{"id":78838,"date":"2024-09-23T15:44:51","date_gmt":"2024-09-23T13:44:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-saimir-hysa\/2024\/09\/23\/"},"modified":"2024-09-23T15:46:17","modified_gmt":"2024-09-23T13:46:17","slug":"kolegji-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-saimir-hysa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-saimir-hysa\/2024\/09\/23\/","title":{"rendered":"Kolegji njihet me konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Saimir Hysa"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 23 shtator me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Saimir Hysa. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa theksoi se Hysa nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura n\u00eb kriterin profesional, as pas dor\u00ebzimit t\u00eb provave t\u00eb reja dhe shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb parashtrimeve.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa gjetje n\u00eb kriterin pasuror. Por kjo k\u00ebrkes\u00eb u kund\u00ebrshtua si e pabazuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, i cili k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hysa u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 10 gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Hys\u00ebs u d\u00ebrguan p\u00ebr vler\u00ebsim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit, duke sugjeruar q\u00eb disa prej gjetjeve n\u00eb kriterin profesional dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb verifikoheshin nga KPA. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Kolegji v\u00ebrejti se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb denoncim i ri ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Hysa dhe Komisioneri pasi u njoh\u00ebn me denoncimin k\u00ebrkuan vijimin e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, duke e konsideruar denoncimin pa pesh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb process.<\/p>\n<p>Ballhysa parashtroi n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare s\u00ebrish gjetjet p\u00ebr 6 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej Hys\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilat evidentoi shkelje t\u00eb afateve, mang\u00ebsi t\u00eb hetimit, si dhe q\u00ebndrimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebto shkaqe ankimi. Sipas Komisionerit, Hysa nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb shkaqet e ankimit lidhur me profesionalizmin. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe se si e ka p\u00ebrballuar subjekti ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mes \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara, u evidentuan edhe gjetjet lidhur me hetimin e kryer nga subjekti p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim lidhur me infektimin e nj\u00eb foshnjeje me virusin HIV n\u00eb spital, si dhe p\u00ebr nj\u00eb prej dosjeve t\u00eb ndara t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb njohur si \u00c7EZ-DIA.<\/p>\n<p>Lidhur me kall\u00ebzimin e kyer p\u00ebr infektimin e foshnj\u00ebs me HIV, Ballhysa konstatoi se subjekti nuk ka mbledhur prova dhe nuk ka kryer hetime.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Ballhysa evidentoi moskryerje t\u00eb hetimeve p\u00ebr segmentin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb njohur si \u00c7EZ-DIA p\u00ebr rreth dy vjet e m\u00eb pas pushimin p\u00ebr arsye t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Prokurori Saimir Hysa I kund\u00ebrshtoi shkaqet e Komisionerit p\u00ebr profesionalizmin. Ai v\u00ebrejti se ishte kund\u00ebr edhe me rekomandimin e ONM, megjith\u00ebse v\u00ebzhguesit nuk kishin k\u00ebrkuar shkarkimin e tij, por vet\u00ebm vler\u00ebsimin nga Kolegji t\u00eb disa gjetjeve.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb vendim mosfillimi t\u00eb shfuqizuar nga Gjykata, Hysa k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo gjetje nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkak ankimi. Sipas tij, nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje pasi kall\u00ebzimi ishte i mang\u00ebt e i paqart\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrshkrimin e b\u00ebr\u00eb nga kall\u00ebzuesi nuk kishte pasur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb vepre penale. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA, duke pretenduar se vet\u00eb Kolegji n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm ka vler\u00ebsuar se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb objekt i rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Hysa e mbrojti ankimin e kryer prej tij ndaj vendimarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb i ka prishur vendimin e mosfillimit p\u00ebr kall\u00ebzimin e kryer nga dy prind\u00ebrit e foshnj\u00ebs s\u00eb infektuar me virusin HIV. Gjykata ka urdh\u00ebruar kryerjen e hetimeve, por Hysa e ka ankimuar. Ai theksoi se ishte e drejta e tij ta ankimonte vendimin e gjykat\u00ebs, ashtu si kishin pasur t\u00eb drejt\u00eb kall\u00ebzuesit t\u00eb ankimonin vendimarrjen e tij. Subjekti u shpreh se kishte vendosur mbi bindjen e brendshme dhe se nuk mund t\u2019ia hiqte askush k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pretendim t\u00eb nj\u00eb denocuesi se nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimarrja, Hysa pretendoi se kjo gj\u00eb ishte e provuar, pasi pala kall\u00ebzuese kishte ushtruar ankim. Sipas subjektit, detyra e tij p\u00ebrfundonte n\u00eb momentin q\u00eb dor\u00ebzonte dosjen tek z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesi i prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me hetimin e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u00c7EZ-DIA, Hysa pranoi se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb ishte zgjidhur m\u00eb shpejt, por sipas tij, ka qen\u00eb e hetuar nga koleg\u00eb t\u00eb tij. Ai shtoi se kur I ishte kaluar dosja, ishte parashkruar vepra penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin e nj\u00eb denoncuesi se subjekti nuk kishte hetuar aksidentimin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij nga nj\u00eb makin\u00eb, Hysa shpjegoi se kishte kryer gjith\u00eb veprimet e duhura. Ai pohoi se t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb kishte pyetur lidhur me dijenin\u00eb e tyre mbi ngjarjen, nuk i mb\u00ebshtesnin pretendimet e kall\u00ebzuesit. Sipas Hys\u00ebs, edhe v\u00ebllai i kall\u00ebzuesit kishte deklaruar se n\u00ebna ishte rr\u00ebzuar nga shkall\u00ebt. Subjekti shtoi se denoncuesi jeton jasht\u00eb dhe ndoshta ka dashur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb t\u00eb ardhura nga sigurimet.<\/p>\n<p>Hysa k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishte kryer si duhet detyr\u00ebn e tij dhe se shkaqet p\u00ebr profesionalizmin nuk q\u00ebndronin. Ai v\u00ebrejti se vendimarrjet e tij jan\u00eb t\u00eb ankimueshme dhe se ato nuk mund shyqrtohen nga gjykatat p\u00ebrkat\u00ebse dhe nga institucionet e vetingut.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa tha se u q\u00ebndronte dhe shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr dy apartamente, nj\u00eb n\u00eb Kavaja e tjetri n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, mbeti e provuar se vlera 200 mij\u00eb lek\u00eb e deklaruar nga subjekti si kontribut p\u00ebr apartamentin n\u00eb Kavaj\u00eb, nuk p\u00ebrputhet me vler\u00ebn e pjes\u00ebs takuese sipas dokumentacionit t\u00eb pron\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrllogaritet n\u00eb mas\u00ebn 466 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Ballhys\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Hysa do t\u00eb rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb p\u00ebrfitimin faktik dhe as ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb realizuara nga bashk\u00ebshortja n\u00eb disa pun\u00ebsime.<\/p>\n<p>P\u00eb nj\u00eb automjet u konstatua se subjekti nuk ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb se nj\u00eb hua e marr\u00eb nga v\u00ebllai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb Komisioneri vler\u00ebson se as nuk u arrit t\u00eb dokumentohet ku transaksion dhe nuk u provua e kund\u00ebrta p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 706 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur konflikt interesi n\u00eb blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Duk iu referuar rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, Komisioneri i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb rrethanat e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ballhysa k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Hysa.<\/p>\n<p>Subjekti i kund\u00ebrshtoi edhe shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb. Ai theksoi se gjithmon\u00eb ka deklaruar se ka paguar 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Kavaj\u00eb dhe shtoi se i ka pasur 466 mij\u00eb lek\u00eb, por ka th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb realitetin. Sipas subjektit, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb se kishte paguar 466 mij\u00eb lek\u00eb, aq sa ishte sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00eb, pamund\u00ebsia do t\u00eb rezultonte n\u00eb shum\u00ebn 90 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak shkarkimi. Hysa shtoi se ai dhe v\u00ebllai kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb analiz\u00ebn e apartamentit, Hysa v\u00ebrejti se ato nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur as n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb. Sipas subjektit, duke i hequr k\u00ebto t\u00eb ardhura, bilanci negativ rezulton n\u00eb mas\u00ebn 109 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai k\u00ebmb\u00ebnguli se huaja e marr\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e mjetit \u00ebsht\u00eb dokumentuar me kontrat\u00eb huaje. Subjekti shtoi se v\u00ebllai kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe se ai vet\u00eb e kishte shlyer.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Hysa theksoi se ishte nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb hetuar nga ana e KPK prej nga kishte rezultuar se pasuria e tij \u00ebsht\u00eb e provuar dhe figura \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga gjith\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ai tha se se nuk mund t\u00eb c\u00ebnohej vendimi p\u00ebr shkak t\u00eb gjasht\u00eb letrave t\u00eb d\u00ebrguara nga dikush q\u00eb do ta shkarkoj\u00eb. \u201cN\u00eb 30 vjet pun\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm 14 ankesa ku ankohen p\u00ebr vendimarrjet\u201d, pohoi Hysa dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim, q\u00eb do ta shpall\u00eb m\u00eb dat\u00eb 25 shtator, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 23 shtator me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Saimir Hysa. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa theksoi se Hysa nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura n\u00eb kriterin profesional, as pas dor\u00ebzimit t\u00eb provave t\u00eb reja dhe shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78839,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[427,112,119,122,1073],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Saimir-Hysa-ne-KPA-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Saimir Hysa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78838"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78838"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78840,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78838\/revisions\/78840"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}