{"id":78808,"date":"2024-09-16T18:30:52","date_gmt":"2024-09-16T16:30:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-saimir-hysa\/2024\/09\/16\/"},"modified":"2024-09-16T18:31:47","modified_gmt":"2024-09-16T16:31:47","slug":"kolegji-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-saimir-hysa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-saimir-hysa\/2024\/09\/16\/","title":{"rendered":"Kolegji mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Saimir Hysa"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00ebndrimet e pal\u00ebve n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Saimir Hysa.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu pranoi prova t\u00eb reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor\u00eb nd\u00ebrsa i ftoi pal\u00ebt t\u00eb p\u00ebrgatisnin q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Florian Ballhysa vuri n\u00eb dukje se i q\u00ebndronte ankimit, bazuar kryesisht n\u00eb problemet e gjetura n\u00eb kriterin e profesionalizmit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb rishqyrtoheshin edhe problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Ballhysa parashtroi n\u00eb KPA 6 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga Hysa si prokuror dhe vuri n\u00eb dukje se ishin gjetur mang\u00ebsi t\u00eb hetimit, shkelje t\u00eb afateve dhe probleme t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrethanat konkrete, subjekti i rivler\u00ebsimit ka mbaruar shqyrtimin e kall\u00ebzimit t\u00eb analizuar, n\u00eb momentin q\u00eb ai, pa kryer veprime hetimore, \u00ebsht\u00eb shprehur me vendimin p\u00ebr mosfillimin e procedimit, procedim i cili ndodhet n\u00eb proces, vet\u00ebm p\u00ebr shkak se Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb dhe Gjykata e Apelit kan\u00eb shfuqizuar vendimin e subjektit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Ballhys\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet.<\/p>\n<p>Hysa k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer detyr\u00ebn e tij si prokuror dhe se nuk kishte c\u00ebnuar besimin e publikut. \u201cPretendimet e Komisionerit, lidhur me kriterin e aft\u00ebsive profesionale, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kurrsesi c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut, pasi n\u00eb asnj\u00eb rast, jo vet\u00ebm nuk jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat e pal\u00ebve n\u00eb procedime penale, por as nuk \u00ebsht\u00eb pretenduar shprehimisht prej Komisionerit nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb\u201d, tha ai n\u00eb parashtrimet e tij.<\/p>\n<p>Hysa u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb gusht t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, por vendimmarrja e KPK u kund\u00ebrshtua nga Operacioni Nxd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit q\u00eb rekomandoi apelim t\u00eb saj. Pas rekomandimit t\u00eb ONM, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi m\u00eb 31 tetor 2023 vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Ankimi u krye edhe bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit q\u00eb sugjeroi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e gjetjeve n\u00eb kriterin profesional dhe p\u00ebr pasurin\u00eb, t\u00eb verifikohen nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA.<\/p>\n<p><strong>Ankimi mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa paraqiti 6 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga Hysa, n\u00eb t\u00eb cilat sipas tij kishte probleme q\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. C\u00ebshtjet kishin t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr infektimin e nj\u00eb foshnje me virusin HIV n\u00eb spital, hetimet p\u00ebr nj\u00eb prej segmenteve t\u00eb dosjes s\u00eb njohur si \u00c7ez-DIA dhe kall\u00ebzimet nga disa qytetar\u00eb p\u00ebr zvarritje hetimi dhe mos kryerje veprimesh hetimore.<\/p>\n<p>Ballhysa duke iu referuar \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb par\u00eb mbi kall\u00ebzimin e dy prind\u00ebrve ndaj disa institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore me pretendimin se p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs n\u00eb spital foshnja e tyre ishte infektuar me HIV, vuri n\u00eb dukje se prokruroi nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim hetimor\u00eb. Vendimi i mosfillimit ishte ankuar n\u00eb gjykat\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb dy shkall\u00ebt ishte urdh\u00ebruar prokuroria t\u00eb vijonte hetimet.<\/p>\n<p>Ballhysa thot\u00eb se k\u00ebrkesa e gjykat\u00ebs p\u00ebr veprime hetimore e procedurale dhe moskryerja e k\u00ebtyre veprimeve nga Hysa \u201cmaterializon mang\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hetimin dhe mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj, duke sjell\u00eb zvarritjen e hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, pa ia n\u00ebnshtruar nj\u00eb hetimi t\u00eb gjithansh\u00ebm dhe interpretimi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ligjit\u201d, thot\u00eb Ballhysa. Komisioneri v\u00eb n\u00eb dukje se edhe apelimi i subjektit ndaj vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb kishte urdh\u00ebruar hetime ishte n\u00eb vet\u00ebvete nj\u00eb zvarritje e procesit.<\/p>\n<p>Hysa nga ana e tij i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto pretendime duke prap\u00ebsuar se kall\u00ebzimi nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb dhe nuk p\u00ebrmbante t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb nisur hetimet. \u201cKall\u00ebzuesit nuk e kan\u00eb marr\u00eb mundimin t\u00eb parashtrojn\u00eb asnj\u00eb fakt se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur realisht dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb veprimesh t\u00eb kundraligjshme b\u00ebhej fjal\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb organi i prokuroris\u00eb t\u00eb filloj\u00eb hetime p\u00ebr faktin: \u201ckush e d\u00ebmtoi djalin ton\u00eb pa nisur akoma jet\u00ebn\u201d. N\u00eb kall\u00ebzim, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj fraze nuk \u00ebsht\u00eb shkruar asnj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak kam vendosur mosfillimin\u201d, tha Hysa n\u00eb argumentet e tij.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb analizat e gjakut q\u00eb prind\u00ebrit i kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dhe pse nuk kishte kryer hetime t\u00eb tjera, Hysa k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk i kuptonte ato.<\/p>\n<p>Ballhysa po ashtu parashtroi argumente sa i p\u00ebrket moskryerjes s\u00eb veprimeve hetimore dhe pushimit t\u00eb nj\u00eb segmenti t\u00eb dosjes s\u00eb njohur si \u00c7ez-Dia. Si\u00e7 doli n\u00eb relatim Hysa e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, por sipas Komisonerit Publik kjo dosje kishte q\u00ebndruar p\u00ebr dy vjet pa veprime hetimore.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk dokumentoi kryerjen e veprimeve hetimore nga momenti q\u00eb i \u00ebsht\u00eb caktuar \u00e7\u00ebshtja penale. N\u00eb vendimin p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb vitin 2017, prokuror\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm i referohen specifikisht nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer veprime hetimore p\u00ebr falsifikim dokumentesh\u201d, thuhet n\u00eb argumentet e Ballhys\u00ebs.<\/p>\n<p>Hysa prap\u00ebsoi se \u00e7\u00ebshtja gabimisht referohej si \u00e7\u00ebshtje \u00c7ez-DIA pasi nuk kishte lidhje me k\u00ebt\u00eb t\u00eb funidt. Ai tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e kompanis\u00eb DIA, t\u00eb Kastriot Ismailajt me kat\u00ebr kompani shqiptare. Sipas tij kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kishte q\u00ebn\u00eb e rregullt dhe se pal\u00ebt kishin paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>\u201cJam i sigurt\u00eb se dosja prej 12 volumesh nuk \u00ebsht\u00eb lexuar fare, brenda t\u00eb cilave ndodhen aktet e shum\u00eb veprimeve hetimore. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e ankimit KP (Komisioneri Publik) dhe VN (V\u00ebzhguesit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar) i jan\u00eb referuar vet\u00ebm nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs t\u00eb Shkall\u00ebs t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb\u201d, tha ai n\u00eb prap\u00ebsime.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr koh\u00ebn kur kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim k\u00ebt\u00eb dosje, Hysa s\u00ebrish kund\u00ebrshtoi q\u00eb ajo t\u00eb kishte lidhje me \u00e7\u00ebshtjen \u00c7ez-DIA, por nuk tha p\u00ebrgjigje p\u00ebr koh\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb marrjes n\u00eb dor\u00ebzim.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik po ashtu referoi kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb seanc\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb denoncime apo kall\u00ebzime penale. N\u00eb nj\u00eb prej tyre Hysa akuzohej se nuk kishte njoftuar n\u00eb koh\u00eb pal\u00ebn p\u00ebr vendimin e pushimit, duke sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb humbjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr ankim n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Hysa e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim dhe tha n\u00eb seanc\u00eb se ai kishte kryer njoftimin. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi pjes\u00ebt e tjera t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb Ballhysa k\u00ebrkoi rivler\u00ebsim nga KPA p\u00ebr tre pasuri, nj\u00eb apartament n\u00eb Kavaj\u00eb, nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa vuri n\u00eb dukje se sa i p\u00ebrket apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb v\u00ebllai i subjektit dhe ky i fundit kishin paraqitur rrethanat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb. Hysa vet\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb parashtrime se kishte qen\u00eb konsistent.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik tha n\u00eb seanc\u00eb se nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb ishte deklaruar disa muaj me vones\u00eb nga Hysa dhe se transaksioni nuk provohej. \u201cLidhur me huan n\u00eb shum\u00ebn 15.000 euro nga v\u00ebllai, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka paraqitur ndonj\u00eb akt q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb transaksionin e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebsaj huaje nga v\u00ebllai i tij\u201d, thuhet n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Hysa k\u00ebmb\u00ebnguli se huaja ishte dokumentuar me kontrat\u00eb noteriale vet\u00ebm tre muaj pasi ishte marr\u00eb dhe e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e Komisionerit Publik \u201cpedant\u201d.\u00a0 \u201cKP duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb faktin se un\u00eb n\u00eb vitin 2011, kam p\u00ebrpiluar nj\u00eb kontrat\u00eb para noterit, q\u00eb v\u00ebrteton koh\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb marrjes t\u00eb huas\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb dokument me fuqi t\u00eb lart\u00eb provuese, por cudit\u00ebrisht kjo konsiderohet e dyshimt\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cshum\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb\u201d, n\u00eb fakt vet\u00ebm 3 muaj m\u00eb von\u00eb\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Trupa e KPA me kryesuese Rezarta Schuetz, relatore Ina Rama dhe an\u00ebtar Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi, vendosi t\u00eb ftoj\u00eb pal\u00ebt p\u00ebr q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb 23 shtator.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00ebndrimet e pal\u00ebve n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Saimir Hysa. Kolegji po ashtu pranoi prova t\u00eb reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor\u00eb nd\u00ebrsa i ftoi pal\u00ebt t\u00eb p\u00ebrgatisnin q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":78809,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[427,112,671,119,122,1073],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Saimir-Hysa-KPA-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Saimir Hysa n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78808"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78808"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78808\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78810,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78808\/revisions\/78810"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}