{"id":78688,"date":"2024-08-14T10:36:38","date_gmt":"2024-08-14T08:36:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-petref-asllani-u-shkarkua-per-probleme-ne-kriterin-e-pasurise\/2024\/08\/14\/"},"modified":"2024-08-14T10:38:51","modified_gmt":"2024-08-14T08:38:51","slug":"prokurori-petref-asllani-u-shkarkua-per-probleme-ne-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-petref-asllani-u-shkarkua-per-probleme-ne-kriterin-e-pasurise\/2024\/08\/14\/","title":{"rendered":"Prokurori Petref Asllani u shkarkua p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Petref Asllani u shkarkua nga Komisioni m\u00eb 14 maj, pasi u evidentuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Asllani rezulton t\u00eb jet\u00eb proceduar penalisht n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, bazuar n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb ILDKPKI, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb u deklarua i pafajsh\u00ebm, vendimarrje q\u00eb u la n\u00eb fuqi dhe Apeli. Hetimi administrativ i Komisionit ekspozon nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe konstatime t\u00eb pabazuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e Asllanit.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 77.8 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2012 kundrejt vler\u00ebs 3.8 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn mbi 3.3 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2010 dhe pjesa tjet\u00ebr nga pagat.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e apartamentit n\u00eb vitet 2010 dhe 2011, para se ta blinte. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Komisioni i ka k\u00ebrkuar t\u00eb shpjegoj\u00eb lidhur me deklarimin e k\u00ebtij apartamenti si adres\u00eb vendq\u00ebndrimi si dhe me \u00e7far\u00eb tagrash e ka p\u00ebrdorur para vitit 2012, kur e ka bler\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament ka filluar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb vitin 2012, pasi e ka bler\u00eb. Ai ka shtuar se e ka deklaruar si adres\u00eb banimi pasi negocimin p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie e kishte filluar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010, kur sipas tij, ka paguar dhe nj\u00eb garanci prej 2500 eurosh.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se ky deklarim \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtetuar me ndonj\u00eb prov\u00eb shkresore dhe nuk justifikon deklarimin e adres\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb si adres\u00eb vendq\u00ebndrimi tjet\u00ebr.\u00a0 Megjith\u00ebse i cil\u00ebson t\u00eb pasakta e kontradiktore deklarimet e subjektit p\u00ebr koh\u00ebn kur ka banuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, KPK ka vler\u00ebsuar t\u00eb konsideroj\u00eb se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012, duke e kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur kontradikta edhe lidhur me \u00e7mimin e blerjes. Ndryshe nga \u00e7mimi 3.8 milion\u00eb lek\u00eb i sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 2012, ku thuhet se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb likudjuar para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar nga shit\u00ebsi dhe subjekti n\u00eb qershor t\u00eb po atij viti thuhet se \u00ebsht\u00eb parapaguar vlera 30 mij\u00eb euro dhe 5000 euro dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar deklarata, nd\u00ebrsa vlera e mbetur prej 15 mij\u00eb euro, do t\u00eb shlyhej n\u00eb momentin kur do t\u00eb realizohej shitja. Sipas deklarat\u00ebs noteriale, \u00e7mimi i shitjes ka qen\u00eb 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas KPK, \u00e7mimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes duket fiktiv, pasi pretendimet e subjektit se deklarata noteriale p\u00ebrshkruante edhe vler\u00ebn e apartamentit q\u00eb do blinte i v\u00ebllai, kan\u00eb mbetur n\u00eb nivel deklarativ. Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje se deklarata noteriale ishte n\u00ebnshkruar vet\u00ebm nga subjekti dhe pala shit\u00ebse, nd\u00ebrsa nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb emrit t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait apo p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr t\u00eb pretenduar se do blihej nga ky i fundit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar nj\u00eb tjet\u00ebr deklarat\u00eb noteriale e 22 shtatorit 2012 e n\u00ebnshkruar nga n\u00ebna e shit\u00ebsit dhe subjekti, ku deklarohet njohja e detyrimit prej 15 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata p\u00ebrfundimtare e shitjes, \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb vendosur i nj\u00ebjt\u00eb sipas atij t\u00eb referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave.<\/p>\n<p>Sipas KPK, deklarata e n\u00ebnshkruar tre dit\u00eb para aktit t\u00eb shitblerjes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk p\u00ebrmentet v\u00ebllai i subjektit apo apartamenti tjet\u00ebr i pretenduar, rezulton t\u00eb jen\u00eb hartuar me q\u00ebllim q\u00eb pala shit\u00ebse t\u00eb sigurohej p\u00ebr pagimin e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar \u00e7mimin 50 mij\u00eb euro, ashtu si \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb muajit qershor 2012.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa \u00e7mimi prej 3.821.526 lek\u00ebsh, sipas EKB-s\u00eb, duket t\u00eb jet\u00eb v\u00ebn\u00eb minimalisht me q\u00ebllim evitimin e pagimit t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhur\u00ebn reale nga shitja\u201d, vler\u00ebson Komisioni dhe shton se vlera prej 3.8 milion\u00eb lek\u00ebsh e vendos subjektin n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet, pasi dhe prej analiz\u00ebs financiare ka rezultuar se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 \u00e7mimit 50 mij\u00eb euro, KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb dhe shpenzime mobilimi n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, sipas deklarimit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni ka analizuar burimet e krijimit. Para verifikimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 3 milion e 345 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni ka administruar akte shkresore t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi penal n\u00eb adres\u00eb t\u00eb subjektit, q\u00eb ka lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb vitin 2014, ILDKPKI-ja ka paraqitur nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj nj\u00eb gjyqtari dhe subjektit Petref Asllani, p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe n\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebr vitet 2004 \u2013 2013, t\u00eb likuiditetit n\u00eb gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb me burim krijimi nga shitja e k\u00ebtij apartamenti, kur de facto kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb disponuar nga gjyqtari Qani Hasa, edhe ky i kall\u00ebzuar. Po ashtu, n\u00eb kall\u00ebzim \u00ebsht\u00eb pretenduar p\u00ebr fshehje n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore 2010 t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb shum\u00ebs prej 3 milion\u00eb e 345 mij\u00eb lek\u00ebsh nga shitja reale e apartamentit n\u00eb vitin 2010, si dhe mashtrim n\u00eb bashk\u00ebpunim me Has\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka regjistruar procedim ndaj Asllanit dhe kolegut t\u00eb tij p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasuris\u00eb,\u2026\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2015, Gjykata e Tiran\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb pezullimit nga detyra p\u00ebrkoh\u00ebsisht ndaj Asllanit, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit dhe gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Asllani \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm, vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga ish-Gjykata e Apelit Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2017. Nd\u00ebrsa Hasa u deklarua fajtor p\u00ebr fshehje pasurie, si dhe u shkakrua nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb solli edhe mbylljen e procesit t\u00eb vetingut ndaj tij pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i akteve n\u00eb dosjen e ILDKPKI-s\u00eb, Komisioni ka gjetur se subjekti e ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2001-in, pas pes\u00eb muajvve ia ka shitur Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave n\u00eb Elbasan p\u00ebr vler\u00ebn 2 milion e 258 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se gjyqtari Hasa e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament nga EKB si i pastreh, po p\u00ebr \u00e7mimin 2 milion\u00eb e 258 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vitin 2010, gjyqtari Hasa e ka shitur apartamentin p\u00ebr shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 345 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Asllani ka deklaruar se banesa q\u00eb e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2000, p\u00ebr periudh\u00ebn 2001-2010 ka sh\u00ebrbyer si garanci pasurore p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie nga familja e Has\u00ebs, q\u00eb kishte p\u00ebrfituar statusin e t\u00eb pastrehut.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb vitin 2010, shitja \u00ebsht\u00eb kryer direkt nga familja Hasa, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos lidheshin dy kontrata shitblerje nga bler\u00ebsi. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur versionin e tij, subjekti ka paraqitur nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb bler\u00ebsit, sipas t\u00eb cilit ai kishte bler\u00eb banes\u00ebn ku deri n\u00eb vitin 2010 jetonte prokurori Petref Asllani q\u00eb ka q\u00ebndruar aty derisa bleu apartamentin e ri n\u00eb 2012-\u00ebn. Bler\u00ebsi ka deklaruar se ka hyr\u00eb t\u00eb banonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2012, kur dhe ka b\u00ebr\u00eb likujdimin e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se bler\u00ebsi nuk pohon q\u00eb shum\u00ebn e paguar p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti ia ka dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb rivl\u00ebresimit.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet q\u00eb Asllani ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2015, ka deklaruar se shum\u00ebn prej 3 milion\u00eb e 345 mij\u00eb lek\u00ebsh e ka p\u00ebrfituar nga shitja e apartametit n\u00eb vitin 2012 dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr banes\u00ebn e re.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 v\u00ebrehet nga deklarimet n\u00eb relacion, subjekti l\u00eb t\u00eb kuptohet se pavar\u00ebsisht se apartamentin n\u00eb lagjen \u2018***\u2019, Elbasan ia ka shitur EKB-s\u00eb, n\u00eb vitin 2001, de facto nuk e ka humbur pron\u00ebsin\u00eb mbi t\u00eb, pasi ka vazhduar ta p\u00ebrdor\u00eb deri n\u00eb vitin 2012 kur bleu apartamentin n\u00eb lagjen \u2018***\u2019 , Elbasan, dhe se t\u00eb ardhurat nga shitja e pasuris\u00eb nuk i ka p\u00ebrfituar shtetasi Q. H. , por subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton trupa e KPK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb evidenton dhe faktin se n\u00eb vitin 2003 Asllani ka deklaruar gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb me burim nga shitja e apartamentit. Gjat\u00eb procesit ka deklaruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshihen dhe kursimet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vendimin penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb vitit 2016, thuhet se \u00ebsht\u00eb provuar se kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga subjekti gjyqtarit Hasa, nisur nga marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore midis koleg\u00ebsh q\u00eb ata kishin, dhe \u00ebsht\u00eb konsideruar nga gjykata si hua. Gjykata n\u00eb arsyetim i referohet formularit t\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb rubrik\u00ebn e likuiditeteve.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se ky konstatim i gjykat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar, p\u00ebr shkak se n\u00eb rubrik\u00ebn likuiditete t\u00eb k\u00ebtij formulari subjekti ka deklaruar vet\u00ebm nj\u00eb nga element\u00ebt e termit likuiditete, at\u00eb t\u00eb gjendjes cash, duke deklaruar shprehimisht \u201cgjendje cash, 3 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ndodhura n\u00eb banes\u00eb, me burim nga shitja e apartamentit\u201d, duke mos deklaruar asnj\u00eb huadh\u00ebnie, apo personin t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kjo hua.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, Komisioni konstaton se Asllani ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d n\u00eb lidhje me burimin e t\u00eb ardhurave nga shitja e apartamentit, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb pal\u00eb shit\u00ebse nuk ka qen\u00eb subjekti, por gjyqtari Hasa. Po ashtu, konstatohet se ka kryer deklarime kontradiktore e t\u00eb pabazuara n\u00eb akte shkresore.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e apartamentit nuk jan\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>KPK ka nxjer\u00eb probleme dhe n\u00eb veprimet e kryera p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2000. Sipas Komisionit, \u00e7mimi blerjes prej 300 mij\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb fiktiv dhe se ai nuk ka justifikuar krijimin e k\u00ebsaj pasurie me vler\u00eb 2 milion e 258 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb analiz\u00ebn finaciare t\u00eb Komisionit, Asllani ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se subjekti ka kryer veprime fiktive, deklarime t\u00eb reme e t\u00eb pamjaftueshme, si p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2012, ashtu dhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2000-in.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, konstatohet se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb plota e t\u00eb qarta se p\u00ebrse ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nuk e kishte n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia financiare n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb e konkluduar prej KPK p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2012 s\u00eb bashku me pasakt\u00ebsit\u00eb, mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarime, deklarimet e rreme si dhe veprimet fiktive, t\u00eb rezultuara n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jan\u00eb \u00e7muar si shkaqe p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Petref Asllani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Petref Asllani u shkarkua nga Komisioni m\u00eb 14 maj, pasi u evidentuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Asllani rezulton t\u00eb jet\u00eb proceduar penalisht n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, bazuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78689,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[118,1415,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/WhatsApp-Image-2024-05-14-at-10.14.05_fe5f123d.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petref Asllani pas vendimit t\u00eb KPK. Foto| BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78688"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78688"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78688\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78690,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78688\/revisions\/78690"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}