{"id":78769,"date":"2024-09-06T16:30:53","date_gmt":"2024-09-06T14:30:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-vendimit-te-kolegjit-besnik-maho-heq-dore-nga-procesi-i-vetingut\/2024\/09\/06\/"},"modified":"2024-09-06T16:32:43","modified_gmt":"2024-09-06T14:32:43","slug":"pas-vendimit-te-kolegjit-besnik-maho-heq-dore-nga-procesi-i-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-vendimit-te-kolegjit-besnik-maho-heq-dore-nga-procesi-i-vetingut\/2024\/09\/06\/","title":{"rendered":"Pas vendimit t\u00eb Kolegjit, Besnik Maho heq dor\u00eb nga procesi i vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023 me shumic\u00eb votash p\u00ebrfundimin pa vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e ish-gjyqtarit t\u00eb Pogradecit Besnik Maho, p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar vetingut. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet pun\u00eb si gjyqtar, q\u00eb u konsiderua si afat i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kjo vendimarrje u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa\u00a0i cili v\u00ebrejti se Maho kishte shprehur vullnetin p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dor\u00ebzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr tre kriteret. Ashtu, si n\u00eb ankim, edhe gjat\u00eb parashtrimeve, Ballhysa konstatoi se Maho e plot\u00ebsonte kushtim p\u00ebr t\u2019u konsideruar subjekt rivler\u00ebsimi nga radh\u00ebt e ish-gjyqtar\u00ebve, pasi rezultonte se kishte punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori 2004-\u00ebs, deri n\u00eb maj t\u00eb 2008-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkoi dhe Maho n\u00eb ankimin e tij t\u00eb ushtruar kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisonit, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kryhej procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e ankuesve u gjet\u00ebn t\u00eb drejta nga Kolegji q\u00eb urdh\u00ebroi Komisionin t\u00eb vijoj\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Mahos t\u00eb p\u00ebrballet me vetingun. Sipas KPA, p\u00ebrllogaritja e vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb detyr\u00eb si gjyqtar p\u00ebr Mahon, duhet t\u00eb filloj\u00eb nga shtatori 2004 kur ka filluar stazhin dhe deri n\u00eb maj t\u00eb 2008-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb larguar nga pozicioni n\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb rezulton nj\u00eb periudh\u00eb rreth 3 vjet e 8 muaj.<\/p>\n<p>KPK sqaron n\u00eb vendimin e dyt\u00eb p\u00ebr Mahon, se pas rikthimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, m\u00eb 21 qershor \u00ebsht\u00eb vendosur vijimi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij dhe administrimi i raporteve t\u00eb institucioneve ndihm\u00ebse p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Po ashtu, Maho \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dijeni p\u00ebr fillimin e hetimit administrativ, si dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pyet\u00ebsori standard.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, sh\u00ebrbimi postar ka dor\u00ebzuar n\u00eb protokollin e Komisionit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Mahos, me objekt \u201cdor\u00ebheqje nga procesi i rivler\u00ebsimit si ish-gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec\u201d.<\/p>\n<p>Maho, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerave, pasi ka pasqyruar kund\u00ebrshtimet lidhur me vendimin e Komisionit t\u00eb vitit 2023 dhe t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, \u00ebsht\u00eb shprehur se shqyrtimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u rivler\u00ebsuar si ish-gjyqtar nga i nj\u00ebjti trup gjykues i KPK nuk mund t\u00eb vijoj\u00eb, sepse ekziston si elementi objektiv dhe subjektiv q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb proces administrativ t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ai \u00ebsht\u00eb shprehur se k\u00ebrkon dor\u00ebheqje nga procesi i rivler\u00ebsimit si ish-gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec.<\/p>\n<p>Trupa e KPK ka vler\u00ebuar ta trajtojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb formuar trupa q\u00eb do t\u00eb shqyrtonte k\u00ebrkes\u00ebn, Mahos i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb formalisht q\u00ebndrimin e tij, objektin dhe baz\u00ebn ligjore n\u00eb lidhje me konfliktin e interesit me dy prej an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebrmenduar n\u00eb arsyetimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Maho ka sakt\u00ebsuar se konflikti i interesit me shumic\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs q\u00ebndron n\u00eb munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr t\u2019i njohur jo m\u00eb pak se 3 vite pune si ish-gjyqtar p\u00ebr t\u2019u rivler\u00ebsuar; mosri\u00e7eljen e hetimit administrativ; munges\u00ebn e arsyetimit n\u00eb vendimarrjen e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb; si dhe mosdh\u00ebnien e p\u00ebrgjigjeve lidhur me k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr shkeljen e parimit p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Trupa e KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga komisioneret Pamela Qirko, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari e ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn lidhur me pretendimin p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e trup\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni e ka ftuar Mahon p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin e tij t\u00eb pavesuar p\u00ebr dor\u00ebheqje nga procesi i rivler\u00ebsimit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore dhe n\u00ebse nuk d\u00ebshironte t\u00eb paraqitej, ta shprehte edhe nj\u00eb her\u00eb vullnetin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike.<\/p>\n<p>Maho ka deklaruar se vullneti i tij i lir\u00eb ka qen\u00eb i plot\u00eb dhe shterues n\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb ka d\u00ebrguar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk pasqyrohet asnj\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb vendimarrjet q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb dhe do t\u00eb merren. Ai ka shtuar se p\u00ebr arsye objektive nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebsn d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr dor\u00ebheqje nga procesi i rivler\u00ebsimit si ish-gjyqtar, ka parashtruar pretendime p\u00ebr shkelje t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor nga Komisioni gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e administrimit dhe analizimit t\u00eb provave, p\u00ebrmbajtjes dhe arsyetimit t\u00eb vendimit t\u00eb shumic\u00ebs t\u00eb vitit 2023. Sipas KPK, n\u00eb vijim Maho shprehet se nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb po jep dor\u00ebheqjen lidhet me faktin se interesat e tij jet\u00ebsore, familjare dhe profesionale i realizon jasht\u00eb vendit, ndaj nuk ka asnj\u00eb interes profesional p\u00ebr momentin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor. N\u00eb p\u00ebrfundim, ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen nga procesi.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se subjekti ka shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb pavesuar vullnetin e tij p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr nga procesi i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nj\u00eb nga shkaqet kushtetuese p\u00ebr moskalimin me sukses t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb edhe instituti i \u201cdor\u00ebheqjes\u201d, i sanksionuar nga neni G i Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili parashikon dhe vendosjen e sanksionit q\u00eb ndalon em\u00ebrimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn, \u00e7mon se paraqitja e aktit t\u00eb dor\u00ebheqjes i jep fund procedur\u00ebs administrative t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke mos lejuar kryerjen e veprimeve procedurale t\u00eb m\u00ebtejshme. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se Maho duhet t\u2019i kishte t\u00eb qarta pasojat dhe ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, si dhe t\u2019i ndaloj\u00eb em\u00ebrimin si gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023 me shumic\u00eb votash p\u00ebrfundimin pa vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e ish-gjyqtarit t\u00eb Pogradecit Besnik Maho, p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar vetingut. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet pun\u00eb si gjyqtar, q\u00eb u konsiderua si afat i nevojsh\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78770,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1214,185,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Seanca-e-mahos-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e KPK gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ish-gjyqtarit Besnik Maho. Foto: Vladimir  Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78769"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78769"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78769\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78771,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78769\/revisions\/78771"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}