{"id":78644,"date":"2024-07-25T13:54:37","date_gmt":"2024-07-25T11:54:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-kerkimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-iliba-bezati\/2024\/07\/25\/"},"modified":"2024-07-25T13:56:51","modified_gmt":"2024-07-25T11:56:51","slug":"kpa-njihet-me-kerkimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-iliba-bezati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-kerkimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-iliba-bezati\/2024\/07\/25\/","title":{"rendered":"KPA njihet me k\u00ebrkimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Iliba Bezati"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 25 korrik me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Iliba Bezati. Komisioneri Publik Florian Ballhysa, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit n\u00eb KPKA, vler\u00ebsoi se Bezati nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe ashp\u00ebrsoi k\u00ebrkimin e tij t\u00eb ankimit, duke i q\u00ebndruar vet\u00ebm alternativ\u00ebs s\u00eb shkarkimit t\u00eb saj nga detyra. Nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb dyt\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>KPK vendosi m\u00eb 1 mars 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Apelit Vlor\u00eb, Iliba Bezati, pasi rr\u00ebzoi dy raporte negative t\u00eb institucioneve ndihm\u00ebse ndaj saj p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn. Komisioni vler\u00ebsoi se Bezati nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrr\u00ebs q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si burim kryesor i pasuris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebsoi se konkluzionet e Komisionit nuk bazoheshin n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e dhurimeve n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive dhe t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Apelit Vlor\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Lart\u00eb, si dhe t\u00eb vendoste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Bezatin.<\/p>\n<p>Ballhysa tha t\u00eb enjten se shkaku ankimor mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb dhurimeve nga persona t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb ezauruar si pasoj\u00eb e evoluimit t\u00eb jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb hua 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga Bezati dhe bashk\u00ebshorti i saj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioneri ngriti n\u00eb ankim pik\u00ebpyetje mbi analiz\u00ebn e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer, ai konkludoi n\u00eb fund t\u00eb procesit se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara lidhur me dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb rrethanave faktike p\u00ebr kalimin e shum\u00ebs s\u00eb deklaruar si t\u00eb marr\u00eb hua, nuk e ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri paraqiti p\u00ebrfundimet e tij p\u00ebr analiz\u00ebn financiare lidhur me burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Ai u shpreh se ka vler\u00ebsuar t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb prap\u00ebsimet e paraqitura nga subjekti lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb kursimeve cash, n\u00eb deklaratat periodike vjetore.<\/p>\n<p>Ballhysa konstatoi se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara nga qiradh\u00ebnia e apartamentit t\u00eb banimit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vitet 2011- 2015, nga verifikimi i akteve n\u00eb dosje ka rezultuar se n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhura nga qiraja n\u00eb vler\u00ebn totale 2 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe ka sh\u00ebnuar se nga \u00e7mimi i qiras\u00eb \u00ebsht\u00eb zbritur tatimi mbi t\u00eb ardhurat individuale.<\/p>\n<p>Sipas tij, Bezati ka deklaruar n\u00eb vite dh\u00ebnien me qira t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 2010 \u2013 2015. Po ashtu, ka rezultuar nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, si dhe se ka pasur konsum t\u00eb utiliteteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. K\u00ebto rrethana, sipas Komisionerit, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm deklarimin e Bezatit mbi marr\u00ebdh\u00ebnien e qiradh\u00ebnies n\u00eb koh\u00ebn e pretenduar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai konstatoi se detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, kur dhe \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar deklarata \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga shitja e librit n\u00eb vitin 2011 n\u00eb mas\u00ebn 365 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioneri evidentoi kontrat\u00ebn e lidhur p\u00ebr porosin\u00eb e shitjeve si dhe nj\u00eb kreditim n\u00eb shum\u00ebn 350 moij\u00eb lek\u00eb, me p\u00ebrshkrimin p\u00ebr likujdimin e librave. Detyrimet tatimore nga shitja e librit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb shlyer n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, s\u00eb bahsku me ato p\u00ebr qirat\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, vler\u00ebson se gt\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, t\u00eb mos p\u00ebrfshihen si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Ballhysa vler\u00ebson se Bezati rezulton me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn rreth 3.6 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara nd\u00ebr vite. Sipas tij, kjo pamund\u00ebsi nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb pamjaftueshm\u00ebrie, t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja e apartamentit p\u00ebr vitet 2011-2015 jan\u00eb n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 2,4 milion\u00eb lek\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr e diferencave negative t\u00eb konstatuara nd\u00ebr vite, sipas Ballhys\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb vitit 2007; p\u00ebrjashtimin e t\u00eb ardhurae t p\u00ebrfituara n\u00eb form\u00ebn e dietave, si dhe shpenzimet e udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konkluzioneve p\u00ebr pasurin\u00eb, Ballhysa u shpreh se gjyqtarja bezari nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, ai k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit t\u00eb vitit 2013. Komisioneri i k\u00ebrkoi trupit gjykues t\u00eb KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren Iliba Bezati.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bezati u shpreh se n\u00eb kushtet kur Komisioneri ka konsideruar m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb kursimeve cash, nga aktet e administruara rezulton se vendimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se pagat dhe honoraret e bashk\u00ebshortit jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion bankar, q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebn e prov\u00ebs. Sipas saj, pasakt\u00ebsit\u00eb e pashoq\u00ebruara me bilance negative nuk mund t\u00eb jen\u00eb penalizuese.<\/p>\n<p>Sipas Bezatit, KPK ka verifikuar gjith\u00eb udh\u00ebtimet dhe dietat, prej nga \u00ebsht\u00eb konsideruar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluara nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe prej shitjes s\u00eb librit nga bashk\u00ebshorti, subjekti theksoi se provohet ekzistenca e tyre n\u00eb koh\u00ebmn kur jan\u00eb deklaruar. Subjekti tha se i kishte shlyer detyrimet para deklarat\u00ebs veting. Sipas saj, e kishte konstatuar mospagimin e detyrimeve p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura kur ishte duke plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe i kishte k\u00ebrkuar bashk\u00ebshortit q\u00eb t\u2019i shlyente.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se ka raste kur subjekteve u jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat, edhe kur jan\u00eb shlyer me vones\u00eb detyrimet tatimore. Bezati argumentoi se shlyerja me vones\u00eb e detyrimeve parashikohet dhe n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton sanksionet. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se detyrimet p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb paguar para dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb I p\u00ebrmbushin kushtet p\u00ebr t\u2019u konsideruar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Bezati k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb lihen n\u00eb fuqi edhe konkluzionet e tjetra t\u00eb Komisionit lidhur me shpenzimet e vitit 2007. Sipas saj, n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme nuk ka pasur ankim.<\/p>\n<p>Lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimit, subjekti shpjegoi se kan\u00eb depozituar dokumente p\u00ebr rastet kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluara nga puna apo nga organizator\u00ebt e trajnimeve.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrfundimet e KPK p\u00ebr pasurin\u00eb e saj, jan\u00eb t\u00eb drejta e duhet t\u00eb lihen n\u00eb fuqi. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi t\u00eb lihet n\u00eb fuqi edhe konstatimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb aspektin profesional, duke theksuar se kishte vendosur bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb bindjen e brendshme.<\/p>\n<p>Kolegji njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 30 korrik, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 25 korrik me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Iliba Bezati. Komisioneri Publik Florian Ballhysa, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit n\u00eb KPKA, vler\u00ebsoi se Bezati nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe ashp\u00ebrsoi k\u00ebrkimin e tij [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[427,125,103,593,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Iliba-Bezati-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Iliba Bezati pas seanc\u00ebs s\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78644"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78646,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78644\/revisions\/78646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}