{"id":78736,"date":"2024-09-03T19:58:57","date_gmt":"2024-09-03T17:58:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-oltiana-gjoni-jep-shpjegime-per-pasurite-i-ish-bashkeshortit\/2024\/09\/03\/"},"modified":"2024-09-03T20:10:25","modified_gmt":"2024-09-03T18:10:25","slug":"prokurorja-oltiana-gjoni-jep-shpjegime-per-pasurite-i-ish-bashkeshortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-oltiana-gjoni-jep-shpjegime-per-pasurite-i-ish-bashkeshortit\/2024\/09\/03\/","title":{"rendered":"Prokurorja Oltiana Gjoni jep shpjegime p\u00ebr pasurit\u00eb i ish-bashk\u00ebshortit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Oltiana Gjoni \u00c7ifliku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr gjetjet lidhur me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit, si dhe p\u00ebr disa denoncime nga publiku.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Gjoni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Suela Zhegu. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Oltiana Gjoni p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo v\u00ebrejti n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se prokurorja Gjoni ka shpjeguar se ka jetuar me t\u00eb fejuarin gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2015, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb martuar n\u00eb 2015-\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb ndar\u00eb faktikisht n\u00eb vitin 2017 dhe me vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb 2018-\u00ebn. Gjoni ka deklaruar p\u00ebr Komisionin, se nuk ka k\u00ebrkuar asnj\u00eb pjes\u00eb nga pasuria e bashk\u00ebshortit, pasi jan\u00eb krijuar para martese.<\/p>\n<p>Bungo konstatoi se nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti nga subjekti n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 2200 euro; n\u00eb nj\u00eb llogari ku ish-bashk\u00ebshorti depoziton pensionin ushqimor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs; si dhe p\u00ebr nj\u00eb llogari dy em\u00ebrore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bungo renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh p\u00ebr pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Sipas KPK, ish-bashk\u00ebshorti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Shkallnur t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2014, p\u00ebr vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo pasuri, rezulton t\u00eb jet\u00eb vendosur si barr\u00eb hipotekore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga ish-vjehrri subjektit n\u00eb vitin 2006. Megjith\u00ebse ka rezultuar se ish-bashk\u00ebshorti dhe babai i tij kan\u00eb pasur veprimtari dhe qarkullim financiar n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme n\u00eb aktivitetet e tyre, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dividend dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebhst\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e lk\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar dhe nj\u00eb banes\u00eb me tre kate. Pagesat p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer para se subjekti t\u00eb fillonte detyr\u00ebn dhe para martese. Rezulton q\u00eb prokurorja Gjoni t\u00eb mos ket\u00eb pjes\u00eb takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Megjithat\u00eb, KPK i ka k\u00ebrkuar Gjonit t\u00eb shpjegoj\u00eb se p\u00ebrse ish-bashk\u00ebshorti nuk e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bungo konstatoi se ish-bashk\u00ebshorti ka bler\u00eb tok\u00eb n\u00eb Xhafzotaj t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni konstaton se pasuria \u00ebsht\u00eb bler\u00eb para martes\u00ebs. Sipas Bungos, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, megjith\u00ebse ish-bashk\u00ebshorti dhe familjar\u00ebt e tij kan\u00eb pasur qarkullime t\u00eb konsiderueshme t\u00eb vlerave monetare, nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dividend dhe nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2000 nj\u00eb magazin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK vler\u00ebson se subjekti nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se, ndryshe nga sa deklaruar ish-bashk\u00ebshorti i subjektit p\u00ebr shk\u00ebmbimin e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Reno me nj\u00eb Benz n\u00eb vitin 2003, ka rezultuar se p\u00ebr k\u00ebto mjete ka kontrata shitblerje. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare p\u00ebr Benz-in, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Edhe p\u00ebr blerjen e automjetit t\u00eb llojit Reno n\u00eb 2011-\u00ebn, \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 873 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-bashk\u00ebshorti subjektit ka deklaruar aksionet e tij n\u00eb disa shoq\u00ebri. Sipas KPK, duket se ai nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr investimet e kryera. Nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Gjoni fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr objektivitetin n\u00eb hetimin administrativ t\u00eb kryer ndaj saj. Ajo theksoi se martesa e saj faktike ka qen\u00eb vet\u00ebm dy vjet e gjys\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha barrat e prov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebrtetohej me prova se ato pasuri ishin t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb blerjen e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, Gjoni tha se pagesa ishte kryer prej ish-vjehrrit n\u00eb vitet 1996-1997, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe para martes\u00ebs. Sipas saj, edhe ish-bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb 11 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Lidhur me n\u00ebnshkrimin e kredis\u00eb n\u00eb vitin 2016, ajo shpjegoi se ishte ristrukturuar kredia dhe kishte firmosur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb vlera e k\u00ebsaj pasurie dhe shpenzimet e kryera t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me automjetet, subjekti shpjegoi se ish-bashk\u00ebshorti kishte b\u00ebr\u00eb aksident me makin\u00ebn e llojit Reno dhe p\u00ebr arsye bes\u00ebtytnie kishte vendosur t\u00eb mos e p\u00ebrdorte m\u00eb. E kishte shk\u00ebmbyer me Benz-in n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtetasi t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa kontrata e shitblerjes ishte kryer pasi figuronte ende ish-bashk\u00ebshorti si pronar i automjetit Reno. Ajo n\u00ebnvizoi se dhe vet\u00eb bler\u00ebsi deklaron se nuk ka paguar asnj\u00eb vler\u00eb monetare p\u00ebr makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb investimet e kryera n\u00eb kapitalin themeltar t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, Gjoni shpjegoi se ish-bashk\u00ebshorti nuk i ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr veprimtarit\u00eb e tij tregtare dhe se ajo nuk e kishte bezdisur me pyetje. Sipas subjektit, ish-bashk\u00ebshorti nuk kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00eb t\u00eb kapitalit themeltar, por n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit kishte kryer disa operacione financiare t\u00eb aktivitetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se dhe ortaku ka deklaruar se ish-bashk\u00ebshorti nuk kishte kryer pages\u00eb dhe se kjo kishte sjell\u00eb edhe konflikt mes tyre. Gjoni k\u00ebrkoi t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb vlera e kuotave, duke u mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje se jan\u00eb krijuar para martese dhe se nuk ka pasur dijeni.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se ish-bashk\u00ebshorti ka pasur pasuri vetjake, prej t\u00eb cilave ajo nuk ka p\u00ebrfituar asgj\u00eb. Sipas saj, kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb martuar, ai nuk ka krijuar asnj\u00eb pasuri, madje dhe ka humbur. Aj n\u00ebnvizoi se pasuria e saj e vetme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb automjet p\u00ebr t\u00eb cilin provohen burimet e ligjshme dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se e kalon testin p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk evidentoi probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe t\u00eb profesionalizimit, megjithat\u00eb, subjekti dha shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr disa denoncime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Oltiana Gjoni \u00c7ifliku k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 4 shtator, n\u00eb or\u00ebn 15:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Oltiana Gjoni \u00c7ifliku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr gjetjet lidhur me pasurit\u00eb e ish-bashk\u00ebshortit, si dhe p\u00ebr disa denoncime nga publiku. Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Gjoni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78737,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[170,1719,171,1191,1716,1720,1721,119,1722,889,695,1723],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_5626-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Oltiana Gjoni \u00c7ifliku  pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto | BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78736"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78736"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78736\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78738,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78736\/revisions\/78738"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}