{"id":78796,"date":"2024-09-12T17:47:33","date_gmt":"2024-09-12T15:47:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-prokurores-zena-lila\/2024\/09\/12\/"},"modified":"2024-09-12T17:49:05","modified_gmt":"2024-09-12T15:49:05","slug":"kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-prokurores-zena-lila","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-prokurores-zena-lila\/2024\/09\/12\/","title":{"rendered":"KPA njihet me pretendimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores Zena Lila"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 12 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores s\u00eb Elbasanit, Zena Lila dhe pasi deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb do ta shpalli m\u00eb 19 shtator, n\u00eb or\u00ebn 14:00. Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve n\u00eb ankim, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e Lil\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Prokurorja Lila, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb KPA nga avokati Fatmir Lushi, i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara shkaqet e komisioneres dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb subjektit nga ana e Komisionit, bazuar n\u00eb frym\u00ebn e parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Nino v\u00ebrejti se po parashtronte si \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr gjykim rrethana dhe fakte ligjore, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00e7mon se Lila nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn lidhur me burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb dy pasurive, nj\u00eb sht\u00ebpie banimi n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb depozite bankare.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, subjekti ka deklaruar kursimet e t\u00eb ardhurave familjare; 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Gramsh; 1.1 milion lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb magazine dhe pjes\u00eb toke, pa dokumentacion; si dhe t\u00eb ardhurat familjare nga kursimet dhe interesa bankare nga viti 1997.<\/p>\n<p>Nino konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vite shitjen e apartamentit n\u00eb Gramsh, por vet\u00ebm n\u00eb 2004-\u00ebn ka sh\u00ebnuar \u00e7eljen e nj\u00eb depozite bankare me sqarimin se \u00ebsht\u00eb shitur sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisionerja v\u00ebrejti se lidhur me shitjen e magazin\u00ebs dhe t\u00eb tok\u00ebs, Lila e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb burim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga aktet nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb paraqitur ndonj\u00eb dokumentacion justifikues mbi posedimin e k\u00ebsaj pasurie dhe t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, Komisioni i kaloi subjekit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare nd\u00ebr vite p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs s\u00eb investuar. Po ashtu, u konstatua se bashk\u00ebshorti subjektit derdhte n\u00eb bank\u00eb shuma parash cash, p\u00ebr t\u00eb cilat deri n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak mbetej i paprovuar burimi i ligjsh\u00ebm i tyre.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, pas prap\u00ebsimeve t\u00eb subjektit, duket se Komisioni, nisur nga mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve n\u00eb lidhje me evidentimin e shum\u00ebs 1.6 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Gramsh, ka vendosur t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin administrativ p\u00ebr t\u00eb siguruar informacionin e nevojsh\u00ebm nga nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb lidhje me gjendjen e llogaris\u00eb n\u00eb momentin e shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb Gramsh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se nuk ka rrethana q\u00eb mund t\u00eb dokumentojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e shitjes s\u00eb truallit me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore t\u00eb paregjistruara dhe p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 1.1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2005. \u00cbsht\u00eb konkluduar se vet\u00ebm deklarimi i depozit\u00ebs, me vler\u00eb 2.3 milion\u00eb lek\u00eb, me burim shitjen e sht\u00ebpis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb argumentuar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre sip\u00ebrfaqeve dhe vler\u00ebn e pretenduar prej 1.1 milion lek\u00ebsh p\u00ebr shitjen e tyre.<\/p>\n<p>Nino tha se ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Komisionin lidhur me burimin e deklaruar nga shitja e magazin\u00ebs dhe tok\u00ebs pa dokumentacion dhe vler\u00ebson se pretendimet e Lilas nuk u provuan me dokumentacion edhe pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit administrativ. Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Nino tha se burimi 1.1 milion lek\u00eb nga shitja e k\u00ebtyre pasurive mbetet n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Avokati Fatmir Lushi pretendoi se situata \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga sa paraqiti Komisionerja. Sipas tij, pronat nuk jan\u00eb regjistruar pasi nuk \u00ebsht\u00eb kryer azhornimi n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Ai shtoi se subjekti i ka deklaruar n\u00eb dy deklarata t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit, Lushi n\u00ebnvizoi se subjekti n\u00eb deklarimin periodik ka sh\u00ebnuar se ka vendosur n\u00eb bank\u00eb nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie. Ai argumentoi se subjekti nuk ka pasur tjet\u00ebr sht\u00ebpi dhe rezulton qart\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Gramsh.<\/p>\n<p>Lushi sqaroi se me shitjen \u00ebsht\u00eb marr\u00eb djali dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb pyetur dy her\u00eb nga ILDKPKI, ku dhe ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Sipas avokatit t\u00eb subjektit, deklarimi i shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, vendosja n\u00eb bank\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar, si dhe deklarimet e djalit n\u00eb ILDKPKI, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm i atyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burim krijimi kursimet nga paga e saj si prokurore dhe ajo e bashk\u00ebshortit si mjek.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit paraprak, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb mas\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likujditeteve. Por, Komisioni ka vler\u00ebsuar se pamund\u00ebsia ka ardhur si pasoj\u00eb e pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime t\u00eb b\u00ebra nd\u00ebr vite t\u00eb kursimeve cash dhe duke zbatuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, ka \u00e7muar se nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb penalizimit me mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit.<\/p>\n<p>Nino nuk ndan q\u00ebndrim dhe vler\u00ebsim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me Komisionin dhe v\u00ebren se pamund\u00ebsia rezulton e ndryshme nga ajo e konstatuar prej Komisionit.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, subjekti ka pretenduar se si burim i depozit\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet e viteve t\u00eb m\u00ebparshme, vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit administrativ, pas konstatimit t\u00eb bilancit negativ. Ky pretendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga KPK dhe \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn nga viti 2010 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Duke ju referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Nino vler\u00ebson se arsyetimi i Komisionit mbi trajtimin e kursimeve cash dhe mbulimin e shpenzimeve dhe kursimeve me burime t\u00eb ligjshme, nuk p\u00ebrputhet me gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet n\u00eb dosje. Ajo tha se analiza financiare e subjektit duhet kryer duke llogaritur p\u00ebr \u00e7do vit kursimet n\u00eb cash t\u00eb deklaruara n\u00eb deklaratat periodike vjetore si shtesa t\u00eb kursimeve dhe pa pak\u00ebsuar kursimet e akumuluara n\u00eb vitet e m\u00ebparshme, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk pasqyrohen si t\u00eb tilla n\u00eb deklaratat periodike. Komisionerja k\u00ebrkoi q\u00eb kursimet cash t\u00eb mos konsiderohen si kursim i mbartur dhe i akumuluar, n\u00eb vitet pasardh\u00ebse, n\u00ebse nga analiza financiare e vitit respektiv nuk rezulton mbulim i kursimeve cash me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Nino u shpreh se vler\u00ebson se pamjaftueshm\u00ebrit\u00eb e konstatuara p\u00ebr apartamentin dhe depozit\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb deklarimin e subjektit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisionerja Publike k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Zena Lila.<\/p>\n<p>Lidhur me depozit\u00ebn, avokati Lushi pretendoi se, n\u00ebse shpenzimet jetike n\u00eb vitin 2007 dhe kursime n\u00eb vite do t\u00eb p\u00ebrllogariteshin ndryshe, at\u00ebher\u00eb dhe rezultati do t\u00eb ishte tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk q\u00ebndron pretendimi i Komisioneres p\u00ebr moszbatimin e parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit. Lushi tha se nuk ka pasur ndryshime n\u00eb deklarimet e subjektit, por se ajo ka deklaruar ashtu si e ka kuptuar.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, megjith\u00ebse duhej t\u00eb ishte deklaruar pak\u00ebsimi i kursimeve p\u00ebr depozitimet n\u00eb bank\u00eb, kjo rrethan\u00eb nuk ka sjell\u00eb ndonj\u00eb fshehje pasurie.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb ishte deklaruar pak\u00ebsimi i kursimeve, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb nevoja e aplikimit t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcinalitetit\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera avokati Lushi dhe theksoi se t\u00eb ardhurat p\u00ebr k\u00ebto kursime jan\u00eb pagat, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb matshme dhe t\u00eb prekshme.<\/p>\n<p>Duke pranuar pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb kursimeve, Lushi k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen korrigjimet e kryera n\u00eb ILDKPKI lidhur me k\u00ebto likujditete.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb kursimeve p\u00ebr vitin 2016 nga deklarata veting, Lushi v\u00ebrejti se n\u00eb deklarat\u00ebn periodike \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera e disponuar m\u00eb dat\u00eb 31 janar, kurse n\u00eb at\u00eb veting gjenjda faktike n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>Lushi pretendoi se vendimi i KPK \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat dhe ligjin dhe se duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur nga KPA lidhur me konkluzionet p\u00ebrfundimtare, pal\u00ebt u shpreh\u00ebn se u q\u00ebndronin parashtrimeve dhe se nuk kishin di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 12 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores s\u00eb Elbasanit, Zena Lila dhe pasi deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb do ta shpalli m\u00eb 19 shtator, n\u00eb or\u00ebn 14:00. Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78797,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[892,112,119,131,1272],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Zena-Lila-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Elbasanit, Zena Lila pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78796"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78798,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78796\/revisions\/78798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}