{"id":78820,"date":"2024-09-17T21:34:09","date_gmt":"2024-09-17T19:34:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-sabri-kastrati-jep-shpjegime-per-barrat-e-proves-ne-te-tre-kriteret\/2024\/09\/17\/"},"modified":"2024-09-17T21:36:46","modified_gmt":"2024-09-17T19:36:46","slug":"prokurori-sabri-kastrati-jep-shpjegime-per-barrat-e-proves-ne-te-tre-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-sabri-kastrati-jep-shpjegime-per-barrat-e-proves-ne-te-tre-kriteret\/2024\/09\/17\/","title":{"rendered":"Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Sabri Kastrati i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 17 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova q\u00eb kund\u00ebrshtonin bilancet negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe p\u00ebr gjetjet lidhur me figur\u00ebn e profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Kastrati po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Sabri Kastrati e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe n\u00eb vitin 1998 u largua me k\u00ebrkes\u00ebn e tij, pas kthimit nga emigracioni ai u riem\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb 2013-\u00ebn u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs, ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.<\/p>\n<p>Prokurori Kastrati u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00eb nga avokati Eritan Shehu, i cili paraqiti parashtrimet p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb porositur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr vler\u00ebn 55 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e restorantit \u201cKastrati\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs, pasuri e nd\u00ebrtuar nga babai e v\u00ebllez\u00ebrit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ai ka deklaruar dh\u00ebnien me qira t\u00eb restorantit v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebr shum\u00ebn 800 euro n\u00eb muaj p\u00ebr pes\u00eb vjet, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb se \u00ebsht\u00eb likuiduar q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se megjith\u00ebse shoq\u00ebria e v\u00ebllait t\u00eb tij ka ushtruar aktivitet e ka krijuar t\u00eb ardhura, nuk ka shp\u00ebrndar\u00eb dividend. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar pamund\u00ebsi e v\u00ebllai p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 48 mij\u00eb euro p\u00ebr qiran\u00eb e pes\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka deklaruar se nuk ka gjetur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb Australi, ku ka emigruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 1998-2005. Tjet\u00ebr indicie ku \u00ebsht\u00eb bazuar Komisioni p\u00ebr t\u00eb mos konsideruar t\u00eb ardhurat nga emigracioni, ka qen\u00eb dhe fakti se ai nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb Australi.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet mund\u00ebsia p\u00ebr pages\u00ebn e kryer p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Shehu shpjegoi se nuk kishte qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje, por p\u00ebr shkak t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb restorantit p\u00ebr disa vjet nga i v\u00ebllai n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti kishte qen\u00eb ne emigracion, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vlera n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se v\u00ebllai i subjektit kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, pavar\u00ebsisht n\u00ebse kishte shp\u00ebrndar\u00eb ose jo dividend. Duke sjell n\u00eb v\u00ebmendje dhe jurisprudenc\u00ebn e KPA, ai u shpreh se do t\u00eb ishte disproporcionale n\u00ebse nuk do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb prokurorit Kastrati.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb Australi, avokati shpjegoi se ishte e pamundur t\u00eb siguroheshin t\u00eb ardhura, pasi t\u00eb dh\u00ebnat ruheshin deri n\u00eb 7 vjet. Ai theksoi se subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive, p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme. Avokati Shehu k\u00ebmb\u00ebnguli se burimet financiare q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe duhen konsideruar.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu konstatoi se subjekti ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 93 m2 n\u00eb vitin 2008 tek vendi i quajtur \u201cCurrilat\u201d n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 26 mij\u00eb e 200 euro. Bazuar n\u00eb \u00e7mimet referenc\u00eb t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, vlera e k\u00ebsaj pasurie do t\u00eb duhej t\u00eb ishte rreth 53 mij\u00eb euro. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, KPK ngre dyshime se \u00e7mimi i paraqitur n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb fiktiv.<\/p>\n<p>Si burime krijimi, Kastrati ka deklaruar shum\u00ebn prej 6300 euro kursime dhe nj\u00eb kredi prej 20 mij\u00eb eurosh. Kredia \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Sipas Zhegut, Kastrati nuk e ka deklaruar huan\u00eb e marr\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2006. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se shoq\u00ebria e huadh\u00ebn\u00ebsit nuk ka shp\u00ebrndar\u00eb dividend dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Bilanc negativ \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr kursimet. Po ashtu, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash.<\/p>\n<p>Avokati Shehu tha se burimi real p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka qen\u00eb kredia dhe kursimet. Ai pranoi se \u00e7mimi ka qen\u00eb preferencial, duke theksuar se subjekti kishte me pal\u00ebn shit\u00ebse jo vet\u00ebm lidhje gjaku, por edhe miq\u00ebsi q\u00eb f\u00ebmij\u00eb pasi ishin rritur s\u00eb bashku. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i ishte ofruar apartamenti me vler\u00ebn e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Shehu pranoi se shoq\u00ebria e huadh\u00ebn\u00ebsit nuk kishte shp\u00ebrndar\u00eb dividend, por ai theksoi se v\u00ebrtetohej se ishte t\u00ebrhequr nj\u00eb vler\u00eb nga banka prej nga provohet se ka pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr mbulimin e shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se veprimet jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar dhe jan\u00eb t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Shehu, konstatimi p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e shum\u00ebs 6300 euro, nuk i p\u00ebrgjigjet realitetit. Ai shtoi se n\u00eb 2008-\u00ebn nuk ishte deklaruar kursime cash dhe kjo n\u00ebnkuptonte pak\u00ebsimin e gjendjes n\u00eb banes\u00eb. Shehu referoi si argument dhe nj\u00eb vendim t\u00eb KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Zhegu relatoi gjetjet p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi me sip\u00ebrfaqe 63 m2 n\u00eb Yzberisht t\u00eb Tiran\u00ebs, pasuri e porositur nga v\u00ebllai i subjektit n\u00eb vitin 2010. N\u00eb vitin 2013 i v\u00ebllai ka hequr dor\u00eb nga pron\u00ebsia e nj\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurori Kastrati ka deklaruar kalimin e restorantit n\u00eb favor t\u00eb tij. Nisur nga fakti se restoranti nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar ende, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb marr\u00ebveshje se, n\u00ebse nuk t\u2019i kaloj\u00eb pasuria t\u00eb v\u00ebllait, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kthehen n\u00eb gjendjen fillestare.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer nga KPK p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se, megjith\u00ebse n\u00eb llogarin\u00eb e tij ka pasur depozitime nga firma t\u00eb ndryshme, nuk dihet n\u00ebse jan\u00eb burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Eritan Shehu, marr\u00ebdh\u00ebnia p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as dhurim dhe as hua e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm. Ai tha se veprimet jan\u00eb kryer bazuar n\u00eb parimin e liris\u00eb ekonomike dhe se \u00e7mimet jan\u00eb vendosur nga tregu. Avokati shtoi se kontrata e shk\u00ebmbimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kusht dhe nuk \u00ebsht\u00eb realizuar ende.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, gjendjen cash 5000 euro dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb, me burim nga pagat.<\/p>\n<p>Sipas Shehut, megjith\u00ebse subjekti nuk ka deklaruar kursime cash, kjo nuk tregon se ai nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme dhe kursime t\u00eb mbartura.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat konfidenciale \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 68 m2 n\u00eb zon\u00ebn quajtur Komuna e Parisit n\u00eb Tiran\u00eb. Bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka deklaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2014 ka marr\u00eb dijeni n\u00eb vitin 2017. Megjith\u00ebse kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, bashk\u00ebshortja ka pretenduar se ka qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebrie n\u00eb at\u00eb dit\u00eb dhe ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se ka qen\u00eb jasht\u00eb shtetit. Po ashtu, ka shpjeguar se e kan\u00eb vendosur prind\u00ebrit emrin e saj n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka evidentuar se edhe kontrata me furnizim t\u00eb energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Zhegu v\u00ebrejti se duket se bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore pasi kontrata e energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur prej saj, megjith\u00ebse ka pohuar se ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr blerjen e apartamentit disa vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses s\u00eb Kastratit, ka rezultuar se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Avokati Shehu theksoi se bashk\u00ebjetuesja e subjektit nuk ka pasur dijeni p\u00ebr apartamentin pasi n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb Australi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohen shpenzimet e udh\u00ebtimeve n\u00eb Australi duke pretenduar se subjekti ka q\u00ebndruar tek t\u00eb af\u00ebrmit. Po ashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga emigracioni, duke pretenduar se subjekti rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka referuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri p\u00ebr subjektin lidhur me kriterin e figur\u00ebs. Por, nga hetimi i KPK ka rezultuar se prokurori Kastrati nuk ka pasur udh\u00ebtime me persona t\u00eb konsideruar si kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Gjithashtu, informacionet p\u00ebr korrupsion jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb drejtim t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u relatuan gjetje lidhur me pasaport\u00ebn australiane t\u00eb subjektit, i cili ka fituar n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb n\u00eb Australi n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>I pyetur se si e ka fituar n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, Kastrati ka deklaruar sipas procedur\u00ebs s\u00eb natyralizimit. Zhegu tha se subjekti \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb term, pa dh\u00ebn\u00eb sqarime.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konstatuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme lidhur me dat\u00eblindjen e sh\u00ebnuar n\u00eb pasaport\u00ebn australiane, si dhe udh\u00ebtime me nj\u00eb pasaport\u00eb kanadeze, p\u00ebr t\u00eb cilat Kastratit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Prokurori Sabri Kastrati deklaroi se nuk ka qen\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim dhe nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb probleme me ligjin. Ai n\u00ebnvizoi se nuk ishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb as objekt kontrolli dhe se e kishte fituar n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb sipas procedurave ligjore n\u00eb Australi, duke i plot\u00ebsuar gjith\u00eb kriteret, p\u00ebrfshi edhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se ishte larguar n\u00eb vitin 1998, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Shqip\u00ebri kishte shum\u00eb probleme q\u00eb kishin lindur gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishin emigruar s\u00eb bashku me bashk\u00ebjetuesen n\u00eb Australi, ku fillimisht kishin shkuar me viza.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, p\u00ebrfitimi i nj\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsie nuk mund t\u00eb jet\u00eb objekt i kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte zot\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb pasaport\u00eb kanadeze dhe se nuk e dinte p\u00ebrse ekzistonin ato t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar evidentoi se pasaporta kanadeze ishte me foton e tij dhe kishte t\u00eb nj\u00ebjtat numra me at\u00eb australiane. Ai shtoi se pasaporta kanadeze ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr tet\u00eb udh\u00ebtime. Por, Kastrati e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kanada dhe se p\u00ebr hyrje-daljet nuk kishte informacion.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, pasaporta e Asutralis\u00eb ka t\u00eb tjer\u00eb numra nga ajo kanadeze. \u201cP\u00ebrse duhej t\u00eb mbaja pasaport\u00eb kanadeze, kur p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Australi do viz\u00eb?\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin Zhegu relatoi konstatime p\u00ebr hetime t\u00eb paplota, zvarritje hetimesh dhe mosrespektim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve lidhur me mosnjoftimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimmarrjeje \u2013 gjetje q\u00eb u kund\u00ebrshtuan si t\u00eb pabazuara nga subjekti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se gjithmon\u00eb kishte zbatuar ligjin dhe v\u00ebrejti se thuajse n\u00eb gjith\u00eb rastet vendimet e tij jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat. Lidhur me t\u00eb drejtat e pal\u00ebve, ai sqaroi afati i ankimit fillon n\u00eb momentin kur njoftohet dhe vendimmarrja, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e pal\u00ebve p\u00ebr ankim.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendime t\u00eb ngritura p\u00ebr favorizimin e tre t\u00eb pandehurve, Kastrati deklaroi se kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin dhe se t\u00eb zbatosh ligjin nuk do t\u00eb thot\u00eb se kryen favorizim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Sabri Kastrati k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 19 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Sabri Kastrati i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 17 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova q\u00eb kund\u00ebrshtonin bilancet negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78821,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1192,1748,348,170,911,1719,537,149,889,1746,695,1283],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Sabri-Kstrati-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Sabri Kastrati | Foto Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78820"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78820"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78822,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78820\/revisions\/78822"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78821"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}