ebshillin e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka pasur ndryshim t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb truallit dhe se n\u00eb aplikimin p\u00ebr legalizim ka pasur nj\u00eb gabim t\u00eb \u00e7astit. Zano kund\u00ebrshtoi kryerjen e analiz\u00ebs sipas vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb preventiv. Ajo tha se n\u00eb preventiv nuk p\u00ebrshkruhen punime me materiale druri, ashtu si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet ajo vler\u00eb e sh\u00ebnuar. Sipas avokates s\u00eb subjektit, bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, si dhe duke u konsideruar t\u00eb ardhurat, ndryshon analiza financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament duplex me sip\u00ebrfaqe 278 m2 = tarac\u00eb 85 m2 dhe bodrum 202 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, me vler\u00eb 113 mij\u00eb euro, t\u00eb p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2006, subjekti ka deklaruar si burime financiare t\u00eb ardhurat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit, qirat\u00eb e dyqaneve, kredi bankare dhe t\u00eb ardhura nga shitja e apartamenteve q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se duket se nuk \u00ebhst\u00eb deklaruar sip\u00ebrfaqja dhe vlera reale e k\u00ebsaj pasurie; se mosregjistrimi i k\u00ebsaj pasurie nga viti 2011 e deri n\u00eb 2019-\u00ebn, si dhe vijimi i procedurave p\u00ebr legalizim n\u00eb vitin 2019 e m\u00eb von\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur deklarimin e sip\u00ebrfaqes dhe vler\u00ebs reale nd\u00ebr vite e gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Sipas KPK, duke se \u00e7mimi i paguar nga subjekti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb sesa vlera e pasuris\u00eb sipas \u00e7mimeve referenc\u00eb t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB, q\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konsiderohet se \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim mosdeklarimin e vler\u00ebs reale t\u00eb investimit. Nga analiza financiare e KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 13.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka pasur proces gjyq\u00ebsor midis pal\u00ebs shit\u00ebse dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, q\u00eb \u00ebhst\u00eb fituar nga ky i fundit. Sipas saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar. Ajo k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e deklaruar q\u00eb do t\u00eb shkonin n\u00eb mas\u00ebn 45 milion\u00eb lek\u00eb dhe do t\u00eb mbulonin vler\u00ebn e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes as t\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 135 m2 n\u00eb Durr\u00ebs. Ata kan\u00eb deklaruar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 100 mij\u00eb euro, me burim t\u00eb ardhurat nga puna e qirat\u00eb, si dhe nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro, por sipas KPK, nga dokumentet e administruara, apartamenti rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 160 mij\u00eb euro. Kjo, pasi sipas akteve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes me rezerv\u00eb dhe nj\u00eb deklarate noteraile, dy k\u00ebste n\u00eb shumat 40 mij\u00eb euro dhe 60 mij\u00eb euro jan\u00eb likujduar deri m\u00eb dat\u00eb 18 qershor 2012, jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, nd\u00ebrsa kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb 10 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb favor t\u00eb shit\u00ebsit.<\/p>\n<p>Zano theksoi se subjekti nuk ka paguar snj\u00eb lek tjet\u00ebr ve\u00e7 shum\u00ebs 100 mij\u00eb euro. Sipas saj, ky fakt konfirmohet nga shit\u00ebsi edhe 12 vjet m\u00eb von\u00eb. Zano sqaroi se n\u00eb n\u00ebnshkrimi i deklarat\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kryer pasi ishte kusht nga banka p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb 60 mij\u00eb euro, q\u00eb banesa t\u00eb likujdohej e t\u00eb vendosej si kolateral.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi blerjen e nj\u00eb ambjenti sh\u00ebrbimi n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro, rreth 40 mij\u00eb euro m\u00eb pak se pala shit\u00ebse e kishte bler\u00eb tre vjet m\u00eb par\u00eb. Sipas KPK, n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb kryer vet\u00ebm nj\u00eb pages\u00eb 20 mij\u00eb euro dhe subjekti e bashk\u00ebshorti kan\u00eb filluar ta ripaguajn\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament vet\u00ebm pas gushtit t\u00eb vitit 2017 e deri n\u00eb 2019-\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej 2020-\u00ebs e n\u00eb vijim ka ende 25 mij\u00eb euro pa shlyer. Komisioni e cil\u00ebson t\u00eb paarsyeshme, t\u00eb pabesueshm dhe t\u00eb pashpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse toleranc\u00ebn e pal\u00ebs shoit\u00ebse, si n\u00eb lidhje me \u00e7mimin 40 mij\u00eb euro m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga sa e kishte bler\u00eb, ashtu dhe p\u00ebr mosshlyerjen e gjith\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtarja Pitaku ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb administratorin e shoq\u00ebris\u00eb shit\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin ende nj\u00eb kontrat\u00eb interesi t\u00eb pap\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK konstaton se duket se subjekti ka gjykuar n\u00eb kushtet e konlfikit t\u00eb interesit dhe ngre dyshime p\u00ebr transaksion fiktiv n\u00eb shitblerjen e k\u00ebtij ambjenti sh\u00ebrbimi. Po ashtu, ka rezultuar bilanc negativ p\u00ebr pagesat e kryera.<\/p>\n<p>Sipas avokates Romina Zano, shit\u00ebsi kishte tre vjet q\u00eb p\u00ebrpiqej ta tjet\u00ebrsonte k\u00ebt\u00eb pasuri dhe nuk i\u2019a kishte arritur, prandaj dhe ishte dakord\u00ebsuar me \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi u konstatua pej KPK dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Audi p\u00ebr \u00e7mimin 28 mij\u00eb euro, ku jan\u00eb paguar rreth 8800 euro, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb financuar me kredi leasing. Zano deklaroi se sipas analiz\u00ebs s\u00eb tyre financiare, mbulohet bilanci negativ prej 8400 eurosh i konstatuar prej KPK.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr ekzistenc\u00ebn faktike t\u00eb nj\u00eb shume cash prej 50 mij\u00eb USD t\u00eb deklaruar nga subjekti se disponohej n\u00eb vitin 2003, pasi nga analiza financiare deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka rezultuar dhe bilanc negativ. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb e 700 euro n\u00eb vitin 2017, ka rezultuar se subjekti ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, pasi rrjedhin nga shitja e nj\u00eb pasurie 100 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009. Por, KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi legjitimitetin e t\u00eb ardhurave nga kjo shitje, p\u00ebr shkak t\u00eb burimit fillestar t\u00eb apartamentit t\u00eb shitur.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar bilanc negativ ne vler\u00ebn totale rreth 65 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 14 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2002.<\/p>\n<p>Avokatja Zano argumentoi se i vetmi burim lidhur me gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb jan\u00eb deklarimet e subjekteve deklaruese. Ajo tha se nuk mund mund t\u00eb ngrihen dyshime, pasi subjekti e ka deklaruar dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund t\u00eb hamend\u00ebsonte q\u00eb do zhvillohej procesi i vetingut, por i ka sh\u00ebnuar pasi i dispononte.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e pak\u00ebsimeve t\u00eb cash-it, Zano shpjegoi se kjo lidhet me moskuptimin si duhet t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse do t\u00eb rikonsiderohen t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb subjetit, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrmbyset barra e prov\u00ebs p\u00ebr krijimin e cashit n\u00eb mas\u00ebn 50 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Zano kund\u00ebrshtoi dhe konstatimin lidhur me ligjitimitetin e shum\u00ebs 100 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti, duke theksuar se nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo vler\u00eb t\u00eb mos konsiderohet e ligjshme.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rikonsiderohen t\u00eb ardhurat e bahsk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, si dhe ato nga qirat\u00eb. Sipas Zanos, si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve, subjekti i ka ripaguar.<\/p>\n<p>Zano k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb pasurie tjet\u00ebr duke pretenduar se mosp\u00ebrputhjet kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime, si dhe q\u00eb t\u00eb ulen shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluara p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Po ashtu, u kund\u00ebrshtuan dhe pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara p\u00ebr shpenzimet e kryera nga vajza e subjektit, me argumentin se ato jan\u00eb kryer me t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, prej t\u00eb cilit ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb sigurohen dokumente.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Gjyqtarja Pitaku deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kontributi i saj financiar n\u00eb krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve rridhte vet\u00ebm nga pagat. P\u00ebr t\u00eb ardhurat e tjera ajo sqaroi se rrjedhin nga aktiviteti i bashk\u00ebshortit si stomatolog e kirurg, si dhe nga dh\u00ebnia me qira e pronave, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave rrjedhin nga kthimi dhe kompesimi i pronave n\u00eb favor t\u00eb vjehrrit, i cili i ka tjet\u00ebrsuar n\u00eb favor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr \u00e7mime simbolike. Sipas subjektit, ato kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb form\u00ebn e dhurimeve, pavar\u00ebsisht kontratave t\u00eb shitblerjeve t\u00eb n\u00ebshkruara nga vjehrri, bashk\u00ebshorti i saj dhe motra e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet e Komisionit p\u00ebr hetimet penale t\u00eb kryera ndaj saj, Pitaku solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00ebsht\u00eb hetuar penalisht lidhur me pasurin\u00eb dhe se prokuroria i ka pushuar hetimet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitet 2009 dhe 2015, me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e pyeti subjektin se si do t\u00eb vler\u00ebsonte ajo p\u00ebr situata t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb konstatuara nga KPK. Ajo deklaroi se n\u00ebse do kishte pasur deklarime p\u00ebr fshehje, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb ishte e papranueshme. Kessler e pyeti Pitakun se cila ishte magjia q\u00eb p\u00ebrdornin gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb transaksionet me automjetet, q\u00eb i blinin lir\u00eb dhe pasi i p\u00ebrdornin p\u00ebr disa vite, i shisnin m\u00eb shtrenjt\u00eb. Ajo tha se bashk\u00ebshorti vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast e ka shitur nj\u00eb automjet n\u00eb vler\u00eb pak m\u00eb t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha makinat e tjera i kishte shitur m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Shp\u00ebtime Pitaku pretendoi se kishte arritur t\u00eb p\u00ebrmbyste barra e prov\u00ebs p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb p\u00ebmbylkje t\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb saj. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 26 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Durr\u00ebsit, Shp\u00ebtime Pitaku u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 24 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr pes\u00eb or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shum\u00ebn totale 65 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr probleme t\u00eb tjera p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78636,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[784,180,103,118,906,675,1679,1028,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Shpetime-Pitaku-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Shp\u00ebtime Pitaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78635"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78635"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78637,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78635\/revisions\/78637"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}