{"id":78697,"date":"2024-08-20T16:56:31","date_gmt":"2024-08-20T14:56:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-rrezimin-e-vendimit-per-gjyqtarin-ne-pension-petraq-curri\/2024\/08\/20\/"},"modified":"2024-08-20T16:57:19","modified_gmt":"2024-08-20T14:57:19","slug":"kpa-u-nda-ne-rrezimin-e-vendimit-per-gjyqtarin-ne-pension-petraq-curri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-rrezimin-e-vendimit-per-gjyqtarin-ne-pension-petraq-curri\/2024\/08\/20\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb rr\u00ebzimin e vendimit p\u00ebr gjyqtarin n\u00eb pension, Petraq \u00c7urri"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Durr\u00ebsit, Petraq \u00c7urri u shkarkua nga detyra m\u00eb 12 maj 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u00a0me q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi jo bashk\u00ebpunues dhe dor\u00ebzimi t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pav\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn financiare pas konstatimit t\u00eb balancave negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr periudhat para dhe dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, u vler\u00ebsuan si sjellje q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut t\u00eb nj\u00eb funksionari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7urri ushtroi ankim ndaj vendimit t\u00eb Komisionit duke k\u00ebrkuar ndryshimin, ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit, si dhe konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb parashtrimet e paraqitura n\u00eb Kolegj n\u00eb muajin shkurt 2024, ai ka k\u00ebrkuar p\u00ebrfundimisht prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit si absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm, pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, si dhe rregullimin e pasojave t\u00eb ardhura nga vendimi i Komisionit n\u00eb aspektin material dhe moral.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA thuhet se gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00c7urri kishte mbushur mosh\u00ebn e pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 13 qershor 2023, nj\u00eb muaj pasi \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se paraprakisht duhej vler\u00ebsuar plot\u00ebsimi i kushteve ligjore p\u00ebr p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit. KPA ka verifikuar se subjekti i \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023 K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dalje n\u00eb pension pleq\u00ebrie, duke sqaruar se ai mbushte mosh\u00ebn 67 vje\u00e7 m\u00eb dat\u00eb 13 qershor. KLGJ m\u00eb dat\u00eb 14 qershor ka dal\u00eb me vendim duke deklaruar mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr gjyqtarin \u00c7uri, p\u00ebr shkak t\u00eb mbushjes s\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb. Subjekti nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb ushtruar ankim ndaj k\u00ebtij vendimi q\u00eb ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se kur subjekti ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb Komisionit, ka qen\u00eb n\u00eb pension pleq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se, n\u00eb kushtet kur \u00c7uri, p\u00ebr shkak t\u00eb mbushjes s\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb 67 vje\u00e7, ka shprehur me k\u00ebrkes\u00eb vullnetin e tij p\u00ebr t\u00eb mos vazhduar ushtrimin e detyr\u00ebs dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka deklaruar me vendim mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb ai nuk b\u00ebn m\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rrethin e subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar ex officio, n\u00eb zbatim t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebto rrethana, jan\u00eb vler\u00ebsuar nga shumica se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb \u00c7urit pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. \u201cPasi objekti dhe q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb cilin kishte nisur procedura e rivler\u00ebsimit kalimtar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur dhe procesi nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb Kolegj, p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr efekt t\u00eb ligjit nr. 96\/2016\u201d, argumenton shumica dhe vler\u00ebson se ankimi i subjektit ka mbetur pa objekt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Rezarta Schuetz n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesueses, Mimoza Tasi relatore dhe an\u00ebtar\u00ebt Sokol \u00c7omo e Ina Rama, kan\u00eb vendosur p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtarin Petraq \u00c7uri pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen, me argumentin se objekti dhe q\u00ebllimi i k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mulaj ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb dhe ka votuar kund\u00ebr koleg\u00ebve. Ajo v\u00ebren, se subjekti rreth tre muaj para se KPK t\u00eb merrte vendimin p\u00ebr vetingun e tij, i \u00ebsht\u00eb drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr daljen n\u00eb pension, duke u shprehur se m\u00eb 13 qershor mbushte mosh\u00ebn 67 vje\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs drejtuar KLGj-s\u00eb, Mulaj sjell n\u00eb v\u00ebmendje se \u00c7uri gjat\u00eb vetingut t\u00eb zhvilluar ndaj tij, ka manifestuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sjelljesh t\u00eb evidentuara qart\u00eb n\u00eb vendimin e Komisionit, e q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb zbatimin e p\u00ebrcaktimit ligjor lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Veprime k\u00ebto q\u00eb konsistojn\u00eb kryesisht n\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe haptazi t\u00eb pabazuara, p\u00ebr shtyrje t\u00eb afatit n\u00eb paraqitjen e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb pyet\u00ebsorit dhe rezultateve t\u00eb hetimit administrativ, me q\u00ebllim zvarritjen e k\u00ebtij procesi deri n\u00eb muajin qershor, q\u00eb p\u00ebrkonte me koh\u00ebn e daljes s\u00eb tij n\u00eb pension\u201d, shprehet Mulaj.<\/p>\n<p>Ajo shton se legjislacioi p\u00ebrcakton se statusi i magjistratit mbaron kur mbush mosh\u00ebn 67 vje\u00e7 ose mosh\u00ebn 70 vje\u00e7, n\u00eb rastet kur ka k\u00ebrkuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb. Po ashtu, n\u00eb ligj p\u00ebrcaktohet se k\u00ebshilli deklaron me vendim mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit, jo m\u00eb von\u00eb se dy jav\u00eb para fundit t\u00eb muajit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Mulajt, me mbushjen e mosh\u00ebs s\u00eb pensionit, magjistrati nuk i drejtohet me k\u00ebrkes\u00eb k\u00ebshillit p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur q\u00eb plot\u00ebson kushtet p\u00ebr pension pleq\u00ebrie, pasi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb k\u00ebshilli, q\u00eb n\u00eb rolin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit deklaron kryesisht mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Pakica \u00e7mon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dalja n\u00eb pension e subjektit duhet vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij, s\u00eb bashku me veprimet e tij dhe munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb treguar p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me seriozitet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, si gjyqtare n\u00eb pakic\u00eb, ndon\u00ebse k\u00ebrkesa drejtuar KLGj-s\u00eb nga pik\u00ebpamja formale nuk p\u00ebrfaq\u00ebson dor\u00ebheqje nga detyra, n\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit ishte p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, veprimet e tij gjat\u00eb procesit, k\u00ebrkesa drejtuar KLGj-s\u00eb, p\u00ebrpara se ai mbushte mosh\u00ebn p\u00ebr pension, si dhe k\u00ebrkesat e shumta p\u00ebr shtyrje afati n\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjeve ndaj Komisionit, d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb p\u00ebrpjekjet e subjektit p\u00ebr t\u2019iu shmangur k\u00ebtij procesi rivler\u00ebsimi, dhe p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar at\u00eb pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar\u201d, vler\u00ebson Mulaj dhe \u00e7mon se vendimarrja e shumic\u00ebs ka shkuar p\u00ebrtej parashikimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shumica p\u00ebrfundoi procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr \u00c7urin pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, por pa u shprehur p\u00ebr fatin e vendimit t\u00eb Komisionit, ndon\u00ebse objekt t\u00eb vendimarrjes kishte pik\u00ebrisht shqyrtimin e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Mulaj p\u00ebrfundon se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Petraq \u00c7uri, Kolegji nuk kishte hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr ligjore p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar sjelljen e mbajtur nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebp\u00ebrmjet zbatimit t\u00eb nenit G, pika 2 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrcakton se subjekti q\u00eb dor\u00ebhiqet nuk mund t\u00eb em\u00ebrohet gjyqtar ose 6 prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Durr\u00ebsit, Petraq \u00c7urri u shkarkua nga detyra m\u00eb 12 maj 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u00a0me q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb hetimit administrativ. Q\u00ebndrimi jo bashk\u00ebpunues dhe dor\u00ebzimi t\u00eb dh\u00ebnave [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78698,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[180,103,789,112,430,674,847,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6042.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjyq\u00ebsore e KPA gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78697"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78699,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78697\/revisions\/78699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}