{"id":78781,"date":"2024-09-09T14:37:49","date_gmt":"2024-09-09T12:37:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-gjyqtarit-julian-haxhiu\/2024\/09\/09\/"},"modified":"2024-09-09T14:38:50","modified_gmt":"2024-09-09T12:38:50","slug":"kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-gjyqtarit-julian-haxhiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-gjyqtarit-julian-haxhiu\/2024\/09\/09\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e gjyqtarit Julian Haxhiu"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Julian Haxhiu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb shumic\u00eb votash t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, m\u00eb 7 qershor. Trupa u nda n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjet\u00ebn bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb \u00e7moi se Haxhiu gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, p\u00ebr arsye t\u00eb veprimeve fiktive t\u00eb kryera p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb.<\/p>\n<p>Haxhiu dhe bashk\u00ebshortja e tij, kan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013 nj\u00eb kontrat\u00eb kredie p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs 4.9 milion\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosjen e hetimit administrativ lidhur me k\u00ebt\u00eb kredi, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka aplikuar dhe p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese, bazuar n\u00eb Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, VKM nr. 600, dat\u00eb 12.9.2007 \u201cP\u00ebr trajtimin me strehim t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore dhe t\u00eb funksionar\u00ebve politik\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb vitin 2012 subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit q\u00eb kryente si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb rrethin e personave t\u00eb cil\u00ebve u lindte e drejta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij vendimi t\u00eb qeveris\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrcaktohet se nuk kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre apo personave t\u00eb tjer\u00eb, objekt banimi.<\/p>\n<p>Por, KPK ka gjetur se n\u00eb periudh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me aplikimin, bashk\u00ebshortja i ka dhuruar babait t\u00eb saj nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 91 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb ajo e kishte n\u00eb pron\u00ebsi. Bashk\u00ebshortja e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament 3 vjet e 6 muaj para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe rreth 4 vjet e 10 muaj para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ligjore.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se shuma prej 4.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, pjes\u00eb e fondeve t\u00eb kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, \u00ebsht\u00eb disbursuar n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit n\u00eb tetor t\u00eb 2013-\u00ebs dhe vlera monetare 4.8 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se subjekti ka revokuar kontrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shitjes me rezerv\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe garazhi t\u00eb n\u00ebnshkruar me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, pasi kredit\u00eb me kushte leht\u00ebsuese nuk financojn\u00eb blerjen e parkimeve, por jan\u00eb t\u00eb destinuara vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllim strehimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimet e kryera n\u00eb vijim prej KPK-s\u00eb, jan\u00eb ngritur dyshimet se q\u00ebllimi final i marrjes s\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb ka qen\u00eb shlyerja e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb nga subjekti, bashk\u00ebshortja dhe babai i tij, p\u00ebr financimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga e motra.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, KPK ka konstatuar se dukej se subjekti ka kryer veprime dhe transaksione fiktive \u2013 duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e etik\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e kushteve p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Subjekti e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto konstatim. Sipas tij, nuk ka lidhje dhurimi apartamentit nga bashk\u00ebshortja n\u00eb favor t\u00eb babait t\u00eb saj, pasi edhe n\u00ebse nuk do ishte kryer ai transaksion, plot\u00ebsoheshin kushtet p\u00ebr kredi leht\u00ebsuese. Ai ka parashtruar se pavar\u00ebsisht se apartamenti ka qen\u00eb i regjistrar formalishgt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pron\u00eb e saj vetjake dhe se kontributin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb v\u00ebnien e pasuris\u00eb e ka pasur i ati, q\u00eb kalon disa her\u00eb kontributin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes. Subjekti ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se me dhurimin formal tek babai i bashk\u00ebshortes, i cili do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do rast, apartamenti ka ndjekur rrug\u00ebn e natyrshme ligjore, duke u ndar\u00eb eventualisht sipas regjimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Sipas Haxhiut, VKM-ja nuk k\u00ebrkon q\u00eb gjyqtari t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb pron\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb kuptimin formal, por k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e parashikuar. Ai ka argumentuar se edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebtimi i pasuris\u00eb, sip\u00ebrfaqja q\u00eb n\u00eb realitet do t\u2019i takonte bashk\u00ebshortes s\u00eb tij do t\u00eb ishte e pap\u00ebrfillshme n\u00eb krahasim me kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb vendimin e qeveris\u00eb. Sipas tij, q\u00ebllimi i vet\u00ebm i k\u00ebtij transaksioni ka qen\u00eb rivendosja e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb mes gjendjes faktike dhe regjistrimit formal t\u00eb apartamentit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e dhurimit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb arsyetimi, subjekti ka referuar se apartamenti i bler\u00eb nga familja e tij, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb mosplot\u00ebsim t\u00eb kushteve t\u00eb VKM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka arsyetuar se asnj\u00eb veprim i kryer prej tij dhe bashk\u00ebshortes nuk ka qen\u00eb fiktiv, me argumentin se t\u00eb gjitha veprimet e kryera prej tyre kan\u00eb sjell\u00eb pasoja juridike t\u00eb pritshme dhe t\u00eb d\u00ebshiruara, q\u00eb vijojn\u00eb ti sjellin edhe sot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, deklaron se nuk ka pasur prej tij kryerje t\u00eb veprimeve jasht\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen se ulin autoritetin e pushtetit gjyq\u00ebsor, sipas standardit etik t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka sqaruar se vendimin p\u00ebr nj\u00eb kredi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs e kishin marr\u00eb bashk\u00ebrisht, pasi dhe babai, duke qen\u00eb kredidh\u00ebn\u00ebs e dor\u00ebzan\u00ebs nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ndiente p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shlyerjen e saj.<\/p>\n<p>Haxhiu ka deklaruar se blerja e apartamentit me kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese ishte nj\u00eb veprim juridik i v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb ka sjell\u00eb pasoja juridike. Ai ka sqaruar se para k\u00ebtij veprimi juridik ai nuk ishte pronar i asnj\u00eb apartamenti n\u00eb vendin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, kurse pas tij u b\u00eb pronar i nj\u00eb banese. Po ashtu, ka referuar se ky \u00ebsht\u00eb apartamenti i vet\u00ebm n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb cilin vazhdon t\u00eb paguaj\u00eb rregullisht kredin\u00eb bankare me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Duke analizuar dokumentet e administruara n\u00eb raport me deklarimet e subjektit, shumica konkludon se n\u00eb momentin e aplikimit subjekti i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kushtet dhe kriteret p\u00ebr t\u2019u trajtuar me kredi me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Lidhur me dhurimin e apartamentit nga bashk\u00ebshortja e subjektit, babait t\u00eb saj, Komisioni konstaton se n\u00eb aktin noterial t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb dhurimit thuhet qart\u00ebsisht se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pasuri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duket se an\u00ebtar\u00ebt e familjes kishin bashk\u00ebrisht kontribut n\u00eb blerjen e saj.<\/p>\n<p>Deklarimet e Haxhiut jan\u00eb gjetur bind\u00ebse \u201cPavar\u00ebsisht se apartamenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb porositur dhe fillimisht \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pasuri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb familjes, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata kan\u00eb kontribuuar bashk\u00ebrisht\u201d, shprehet shumica dhe vler\u00ebson se dhurimi nuk cenon procesin e aplikimit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Lidhur me transaksionet e kryera nga babai i subjektit dhe n\u00eb vijim nga ky i fundit n\u00eb lidhje me apartamentin, shumica \u00e7mon se ato duhet t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb raport me marr\u00ebdh\u00ebnien e babait me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, faktit se vet\u00eb Haxhiu nuk kishte porositur prej saj pasuri dhe as nuk kishte pasuri t\u00eb tjera n\u00eb pron\u00ebsi, si dhe me rrethan\u00ebn e konstatuar se ata ishin bashk\u00ebkredimarr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb bler\u00eb nga e motra e subjektit.<\/p>\n<p>Shumica \u00e7mon se, p\u00ebr sa koh\u00eb veprimet juridike t\u00eb kryera nga subjekti e kan\u00eb sjell\u00eb blerjen e apartamentit t\u00eb financuar me kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, pavar\u00ebsisht kompleksitetit t\u00eb tyre, nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen si veprime fiktive apo t\u00eb simuluara.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni e gjen bind\u00ebs shpjegimin e subjektit se, n\u00ebse analizohen si dy veprime t\u00eb ndara, me q\u00ebllime t\u00eb ndryshme, secili paraqitet si nj\u00eb veprim i v\u00ebrtet\u00eb juridik q\u00eb ka sjell\u00eb pasoj\u00ebn ligjore t\u00eb synuar nga pal\u00ebt. Nga nj\u00ebra an\u00eb, subjekti, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij, duke mos pasur apartament banimi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre, kan\u00eb synuar t\u00eb b\u00ebhen pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e subjektit\u201d, citohet n\u00eb vendim. P\u00ebrfshirja e m\u00ebparshme e Haxhiut dhe bashk\u00ebshortes n\u00eb kredimarrje p\u00ebr nevoja t\u00eb strehimit t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre, vler\u00ebsohet se nuk e privon subjektin nga e drejta p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb pasurie p\u00ebr strehimin e familjes s\u00eb tij t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se babai i subjektit ka synuar t\u00eb shlyej\u00eb detyrimin e kredis\u00eb q\u00eb ka pasur si pasoj\u00eb e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti prej s\u00eb bij\u00ebs, duke revokuar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme porosie.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, t\u00eb gjitha veprimet jan\u00eb kryer n\u00eb kuadrin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me familjare, me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e nevoj\u00ebs p\u00ebr strehim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb subjektit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb subjektin.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se u provua bindsh\u00ebm se subjekti dhe bashk\u00ebshortja nuk kan\u00eb kryer veprime fiktive apo t\u00eb simuluara me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb n\u00eb kushte leht\u00ebsuese<\/p>\n<p>Komisionerja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb ka votuar p\u00ebr shkarkimin e Haxhiut duke vler\u00ebsuar se me veprimet e kryera p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se, kur subjekti filloi procedurat e aplikimit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, ai dhe personat e tjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb familjare me t\u00eb, kishin n\u00eb pron\u00ebsi dhe p\u00ebrdorim nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 133 m2 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve; apartament me sip\u00ebrfaqe 90 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ishte paguar pjesa m\u00eb e madhe e \u00e7mimit prej 45 mij\u00eb eurosh. Pine konstaton se n\u00eb vitin 2006, Haxhiu ka marr\u00eb kredi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ku ka pasur t\u00eb drejta reale pasurore, prej vitit 2007 kur kishte filluar t\u00eb banonte. Tjet\u00ebr pasuri, ishte apartamenti me sip\u00ebrfaqe 91 m2 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Po ashtu, kan\u00eb zot\u00ebruar dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari Haxhiu ka marr\u00eb kredi n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr sa subjekti nuk p\u00ebrmbushte kushtet, mbi p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj kredie, ndarja e subjektit nga certifikata familjare e prind\u00ebrve dhe mbyllja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb kreditimit t\u00eb marra prej subjektit p\u00ebr financimin e apartamenteve, dhurimi nga bashk\u00ebshortja e tij i apartamentit q\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi babait t\u00eb saj, u kryen vet\u00ebm p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve formale p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, argumenton Pine.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje dhe revokimin e kontrat\u00ebs s\u00eb apartamentit dhe garazhit n\u00eb vitin 2013, p\u00ebr t\u00eb lidhur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr blerjen e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs banese dhe t\u00eb garazhit. Pine evidenton se shoq\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb, nga qershori 2009 ishte \u00e7regjistruar nga regjistri tregtar dhe nuk ushtronte m\u00eb veprimtari. Ajo shton se as veprimet financiare deklaruar t\u00eb kryera nga pal\u00ebt n\u00eb vitin 2013 nuk provohen.<\/p>\n<p>Pine vler\u00ebson se transaksionet e kryera nga subjekti n\u00eb vitin 2013, konfirmojn\u00eb jo vet\u00ebm faktin e posedimit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, por dhe fiktivitetin e veprimeve ligjore t\u00eb kryera mes pal\u00ebve, pasi ato rezultoi se jan\u00eb kryer vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu paraqitur bank\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb dhe jo q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke pasur parasysh nga nj\u00ebra an\u00eb q\u00ebllimet dhe veprimet e pranuara prej vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb konsistonin n\u00eb kryerjen e veprimeve juridike t\u00eb caktuara vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, q\u00ebllimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb rikthimi i besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, veprimet e kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, \u2026jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb pritet nga nj\u00eb gjyqtar, duke c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d, vler\u00ebson Pine dhe ka votuar p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Haxhiu.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Julian Haxhiu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb shumic\u00eb votash t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, m\u00eb 7 qershor. Trupa u nda n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjet\u00ebn bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, nd\u00ebrsa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78782,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[364,111,103,1487,118,367,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/IMG_8197-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Julian Haxhiu pas vendimit t\u00eb KPK. Foto | BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78781"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78781"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78781\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78783,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78781\/revisions\/78783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78782"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}