{"id":78709,"date":"2024-08-29T18:41:21","date_gmt":"2024-08-29T16:41:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyetimi-i-kpa-qe-detyron-komisonin-per-te-vetuar-ish-gjyqtarin-besnik-maho\/2024\/08\/29\/"},"modified":"2024-08-29T18:41:57","modified_gmt":"2024-08-29T16:41:57","slug":"arsyetimi-i-kpa-qe-detyron-komisonin-per-te-vetuar-ish-gjyqtarin-besnik-maho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arsyetimi-i-kpa-qe-detyron-komisonin-per-te-vetuar-ish-gjyqtarin-besnik-maho\/2024\/08\/29\/","title":{"rendered":"Arsyetimi i KPA q\u00eb detyron Komisonin p\u00ebr t\u00eb vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023 p\u00ebrfundimin pa vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e ish-gjyqtarit t\u00eb Pogradecit Besnik Maho p\u00ebr t&#8217;iu n\u00ebnshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet pun\u00eb si gjyqtar, q\u00eb u konsiderua prej shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, si afat i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kjo vendimarrje u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i cili v\u00ebrejti se Maho ka shprehur vullnetin p\u00ebr t&#8217;iu n\u00ebnshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dor\u00ebzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr tre kriteret. Ashtu, si n\u00eb ankim, edhe gjat\u00eb parashtrimeve, Ballhysa konstatoi se Maho e plot\u00ebson kushtim p\u00ebr t&#8217;u konsideruar subjekt rivler\u00ebsimi nga radh\u00ebt e ish-gjyqtar\u00ebve, pasi rezulton se ka punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori 2004-\u00ebs, deri n\u00eb maj t\u00eb 2008-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkoi dhe Maho n\u00eb ankimin e tij t\u00eb ushtruar kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisonit, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kryhej procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e ankuesve u gjet\u00ebn t\u00eb drejta, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Mahos t\u00eb p\u00ebrballet me vetingun, q\u00eb n\u00ebse e kalon me sukses mund ta rikthej\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi p\u00ebr statusin e magjistratit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA evidentohet se Maho ka kryer studimet dhe \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2002-2005. Me dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 17 shtator 2004 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar dhe \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb kryej\u00eb stazhin profesional n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan. Me dekret t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb caktuar gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec. N\u00eb dat\u00ebn 13 qershor 2007, ai ka paraqitur pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr nga funksioni i gjyqtarit dhe miratimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb pranuar gjasht\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra e marr\u00eb n\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016, Maho ka k\u00ebrkuar t\u2019i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-gjyqtarit. Komisioni konkludoi se ai nuk i plot\u00ebsonte kriteret p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit si ish-gjyqtar, pasi nuk e kishte ushtruar k\u00ebt\u00eb funksion p\u00ebr tre vjet, ashtu si p\u00ebrcakton kushtetuta.<\/p>\n<p>Sipas KPK, llogaritja e afatit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb Mahos fillon nga data 3 tetor 2005 kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb Pogradec, pasi e kishte p\u00ebrfunduar stazhin profesional. Komisioni ka konkluduar se ai ka punuar si gjyqtar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 1 viti, 8 muaj dhe 16 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn e stazhit, KPK ka vler\u00ebsuar se Maho g\u00ebzonte statusin si \u2018kandidat p\u00ebr magjistrat\u2019 dhe jo si \u2018magjistrat\u2019, status q\u00eb sipas shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut, k\u00ebrkuesi e kishte fituar vet\u00ebm pasi kishte p\u00ebrfunduar stazhin dhe ishte caktuar n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr rastet ku gjyqtar\u00ebt mund t\u00eb sh\u00ebrbenin deri n\u00eb tre vjet n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe ktheheshin s\u00ebrish n\u00eb detyr\u00ebn e tyre, KPK ka vler\u00ebsuar se ky sh\u00ebrbim njihej si periudh\u00eb vjet\u00ebrsie n\u00eb profesion p\u00ebr efekt t\u00eb pag\u00ebs dhe t\u00eb karrier\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>KPK ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktet se Maho nuk e ka pasur emrin n\u00eb listat e p\u00ebrcjella nga ish-KLD dhe se Komisioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr Vler\u00ebsimin Etik dhe Profesional i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ, ka konfirmuar se ai nuk e ka statusin e magjistratit. Po ashtu, Komisioni ka vler\u00ebsuar se Maho nuk e ka pasur statusin e magjistratit n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr arsye se pas shkarkimit t\u00eb tij nga detyra, nuk ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb ish-KLD-s\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb vendin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs si gjyqtar, duke e humbur statusin e magjistratit p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit. Sipas KPK, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej pun\u00ebsimi tij n\u00eb Ministris\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri nuk plot\u00ebsohej afati 3-vje\u00e7ar n\u00eb pozicionin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se dispozitat kushtetuese dhe ligjore p\u00ebrcaktojn\u00eb kthimin n\u00eb sistem t\u00eb ish-gjyqtar\u00ebve dhe ish-prokuror\u00ebve, duke iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, q\u00eb nj\u00eb ish-gjyqtar t\u00eb rikthehet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb duke iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ai duhet t\u00eb jet\u00eb diplomuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe t\u00eb ket\u00eb ushtruar funksionin si magjistrat t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr tre vjet, ose t\u00eb ket\u00eb ushtruar funksionin e magjistratit p\u00ebr 9 vjet, n\u00eb 20 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Sipas KPA, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast provohet se Maho ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratut\u00ebs dhe se ai p\u00ebrfshihet n\u00eb kategorin\u00eb e ish-gjyqtar\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb dhe kushtin e ushtrimit t\u00eb funksionit si magjistrat t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr tre vjet, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen vetingut.<\/p>\n<p>Lidhur me llogaritjen e periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar, trupi gjykues i KPA v\u00ebren se diskutimi b\u00ebhet n\u00ebse stazhi profesional dhe ushtrimi i detyr\u00ebs pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb konsiderohen si periudha t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit si magjistrat.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ligjit p\u00ebr \u201cShkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti kryente stazhin profesinal, KPA konstaton se p\u00ebrcaktohej se, \u201cgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stazhit profesional kandidat\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta dhe kan\u00eb detyrime nj\u00eblloj si magjistrat\u00ebt\u201d. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim ligjor, vler\u00ebsohet se kandidat\u00ebt p\u00ebr magjistrat\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtat detyrime si magjistrat\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga aktet q\u00eb ka paraqitur Maho, ka rezultuar se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stazhit profesional prej gati nj\u00eb viti n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, ai ka gjykuar si gjyqtar 83 \u00e7\u00ebshtje civile, ka dh\u00ebn\u00eb 25 urdhra ekzekutimi, ka gjykuar 23 \u00e7\u00ebshtje penale, si dhe ka dh\u00ebn\u00eb 19 vendime p\u00ebr masa sigurimi &#8211; t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto q\u00eb sipas Kolegjit, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngarkes\u00eb pune t\u00eb konsiderueshme si gjyqtar.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupi gjykues v\u00ebren se n\u00eb dekreti i presidentit i shtatorit 2004, titullohet \u201cdekret p\u00ebr em\u00ebrim gjyqtari\u201d dhe sipas p\u00ebrmbajtjes Maho \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar dhe \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb kryej\u00eb stazhin profesional. \u201cMe k\u00ebt\u00eb akt, sipas nenit 20\/a t\u00eb ligjit nr. 8436\/1998, kandidati p\u00ebr magjistrat konsiderohej i em\u00ebruar si gjyqtar dhe dekreti i m\u00ebvonsh\u00ebm i Presidentit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb stazhit, vet\u00ebm p\u00ebrcaktonte gjykat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai do t\u00eb vazhdonte ushtrimin e detyr\u00ebs si gjyqtar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje Kolegji, \u00ebsht\u00eb dhe fakti se KLGJ-ja, vler\u00ebsimin dhe verifikimin e p\u00ebrvoj\u00ebs profesionale t\u00eb magjistrat\u00ebve, si dhe n\u00eb llogaritjen e vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb ushtrimin e funksionit t\u00eb magjistratit, e fillon nga data e nisjes s\u00eb stazhit profesional n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, duke e p\u00ebrfshir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e pun\u00ebs dhe vjet\u00ebrsin\u00eb si gjyqtar.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb verifikim i disa procesverbaleve t\u00eb mbledhjeve t\u00eb ish-KLD-s\u00eb, trupi gjykues konstaton se edhe ky organ ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e stazhit profesional si vjet\u00ebrsi n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA e \u00e7mon t\u00eb pabazuar q\u00ebndrimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Kolegji ka shqyrtuar dhe pretedimet e Komisionerit Publik dhe ankuesit Maho, lidhur me konsiderimin e periudh\u00ebs kur ka qen\u00eb drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave, AKKP, q\u00eb KPK nuk e ka njohur si vjet\u00ebrsi e profesionit t\u00eb gjyqtarit. Trupi gjykues konstaton se arsyetimi i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkluzion \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, i pasakt\u00eb dhe n\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb dispozit\u00ebs kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n<p>Sipas KPA, Komisioni e ka lidhur p\u00ebrjashtimin e k\u00ebsaj periudhe me faktin se Besnik Maho, n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016, nuk ka qen\u00eb i em\u00ebruar dhe nuk ka ruajtur statusin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues fillimisht v\u00ebren se ankuesi Besnik Maho ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb, duke shprehur vullnetin p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit si ish-gjyqtar dhe jo si nj\u00eb gjyqtar q\u00eb ka pasur statusin e magjistratit, n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese t\u00eb miratuara n\u00eb vitin 2016, ashtu si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta trajtoj\u00eb KPK.<\/p>\n<p>KPA, n\u00eb ndryshim nga sa ka konkluduar Komisioni, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se, sipas kuadrit ligjor t\u00eb zbatuesh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs me ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb interpretuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe harmonike, periudha q\u00eb Maho ka ushtruar detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AKKP-s\u00eb, duhet t\u00eb konsiderohet si periudh\u00eb ushtrimi funksioni dhe vjet\u00ebrsie n\u00eb pun\u00eb si gjyqtar.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se ankuesi pas shkarkimit nga detyra si drejtor AKKP-s\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb brenda afateve ligjore p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sistem, mosveprim q\u00eb ka rezultuar me humbjen e statusit si gjyqtar, ky fakt nuk e ka cenuar vlefshm\u00ebrin\u00eb e periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si funksionar i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr efekt t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb profesion, e cila konsiderohet e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtarit\u201d, arsyeton Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vler\u00ebson se p\u00ebrllogaritja e vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb detyr\u00eb si gjyqtar p\u00ebr Mahon, duhet t\u00eb filloj\u00eb nga shtatori 2004 kur ka filluar stazhin dhe deri n\u00eb maj t\u00eb 2008-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb larguar nga pozicioni n\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb rezulton nj\u00eb periudh\u00eb rreth 3 vjet e 8 muaj.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto vler\u00ebsime, u vendos nga Kolegji prishja e vendimit t\u00eb Komisionit dhe urdh\u00ebrimi k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr kryerjen e vetingut t\u00eb Mahos.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023 p\u00ebrfundimin pa vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e ish-gjyqtarit t\u00eb Pogradecit Besnik Maho p\u00ebr t&#8217;iu n\u00ebnshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet pun\u00eb si gjyqtar, q\u00eb u konsiderua prej shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78710,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[1214,427,185,103,112,1040],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_6255.jpg","fifu_image_alt":"Seac\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPA - foto arkive | BIRN\/Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78709"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78709"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78709\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78711,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78709\/revisions\/78711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}