{"id":78685,"date":"2024-08-13T10:56:07","date_gmt":"2024-08-13T08:56:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-gjyqtari-hektor-sinanaj-cenoi-besimin-e-publikut\/2024\/08\/13\/"},"modified":"2024-08-13T10:56:33","modified_gmt":"2024-08-13T08:56:33","slug":"vendimi-i-kpk-gjyqtari-hektor-sinanaj-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-gjyqtari-hektor-sinanaj-cenoi-besimin-e-publikut\/2024\/08\/13\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Gjyqtari Hektor Sinanaj c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Hektor Sinanaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 mars, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalzimin. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb problemeve t\u00eb konstatuara n\u00eb k\u00ebto dy kritere, u \u00e7mua se Sinanaj kishte c\u00ebnuar me sjelljen e tij besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Hektor Sinanaj e filloi karrier\u00ebn si avokat n\u00eb vitin 1992 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb vitin 2000. Ai punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. N\u00eb tetor 2021, Sinanaj mori \u201cv\u00ebrejtje publike\u201d nga\u00a0K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor pas nj\u00eb hetimi disiplinor t\u00eb ILD-s\u00eb p\u00ebr vendimet e tij lidhur me urdhrat e ekzekutimit t\u00eb disa institucioneve financiare, p\u00ebr t\u00eb cilat Sinanaj tha se kishte mbrojtur qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sinanaj ka deklaruar zot\u00ebrimin e nj\u00eb godine 3-kat\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtuar nga fundi i vitit 1992 dhe t\u00eb rikonstruktuar me leje nd\u00ebrtimi t\u00eb vitit 2001, si dhe se ka vazhduar punimet deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 2006. Po ashtu, ka deklaruar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar \u00e7atia sipas projektit.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar se nga viti 1993 ambientet e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb godin\u00ebs i ka p\u00ebrshtatur si zyra avokatie e bar-bilardo, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb me qira. M\u00eb pas, kati p\u00ebrdhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur si kopsht f\u00ebmij\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb administruar po nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Sinanaj ka deklaruar kursimet familjare, t\u00eb ardhurat nga puna si avokat, p\u00ebrmbarues, sekretar e gjyqtar, t\u00eb ardhurat nga kopshti privat, dh\u00ebnia me qira e zyrave, nga bar-bilardo, t\u00eb ardhurat nga depozita bankare, kthimin e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe kredi 20 mij\u00eb USD n\u00eb 2005-\u00ebn. Po ashtu, ka shpjeguar se ka b\u00ebr\u00eb dhe shk\u00ebmbim valute nga ka nxjerr\u00eb p\u00ebrfitime.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni dhe ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimi i objektit. Ai ka shpjeguar se n\u00eb vitin 1992 kur ka dal\u00eb ligji p\u00ebr privatizimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb avokatis\u00eb, kishte r\u00ebn\u00eb dakord me pronarin e truallit q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte zyr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb tok\u00ebs. Edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, KPK vler\u00ebson se ka mbetur e paqart\u00eb m\u00ebnyra e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton ndryshe nga sa ka deklaruar subjekti lidhur me rikonstruksionin e objektit. KPK v\u00ebren se n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb KRRT-s\u00eb p\u00ebr miratimin dhe as n\u00eb aktin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb vitit 2001 nuk flitet p\u00ebr rikonstruksion, por p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb ri mbi nj\u00eb shesh me sip\u00ebrfaqe 206 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga si p\u00ebrmbarues, sekretar etj., q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs p\u00ebrpara vitit 1990, pasi sipas jurispudenc\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ka qen\u00eb e mundur aft\u00ebsia p\u00ebr kursime.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave nga aktiviteti privat bilardo, si dhe t\u00eb ardhurat nga kop\u00ebshti privat, pasi regjistrimi k\u00ebtij aktiviteti \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2006-\u00ebn. Nga hetimi ka rezultuar se nuk jan\u00eb shlyer detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia e zyrave me qira dhe as nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur tatimi n\u00eb burim nga nj\u00ebra prej pal\u00ebve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas KPK, nuk jan\u00eb provuar as t\u00eb ardhurat nga depozitat bankare.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare kredin\u00eb dhe vler\u00ebn e huas\u00eb t\u00eb kthyer n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se rezulton e provuar se subjekti ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr periudh\u00ebn 1992 \u2013 1999, duke u regjistruar me vendim gjykate si person fizik dhe n\u00eb organet tatimore \u00ebsht\u00eb pajisur me kod fiskal. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb kryer pagesa e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr pag\u00ebn minimale, mandatpagesat pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit dhe Bank\u00ebs s\u00eb Kursimeve, mandatpagesat p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tatimeve etj..<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimi i detajuar n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2003 p\u00ebr t\u00eb ardhurat e realizuara p\u00ebr \u00e7do vit nga avokatia dhe konfirmimi prej institucioneve i pagesave p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve tatimore n\u00eb vitet 1998 \u2013 1999, si dhe nga koha e gjat\u00eb e arkivimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se subjekti ka provuar shuma konkrete t\u00eb p\u00ebrfituara prej k\u00ebsaj veprimtarie dhe detyrimet tatimore q\u00eb ka shlyer.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK ka vler\u00ebsuar t\u00eb konsideroj\u00eb qarkullimin minimal prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vit dhe me marzh fitimi 90%, prej nga jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhura nga avokatia n\u00eb mas\u00ebn 13.5 milion\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 9.8 milion lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb objektin trekat\u00ebsh dhe mbulimin e shpenzimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-2006.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr konstatim i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ka qen\u00eb dhe fakti se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb zyrat me qira p\u00ebr avokat\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykuara nga subjekti nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb magazin\u00eb 60 m2, Komisioni ka \u00e7muar se q\u00ebndrimet kontradiktore t\u00eb subjektit lidhur me koh\u00ebn dhe vler\u00ebn e investimit, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur analiz\u00ebn financiare dhe kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. \u201cKomisioni, n\u00eb lidhje me analiz\u00ebn financiare, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb deklarimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij nd\u00ebrtimi, ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk shpjegoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb rezultuar gjat\u00eb hetimit administrativ prej &#8211; 2,318,540 lek\u00ebsh\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se Sinanaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se burimet financiare t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie banimi n\u00eb Vlor\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme. Sipas Komisionit, pavar\u00ebsisht deklarimeve t\u00eb pasakta e kontradiktore lidhur me vler\u00ebn e investimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, \u00ebsht\u00eb kryer analiza financiare prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsim t\u00eb ngjash\u00ebm ka Komisioni dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cToyota\u201d t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 23 mij\u00eb euro n\u00eb 2008-\u00ebn. Sipas KPK, subjekti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e blerjes s\u00eb automjetit, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se burimet p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb krijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi ka rezultuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr, p\u00ebr krijimin e disa depozitave, si dhe p\u00ebr krijimin e gjendjeve cash t\u00eb kursimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi totale n\u00eb vler\u00ebn 28.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe c\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb dosjen personale p\u00ebr subjektin t\u00eb hartuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale, KPK v\u00ebren se jan\u00eb evidentuar njohuri t\u00eb pakta n\u00eb drejtim t\u00eb interpretimit dhe analizimit t\u00eb dispozitave ligjore t\u00eb rasteve t\u00eb trajtuara, si n\u00eb vendime, ashtu edhe n\u00eb dosje. Po ashtu, jan\u00eb konstatuae probleme edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket arsyetimit ligjor.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar tet\u00eb dosjet e shqyrtuara nga KLGJ, prej nga ka gjetur se Sinanaj dhe dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trupit gjykues, n\u00eb nj\u00eb rast kan\u00eb c\u00ebnuar dispozitat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr gjykimin e shkurtuar, pasi \u00ebsht\u00eb pranuar pretendimi i t\u00eb pandehurit p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb akti duke vijuar m\u00eb gjykimin e zakonsh\u00ebm, pa revokuar m\u00eb par\u00eb vendimarrjen p\u00ebr gjykimin e shkurtuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr pes\u00eb vendime konstatohet se nuk jan\u00eb t\u00eb arsyetuar qart\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kuptueshme, pasi mungon analiza e provave dhe argumentimi logjik. N\u00eb nj\u00eb rast prej tyre konstatohet gjykimi n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK trajtohen edhe t\u00eb dh\u00ebnat nga burimet arkivore t\u00eb KLGJ-s\u00eb, prej nga ka rezultuar se Sinanaj n\u00eb vitin 2004 ka marr\u00eb mas\u00ebn disiplinore \u201cv\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim\u201d, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD. Po ashtu, trajtohet dhe masa dispilinore \u201cv\u00ebrejtje publike\u201d e dh\u00ebn\u00eb nga KLGJ n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr disa vendime t\u00eb subjektit kund\u00ebr disa urdh\u00ebrave t\u00eb ekzekutimit t\u00eb l\u00ebshuar nga disa institucione financiare.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Sinanaj jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision 31 denoncime nga publiku. P\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara konstatohet se ai ka c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve n\u00eb proces, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb interpretim dhe zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit procedural civil, si dhe t\u00eb vler\u00ebsimit jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave t\u00eb marra n\u00eb shqyrtim gjat\u00eb gjykimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar konflikt interesi me ekspertin q\u00eb ka mar\u00eb me qira nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb Sinanajt.<\/p>\n<p>N\u00eb disa gjykime, \u00ebsht\u00eb konstatuar se Sinanaj nuk ka zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjin procedural, duke cenuar elementet e procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Subjekti rezulton se ka gjykuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb pale nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb avokat t\u00eb cilit i ka dh\u00ebn\u00eb zyr\u00ebn me qira.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rastet e gjykimit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, KPK ka thelluar hetimin duke i k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs informacion p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e gjykuara nga Sinanaj me pal\u00eb apo p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor\u00eb t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces, personat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb me qira zyrat e tij. N\u00eb vendim thuhet se gjykata ka p\u00ebrcjell\u00eb 78 kopje t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore, ku avokat\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, qiramarr\u00ebs n\u00eb objektin e subjektit, kishin mbrojtur pal\u00ebt n\u00eb process.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Rezultoi e provuar se subjekti i rivler\u00ebsimit Hektor Sinanaj p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit rezulton se ka gjykuar p\u00ebraf\u00ebrsisht mbi 180 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme gjyq\u00ebsore (civile\/penale etj&#8230;), ku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb kryesisht avokat\u00eb dhe ekspert\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb ambiente me qira n\u00eb godin\u00ebn 3- kat\u00ebshe (regjistruar karabina), n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit\u2026\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPK, kontratat e qiras\u00eb deri n\u00eb vitin 2006 rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb lidhur nd\u00ebrmjet avokat\u00ebve dhe gjyqtarit Sinanaj dhe m\u00eb von\u00eb, pas vitit 2007 e n\u00eb vijim, nga bashk\u00ebshortja e tij. Trupa e Komisionit ka \u00e7muar se Sinanaj ka ushtruar detyr\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebtyre gjykimeve n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb profesionalizmit, Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb \u201ci aft\u00eb\u201d, pasi ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb, gjykim jo t\u00eb drejt\u00eb, nuk ka respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb eficient, si dhe ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>KPK ka gjykuar \u00e7\u00ebshtjen dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, ku bazuar n\u00eb problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin, \u00e7mohet se Sinanaj ka cenuar me sjelljen e tij besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Hektor Sinanaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 mars, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalzimin. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb problemeve t\u00eb konstatuara n\u00eb k\u00ebto dy kritere, u \u00e7mua se Sinanaj kishte c\u00ebnuar me sjelljen [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78686,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[148,103,540,978,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Hektor-Sinanaj-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Hektor Sinanaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78685"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78685"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78685\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78687,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78685\/revisions\/78687"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78686"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78685"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78685"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78685"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}