{"id":78700,"date":"2024-08-24T11:59:44","date_gmt":"2024-08-24T09:59:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpa-prokurori-urim-buci-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/08\/24\/"},"modified":"2024-08-24T12:03:00","modified_gmt":"2024-08-24T10:03:00","slug":"sipas-kpa-prokurori-urim-buci-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpa-prokurori-urim-buci-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/08\/24\/","title":{"rendered":"Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Dibr\u00ebs, Urim Buci u konfirmua me shumic\u00eb votash m\u00eb 27 prill 2023, por vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, u ankimua n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit mbi baz\u00ebn e nj\u00eb rekomandimi t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr gjendjen e dyshuar t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb cilat ajo i parashtroi edhe gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj duke k\u00ebrkuar shkarkimin nga detyra t\u00eb Bucit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prokurori Buci i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara pretendimet e Komisioneres dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve n\u00eb pasurin\u00eb e tij. Po ashtu, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPA-s\u00eb edhe faktin se pasurit\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i ankimit<\/strong><\/p>\n<p>Buci ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d si burime krijimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb toke dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine banimi tre kate + papafingo n\u00eb Kam\u00ebz t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb ardhurat e tij nga emigracioni n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, si dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait po nga emigracioni.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se t\u00eb ardhurat e tij nga emigracioni t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb shtetin anglez nga muaji n\u00ebntor 2000 &#8211; maj 2004 kan\u00eb qen\u00eb rreth 60 mij\u00eb GBP. Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision dhe gjykimit n\u00eb Kolegj, ai ka pretenduar se gjat\u00eb viteve 2000-2004 ka qen\u00eb emigrant n\u00eb Angli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, pa leje q\u00ebndrimi e pune dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr deklarimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave si individ n\u00eb at\u00eb shtet p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas subjektit, fakti q\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb emigracion rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar prej tij edhe n\u00eb formularin e dekriminalizimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se kursimet i ka d\u00ebrguar pjes\u00eb-pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Western Union, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet shok\u00ebve q\u00eb ishin me dokumente t\u00eb rregullta &#8211; shuma q\u00eb i jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00ebn\u00ebs pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb babai dhe v\u00ebllai kishin probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Ai ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Western Unionit Financiar Tiran\u00eb, ku sqarohet se t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb klient\u00ebve mbaheshin deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Buci ka deklaruar se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale p\u00ebr k\u00ebrkimin e provave mbi ekzistenc\u00ebn e vlerave monetare t\u00eb disponuara prej tij n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb ka qen\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacionin q\u00eb justifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb. Megjithat\u00eb, ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me kostatimin e mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave si gjendje cash, Buci ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2008 kur kishte marr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit, n\u00ebna kishte ruajtur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre parave pa i treguar n\u00eb par\u00eb dhe ia kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb. Sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb k\u00ebto para nuk jan\u00eb deklaruar si gjendje cash, pasi nuk disponoheshin prej tij, por prej n\u00ebn\u00ebs n\u00eb ekonomin\u00eb familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Komisionit, lidhur me burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb analizuar dhe konkluduar se duket se subjekti p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare me vler\u00eb prej 6.4 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00ebntor 2015 \u2013 2016, pasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror me nj\u00eb vler\u00eb negative prej 745 mij\u00eb lek\u00ebsh. Kjo balanc\u00eb negative e pranuar prej Komisionit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar prej tij si proporcionale dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se Buci ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb konkluzion, KPK e ka argumentuar me faktin se pamund\u00ebsia vjen p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrfshirjes n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave nga emigracioni para detyr\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb burim krijimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisionerja Publike, Irena Nino pretendoi se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me k\u00ebto pasuri, si n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d e n\u00eb ato periodike, ashtu dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna prej tij gjat\u00eb procesit administrativ. Sipas Komisioneres, deklarimet kontradiktore lidhur me vler\u00ebn e investuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe burimet e p\u00ebrdorura p\u00ebr krijimin e saj, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb kontrollit dhe verifikimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, vler\u00ebs dhe burimit t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se nga leximi i p\u00ebrgjigjeve t\u00eb subjektit p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, rezulton se ai ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb paplota dhe jo shteruese, duke shtuar element\u00eb dhe fakte t\u00eb reja n\u00eb secilin prej pyet\u00ebsor\u00ebve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura prej Komisionit, duke krijuar n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij procesi nj\u00eb tablo t\u00eb paqart\u00eb, t\u00eb pashpjeguar dhe me t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore, t\u00eb cilat i vendosin organet e rivler\u00ebsimit n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb konkluduar me siguri p\u00ebr koh\u00ebn e krijimit, vler\u00ebn e investimit e burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Buci gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, prap\u00ebsoi pretendimet e Komisioneres Publike duke parashtruar se n\u00eb kushtet kur objekt kontrolli p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar \u00ebsht\u00eb deklarata \u2018veting\u2019, ai duhet konsideruar se ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb koh\u00ebn, m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit dhe vler\u00ebn totale t\u00eb investuar. Subjekti ka theksuar se n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar se investimi \u00ebsht\u00eb kryer me t\u00eb ardhurat e tij nga emigracioni dhe se kati tret\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar nga z. G. D.. Po ashtu, ka shtuar se p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga emigracionit.<\/p>\n<p>Ashtu si Nino, edhe KPA konstaton deklarime kontradiktore t\u00eb Bucit p\u00ebr vler\u00ebn e godin\u00ebs. Kolegji v\u00ebren se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se vlera e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb rreth 6.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe se pjesa takuese e tij \u00ebst\u00eb 100%, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ ka pretenduar se ai zot\u00ebron vet\u00ebm vler\u00ebn korresponduese t\u00eb dy kateve t\u00eb investuara prej tij q\u00eb kapin shum\u00ebn prej rreth 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr i takon vler\u00ebs s\u00eb objektit q\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar prej kunatit t\u00eb tij, shtetasit G.D..<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka modifikuar edhe shpjegimet p\u00ebrreth fazave t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit dhe investimit t\u00eb tij n\u00eb raport me kunatin, z. D., n\u00eb secil\u00ebn faz\u00eb nd\u00ebrtimore\u201d, v\u00ebren KPA dhe vler\u00ebson se konstatohen kontradikta edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, e cila fillimisht deklarohet si e p\u00ebrfunduar e m\u00eb pas jo si e till\u00eb, si dhe e p\u00ebrfshirjes s\u00eb investimit t\u00eb kunatit n\u00eb nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb tret\u00eb, pasi ishte nd\u00ebrtuar si karabina prej subjektit.<\/p>\n<p>KPA i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komisioneres Nino p\u00ebr pretendimin e ngritur n\u00eb ankim, se Buci ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr burimet e financimit t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti. Vler\u00ebsohet se burimet e financimit t\u00eb p\u00ebrmendura prej subjektit p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, n\u00eb rrethanat e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e krijimit t\u00eb deklaruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, por edhe at\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si \u201cprej emigracionit\u201d, nuk arrijn\u00eb nivel besueshm\u00ebrie. Kolegji i gjen ato si nevoj\u00eb e p\u00ebrmbysjes s\u00eb rezultatit t\u00eb mundsh\u00ebm negativ dhe jo nj\u00eb deklarim i vullnetsh\u00ebm dhe q\u00eb i p\u00ebrgjigjet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim konstatohet se n\u00eb rubrik\u00ebn e t\u00eb ardhurave n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat e siguruara nga pun\u00ebsimi i subjektit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Ky element vler\u00ebsohet se p\u00ebrforcon konsiderat\u00ebn se p\u00ebrcaktimi i shum\u00ebs 60 mij\u00eb GBP me burim nga pun\u00ebsimi i subjektit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar \u00ebsht\u00eb deklaruar vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb mbulimit t\u00eb kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rezultate nga Kolegji arrihet n\u00eb konkluzionin se Buci, n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimin kushtetues t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe legjislacionin e vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, ka kryer deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb paplota, si dhe ka mbajtur q\u00ebndrime kontradiktore p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e deklaruara rreth k\u00ebtyre pasurive, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur kontrollin e plot\u00eb lidhur me to.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Ninon p\u00ebrsa i p\u00ebrket pretendimit t\u00eb saj, se Buci nuk provoi t\u00eb ardhurat e pretenduara nga emgracioni. Sipas KPA, subjekti nuk i provoi jo vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb vet\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij t\u00eb paplota e t\u00eb pasakta, duke u gjendur n\u00eb \u00e7do rast n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00ebn dhe godin\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Ninos edhe p\u00ebr pretendimin se konkluzioni i KPK p\u00ebr zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n<p>Kolegji sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje, se megjith\u00ebse subjekti nuk ka ushtruar funksionin e prokurorit, kur \u00ebsht\u00eb kryer investimi, ai ka qen\u00eb pjes\u00eb aktive e struktur\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se deklarimet kontradiktore lidhur me vler\u00ebn dhe burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb apo edhe me t\u00eb ardhurat e krijuara n\u00eb emigracion, shpjegimet e dh\u00ebna p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ jo n\u00eb funksion t\u00eb pasqyrimit me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb rrethanave faktike, por edhe modifikimit t\u00eb tyre n\u00eb funksion t\u00eb zvog\u00eblimit t\u00eb balancave negative dhe shmangies s\u00eb konkluzioneve q\u00eb mund t\u00eb ngarkonin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb para n\u00eb harmoni me situat\u00ebn financiare q\u00eb rezulton me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 7.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy pasurit\u00eb, nuk lejon thirrjen p\u00ebr zbatim e parimeve t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Sipas KPA, q\u00ebndron dhe shkaku tjet\u00ebr i Komisioneres Publike, se subjekti ndodhet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit nga p\u00ebrfitimi t\u00eb ardhurave nga fondet publike, pasi ka dh\u00ebn\u00eb me qira objektin p\u00ebr Bashkin\u00eb Kam\u00ebz. Megjithat\u00eb, ky konstatim nuk \u00ebsht\u00eb gjetur me pesh\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb marrjen e vendimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj \u00ebsht\u00eb arsyetuar dhe p\u00ebr dy denoncime nga publiku, ku megjith\u00ebse Kolegji ka gjetur mang\u00ebsi profesionale, i vler\u00ebson ato t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka \u00e7muar se prokurori Urim Buci duhet shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Dibr\u00ebs, Urim Buci u konfirmua me shumic\u00eb votash m\u00eb 27 prill 2023, por vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, u ankimua n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit mbi baz\u00ebn e nj\u00eb rekomandimi t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr gjendjen e dyshuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78701,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[892,112,119,844,972],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78700"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78700"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78700\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78702,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78700\/revisions\/78702"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}