{"id":78856,"date":"2024-09-26T18:00:52","date_gmt":"2024-09-26T16:00:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-erjon-shqarri\/2024\/09\/26\/"},"modified":"2024-09-26T18:03:42","modified_gmt":"2024-09-26T16:03:42","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-erjon-shqarri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-erjon-shqarri\/2024\/09\/26\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Erjon Shqarri"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit duke k\u00ebrkuar pezullimin p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, lidhur me problemet e evidentuara n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij. Subjekti dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi shkaqet e ankimit, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarjrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e tij.<\/p>\n<p>Nino e bazoi ankimin ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Shqarrin n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM q\u00eb arsyetuan se subjekti nuk arrinte t\u00eb kuptonte ve\u00e7orit\u00eb e krimeve me baz\u00eb gjinore dhe duhej t\u00eb trajnohej n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb Kolegj, Nino paraqiti gjetjet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara dhe n\u00eb ankim. Rasti i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me denoncimin e nj\u00eb vajze ndaj ish-t\u00eb fejuarit, t\u00eb cilin e akuzuar p\u00ebr p\u00ebrndjekje \u2013 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishte pushuar nga Shqarri me argumentin se kishte vet\u00ebm fyerje, q\u00eb duhej t\u00eb ndiqej nga denoncuesi n\u00eb gjykat\u00eb. Sipas shpjegimeve t\u00eb Shqarrit t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb KPK, viktima dhe i kall\u00ebzuari kishin qen\u00eb n\u00eb komunikim me nj\u00ebri \u2013 tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb telefonata ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rast p\u00ebrndjekje, refuzimi i saj duhej t\u00eb ishte kategorik dhe i hapur.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, Nino u shpreh se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb dallimin dhe ve\u00e7orit\u00eb se si duhet t\u00eb trajtohen dhe hetohen krimet e lidhura me gjinin\u00eb, si dhe kuptimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik vler\u00ebson gjithashtu se, n\u00eb raste t\u00eb veprave penale t\u00eb tilla, q\u00eb paraqesin nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sidomos n\u00eb realitetin shqiptar, pushimi i rastit t\u00eb p\u00ebrndjekjes dhe cil\u00ebsimi ndryshe i k\u00ebsaj vepre penale, n\u00eb rastin konkret si fyerje, duhet t\u00eb kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet elementeve t\u00eb tjera hetimore, t\u00eb cilat nuk do ta b\u00ebnin t\u00eb nevojshme pranin\u00eb e viktim\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar faktet\u201d, tha Nino dhe shton se sygjerimi i prokurorit q\u00eb viktima akuzuese t\u00eb ndiqte vet\u00eb procesin n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb pandehurit mund t\u00eb konstatohet, do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb riviktimizimin e mundsh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nino e kund\u00ebrshton arsyetimin e Komisionit q\u00eb ka konkluduar se n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb nuk egziston vepra penale e p\u00ebrndjekjes, p\u00ebr sa koh\u00eb ka komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm midis t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe kall\u00ebzueses, si dhe p\u00ebr faktin se denoncuesja nuk e ka ankimuar, duke shprehur dakord\u00ebsin\u00eb me vendimarrjen e Shqarrit.<\/p>\n<p>\u201cKy arsyetim nuk duket t\u00eb jet\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e ligjit dhe nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb mbrojtjen e viktim\u00ebs, sidomos n\u00eb veprat penale me karakter gjinor\u201d, theksoi Nino.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, nga shpjegimi i subjektit, duket se p\u00ebrqendrimi i rrethanave faktike, \u00ebsht\u00eb te perceptimi i dhunuesit dhe jo i viktim\u00ebs, ndryshe nga se duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb rastet e ngacmimeve t\u00eb tilla. Nino vler\u00ebson se subjekti duket se ka n\u00ebnvler\u00ebsuar faktet, pasi zgjedhja p\u00ebr t\u2019i cil\u00ebsuar ngjarjet si \u201cfyese\u201d dhe jo si \u201cp\u00ebrndjekje\u201d, bie ndesh me dispozitat, q\u00ebllimet dhe synimet e Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit. Po ashtu, Komisionerja tha se veprimet e Shqarrit bien ndesh me n\u00ebnindikator\u00ebt e aspektit t\u00eb njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokurori Shqarri parashtroi n\u00eb KPA rrethanat e denoncimit p\u00ebr p\u00ebrndjekje t\u00eb hetuar prej tij. sipas subjektit, denoncuesja ka deklaruar se kishin qen\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb kall\u00ebzuarit p\u00ebr disa muaj dhe kur po diskutonin p\u00ebr t\u2019u fejuar, ishin ndar\u00eb. Ajo ka theksuar n\u00eb kall\u00ebzim, se nga ky moment, ish-partneri e kishte bezdisur n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Shqarri tha se kjall\u00ebzuesja kishte pohuar se n\u00eb fillim kishin folur normalisht n\u00eb telefon, por kur ish-partneri i k\u00ebrkonte t\u00eb fejoheshin dhe ajo e refuzonte, at\u00ebher\u00eb e shante dhe e k\u00ebrc\u00ebnonte. Nd\u00ebrsa i kall\u00ebzuari nuk i ka pranuar pretendimet e denoncueses, duke deklaruar n\u00eb prokurori se ajo e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb si hakmarrje, pasi ai e kishte l\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se nga kqyrja e telefonit nuk ishte gjetur asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me interes p\u00ebr hetimin. Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar se i kall\u00ebzuari kishte kryer 1104 thirrje e mesazhe drejt numrit t\u00eb denoncueses, nd\u00ebrsa kjo e fundit 1244.<\/p>\n<p>Prokurori Shqarri solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se vendimarrja e tij p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga drejtueis i prokuoris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb denoncuesja nuk kishte kryer ankim. \u201cNuk ka pasur p\u00ebrndjekje. Jemi para fyerjes\u201d, pohoi Shqarri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb vitit 2022 p\u00ebr lirimin nga burgu t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ndaluari, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Sipas gjetjeve t\u00eb ONM, subjekti nuk ka shtjelluar kushtet konkrete p\u00ebr t\u00eb cilat ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. Po ashtu, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se i ndaluari nuk kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, kur aktet e administruara n\u00eb dosje tregonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sipas ONM dhe Komisioneres Nino, masa e sigurimit e k\u00ebrkuar nga prokurori Shqarri nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet dhe kriteret e parashikuara, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe disa rrethana t\u00eb tjera, si rrezikshm\u00ebria e autorit, karakteri i t\u00eb pandehurit, shkalla e faj\u00ebsis\u00eb etj..<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e subjektit se deri n\u00eb momentin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurie, nuk ishin siguruar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u00eb ndaluarin, duke mos konstatuar mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shqarri u q\u00ebndroi dhe n\u00eb Kolegj parashtrimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb KPK. Sipas tij, masa e siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb verifikimet e kryera brenda 48 or\u00ebve dhe se personi i l\u00ebn\u00eb n\u00eb detyrim paraqitje nuk ka kryer asnj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale deri n\u00eb momentin e d\u00ebrgimit te\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjyq. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se kur \u00ebsht\u00eb caktuar masa, nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e personit t\u00eb hetuar. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se aktet p\u00ebr d\u00ebnimin e personit n\u00eb fjal\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e fashikullit t\u00eb hetimit dhe jo t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trupit Gjykues t\u00eb Kolegjit, Sokol \u00c7omo, b\u00ebri me dije n\u00eb seanc\u00eb se ndaj subjektit ishte depozituar nj\u00eb denoncim i ri. Por, lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim u vler\u00ebsua t\u00eb mos b\u00ebhet pjes\u00eb e shqyrtimin, pasi \u00e7\u00ebshtja ishte ende n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisionerja Publike Irena Nino deklaroi se u q\u00ebndronte k\u00ebrkimeve p\u00ebr\u00a0 ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe pezullimin nga detyra t\u00eb prokuorit Erjon Shqarri. Ky i fundit k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>KPA mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 tetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit duke k\u00ebrkuar pezullimin p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, lidhur me problemet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78857,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1376,892,112,133,119,275,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Erjon-Shqarri-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shqarri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78856"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78856"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78856\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78858,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78856\/revisions\/78858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}