{"id":78724,"date":"2024-09-02T19:01:24","date_gmt":"2024-09-02T17:01:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-dashnor-nure-pa-shtepi-kpk-i-heton-adresat-e-banimit\/2024\/09\/02\/"},"modified":"2024-09-02T19:03:39","modified_gmt":"2024-09-02T17:03:39","slug":"prokurori-dashnor-nure-pa-shtepi-kpk-i-heton-adresat-e-banimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-dashnor-nure-pa-shtepi-kpk-i-heton-adresat-e-banimit\/2024\/09\/02\/","title":{"rendered":"Prokurori Dashnor Nure pa sht\u00ebpi, KPK i heton adresat e banimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura lidhur me adresat e banimit si dhe bilancet negative t\u00eb konstatuara n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Nuren po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishte i pranish\u00ebm, Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Dashnor Nure e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kolonj\u00ebs. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Nure ka bler\u00eb nj\u00eb automjet n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr shum\u00ebn 404 mij\u00eb lek\u00eb. Pine tha se nga hetimi i KPK ka rezultuar se shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr 5300 euro. Nisur nga ky fakt, si dhe p\u00ebr arsye se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes nuk ishte evidentuar ndonj\u00eb defekt i mjetit, KPK ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb si \u00e7mimin 5300 euro me t\u00eb cilin e kishte bler\u00eb shit\u00ebsi, si dhe shpenzimet doganore, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine shpjegoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb mjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, pasi pretendimi ka mbetur deklarativ. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb kredi q\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar dy muaj pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb makina.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ka dyshime se subjekti ka kryer veprime p\u00ebr t\u00eb fshehur \u00e7mimin real t\u00eb makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nure ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 dhe nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb s\u00eb bashku me shpenzimet e kryera p\u00ebr blerjen e mjetit dhe ato jetike, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 302 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar mosp\u00ebpruthje n\u00eb deklarimin e gjendjes cash, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar shuma 650 mij\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse prej 2004-\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00eb ndryshim i vler\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Nure nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb shlyej\u00eb nj\u00eb overdraft.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga fakti se subjekti nuk ka deklaruar zot\u00ebrimin e ndonj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme, Komisioni ka hetuar p\u00ebr adresat e banimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit n\u00eb Komision, ai ka deklaruar se p\u00ebr vitet 2000-2007 kur ka punuar n\u00eb Eresek\u00eb, ka jetuar tek motra. Nd\u00ebrdsa n\u00eb ILDKPKI ka deklaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ka jetuar me qira dhe se nuk e njeh qiradh\u00ebn\u00ebsin.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se ka mosp\u00ebruthje n\u00eb k\u00ebto deklarime t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb vijim, ai ka deklaruar se ka jetuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar burimet e krijimit t\u00eb banes\u00ebs dy kate t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nga ka rezultuar se e kan\u00eb bler\u00eb truallin n\u00eb vitin 1998, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebdeklarimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit \u00ebsht\u00eb kryer po prej tyre.<\/p>\n<p>Nure ka deklaruar se v\u00ebllez\u00ebrit e kan\u00eb nd\u00ebrtuar banes\u00ebn me t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe nga familja bujq\u00ebsore. Ai ka deklaruar se nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb shpenzimet. Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin e motr\u00ebs, subjekti ka shpjguar se t\u00eb ardhurat jan\u00eb krijuar prej familjes s\u00eb saj nga puna n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se shpjegimet e subjektit lidhur me adresat e banimit jan\u00eb kontradiktore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk dihet shkaku p\u00ebrse jan\u00eb deklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2002 ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2003-2016, pamund\u00ebsi rreth 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Dashnor Nure paraqiti shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura duke n\u00ebnvizuar se u q\u00ebndronte atyre me shkrim. Ai deklaroi se mendonte se bilancet negative jan\u00eb thjesht virtuale dhe jo realitet. Ai theksoi se padrejt\u00ebsisht i ishte ngarkuar sht\u00ebpia e v\u00ebllez\u00ebrve, megjith\u00ebse nuk kishte lidhje.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me vendbanimet e tij, subjekti shpjegoi se ishte ndar\u00eb nga trungu familjar prej vitit 1991. Ai tha se n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishte transferuar pasi ishte mbyllur Gjykata e Kolonj\u00ebs. Nure argumentoi se nuk mund t\u00eb kishte lidhje me banesat e familjar\u00ebve, pasi mund ta kishin transferuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rreth, ku familjar\u00ebt nuk kishin prona t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, prokurori deri n\u00eb vitin 2018 kishte nj\u00eb pag\u00eb modeste, rreth 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe ishte e pamundur p\u00ebr t\u00eb krijuar pasuri t\u00eb paluajtshme me ato t\u00eb ardhura. Sipas tij, pas vitit 2018 paga thuajse \u00ebsht\u00eb trefishuar dhe se me k\u00ebto t\u00eb ardhura mund t\u00eb blihet sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>N\u00eb relatimin e kryer p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, u evidentuan gjetjet p\u00ebr tre \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr nj\u00eb rast, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr klasifikimin e nj\u00eb vepre penale, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr dosje \u00ebsht\u00eb pyetur se si e ka marr\u00eb p\u00ebr hetim pa short dhe se si ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorizimi. Lidhur me nj\u00eb denoncim nga publiku, u konstatua se duket se Nure nuk ka vepruar bazuar n\u00eb Kodin e Porcedur\u00ebs penale, ku parashikohet detyrimi p\u00ebr ndjekjen penale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Dashnor Nure k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 4 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura lidhur me adresat e banimit si dhe bilancet negative t\u00eb konstatuara n\u00eb vite. Procesi i vetingut p\u00ebr Nuren po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78725,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,1714,911,118,367,119,120,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Dashnor-Nure-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Kor\u00e7es, Dashnor Nure pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78724"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78724"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78724\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78726,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78724\/revisions\/78726"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78724"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78724"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78724"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}