{"id":78850,"date":"2024-09-26T09:57:16","date_gmt":"2024-09-26T07:57:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpk-per-prokurorin-petrit-vukaj\/2024\/09\/26\/"},"modified":"2024-09-26T09:57:51","modified_gmt":"2024-09-26T07:57:51","slug":"dy-qendrimet-e-kpk-per-prokurorin-petrit-vukaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpk-per-prokurorin-petrit-vukaj\/2024\/09\/26\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e KPK p\u00ebr prokurorin Petrit Vukaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 14 qershor nga Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi, nuk gjet\u00ebn probleme shkarkuese n\u00eb konstatimet e evidentuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Relatorja Etleda \u00c7iftja dali n\u00eb pakic\u00eb. Megjith\u00ebse edhe ajo shprehet se nuk ka element\u00eb shkarkues n\u00eb secilin kriter t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb shqyrtuar ve\u00e7mas, \u00e7mon se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre, duhej t\u00eb ishte konkluduar shkarkimi i Vukajt nga detyra.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 1.4 milion lek\u00eb, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vite. Sipas KPK, pamund\u00ebsia financiare lidhet me blerjen e pasurive n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb tyre, si dhe me kryerjen e shpenzimeve n\u00eb vitet 2006, 2009, 2010 dhe 2016. Shumica vler\u00ebson se kjo pamund\u00ebsi e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb koh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb cenuar nivelin e besueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb pasuris\u00eb. Ky konkluzion i shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb aritur edhe bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Edhe an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja vler\u00ebson se balanca negative e konstatuar n\u00eb disa vite, n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb pasurive, e vetme nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit. \u201c\u2026Vler\u00ebsoj se kjo shum\u00eb e pajustifikuar me burime t\u00eb ligjshme, duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb kam vler\u00ebsuar ndryshe nga shumica e trupit gjykues\u201d, shprehet \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ish-Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, sot Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Vukaj p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn, duke mos konstatuar probleme n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi i KPK ka rezultuar se subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2014 ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet t\u00eb shtetasit S.M., p\u00ebr t\u00eb shkuar tek kunati i tij G.XH., n\u00eb Greqi. Komisioni \u00ebsht\u00eb njohur p\u00ebrmes medieve elektronike, se pronari i mjetit t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb prill t\u00eb vitit 2021 me q\u00ebllim ekstradimin drejt Italis\u00eb, pasi ishte d\u00ebnuar atje p\u00ebr \u201cGrup kriminal\u201d, \u201cShfryt\u00ebzim prostitucioni\u201d dhe \u201cPlagosje\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori Vukaj ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se ekzistenc\u00ebn e procedimit penal ndaj shtetasit S.M. n\u00eb Itali e ka m\u00ebsuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb njohur me rezultatet e hetimit administrativ, m\u00eb 14 maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Ai ka shtuar se k\u00ebt\u00eb person e ka rastisur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2014, pasi ishte njohje e mikut t\u00eb tij, shtetasit O. M.. Subjekti ka sqaruar se at\u00eb periudh\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtonte familjarisht drejt shtetit grek p\u00ebr t\u00eb shkuar te kunati, por automjeti i tij nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb gjata dhe i ka k\u00ebrkuar shtetasit O.M. automjetin e tij p\u00ebr vet\u00ebm 3 dit\u00eb. Duke qen\u00eb se O.M. nuk mund t\u2019ia vinte n\u00eb dispozicion p\u00ebr arsye personale, i ka siguruar automjetin e mikut t\u00eb tij S. M..<\/p>\n<p>Vukaj ka shtuar se me k\u00ebt\u00eb person nuk ka njohje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb 2021-in, kur p\u00ebr efekt t\u00eb vetingut i ka k\u00ebrkuar deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr t\u00eb konfirmuar dh\u00ebnien e automjetit n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr 4 dit\u00eb. Po ashtu, subjekti ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se procesi p\u00ebr ekstradimin e k\u00ebtij shtetasi n\u00eb Itali, k\u00eb filluar n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs veting e ka kryer kat\u00ebr vjet m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb 2017-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti e ka p\u00ebrdorur automjetit e shtetasit S.M., nuk u provua q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb kishte informacione p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna lidhur me p\u00ebrfshirje n\u00eb krimin e organizuar. Siupas KPK, t\u00eb nj\u00ebjta rrethana kan\u00eb rezultuar dhe n\u00eb janar t\u00eb vitit 2021, kur S.M. ka l\u00ebshuar deklarat\u00ebn noteriale p\u00ebr p\u00ebrdorimin e mjetit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs sipas ligjit nr. 84\/2016, specifikisht nenit 35 t\u00eb tij dhe dor\u00ebzimit t\u00eb saj n\u00eb dat\u00ebn 25.1.2017 pran\u00eb DSIK\/AKSIK, ky shtetas nuk ka pasur asnj\u00eb procedim penal n\u00eb ngarkim t\u00eb tij n\u00eb shtetin shqiptar, sikurse nuk rezultoi ndonj\u00eb informacion n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj m\u00ebnyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe aksesin n\u00eb media, duke p\u00ebrjashtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb subjektin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb deklaruar nj\u00eb fakt t\u00eb paditur\u201d, vler\u00ebson shumica dhe shton se \u00e7\u00ebshtja penale e njohur n\u00eb shtetin shqiptar n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021, nuk mund t\u2019i adresohet subjektit se ai domosdoshm\u00ebrisht kishte dijeni.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar e paprovuar njohja e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nga subjekti apo ndikimi i tij n\u00eb t\u00eb, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb gjetur probleme q\u00eb lidhen me figur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Rezultoi e provuar se \u00e7do e dh\u00ebn\u00eb\/informacion lidhur me ekzistenc\u00ebn e procedimit penal p\u00ebr ekstradimin e k\u00ebtij shtetasi p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor italian t\u00eb vitit 2001 u b\u00eb prezent vet\u00ebm n\u00eb vitin 2021, pra rreth 7 vite pas kontaktit t\u00eb subjektit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjetit dhe se ky kontakt gjithashtu rezultoi i provuar i realizuar rreth 13 vite prej koh\u00ebs kur ai ishte d\u00ebnuar n\u00eb shtetin italian\u201d, citohet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs dhe n\u00ebnvizohet se k\u00ebto rrethana duket se shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb subjektit, duke p\u00ebrjashtuar \u00e7do mund\u00ebsi objektive t\u00eb pasjes dijeni nga ana e Vukajt p\u00ebr procedime apo d\u00ebnime t\u00eb mundshme ndaj S.M..<\/p>\n<p>\u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se subjekti nuk ka shpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme kur ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb njohur lidhur me procedimin penal t\u00eb shtetasit S.M., nga rezultatet e hetimit administrativ t\u00eb Komisionit. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se arrestimi i k\u00ebtij shtetasi \u00ebsht\u00eb publikuar nga t\u00eb gjitha mediet n\u00eb nivel komb\u00ebtar; se ndalimi i tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Drejtoria Vendore e Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Fier; si dhe faktin se ndjekja e procedurave p\u00ebr ekstradimin e tij \u00ebsht\u00eb kryer nga Prokuroria e Fierit, ku Vukaj ushtron funksionin.<\/p>\n<p>Po ashtu, pakica v\u00ebren se deklarimi i Vukajt se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr arrestimin e S.M., pasi ka qen\u00eb i vet\u00ebizoluar p\u00ebr shkak t\u00eb infektimit nga virusi COVID-19, nuk mb\u00ebshtetet nga provat e dor\u00ebzuara prej vet\u00eb subjektit. \u00c7iftja sjell n\u00eb v\u00ebmendje se sipas v\u00ebrtetimit t\u00eb qendr\u00ebs sh\u00ebnde\u00ebsore Fier, t\u00eb paraqitur nga vet\u00eb subjekti, ai ka qen\u00eb Iis\u00ebmur\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 16 mars 2021 deri n\u00eb 30 mars, nd\u00ebrsa arrestimi i S.M. \u00ebsht\u00eb kyer m\u00eb dat\u00eb 15 prill.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se njohja me S.M. nuk mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsore, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb janarit 2021, t\u00eb dor\u00ebzuar nga subjekti n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard, ai thot\u00eb se ka njohje me Vukajn dhe se n\u00eb vitin 2014 ai i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Greqi t\u00eb merrte mjetin e tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Vler\u00ebsoj se deklarimi i subjektit se \u00ebsht\u00eb njohur p\u00ebr procedimin penal t\u00eb shtetasit S. M. vet\u00ebm nga rezultatet e hetimit, e m\u00eb pas p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr ta kanalizuar kontaktin si njohje jo e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e tij por e mikut t\u00eb tij O. M. dhe si kontakt rast\u00ebsor, p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb fshehur marr\u00ebdh\u00ebnien me k\u00ebt\u00eb shtetas\u201d, shprehet \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo vler\u00ebson se problemet q\u00eb ka adresuar p\u00ebr figur\u00ebn nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim, por duhet t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet n\u00eb kriterin profesional, shumica ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se Gjykata Kushtetuese n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj ka theksuar se gjyqtari nuk mund t\u00eb shkarkohet nga detyra p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e interpretimit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk rezulton se veprimet e tij t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hap\u00ebt e flagrant me ligjin apo me praktikat unifikuese t\u00eb gjykatave m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nuk rezultojn\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb defekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nivel kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Edhe \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb aspektin profesional, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se Vukaj \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Ashtu si p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, edhe p\u00ebr profesionalizmin ajo \u00e7mon se problemet e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin profesional duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, un\u00eb si an\u00ebtare\/relatore n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebsoj se problematikat e konstatuara n\u00eb drejtim t\u00eb kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, kontrollit t\u00eb figur\u00ebs apo aft\u00ebsive profesionale, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak shkarkimi m\u00eb vete por, nga ana tjet\u00ebr, pesha e k\u00ebtyre mang\u00ebsive n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur riparimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe, si rrjedhoj\u00eb, konkludoj se vazhdimi i ushtrimit prej tij t\u00eb funksioneve t\u00eb prokurorit do t\u00eb ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d, shprehet \u00c7iftja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 14 qershor nga Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi, nuk gjet\u00ebn probleme shkarkuese n\u00eb konstatimet e evidentuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Relatorja Etleda \u00c7iftja dali n\u00eb pakic\u00eb. Megjith\u00ebse [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78851,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[288,118,1515,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Prokurori-Petrit-Vukaj.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit Vukaj n\u00eb KPK.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78850"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78850"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78850\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78852,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78850\/revisions\/78852"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}