{"id":78733,"date":"2024-09-03T19:04:50","date_gmt":"2024-09-03T17:04:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-tonin-sterkaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/09\/03\/"},"modified":"2024-09-03T19:06:19","modified_gmt":"2024-09-03T17:06:19","slug":"gjyqtari-tonin-sterkaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-tonin-sterkaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/09\/03\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Tonin Sterkaj jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Tonin Sterkaj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe bilancin negativ n\u00eb vler\u00ebn 28.3 milion lek\u00eb, si dhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Sterkaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Tonin Sterkaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Sterkaj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 240 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr \u00e7mimin 500 mij\u00eb lek\u00eb, me burim krijimi t\u00eb ardhurat nga puna e tij. Sipas relatores Qirko, bilanci negativ ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 240 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua balanc\u00eb negative dhe p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me tre kate t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi k\u00ebt\u00eb truall n\u00eb vitet 2002-2003, si dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se banesa me sip\u00ebrfaqe 123 m2 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 2002-2003 p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb rreth 3.5 deri n\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarimin e bashk\u00ebshortes p\u00ebr legalizimin e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se banesa \u00ebsht\u00eb me tre kate dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi brenda vitit 2003. KPK konstaton se, duket se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, duke mos pasqyruar sip\u00ebrfaqen reale t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt informal ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se punimet kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2003, si dhe n\u00eb kostot sipas Enit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB, vlera e investimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb vler\u00ebn e rreth 10 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij, si dhe ndihm\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb prej vitesh n\u00eb Gjermani, ku kan\u00eb fituar dhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb. Subjekti ka deklaruar se nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve i ka dhuruar 6000 euro dhe tjetri 4000 euro. Po ashtu, Sterkaj ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb ndihmuar me 2000 euro dhe nga kunati i ndjer\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dhurimi nga v\u00ebllez\u00ebrit \u00ebsht\u00eb provuar me deklarata noteriale t\u00eb vitit 2014, si dhe fakti se ata kan\u00eb jetuar dhe punuar n\u00eb Gjermani, sipas Komisionit, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohen t\u00eb ardhurat. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shumat e dhuruara. Po ashtu, p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 2000 euro nga kunati, Komisioni v\u00ebren se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb. Sterkaj ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar dhurimin nga kunati, pasi ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs me tre kate n\u00eb vitet 2002-2003, Sterkaj ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, sht\u00ebpia e subjekti \u00ebsht\u00eb djegur dhe jan\u00eb rind\u00ebrtuar pjes\u00ebt e d\u00ebmtuara. Sterkaj ka shpjeguar se p\u00ebr rind\u00ebrtimin e banes\u00ebs ka shpenzuar t\u00eb ardhurat e tij, si dhe se \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga familjar\u00ebt, t\u00eb af\u00ebrmit, miqt\u00eb dhe koleg\u00ebt. \u00a0Sipas Komisionit, duket se p\u00ebr rind\u00ebrtimin jan\u00eb shpenzuar rreth 1.9 milion lek\u00eb, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari St\u00ebrkaj kund\u00ebrshtoi bilancet negative. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte filluar t\u00eb punonte e t\u00eb krijonte t\u00eb ardhura q\u00eb kur ishte 15 vje\u00e7. Sipas tij, n\u00ebse p\u00ebrllogariteshin t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat q\u00eb nga momenti kur kishte filluar punonte, si dhe nga pagat si gjyqtar, at\u00ebher\u00eb ai rezutlon me bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e truallit.<\/p>\n<p>P\u00ebr banes\u00ebn ai tha se ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2003-in si karabina, por se ishte pjes\u00ebrisht e jetueshme. Sipas subjektit, t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe t\u00eb gatshme p\u00ebr jetes\u00eb n\u00eb vitin 2003 kan\u00eb qen\u00eb kuzhina, dy dhoma gjumi dhe banja. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte karabina. Subjekti shpjegoi se vet\u00ebm nga jasht\u00eb objekti dukej i p\u00ebrfunduar. Madje, ai pretendoi se dhe aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs, duke argumentuar se kan\u00eb pasur par\u00ebsor investimin n\u00eb shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kur i \u00ebsht\u00eb djegur banesa \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb njohurit p\u00ebr rikonstruksionin e pjes\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuara. St\u00ebrkaj k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen dhurimet e kryera.<\/p>\n<p>Subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Audi, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb Gjermani, p\u00ebr shum\u00ebn 12 mij\u00eb e 700 euro. Si burime t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Sterkaj ka deklaruar dy hua. Ai ka shpjeguar se huat\u00eb i ka marr\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore, por pasi ka vendosur t\u00eb mos e kryej\u00eb nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale n\u00eb Gjermani, i ka p\u00ebrdorur shumat e marra p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. Nj\u00eb prej huave e ka shlyer n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrsa tjet\u00ebr nuk e ka shlyer.<\/p>\n<p>Nisur nga ndryshimi i destinacionit t\u00eb vlerave t\u00eb marra hua si dhe vonesa n\u00eb shlyerjen e tyre, kan\u00eb ngritur dyshime tek Komisioni mbi k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. Megjithat\u00eb, huadh\u00ebn\u00ebsit e pretenduar nga subjekti jan\u00eb konsideruar si persona t\u00eb lidhur dhe \u00ebsht\u00eb kryer analiza financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb. Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsve, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e mjetit n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>St\u00ebrkaj sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se \u00ebsht\u00eb paralizuar dy her\u00eb, kur ishte 7 vje\u00e7 dhe 15 vje\u00e7. Subjekti tha se vuan nga nj\u00eb s\u00ebmundje gjenetike q\u00eb i ka d\u00ebmtuar shtyll\u00ebn kurrizore dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte menduar t\u00eb kryente nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb Gjermani. Ai pohoi se ky kishte qen\u00eb dhe shkaku q\u00eb kishte marr\u00eb edhe huat\u00eb, por pasi mjek\u00ebt kishin th\u00ebn\u00eb se nuk jepnin garanci t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr suksesin e nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale, e kishte anuluar dhe kishte bler\u00eb makin\u00ebn me ato vlera monetare.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 350 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 441 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Qirko relatoi ngastr\u00ebn e tok\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 6300 m2, me 300 truall dhe nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, pasuri q\u00eb sipas subjektit i jan\u00eb dhuruar nga xhaxhai, i cili e ka rritur q\u00eb kur ishte 6 muajsh.<\/p>\n<p>Banesa n\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar, por Sterkaj ka deklaruar se punimet jan\u00eb kryer nga djali dhe bashk\u00ebshortja e tij, shtetase italiane. Qirko v\u00ebrejti se nga verifikimet e kryera prej Komisionit, duket se \u00ebsht\u00eb kryer dhe nj\u00eb nd\u00ebrtim i ri dhe se \u00ebsht\u00eb shtuar nj\u00eb kat, duke u dal\u00eb jasht\u00eb lejes nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte b\u00ebr\u00eb deklarat\u00eb noteriale se nuk ka asnj\u00eb lloj t\u00eb drejte mbi asnj\u00eb prej pasurive q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb prind\u00ebrit e tij biologjik\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se ai ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb njohur gjithmon\u00eb si djali i xhaxhait i cili e kishte rritur dhe kujdesur q\u00eb kur ishte 6 muajsh.<\/p>\n<p>Lidhur me investimin, subjekti sqaroi se \u00ebsht\u00eb kryer nga djali, i cili kishte nostalgji p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb fshat. Ai tha se kishin bler\u00eb materialet dhe se punimet ishin kryer nga familjar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt at\u00eb pun\u00eb kan\u00eb kryer gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sterkaj pretendoi se nuk kishin pasur shpenzime p\u00ebr shkollimin e nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb Itali, duke shpjeguar se kishte q\u00ebndruar tek familja e nj\u00eb mikeshe t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb ishin nga e nj\u00ebjta zon\u00eb. Kur Qirko e pyeti n\u00ebse do t\u00eb mundej ta mbante pa shp\u00ebrblim f\u00ebmij\u00ebn e nj\u00eb miku t\u00eb tij, subjekti tha se po t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Itali, dhe ai do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cKu do ham\u00eb ne, do hanin dhe ata\u201d, tha Sterkaj.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme e kryer p\u00ebr periudhat 1995-2003 dhe 2004-2016, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 28.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni nuk evidentoi konkluzion paraprak p\u00ebr figur\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, u konstatua se t\u00eb dh\u00ebnat e administruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter do t\u00eb shqyrtohen n\u00eb raport me disa \u00e7\u00ebshtje profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, relatorja Qirko evidentoi nd\u00ebr t\u00eb tjera gjetje lidhur me tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb zbardhjes s\u00eb vendimeve; vonesa n\u00eb zhvillimin e seancave gjyq\u00ebsore dhe shtyrje pa arsye; vendimarrje jasht\u00eb tagrave ligjor\u00eb; mosregjistrimi audio i seancave; si dhe gjykime tej afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Duke ju referuar dhe dosjeve t\u00eb sinjalizuara nga institucionet ligj zbatuese t\u00eb gjykuara nga subjekti, n\u00eb vijim t\u00eb relatimit si dhe gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb pyetjeve, Qirko v\u00ebrejti se q\u00ebllimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rikthimi i besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo e pyeti subjektin se, a mund t\u2019i rikthehet publikut besimi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, kur p\u00ebr t\u00eb pandehur p\u00ebr vrasje me dashje, shitje t\u00eb narkotik\u00ebve e mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake aplikohet pezullimi i d\u00ebnimit apo pafaj\u00ebsia. Relatorja solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb subjektit p\u00ebr pafaj\u00ebsi pasi pal\u00ebt n\u00eb konflikt ishin dakord\u00ebsuar, megjith\u00ebse rezultonte se krimi ishte kryer.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet maksimale gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb reflektonte besimin e publikut. Sipas Sterkajt, d\u00ebnimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebn nd\u00ebshkues, por edhe rehabilitues. Ai tha se ka p\u00ebrcaktuar d\u00ebnimet sipas parashikimeve ligjore dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se ka afro 30 vjet q\u00eb mban funksionin e gjyqtarit, kur gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ka dh\u00ebn\u00eb dhe 5 d\u00ebnime me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme, megjith\u00ebse e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb vendin ku \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>P\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb, subjekti pretendoi se e kishte bazuar n\u00eb prova. P\u00ebr vler\u00ebsimin ndryshe nga Apelit, tha se kishte t\u00eb b\u00ebnte me \u00e7mimin e provave. Lidhur me dh\u00ebnien e masave t\u00eb d\u00ebnimit m\u00eb t\u00eb buta nga sa ka k\u00ebrkuar prokuroria, Sterkaj tha se kishte mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb rekomandim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr d\u00ebnimet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti pranoi se nj\u00eb pjes\u00eb e seancave nuk ishin regjistruar pasi ishin vet\u00ebm dy salla me pajisjet p\u00ebrkat\u00ebse dhe ishte e pamundur. P\u00ebr vonesat n\u00eb fillimin e seancave ai pohoi se kishin ndodhur pasi t\u00eb paraburgosurit vinin nga Lezha.<\/p>\n<p>Gjyqtari Tonin Sterkaj e cil\u00ebsoi korrekt procesin e vetingut t\u00eb zhvilluar ndaj tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 4 shtator, n\u00eb or\u00ebn 16:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Tonin Sterkaj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe bilancin negativ n\u00eb vler\u00ebn 28.3 milion lek\u00eb, si dhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh n\u00eb aspektin profesional. Procesi i vetingut [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78734,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[364,911,1224,107,118,171,1717,1715,1718],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_5621-scaled.jpg","fifu_image_alt":"\nGjyqtari Tonin Sterkaj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj \/ BIRN\n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78733"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78733"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78733\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78735,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78733\/revisions\/78735"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78734"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}