{"id":78721,"date":"2024-09-02T18:55:13","date_gmt":"2024-09-02T16:55:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ornela-rrumbullaku-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-ne-investimet-e-bashkeshortit\/2024\/09\/02\/"},"modified":"2024-09-02T18:56:08","modified_gmt":"2024-09-02T16:56:08","slug":"ornela-rrumbullaku-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-ne-investimet-e-bashkeshortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ornela-rrumbullaku-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-ne-investimet-e-bashkeshortit\/2024\/09\/02\/","title":{"rendered":"Ornela Rrumbullaku jep shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb investimet e bashk\u00ebshortit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Ornela Rrumbullaku u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb konstatuara n\u00eb burimin e krijimit t\u00eb aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb disa shoq\u00ebri private.<\/p>\n<p>Ajo i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb, duke pretenduar se bashk\u00ebshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakord\u00ebsuar me bashk\u00ebortak\u00ebt q\u00eb t\u00eb kontribuonte me konsulenc\u00eb juridike. Rrumbullaku u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Rrumbullaku po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Ornela Rrumbullaku p\u00ebrfundoi studimet e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kavaj\u00eb. N\u00eb vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si k\u00ebshilltare pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Ajo e ushtron detyr\u00ebn aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bilancet negative <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 500 mij\u00eb lek\u00eb, ku si burime krijimi jan\u00eb deklaruar kursimet dhe nj\u00eb kredi konsumatore.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 85 m2 n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 77 mij\u00eb e 350 euro, jan\u00eb deklaruar si burime t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit A.M., n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebjetuesit, nga aktiviteti i tij privat dhe kredi n\u00eb mas\u00ebn 46 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj v\u00ebrejti se bashk\u00ebjetuesi i subjektit e ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2014. Nga analiza financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2011 m\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebjetuesit, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 618 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u relatuan gjetjet p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Rrumbullaku. Komisionin nuk konstaton probleme p\u00ebr nj\u00eb ngast\u00ebr toke n\u00eb Bubullim\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga ligji p\u00ebr tok\u00ebn, si dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti subjektit rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb regjistruar subjekt si person fizik n\u00eb vitin 2010, q\u00eb e ka \u00e7regjistruar n\u00eb 2018-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet n\u00eb vijim rezulton t\u00eb ket\u00eb investuar n\u00eb disa shoq\u00ebri. Konkretisht, ka zot\u00ebruar aksione n\u00eb nj\u00eb institut privat n\u00eb vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr aksione me vler\u00eb afro 49.9 milion\u00eb lek\u00eb; si dhe kuota n\u00eb vlera t\u00eb vogla n\u00eb tre shoq\u00ebri t\u00eb tjera. Ai ka deklaruar se nuk jan\u00eb paguar vlerat e kapitalit q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>A.M., ka deklaruar sigurimin e t\u00eb ardhurave nga subjekti i regjistruar si person fizik, si dhe nga shitja e aksioneve nga nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb vitin 2016, pasi ishte konstatuar se kishte fituar tendera publik\u00eb.<\/p>\n<p>Faskaj tha se duket se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr arsye se bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb aksioner n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka p\u00ebrfituar tendera publik\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhura jan\u00eb deklruar dhe nga honorare n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb bordeve apo komisioneve, si dhe ofrimi konsulenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja Rrumbullaku pretendoi n\u00eb seanc\u00eb, se dhe ajo vet\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb disa veprimeve juridike t\u00eb bashk\u00ebshortit, vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Ajo tha se i vinte pak inat p\u00ebr situat\u00ebn e konstatuar, pasi t\u00eb dy jan\u00eb jurist. Rrumbullaku pohoi se deklaratat e saj kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb thjeshta, nd\u00ebrsa t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb komplikuara, p\u00ebr shkak dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, duket se n\u00eb vitet 2013-2015, bashk\u00ebshortit i ka lindur ambicia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i suksesh\u00ebm. Ajo pohoi se bashk\u00ebshorti ka b\u00ebr\u00eb konsulenca pafund t\u00eb personave t\u00eb sukessh\u00ebm dhe tha, \u201cpse t\u00eb mos b\u00ebhem dhe un\u00eb\u2026?!\u201d.<\/p>\n<p>Rrumbullaku shpjegoi se n\u00eb vitin 2009 ishte njohur me bashk\u00ebshortin dhe kishin filluar bashk\u00ebjetes\u00ebn. Sipas subjektit, ai kishte propozuar t\u00eb blinin nj\u00eb apartament q\u00eb t\u00eb mos paguanin qira. Ajo sqaroi se bashk\u00ebshorti kishte pasur t\u00eb kursime e t\u00eb ardhura n\u00eb vitin 2011 dhe ajo kishte marr\u00eb kredin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e barabart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar lidhur me pages\u00ebn e kryer p\u00ebr apartamentin me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, subjekti tha se kishte gabim n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e analiz\u00ebs finaniciare, pasi nuk ishin konsideruar t\u00eb ardhura nga dy institcione, vlera p\u00ebr t\u00eb cilat tha se e mbulojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar n\u00eb shum\u00ebn 618 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se bashk\u00ebshorti ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb kryetar dhe an\u00ebtar i k\u00ebshillit mbikqyr\u00ebs. Rrumbullaku tha se jan\u00eb paguar detyrimet tatimore dhe shtoi se e nj\u00ebjta situat\u00eb paraqitet dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka dh\u00ebn\u00eb konsulenc\u00eb ligjore dhe ka pasur dalje publike n\u00eb gazet\u00ebn e k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Sipas saj, bashk\u00ebshorti ka fituar t\u00eb ardhura dhe si kryetar i Komisionit t\u00eb Disiplin\u00ebs n\u00eb federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit, si dhe nga toka bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Lidhur me shoq\u00ebrit\u00eb, ku bashk\u00ebshorti rezulton se ka zot\u00ebruar kapital me vlera t\u00eb m\u00ebdha, Rombullaku tha se ai nuk ka investuar shuma monetare. Sipas saj, bashk\u00ebshorti ka ofruar konsulenc\u00ebn ligjore p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb ku ishte ortak, nd\u00ebrsa ortak\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb kryer derdhjet e vlerave monetare.<\/p>\n<p>Rrumbullaku tha se bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2015 mendonte se do t\u00eb miratohej ligji p\u00ebr loj\u00ebrat e fatit dhe prandaj ishte b\u00ebr\u00eb ortak n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tilla. Ajo shtoi se ligji nuk u miratua dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ortak\u00ebt e huaj t\u00ebrhoq\u00ebn vlerat monetare q\u00eb kishin depozituar n\u00eb llogarit\u00eb e shoq\u00ebrive.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zerohen vlerat e konsideruara si t\u00eb investuara n\u00eb dy shoq\u00ebrit\u00eb, pasi nuk kishte kryer derdhje.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e konfliktit t\u00eb interesit, Rrumbullaku tha se bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb shoq\u00ebri kishte qen\u00eb vet\u00ebm aksioner dhe jo administrator, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte pasur dijeni t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr kontratat. Sipas saj, bashk\u00ebshorti i kishte shpjeguar se kishte pasur pak informacion se kontratat ishin lidhur me kompanin\u00eb \u00c7EZ-DIA, q\u00eb ishte private.<\/p>\n<p>Rrumbullaku deklaroi se menj\u00ebher\u00eb pasi ILDKPKI kishte konstatuar n\u00eb vitin 2016 gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit, bashk\u00ebshorti i kishte shitur aksionet. Subjekti n\u00ebnvizoi se ajo nuk kishte pasur informacion dhe se bashk\u00ebshorti kishte pasur t\u00eb dh\u00ebna sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ishin n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb institut privat, Rrumbullaku tha se bashk\u00ebshorti kishte d\u00ebgjuar se do t\u00eb miratohej nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe prandaj e kishte krijuar k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u konstatua se ai ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me \u00e7mim me t\u00eb ul\u00ebt se ai i referenc\u00ebs dhe kontratat e tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt.<\/p>\n<p>Rrumbullaku shpjegoi se kishte qen\u00eb shit\u00ebsi q\u00eb kishte ofruar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb mir\u00eb pasi i nevojiteshin likujditete dhe kishte sygjeruar q\u00eb t\u00eb shisnin apartamentin q\u00eb zot\u00ebronin. Sipas subjektit, ata ishin detyruar q\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb q\u00ebndronin me qira p\u00ebr rreth tre vjet e gjysm\u00eb, pasi ortak\u00ebt e firm\u00ebs nd\u00ebrtuese kishin pasur konflikte dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kishin shpenzuar m\u00eb shum\u00eb, duke mos pasur trajtim preferencial. \u201cAi \u00e7mimi na doli nga hund\u00ebt se investitor\u00ebt pat\u00ebn konflikte\u201d, tha subjekti dhe v\u00ebrejti se kishte depozituar edhe kontrata t\u00eb tjera, ku rezultonte q\u00eb kompania nd\u00ebrtuese kishte ofruar \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb evidentuar se bashk\u00ebshorti Rrumbullakut ka porositur dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur shk\u00ebmbime vlerash monetare. Kontrata rezulton t\u00eb jet\u00eb revokuar brenda vitit. Megjith\u00ebse shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se nuk ka pasur asnj\u00eb pages\u00eb nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, por \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr ofrimin e konsulenc\u00ebs juridike, Faskaj tha se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti tha se bashk\u00ebshorti e kishte porositur k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Greqi, por pasi ku i fundit nuk kishte shfaqur m\u00eb interes, e kishte revokuar kontrat\u00ebn. Ajo pranoi se ishte e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb kontrata ishte sh\u00ebnuar se kishte pasur pagesa, por se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ishte shlyer asnj\u00eb lek.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn rreth 53 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas KPK ka rezultuar kryesisht gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2015, p\u00ebr investimet e kryera nga bashk\u00ebshorti subjektit.<\/p>\n<p>Prokuorja Ornela Rrumbullaku k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb moskonsideroheshin shpenzime p\u00ebr investimet e bashk\u00ebshortit, duke pretenduar se nuk kishte pasur kapital t\u00eb tijin, si dhe t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej tij. N\u00eb p\u00ebrfundim ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 4 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Ornela Rrumbullaku u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb konstatuara n\u00eb burimin e krijimit t\u00eb aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb disa shoq\u00ebri private. Ajo i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb, duke pretenduar se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,118,1713,367,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Ornela-Rrumbullaku-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Ornela Rrumbullaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78721"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78723,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78721\/revisions\/78723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}