{"id":78656,"date":"2024-07-30T10:33:56","date_gmt":"2024-07-30T08:33:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurorit-madrid-kullolli\/2024\/07\/30\/"},"modified":"2024-07-30T10:35:09","modified_gmt":"2024-07-30T08:35:09","slug":"kpk-me-dy-qendrime-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurorit-madrid-kullolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurorit-madrid-kullolli\/2024\/07\/30\/","title":{"rendered":"KPK me dy q\u00ebndrime n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Madrid Kullolli"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Madrid Kullolli u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 prill, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb kreu procesin e tij t\u00eb vetingut konkludoi me shumic\u00eb votash se ai gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Kullolli mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se arrin nivel kualisifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Brunilda Bekteshi dhe relatorja Etleda \u00c7iftja, nga analiza financiare e kryer, subjekti dhe personat e lidhur kan\u00eb rezultuar me bilanc negativ total prej 2.8 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e pasurive, n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar se Kullolli nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtari Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb, evidenton vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr rrethana t\u00eb nj\u00ebjta, si dhe vler\u00ebson se duhej t\u00eb ishin konsideruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave, q\u00eb do t\u00eb shmangnin penalizimin e Kullollit. Sipas Hamitajt, mbetet nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb mimimale, q\u00eb par\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e parimit dhe proporocionalitetit dhe objektivitetit, si dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GJEDNJ dhe Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, nuk mund t\u00eb passillte pasoj\u00ebn ekstreme t\u00eb shkarkimit t\u00eb k\u00ebtij subjekti.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet e ndryshme<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se ka deklaruar gabim kursimet n\u00eb mas\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb si gjendje n\u00eb dat\u00ebn 2009. Ai ka sqaruar se n\u00eb fakt, kjo gjendje cash prej 1.6 milion lek\u00ebsh ka qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e kursimeve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb rezultonin nga t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2006. Sipas subjektit, nga muaji mars 2004 deri n\u00eb prill 2015 kan\u00eb jetuar me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe gjyshen e saj, por me shpenzime t\u00eb ndara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja p\u00ebrdorte ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr leht\u00ebsi veprimi kursimet e prind\u00ebrve t\u00eb saj. Kullolli ka theksuar se kjo shum\u00eb e deklaruar i referohet pik\u00ebrisht kursimeve t\u00eb tyre dhe se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim.<\/p>\n<p>Por, shumica nuk i ka gjendur bind\u00ebse shpjegimet se k\u00ebto kursime jan\u00eb deklaruar gabim dhe se ato u p\u00ebrkasin prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes. Bekteshi dhe \u00c7iftja v\u00ebrejn\u00eb se, as n\u00eb deklarat\u00ebn sqaruese dhe as n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse shoq\u00ebruese nuk evidentohen deklarime lidhur me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb justifikonin deklarimin e Kullollit. Sipas shumic\u00ebs, shpjegimet duhen pranuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, si\u00e7 pretendon subjekti.<\/p>\n<p>Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se shuma 1.6 milion\u00eb lek\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrllogaritej n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi rezultoi i provuar burimi i ligjsh\u00ebm nga shitjet e pasurive t\u00eb paluajtshme nga familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes. Ai v\u00ebren se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, edhe pse prej koh\u00ebsh jetonin bashk\u00eb me vajz\u00ebn e tyre dhe subjektin, ata nuk ishin subjekte deklarues p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishin detyrimin t\u00eb deklaronin gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar dhe provuar burimi i ligjsh\u00ebm, duket t\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vend p\u00ebr shumic\u00ebn, q\u00eb t\u00eb aplikohej me buon sens konsiderimi i burimit t\u00eb pretenduar, p\u00ebr sa koh\u00eb \u2013 ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e provuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht \u2013 Komisioni as nuk mund ta p\u00ebrjashtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb se faktet p\u00ebrkojn\u00eb me shpjegimet e subjektit[\u2026]\u201d, arsyeton nd\u00ebr t\u00eb tjera Hamitaj dhe shton se p\u00ebrpos buon sensit, proporcionalitetit dhe \u00e7mimit harmonik t\u00eb rrethanave faktiko-ligjore, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje edhe q\u00ebndrimi KPA ku \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar pasha jopenalizuese e pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime kur nuk shoq\u00ebrohen me munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb shume 3000 Euro t\u00eb deklaruar nga subjekti se i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga i v\u00ebllai q\u00eb jeton e punon n\u00eb Itali, vler\u00eb q\u00eb e ka pretenduar si burim krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament. Shumcia vler\u00ebson se deklarimet e Kullollit lidhur me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb mbeten n\u00eb n\u00eb kuadrin deklarativ dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova. Po ashtu, shumica v\u00ebren se ky deklarim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit i ka pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ta shpjegonte k\u00ebt\u00eb situat\u00eb s\u00eb paku n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d n\u00eb vititn 2017, kur i \u00ebhst\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb sakt\u00ebsonte e korrigjonte deklarimet e b\u00ebra nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti \u00ebsht\u00eb kontradiktor n\u00eb deklarimet e tij, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2003 ka deklaruar se si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat dhe kursimet familjare, pra nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi edhe dhurimi\u201d, konstaton shumica dhe shton se mungon dokumentacioni ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar d\u00ebrgimin e shum\u00ebs 2000 Euro n\u00eb vitin 2001 nga v\u00ebllai, n\u00ebp\u00ebrmjet Western Union. P\u00ebr rjedhoj\u00eb, kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si burim p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shumica ka konsideruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 8000 euro, po nga v\u00ebllai, q\u00eb sipas subjektit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2004. Kullolli ka paraqitur n\u00eb Komision deklarat\u00eb noteriale t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 2021 t\u00eb l\u00ebshuar nga v\u00ebllai dhe deklarat\u00eb noteriale t\u00eb kunat\u00ebs t\u00eb shkurtit 2024, si dhe dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb shtetin italian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shumica ka vler\u00ebsuar se, nisur nga deklarimet e subjektit se kjo kjo hua \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe kthyer brenda vitit, e ka vler\u00ebsuar bind\u00ebs k\u00ebt\u00eb shpjegim. Nga analiza financiare e v\u00ebllait dhe bashk\u00ebshorte s\u00eb tij, ka rezultuar se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 8000 euro.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto dy konkluzione t\u00eb shumic\u00ebs, Hamitaj ndaj q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me moskonsiderimin e shum\u00ebs 3000 euro. Ai v\u00ebren se shumica vet\u00eb ka konsideruar t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb p\u00ebrfituara nga subjekti, po nga i nj\u00ebjti v\u00eblla. \u201c[\u2026]\u00c7moj se p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm dhe disponibiliteti financiar i familjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit, nuk b\u00ebn sens q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderohet dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00eb jo, k\u00ebsisoj e vler\u00ebsoj t\u00eb pabazuar p\u00ebrjashtimin nga analiza financiare t\u00eb shum\u00ebs 3.000 euro nga v\u00ebllai i subjektit, e cila duhet t\u00eb shtohet\u201d, vler\u00ebson ai dhe e cil\u00ebson kontradiktor dhe t\u00eb pabazuar moskonsiderimin nga shumica t\u00eb nj\u00eb shume prej 3000 euro, duke pranuar pretendimin p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 8000 euro, t\u00eb marra nga i nj\u00ebjti person q\u00eb ka rezultuar me mjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshton dhe pesh\u00ebn p\u00ebrcaktuese q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb shumica munges\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb kalimit t\u00eb shum\u00ebs prej 3000 Euro me Western Union, pasi sipas Hamitajt, dihet bot\u00ebrisht q\u00eb afati i ruajtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr k\u00ebto sh\u00ebrbime transfertash \u00ebsht\u00eb 5 vjet.<\/p>\n<p>Shumica nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn e shitjes s\u00eb nj\u00eb mjeti nga ana e subjektit n\u00eb vitin 2009, pasi ka konstatuar se \u00e7mimi i p\u00ebrcaktuar ishte m\u00eb i lart\u00eb nga sa ishte bler\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb \u00e7mimi i blerjes nga ana e subjektit n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa fitimi prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, pasi nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor shpenzimet e mir\u00ebmbajtjes.<\/p>\n<p>Hamitaj vler\u00ebson se duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb e gjith\u00eb shuma prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh, duke pretenduar se ky konkluzion mb\u00ebshtetet n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit edhe p\u00ebr shkak t\u00eb diferenc\u00ebs jo t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar. Hamitaj \u00e7mon se, vlera e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes prevalon mbi dyshimet e mundshme. Sipas tij, vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb diference m\u00eb t\u00eb theksuar dhe elementeve t\u00eb tjera rrethanore mbi ndonj\u00eb trajtim preferencial, favorizim apo konflikt interesash mund t\u00eb konsiderohej i pranuesh\u00ebm q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Pakica n\u00eb p\u00ebrfundim vler\u00ebson se k\u00ebto shuma q\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar nga koleget n\u00eb shumic\u00eb, shkojn\u00eb n\u00eb rreth 2.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb munguara n\u00eb bilancin e analiz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme financiare q\u00eb ka rezultuar me balanc\u00eb negative totale prej 2.8 milio\u00eb lek\u00ebsh. Nisur dhe nga periudha kohore 18-vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer analiza finanicare, pamund\u00ebsia e mbetur sipas Hamitajt, n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb pothuajse e pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kullolli nuk mund t\u00eb penalizohet thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb disa shumave t\u00eb disponuara nga familjar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb konfirmuar marr\u00ebdh\u00ebnien dhe kan\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb mjeteve monetare t\u00eb p\u00ebrdorura nga subjekti.<\/p>\n<p>Hamitaj vler\u00ebson se krijohet bindja se shumica nuk duhet t\u00eb kishte disponuar shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi, por konfirmimin e tij.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Madrid Kullolli u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 prill, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb kreu procesin e tij t\u00eb vetingut konkludoi me shumic\u00eb votash se ai gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Kullolli mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe u arrit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78657,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[365,288,118,172,1329,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Madrid-Kullolli-1.jpg","fifu_image_alt":"Madrid Kullolli n\u00eb KPK |  Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78656"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78656"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78656\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78658,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78656\/revisions\/78658"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}