{"id":78706,"date":"2024-08-25T12:41:50","date_gmt":"2024-08-25T10:41:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-lazer-sallaku-deshtoi-te-provonte-ne-kpa-burimet-e-ligjshme-te-pasurise\/2024\/08\/25\/"},"modified":"2024-08-25T12:44:29","modified_gmt":"2024-08-25T10:44:29","slug":"gjyqtari-lazer-sallaku-deshtoi-te-provonte-ne-kpa-burimet-e-ligjshme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-lazer-sallaku-deshtoi-te-provonte-ne-kpa-burimet-e-ligjshme-te-pasurise\/2024\/08\/25\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Laz\u00ebr Sallaku d\u00ebshtoi t\u00eb bind\u00eb KPA-n\u00eb p\u00ebr burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga gjyqtari i Tiran\u00ebs, Laz\u00ebr Sallaku ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e shkarkoi at\u00eb nga detyra m\u00eb 26 maj 2023 p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar Kolegji shprehet se nuk ka gjetur as probleme procedurale n\u00eb hetimin administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni, ashtu si ka pretenduar n\u00eb ankim subjekti.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta edhe konkluzionet e KPK n\u00eb kriterin e pasurive. Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 86.3 m2 dhe t\u00eb nj\u00eb garazh n\u00eb kryeqytet, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e tij, t\u00eb ardhurat nga pagat e ish-bashk\u00ebshortes; dhurata e b\u00ebr\u00eb ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj; si dhe pjesa e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes nga babai i saj. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai ka sh\u00ebnuar se vlera e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb 46 mij\u00eb e 332 euro dhe se zot\u00ebron 50% t\u00eb pjes\u00ebs takuese.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2017-\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb euro, me q\u00ebllim kompensim p\u00ebr pjes\u00ebtim pasurie bashk\u00ebshortore, blerje e pjes\u00ebs takuese t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci hipotekore.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar ka konkluduar se, n\u00eb kushtet q\u00eb nga ana e subjektit nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur ndonj\u00eb dokument ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, shuma e dhuruar nuk duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se subjekti n\u00eb ankimin e tij, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ka paraqitur argumente kund\u00ebr konkluzionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin si burim krijimi t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs prej 40 mij\u00eb eurosh, dhuruar ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj. Ai ka kund\u00ebrshtuar detyrimin e tij p\u00ebr justifikimin e shum\u00ebs s\u00eb dhuruar duke pretenduar se n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb konsiderohet si person i lidhur me t\u00eb. Po ashtu, ka parashtruar se nuk ka pasur kontribut n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie, pasi gjith\u00eb pagesat jan\u00eb kryer nga ish-bashk\u00ebshortja me parat\u00eb e saj t\u00eb p\u00ebrfituara si pasuri personale me dhurim dhe trash\u00ebgimi, nd\u00ebrsa kontributi i tij ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Sallaku ka k\u00ebmb\u00ebngulur se pasuria e fituar me dhurim nga ish-bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb pasuri vetjake e saj dhe se nuk b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por, sipas KPA, sa koh\u00eb q\u00eb rezulton se dhurimi midis bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ligjore dhe n\u00eb funksion t\u00eb saj, fakti se Sallaku n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb ushtrim t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar, si dhe p\u00ebr arsye se kjo shum\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burimi kryesor p\u00ebr blerjen e apartamentit tek i cili ai banon, ish-vjehrra duhet t\u00eb konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur pasurit\u00eb objekt shqyrtimi dhe nj\u00ebri prej burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb tyre (dhurimi i shum\u00ebs prej 40.000 eurosh) jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb vetting, subjekti ka detyrimin ligjor t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e krijimit t\u00eb saj\u201d, vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>Sipas KPA, edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej pretendimi i subjektit lidhur me kualifikimin e marr\u00ebdh\u00ebnies q\u00eb n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes nuk \u00ebsht\u00eb person tjet\u00ebr i lidhur me t\u00eb, kjo nuk e p\u00ebrjashton nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dhuruar, q\u00eb \u00e7mohet se prevalon n\u00eb raport me kualifikimin e marr\u00ebdh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzon dhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Sallakut se, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e pasuris\u00eb dhe regjimit pasuror duhet referuar n\u00eb dispozitat e Kodit t\u00eb Familjes, sipas s\u00eb cilit dhurimi n\u00eb favor t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb pasuri vetjake e saj dhe si e till\u00eb, nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi. Trupi gjykues \u00e7mon se vlera 40 mij\u00eb euro q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar ish-bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb konsiderohet pasuri vetjake e saj n\u00eb kuptim t\u00eb dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes, duke u vler\u00ebsuar n\u00eb harmoni dhe me dokumentacionin e administruar dhe faktet e konstatuara gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Edhe n\u00eb versionin q\u00eb kjo pasuri do t\u2019i takonte bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, p\u00ebrs\u00ebri ai ka detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb saj\u201d, \u00e7mon KPA.<\/p>\n<p>I pabazuar \u00ebsht\u00eb gjetur dhe pretendimi se nuk ka pasur kontribut n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie, pasi t\u00eb gjith\u00eb pagesat jan\u00eb kryer nga ish-bashk\u00ebshortja me parat\u00eb e saj t\u00eb p\u00ebrfituara si pasuri personale me dhurim dhe me trash\u00ebgimi, nd\u00ebrsa kontributi i tij ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se deklarimet e subjektit lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb kontradiktore, pasi n\u00eb vtin 2014 ka sh\u00ebnuar si burim krijimi gjendjen cash p\u00ebr pagesat e kryera, nd\u00ebrsa n\u00eb vitimn 2016 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga e tij, t\u00eb ardhurat nga paga e ish-bashk\u00ebshortes bashk\u00ebjetuese, dhurat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga n\u00ebna e saj, si dhe pjes\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb nga babai i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit nr.5, ai ka shpjeguar se p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dhe garazhit kan\u00eb kontribuar ish-bashk\u00ebshortja q\u00eb ka paguar p\u00ebr apartamentin 45 mij\u00eb euro dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 1323 eurosh \u00ebsht\u00eb paguar nga ana e tij me me t\u00eb ardhurat nga paga, nd\u00ebrsa garazhin e kan\u00eb shlyer s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Pra, edhe referuar p\u00ebrgjigjeve t\u00eb vet\u00eb subjektit, rezulton se ai ka kontribuuar p\u00ebr apartamentin dhe p\u00ebr garazhin minimalisht n\u00eb vlerat e deklaruara prej tij\u201d, evidenton KPA.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr q\u00eb sipas Kolegjit rr\u00ebzon pretendimin e subjektit jan\u00eb dhe deklarimet e tij se, si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kan\u00eb sh\u00ebrbyer dhe t\u00eb ardhurat nga paga dhe nga pak\u00ebsimi i gjendjes cash, q\u00eb ka filluar t\u00eb deklarohen q\u00eb n\u00eb vitin 2010 e 2011, para martes\u00ebs me ish-bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim konstatohet se n\u00eb deklarimin e vitit 2012, Sallaku e ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn e dhuruar 40 mij\u00eb euro n\u00eb p\u00ebrq\u00ebindje t\u00eb barabrt\u00eb m\u00eb ish-bashk\u00ebshorten. \u00a0Nisur dhe nga mosdeklarimi i dhurimit t\u00eb k\u00ebsaj shume nga bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb 2012, Kolegji vler\u00ebson se v\u00ebrtetohet fakti se p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb kontribut t\u00eb t\u00eb dy, si gjyqtari Sallaku, ashtu dhe ish-bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Sallaku ka kund\u00ebrshtuar dhe konstatimin e Komisionit se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar kur ai ka qen\u00eb n\u00eb martes\u00eb dhe n\u00eb detyr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes n\u00eb ttor t\u00eb 2016-\u00ebs. Sipas tij, \u00ebsh\u00eb provuar me vendim gjyq\u00ebsor se \u00ebsht\u00eb divorcuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015. Subjekti ka shpjeguar se apartamenti ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tij, pasi i ka paguar ish-bashk\u00ebshortes shum\u00ebn prej 45 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2016, duke ia bler\u00eb asaj k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb fakti se kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb vit pas divorcit, por kjo rrethan\u00eb nuk konsiderohet e ve\u00e7ant\u00eb, me argumentin se vet\u00eb ish-bashk\u00ebshortja e ka deklaruar pasurin\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb lidhur, p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se likuidimi i dy k\u00ebsteve lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb martes\u00ebs, n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb theksohet se, p\u00ebr sa koh\u00eb kjo pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit, i cili dhe banon aktualisht, ai ka detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb dhe justifikoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se veprimet e kryera nga subjekti dhe ish-bashk\u00ebshortja e tij mbi pasurit\u00eb apartament dhe garazh tregojn\u00eb se jan\u00eb krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs, pavar\u00ebsisht se sa ka qen\u00eb kontributi i secilit bashk\u00ebshort.<\/p>\n<p>Provat dhe shpjegimet e Sallakut p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ish-vjehrr\u00ebs p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs s\u00eb dhuruar vler\u00ebsohen jo bind\u00ebse dhe nga Kolegji. \u201cVet\u00ebm fakti se ish-vjehrra e tij n\u00eb vitin 2004 ka t\u00ebrhequr n\u00eb bank\u00eb, 8 (tet\u00eb) vite para dhurimit t\u00eb shum\u00ebs, nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme n\u00eb monedh\u00ebn euro, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk provon ekzistenc\u00ebn dhe ruajtjen\/mbajtjen e k\u00ebsaj shume p\u00ebr tet\u00eb vite n\u00eb banes\u00eb, por nuk v\u00ebrteton edhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb saj\u201d, argumenton KPA dhe cil\u00ebson t\u00eb pabesuesh\u00ebm pretendimin\u00a0 e subjektit p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs nga ish-vjehrra e tij me rastin e martes\u00ebs, kur nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se n\u00eb vitin 2006, ish-bashk\u00ebshortja ka pasur nj\u00eb martes\u00eb tjet\u00ebr deri n\u00eb vitin 2010, kur dhe \u00ebsht\u00eb divorcuar.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se megjith\u00ebse Sallaku ka pasur gjith\u00eb koh\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dhuruar prej 40 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2012, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje, duke mos u arritur t\u00eb provohet ligjshm\u00ebria e k\u00ebsaj vlere monetare t\u00eb dhuruar nga n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, kan\u00eb rezutuar dhe pamund\u00ebsi t\u00eb tjera financiare, q\u00eb sipas Kolegjit e \u00e7ojn\u00eb bilnacin negativ total n\u00eb vler\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit se \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb konstatimi i Komisionit se e ka poseduar apartamentin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme prej vitit 2012. Duke iu referuar dokumenteve t\u00eb administruaram Kolegji v\u00ebren se duket se Sallaku nuk ka jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016. Megjithat\u00eb, KPA vler\u00ebson se ky fakt i renditur n\u00eb vendimin e Komisionit ka qen\u00eb nj\u00eb konstatim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, pa pesh\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb analiz\u00ebn e pasurive. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7mohet se edhe pse pretendimi i subjektit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, ai rezulton pa efekt p\u00ebr vendimmarrjen e Komisionit dhe t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji konkludon se gjyqtari Laz\u00ebr Sallaku ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e krijuara dhe shpenzimet e kryera dhe se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebto arsye, vendimarrja e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga gjyqtari i Tiran\u00ebs, Laz\u00ebr Sallaku ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e shkarkoi at\u00eb nga detyra m\u00eb 26 maj 2023 p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb krijimin e pasurive. N\u00eb vendimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78707,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[1712,111,103,112,966],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/IMG_6593-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Lazer Sallaku, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj, BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78706"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78706"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78708,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78706\/revisions\/78708"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78707"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}