{"id":78868,"date":"2024-09-28T20:09:43","date_gmt":"2024-09-28T18:09:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-gjyqtares-zegjine-sollaku\/2024\/09\/28\/"},"modified":"2024-09-28T20:14:25","modified_gmt":"2024-09-28T18:14:25","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-gjyqtares-zegjine-sollaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-gjyqtares-zegjine-sollaku\/2024\/09\/28\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb gjyqtares Zegjine Sollaku"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb familjare, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb bilanci negativ n\u00eb vler\u00eb totale rreth 5.2 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr figur\u00ebn subjekti mori vler\u00ebsim pozitiv dhe p\u00ebr profesionalizmin u \u00e7mua se arrinte nivel kualifikues.<\/p>\n<p>Sollaku e ankimoi vendimarrjen e KPK n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, si t\u00eb pabazuar por edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut, megjith\u00ebse bilanci negativ u rrudh, s\u00ebrish u gjet si shkak shkarkues. Trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtare Rezarta Shuetz, Albana Shtylla e Natasha Mulaj votoi unanimisht p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb gjyqtares Sollaku. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqtarja Natasha Mulaj shfaqi mendime paralel n\u00eb vler\u00ebsimin e dy prej shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Kolegji i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar pretendimet e subjektit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb kund\u00ebrshtohet rezultati i arritur nga KPK n\u00eb analiz\u00ebn financiare para vitit 2003, kur gjyqtarja Sollaku ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 283 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1995. Nga kontrolli q\u00eb Kolegji i ka ushtruar analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 285 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit. Megjithat\u00eb, kjo pamund\u00ebsi \u00e7mohet se \u00ebsht\u00eb pa pesh\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb drejtim vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sollaku ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK p\u00ebr konsiderimin e babait t\u00eb saj si subjekt i lidhur n\u00eb transaksionet e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 195 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb garazhi 22.2 m2. Si burime t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklauar shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb kredi. Ajo ka shpjeguar n\u00eb Komision se apartamenti p\u00ebrb\u00ebhej nga dy apartamente t\u00eb porositura n\u00eb vitin 2001, nj\u00eb prej saj e bashk\u00ebshortit dhe tjetri nga babai. Sipas Sollakut, apartamentet ndodheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat dhe ishin vazhdim i nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb v\u00ebllai i saj ishte transferuar n\u00eb vitin 2002 n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb jetuar e punuar. Po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vjehrri kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto kushte duhej t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr vjehrr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb k\u00ebto rrethana ishin dakord\u00ebsuar me baban\u00eb q\u00eb dy apartamentet e porositura t\u00eb mbaheshin prej familjes s\u00eb saj, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshtateshin p\u00ebr t\u00eb pasur vjehrr\u00ebn n\u00ebn kujdes. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera 25 mij\u00eb USD e paguar nga babai p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej banesave, do t\u00eb konsiderohej se i\u2019ua kishte dh\u00ebn\u00eb atyre p\u00ebr blerjen e apartamentit q\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt Sollaku zot\u00ebronin. Gjyqtarja Sollaku ka shtuar se pasi v\u00ebllai ka q\u00ebndruar p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Itali, prind\u00ebrit e humb\u00ebn interesin p\u00ebr ta bler\u00eb apartamentin dhe n\u00eb k\u00ebto kushte u kan\u00eb kthyer shum\u00ebn q\u00eb ata kishin paguar p\u00ebr porositjen e apartamentit 2001-in.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka pretenduar n\u00eb ankim se marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet saj dhe babait nuk ka qen\u00eb interesi e krijuar nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi, dhurimi apo huaje e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ai nuk mund t\u00eb konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur apo person i lidhur, ashtu si ka vler\u00ebsuar Komisioni.<\/p>\n<p>Ajo i ka k\u00ebrkuar Kolegjit t\u00eb mos kategorizoj\u00eb babain e saj n\u00eb grupin e personave t\u00eb lidhur apo personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur sipas ligjit nr. 84\/2016. Gjithashtu pretendon se edhe n\u00ebse babai i saj do t\u00eb konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur, ndryshe nga sa ka konkluduar Komisioni, rezulton se ai ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pages\u00ebn e shum\u00ebs prej 25 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2001. Ajo ka n\u00ebnvizuar se ka provuar n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve se babai ka pasur nj\u00eb aktivitet tregtar dhe ka gjeneruar t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>P\u00ebr kualifikimin ligjor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies dhe statusit t\u00eb babait t\u00eb subjektit, Kolegji ka vler\u00ebsuar faktin se prind\u00ebrit e gjyqtares kan\u00eb investuar p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb; se shuma e paguar prej tij ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb nga burimet e pasuris\u00eb; kontratat e premtim shitjes me rezerv\u00eb mes bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe babait t\u00eb saj p\u00ebr apartamentin e m\u00ebparsh\u00ebm, jan\u00eb lidhur n\u00eb vitet 2005 dhe n\u00eb 2006, pasi ishte likujduar \u00e7mimi apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr fakt q\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje Kolegji \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrcaktimi n\u00eb kontratat e premtim shitjes me baban\u00eb, se ky i fundit duhej t\u00eb paguante diferenc\u00ebn e \u00e7mimit brenda vitit 2006, ose pal\u00ebt ktheheshin n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas deklarimeve t\u00eb vet\u00eb subjektit, babai nuk e ka paguar asnj\u00ebher\u00eb diferenc\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga kontratat e premtim shitjes n\u00eb vitin 2015, kur dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer vlera e paguar n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Kolegji vler\u00ebson se kontratat e p\u00ebrmendura nuk kan\u00eb prodhuar efekte ligjore dhe pretendimi se shuma e paguar nga babai p\u00ebr financimin e apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit, mbahej prej saj p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave t\u00eb k\u00ebtyre kontratave, mbetet e pamb\u00ebshtetur ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se, n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, ka r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore kontrolli i burimeve n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e lindura m\u00eb pas nuk mund t\u00eb ken\u00eb efekt prapaveprues.<\/p>\n<p>Duke ju referuar parashikimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, Kolegji i ka kualifikuar rethanat e konstatuara si elemente q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me tipare t\u00eb forta huaje. \u201c\u2026Nga ato q\u00eb i n\u00ebnshtrohen kontrollit t\u00eb burimit t\u00eb krijimit sipas parashikimit t\u00eb nenit 32, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtij arsyetimi, trupi gjykues n\u00ebnvizon se detyrimi i subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, vjen edhe n\u00eb zbatim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb parashikimit kushtetues p\u00ebr t\u00eb provuar bindsh\u00ebm burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA, i vetmi kualifikim q\u00eb p\u00ebrkon me rrethanat e faktit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb njohja e statusit t\u00eb personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur p\u00ebr babain e subjektit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb zbutur pamund\u00ebsia financiare e konstatuar nga Komisioni lidhur me pages\u00ebn e k\u00ebsteve nga babai i subjektit, s\u00ebrish ka rezultuar bilanc negativ m\u00eb i madh nga shuma e investuar prej tij n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trupit gjykues, Natasha Mulaj \u00ebsht\u00eb bashkuar me kat\u00ebr koleg\u00ebt n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare, por ajo paraqet mendim paralel lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak ankimi. Sipas saj, pavar\u00ebsisht se apartamentet jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb vetme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb koh\u00ebn kur babai i saj ka porositur nj\u00eb prej apartamenteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb aktualsht banes\u00ebn, apo kur ka kryer pagesat, nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje interesi pasuror mes tyre dhe porositja e apartamenteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, me kontratat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb rrethanat familjare, si transferimi n\u00eb Milano, Itali i v\u00ebllait t\u00eb subjektit, vdekja e vjehrrit t\u00eb saj, si dhe nevoja q\u00eb vjehrra t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb jetonte af\u00ebr t\u00eb birit, q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit drejt heqjes dor\u00eb nga apartamenti i porositur n\u00eb rr. \u201c{***}\u201d dhe kalimi i tyre tek apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, n\u00eb rrug\u00ebn \u201c{***}\u201d, Tiran\u00eb, veprime k\u00ebto plot\u00ebsisht t\u00eb provuara me dokumentacion justifikues t\u00eb koh\u00ebs\u201d, v\u00ebren Mulaj dhe shton se n\u00eb asnj\u00eb rast, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar apo konfirmuar ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje apo dhurimi mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, bashk\u00ebshortit dhe babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb paguar nga babai i subjektit n\u00eb vitin 2001, Mulaj e cil\u00ebson n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se subjekti duhej t\u00eb kishte deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe tre garazheve n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro, pasi ky transaksion nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2013. Subjekti ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konstatim n\u00eb ankim, duke pretenduar se e ka deklaruar edhe huan\u00eb, edhe kredit\u00eb si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Ajo ka theksuar se huaja \u00ebsht\u00eb shlyer prej shum\u00ebs s\u00eb marr\u00eb kredi, e cila \u00ebsht\u00eb deklaruar si n\u00eb deklaratat periodike, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb vetting. Sipas subjektit, huaja \u00ebsht\u00eb shlyer krejt\u00ebsisht me shum\u00ebn e marr\u00eb kredi dhe p\u00ebr rjedhoj\u00eb nuk ka ekzistuar n\u00eb momentin e p\u00ebrpilimit t\u00eb deklarat\u00ebs n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Sollaku ka n\u00ebvizuar se, do t\u00eb kishte mbivendosje t\u00eb burimeve, n\u00ebse kredia dhe huaja do t\u00eb citoheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb si burime m\u00eb vete p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto pretendime jan\u00eb rr\u00ebzuar nga Kolegji q\u00eb konkludon se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro, e pretenduar si e marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj p\u00ebr likuidimin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr blerjen e pes\u00eb pasurive. Sipas KPA, element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb subjekti nuk provoi burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume prej huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit, ndon\u00ebse provoi se personi tjet\u00ebr i lidhur kishte krijuar me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhura q\u00eb e justifikonin shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua, nuk provoi n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo shum\u00eb t\u00eb ishte e aksesueshme\/disponueshme lirisht prej tij dhe as t\u00eb ishte transferuar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb te bashk\u00ebshorti i saj\u201d, shprehet Kolegji dhe shton se e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e KPK se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Mulaj ka dal\u00eb me mendim paralel edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ankimi. Ajo shprehet dakord me konstatimin se subjekti ka pasur detyrimin ligjor p\u00ebr ta deklaruar huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit p\u00ebrkat\u00ebs, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb ky detyrim \u00ebsht\u00eb mbyllur brenda vitit. Por, ajo gjen t\u00eb pabazuar konkluzionin e shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDokumentet shkresore t\u00eb administruara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, si deklarata noteriale e dat\u00ebs 25.06.2013, e z. K. P., p\u00ebrcaktimet n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb bankare me Tirana Bank ShA, si dhe veprimet bankare, provojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb mes pal\u00ebve. K\u00ebto akte noteriale p\u00ebrkojn\u00eb me koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb shum\u00ebs 100.000 euro, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrputhen me t\u00eb gjitha shpjegimet e subjektit lidhur me k\u00ebt\u00eb hua dhe me q\u00ebllimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj huaje, akte t\u00eb cilat nuk jan\u00eb krijuar p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton Mulaj.<\/p>\n<p>Po ashtu, Mulaj vler\u00ebson ndryshe nga shumica dhe p\u00ebr muand\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. Sipas saj, provat e sjella nga subjekti provojn\u00eb se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte n\u00eb disponim gjendje likuiditeti nga aktiviteti ekonomik i ligjsh\u00ebm dhe qarkullonte shuma t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb cilat tejkalonin vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua. \u201c\u2026P\u00ebr rrjedhoj\u00eb m\u00eb krijojn\u00eb bindjen se p\u00ebrmbushen k\u00ebrkesat e parashikuara n\u00eb ligj, q\u00eb kjo hua t\u00eb konsiderohet e ligjshme e t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e pasurive objekt shqyrtimi\u201d, shprehet ajo dhe shton se, pavar\u00ebsisht se ka votuar p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Sollakut, situata financiare e saj nuk mund t\u00eb r\u00ebndohet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim paralel, q\u00eb konsideron se e ngarkojn\u00eb padrejt\u00ebsisht, p\u00ebrtej asaj q\u00eb parashikon ligji.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 2.1 milion\u00eb lek\u00eb ka rezultuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 57 m2 dhe verand\u00eb 31 m2. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve n\u00eb vite, Kolegji vler\u00ebson se Sollaku nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb familjare, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb bilanci negativ n\u00eb vler\u00eb totale rreth 5.2 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr figur\u00ebn subjekti mori vler\u00ebsim pozitiv dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78869,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,125,103,789,112,674,989,903,550],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Zegjine-dhe-Theodhori-Sollaku.jpg","fifu_image_alt":"Bashk\u00ebshort\u00ebt Zegjine dhe Theodhori Sollaku gjat\u00eb procesit n\u00eb KPK. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78868"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78868"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78870,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78868\/revisions\/78870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78869"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}