{"id":78694,"date":"2024-08-19T14:54:30","date_gmt":"2024-08-19T12:54:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-ndihmesin-ligjor-saimir-nazifi\/2024\/08\/19\/"},"modified":"2024-08-19T14:55:35","modified_gmt":"2024-08-19T12:55:35","slug":"vendimi-i-kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-ndihmesin-ligjor-saimir-nazifi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-ndihmesin-ligjor-saimir-nazifi\/2024\/08\/19\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit t\u00eb ndihm\u00ebsin ligjor, Saimir Nazifi"},"content":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsi ligjor i\u00a0Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Saimir Nazifi u shkarkua nga detyra prej Komisionit m\u00eb 25 qershor p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Nazifi dhe vjehrra e tij kishin \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2022, e cila ishte mbyllur n\u00eb vitin 2004. Ai ka theksuar se kjo shum\u00eb ka qen\u00eb e vjehrr\u00ebs dhe se emri tij n\u00eb llogari \u00ebsht\u00eb vendosur vet\u00ebm p\u00ebr ta t\u00ebrhequr n\u00eb rast nevoje, pasi ajo banonte akoma n\u00eb qytetin e Peshkopis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb, KPK konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2003, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nuk \u00ebsht\u00eb shpjeguar burimi financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e saj. Subjekti ka shpjeguar fillimisht se veprimet e vetme q\u00eb ai ka kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb llogari jan\u00eb hedhja e 23 mij\u00eb USD n\u00eb 2002, t\u00ebrheqja e tyre n\u00eb 2004-\u00ebn p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie q\u00eb do t\u00eb blihej, por sipas KPK nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb do t\u00eb blinte dhe cil\u00ebn pasuri do t\u00eb blinte.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni ka kryer verifikime p\u00ebr gjith\u00eb transaksionet q\u00eb mund t\u00eb lidheshin me depozit\u00ebn. KPK v\u00ebren se nga hetimi Komisionit ka rezultuar se subjekti e ka lidhur t\u00ebrheqjen e shum\u00ebs 23 mij\u00eb USD n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2004-\u00ebs nga llogaria dyem\u00ebrore, me pages\u00ebn n\u00eb cash t\u00eb k\u00ebstit prej 15 mij\u00eb euro 4 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pasurie n\u00eb Durr\u00ebs nga vjehrri.<\/p>\n<p>Por, sipas Komisionit, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ ky fakt mbetet n\u00eb nivel deklarativ e i pav\u00ebrtetuar, pasi nuk u administrua ndonj\u00eb akt q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb dor\u00ebzimin e shum\u00ebs nga subjekti te vjehrri i tij apo ndonj\u00eb pages\u00eb n\u00eb rrug\u00eb bankare t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb nga vjehrri n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vler\u00ebsohet se mbetet e paqart\u00eb p\u00ebrse e gjith\u00eb shuma nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs nga vjehrri, pasi pas pagimit t\u00eb k\u00ebstit 15 mij\u00eb euro kan\u00eb tepruar edhe rreth 2160 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Nazifi ka filluar t\u00eb banoj\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2004 n\u00eb nj\u00eb apartament tjet\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nga vjehrri i tij n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2006, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka t\u00eb dh\u00ebna si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa e \u00e7mimit t\u00eb blerjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, p\u00ebr Komisionin nuk p\u00ebrjashtohej mund\u00ebsia e p\u00ebrdorimit t\u00eb shum\u00ebs 23 mij\u00eb USD t\u00eb t\u00ebrhequr prej subjektit nga llogaria dyem\u00ebrore me vjehrr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb paguar pik\u00ebrisht blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit Komisioni shprehet se nuk mund t\u00eb konkludoj\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr nga ana e vjehrrit t\u00eb subjektit n\u00eb Durr\u00ebs, ashtu sikurse nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin q\u00eb shuma 23 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn n\u00eb cash t\u00eb k\u00ebstit prej 15 mij\u00eb euro n\u00eb dat\u00ebn 30 n\u00ebntor 2004 nga vjehrri p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb n\u00eb qytetin bregdetar.<\/p>\n<p>Ky konstatim arrithet p\u00ebr shkak se n\u00eb mandatpagesat q\u00eb i jan\u00eb bashk\u00eblidhur kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nuk p\u00ebrcaktohet emri i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe as adresa ku ndodhet apartamenti, si dhe nuk ka nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb q\u00eb shuma e t\u00ebrhequr nga subjekti i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vjehrrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshotes p\u00ebr t\u00eb krijuar depozit\u00ebn ka rezultuar bilanc negativ. Po ashtu, edhe Nazifi ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>KPK ka ngritur dyshime se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb depozit\u00ebn dyem\u00ebrore me vjehrr\u00ebn, t\u00eb \u00e7elur prej tij kur ka qen\u00eb me detyr\u00ebn e gjyqtarit, duke mos e deklaruar at\u00eb n\u00eb deklaratat e viteve 2003 dhe 2004. Nga hetimi ka rezultuar se t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari jan\u00eb kryer prej tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d kur depozita nuk ka qen\u00eb ekzistente e ka deklaruar, por pa pasqyruar burimin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e konstatimeve t\u00eb d\u00ebrguara nga Komisioni n\u00eb lidhje me depozit\u00ebn dyem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit Komisioni shprehet se ka mbajtur q\u00ebndrim garantist ndaj subjektit duke vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb \u00bd e depozit\u00ebs si pasuri t\u00eb subjektit dhe \u00bd si pasuri t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve. S\u00ebrish, nga analiza financiare e rishikuar ka rezultuar se t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk kan\u00eb justifikuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme pjes\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cMosp\u00ebrmbushja e detyrimit ligjor p\u00ebr deklarimin e depozit\u00ebs n\u00eb DPFD-n\u00eb e vitit 2003 si bashk\u00ebmbajt\u00ebs i llogaris\u00eb dyem\u00ebrore, e cila passjell edhe detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e ligjshme, detyrim t\u00eb cilin subjekti nuk arriti ta p\u00ebrmbush\u00eb, si dhe mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2004, shoq\u00ebruar me deklarimet kontradiktore, n\u00eb disa raste t\u00eb pav\u00ebrteta e jo n\u00eb p\u00ebrputhje me provat e administruara, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebto mosdeklarime, \u00e7mohen si p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit p\u00ebr ta fshehur depozit\u00ebn n\u00eb DPFD-n\u00eb e vitit 2003 dhe DPV-n\u00eb e vitit 2004 dhe e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb kushtet e pik\u00ebs 5 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 61\/3 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, arsyeton KPK n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Pasqyrimin e k\u00ebsaj depozite n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, n\u00eb kushtet kur nuk jan\u00eb paraqitur dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet, \u00e7mohet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se nuk e p\u00ebrjashton subjektin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia ligjore.<\/p>\n<p>Nazifi ka deklaruar bashk\u00ebp\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2006, t\u00eb cil\u00ebt i\u2019a kan\u00eb dhuruar t\u00eb bij\u00ebs n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit paraprak, KPK ka ngritur dyshime se ky apartament ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe vet\u00ebm formalisht kontrata e shitjes \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit n\u00eb 2006-\u00ebn. Kjo, pasi blerja e pasuris\u00eb nga vjehrri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2006, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka pasur nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb q\u00eb n\u00eb \u201999-\u00ebn, ku ka banuar me bashk\u00ebshorten q\u00eb kur jan\u00eb transferuar nga Peshkopia dhe n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ashtu si ka deklaruar dhe vet\u00eb Nazifi, ai ka filluar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb apartamentin q\u00eb n\u00eb vitin 2004 kur ka p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi i pallatit. Po ashtu, n\u00eb 2004-\u00ebn \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e energjis\u00eb elektrike dhe furnizimit me uj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjktit. Sipas KPK, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palegjitimuar dhe t\u00eb paqart\u00eb Nazifi ka p\u00ebrdorur apartamentin q\u00eb nga viti 2004 kur kan\u00eb p\u00ebrfunduar punimet, 2 vjet para se t\u00eb jet\u00eb lidhur kontrata e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit, i cili nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Nazifi nuk ka deklaruar t\u00eb drejt\u00ebn reale t\u00eb p\u00ebrdorimit mbi k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, ndon\u00ebse e ka sh\u00ebnuar si adres\u00eb banimi, si dhe nuk ka qart\u00ebsuar dhe v\u00ebrtetuar m\u00ebnyr\u00ebn dhe periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb likuidimi i \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti nga vjehrri i tij dhe as se si e ka p\u00ebrdorur vet\u00eb q\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja nga subjekti e vler\u00ebs 23 mij\u00eb USD n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004 nga llogaria dyem\u00ebrore me vjehrr\u00ebn, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb ngritur dyshime se mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e tij, ka rezultuar se p\u00ebrkon me periudh\u00ebn q\u00eb Nazifi ka filluar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2004. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana jan\u00eb ngritur dyshime q\u00eb pagesa e k\u00ebtij apartamenti mund t\u00eb jet\u00eb kryer q\u00eb n\u00eb vitin 2004 nga subjekti, me vlerat monetare t\u00eb depozit\u00ebs bankare dyem\u00ebrore me vjehrr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb Nazifit nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin me \u00e7mimin 21 mij\u00eb e 632 euro, q\u00eb ka qen\u00eb sa \u00bd e \u00e7mimit referenc\u00eb t\u00eb EKB-s\u00eb, prej nga jan\u00eb ngritur edhe dyshime se \u00e7mimi i vendosur n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes mund t\u00eb jet\u00eb fiktiv.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK shprehet se subjekti nuk ka qen\u00eb bind\u00ebs n\u00eb shpjegimet e tij, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u00e7mon se, duke mbetur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dyshimeve t\u00eb arsyeshme, nuk mund t\u00eb konkludoj\u00eb p\u00ebr fshehje pasurie nga ana e Nazifit. Por trupa e KPK thot\u00eb se ka krijuar bindjen se subjekti i cili \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronar i apartamentit dy vite m\u00eb par\u00eb se vjehrri i tij ta blinte, ka kryer deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb rishikuar, shuma e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb prej 21 mij\u00eb e 632 euro nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si vler\u00eb e paguar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, duke mos ia atribuuar atij munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb burimit t\u00eb krijimit p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cOpel Astra\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr 5500 euro, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike ka sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Peshkopi. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e automjetit, si dhe p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Peshkopi. Subjekti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Bilanci negativ total n\u00eb vler\u00ebn 7.2 milion\u00eb lek\u00eb i konstatuar gjat\u00eb analiza\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme paraprake, \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, pas rishikimit t\u00eb kryer bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se Nazifi ka kryer deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme, q\u00eb sjell si pasoj\u00eb marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsi ligjor i\u00a0Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Saimir Nazifi u shkarkua nga detyra prej Komisionit m\u00eb 25 qershor p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr kriterin e profesionalizmit. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Nazifi dhe vjehrra e tij kishin \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78695,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[977,272,118,174,1546],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/nazifi-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Saimir Nazifi n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78694"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78694"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78694\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78696,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78694\/revisions\/78696"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}