{"id":78871,"date":"2024-09-30T21:03:43","date_gmt":"2024-09-30T19:03:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurores-suela-salavaci\/2024\/09\/30\/"},"modified":"2024-09-30T21:06:47","modified_gmt":"2024-09-30T19:06:47","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurores-suela-salavaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurores-suela-salavaci\/2024\/09\/30\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores Suela Salava\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 30 shtator me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Suela Salava\u00e7i, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth pes\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimet dhe k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike Irena Nino p\u00ebr shkarkimin e saj, si dhe dha shpjegime p\u00ebr dhjet\u00ebra pyetje q\u00eb ju drejtuan nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler lidhur me dhurimet e p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit dhe udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Salava\u00e7i u konfirmua nga Komisioni m\u00eb 28 shtator 2023 me shumic\u00eb votash, pasi u p\u00ebrball me barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me bilancet negative t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr disa pasuri q\u00eb i kishin dhuruar, si dhe me pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vite p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit. Kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK, Alma Faskaj dhe an\u00ebtarja Suela Zhegu vler\u00ebsuan se subjekti kishte mundur t\u00eb shpjegonte bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb, arsyetoi se Salava\u00e7i duhej t\u00eb ishte shkarkuar, pasi nuk arriti t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb dhe rezulton me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si t\u00eb pabazuar vendimarrjen e KPK,\u00a0duke vler\u00ebsuar se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Ankimi u bazua n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM q\u00eb \u00e7moi se vendimi i Komisionit ishte i diskutuesh\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrkiste pasuris\u00eb s\u00eb prokurores, pasi nuk ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme t\u00eb provave. ONM theksoi se nd\u00ebrsa prokurorja Salava\u00e7i kishte marr\u00eb dhurata t\u00eb shpeshta dhe dometh\u00ebn\u00ebse nga prind\u00ebrit, i v\u00ebllai i saj nuk kishte p\u00ebrfituar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka p\u00ebrfituar me dhurim nga prind\u00ebrit dy apartamente, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Golem. Po ashtu, ajo ka \u00e7elur nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore me t\u00eb atin n\u00eb shum\u00ebn 52 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rekomandimit t\u00eb ONM, Nino ngriti shkaqe dhe p\u00ebr kriterin profesional. sipas saj, gjetjet duheshin vler\u00ebsuar n\u00eb funksion t\u00eb parashikimeve t\u00eb nenit 61, pika 5 t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe gjendjen n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionerja Irena Nino u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtroi n\u00eb seanc\u00eb se Salava\u00e7i nuk provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi burimet e ligjshme t\u00eb saj dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe kursimeve nd\u00ebr vite p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016. Nino vler\u00ebson se, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pamund\u00ebsi financiare, s\u00eb bashku me bilancet negative t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb i kan\u00eb dhuruar, subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit mbi shtrirjen e analiz\u00ebs financiare t\u00eb prind\u00ebrve vet\u00ebm n\u00eb mas\u00ebn e pasurive t\u00eb dhuruara rast pas rasti, Nino tha se vler\u00ebsimi i pasurive do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb drejtim t\u00eb garantimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se invesytimet e pr9ind\u00ebrve kan\u00eb kaluar n\u00eb favor t\u00eb subjektit n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino parashtroi se Salava\u00e7i nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat e pretenduara sit \u00eb p\u00ebrfituara nga pjesa takuese e tezes n\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Po ashtu, sipas Komisioneres, nuk \u00ebsht\u00eb provuar kalimi i pjes\u00ebs s\u00eb tezes, nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb pronave, tek n\u00ebna.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas Ninos, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb si burim n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting vlera prej 15.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, e pretenduar si e ardhur e n\u00ebn\u00ebs nga nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje e n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2003. Komisionerja konstatoi se mungesa e dijenis\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb akt, e pretendua rnga Salva\u00e7i, bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me s aka deklaruar vet\u00eb subjekti mbi burimet e depozitave t\u00eb krijuara n\u00eb vitin 2003 nga prind\u00ebrit. Po ashtu, aktmarr\u00ebveshja duket se \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb titullit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb nga n\u00ebna e Salva\u00e7it, nuk provohet ekzekutimi apo ark\u00ebtimi nga e \u00ebma e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, si dhe nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb pasqyruar n\u00eb ndonj\u00eb nga aktmarr\u00ebveshjet, n\u00ebnshkruar midis bashk\u00ebpronar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pron\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb zhvilluese.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Komisinerja Nino vler\u00ebson q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara t\u00eb mos konsiderohen n\u00eb mesin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino u shpreh se vler\u00ebsonte se pretendimi i subjktit p\u00ebr zot\u00ebrimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, me burim shitjen e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme n\u00eb vitin 2012, mbetet deklarativ.<\/p>\n<p>Pokurorja Suela Salava\u00e7i u paraqit n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me avokaten Romina Zano, e cila parashtroi kund\u00ebrshtimet p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Zano tha se subjekti u q\u00ebndron gjith\u00eb parashtrimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb KPK. Ajo i cil\u00ebsoi shkaqet e ankimit t\u00eb padrejta n\u00eb raport me faktet. Sipas Zanos, vet\u00eb Komisionerja Publike nuk ka qen\u00eb e bindur n\u00eb bazueshm\u00ebrin\u00eb e shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb saj, pasi nuk ka kund\u00ebrshtuar bindsh\u00ebm vler\u00ebsimin e b\u00ebr\u00eb nga KPK, si dhe nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re apo argument q\u00eb kund\u00ebrshton provat shkresore t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Salave\u00e7i pretendon se Komisionerja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb i cil\u00ebson prind\u00ebrit e saj si persona t\u00eb lidhur, duke konfonduar t\u00ebr\u00ebsisht statusin e tyre n\u00eb raport me parashikimet Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, si dhe duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb praktik\u00ebn e ndjekur p\u00ebrgjat\u00eb procesit. Po ashtu, subjekti pretendoi se po i b\u00ebhet trajtim t\u00ebr\u00ebsisht i pabarabart\u00eb me subjektet e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Zano theksoi se analiza financiare p\u00ebr prind\u00ebrit e subjektit duhet t\u00eb kryhet deri n\u00eb justifikimin e pasurive dhe shumave monetare t\u00eb dhuruara dhe jo t\u00eb gjitha pasurive t\u00eb tyre, duke e cil\u00ebsuar q\u00ebndrimin e Komisioneres n\u00eb kund\u00ebrshtim me gjith\u00eb praktik\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>Ajo e konsideroi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb pretendimin e Ninos se prind\u00ebrit i kan\u00eb dhuruar gjith\u00eb pasurit\u00eb, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje l\u00ebshimin e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb p\u00ebr t\u00eb atin e ndjer\u00eb, t\u00eb vitit 2021, nga ku rezulton se pjes\u00ebn takuese q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte n\u00ebna, i ka kaluar v\u00ebllait dhe jo subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Subjkti k\u00ebmb\u00ebngul se megjith\u00ebse v\u00ebllai jeton jasht\u00eb prej vitesh dhe nuk ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive apo likujditeve n\u00eb Shqip\u00ebri, ai i ka p\u00ebrfituar pjes\u00ebt takuese nga trash\u00ebgimia e\u00a0 babait, ndryshe nga sa pretendon Komisionerja Publike.<\/p>\n<p>Sipas Salava\u00e7it, dhurimet n\u00eb gfavor t\u00eb saj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga prind\u00ebrit, pasi ajo ka jetuar s\u00eb bashku me ata dhe i ka kujdesur. Po ashtu, ajo deklaroi se prind\u00ebrit i kan\u00eb poseduar n\u00eb vijim\u00ebsi ato prona, pasi kan\u00eb jetuar atje.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb prej v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me dhurimet dhe udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit. Ai e pyeytu se e kujt kishte qen\u00eb ideja q\u00eb apartamenti n\u00eb Golem t\u2019i kalonte vet\u00ebm asaj. Salava\u00e7i ritheksoi se ideja kishte qen\u00eb e prind\u00ebrve, p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrkujdesjes q\u00eb ajo kishte ndaj tyre, pasi jetonin s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kessler evidentoi se subjekti kishte kryer rreth 100 udh\u00ebtime n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Ai e pyeti n\u00ebse kishte marr\u00eb trajtim n\u00eb ndonj\u00eb spital n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, kur kishte qen\u00eb atje. Salava\u00e7i shpjegoi se n\u00eb vitin 2005 kishte udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn me ftes\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb daj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e pranishme n\u00eb dat\u00eblindjen e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij. Sipas subjektit, ajo kishte pasur shum\u00eb afrimitet me djalin e daj\u00ebs, pasi ishin rritur bashk\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ajo sqaroi se kur kishn marr\u00eb avionin n\u00eb Rom\u00eb, mjeti flutures kishte p\u00ebsuar defekt, pasi kishte r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb prej motor\u00ebve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, avioni kishte b\u00ebr\u00eb kthim dhe ulje t\u00eb detyruar n\u00eb Rom\u00eb. Subjekti sqaroi se ajo ishte shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb dhe si pasoj\u00eb e ngjarjes, kishte pasur komplikacione dhe se kjo kiste qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse kishte lindur n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, subjekti tha se gjith\u00eb procedurat ishin ndjekur nga djali i daj\u00ebs. Sipas saj, pagesat i kishte kryer po ai dhe se nuk mbante mend detaje p\u00ebr arsye t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt. \u201cKa qen\u00eb rast\u00ebsia, asgj\u00eb e planifikuar\u201d, deklaroi subjkti.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kesler i solli n\u00eb v\u00ebmendje subjektit faktin se ajo ka deklaruar mbulimin e shpenzimeve nga miq t\u00eb saj. Ai e pyeti p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Zvic\u00ebr. Salava\u00e7i tregoi se kishte qen\u00eb e ftuar nga ish-ambasadori shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr. Sipas subjektit, dy familjet e tyre kishte miq\u00ebsi dhe i kishin ftuar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb tjera p\u00ebr pushime t\u00eb mbuluara nga miqt\u00eb, subjekti n\u00ebnvizoi se kishte shoqe t\u00eb ngusht\u00eb administratoren e nj\u00eb agjencie turistike, q\u00eb krijonte miliona t\u00eb ardhura nga aktiviteti. Sipas Salava\u00e7it, kur kishte vende t\u00eb lira, at\u00ebher\u00eb mikesha e ftonte t\u00eb udh\u00ebtonte dhe ajo, duke i mbuluar shpenzimet. Ajo shtoi, se disa prej udh\u00ebtimeve kan\u00eb qen\u00eb s\u00eb bashku me dy familjet.<\/p>\n<p>Kessler renditi karrier\u00ebn e bashk\u00ebshortit t\u00eb Salava\u00e7it, duke evidentuar se megjith\u00ebse ai kishte mbajtur pozicione t\u00eb ndryshme, kishte vet\u00ebm nj\u00eb llogari bankare dhe nj\u00eb automjet, por jo pasuri ashtu si subjekti. Salva\u00e7i tha se pasurit\u00eb e saj jan\u00eb krijuar nga prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt dhe ia kan\u00eb dhuruar.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se n\u00ebna ka disponuar gjithmon\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash, pasi ishte pronare e pronave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe potenciale. Subjekti shtoi se nuk e kishte pyetur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebn\u00ebn se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte me n\u00ebn\u00ebn e saj dhe se nuk kishte qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale, Komisionerja Publike evidentoi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb pushua rnga subjekti, port \u00eb cilat gjykata i ka rikthyer p\u00ebr hetime. N\u00eb nj\u00eb dy raste, Nino evidentoi se subjekti nuk ka kryer hetimet shtes\u00eb, si dhe nuk dha shpjegime bind\u00ebse mbi munges\u00ebn e veprimeve hetimore dhe drejtimin e duhur t\u00eb tyre, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga kontrolli gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb evidentuar se subjekti pasi e ka marr\u00eb dosjen nga dy prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, i \u00ebhst\u00eb drejtuar kat\u00ebr her\u00eb radhazi gjykat\u00ebs p\u00ebr pushim, por \u00ebsht\u00eb vendosur kthimi akteve p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme.\u00a0 Sipas Ninos, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, subjekti, m\u00eb s\u00eb paku rezulton se ka treguar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer me efekt procedura hetimore dhe procedura t\u00eb tjera t\u00eb tjera t\u00eb sistemit t\u00eb prokuroris\u00eb, brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara, t\u00eb mbledhjes s\u00eb provave t\u00eb nevojshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe munges\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb d\u00ebrgimit pa vones\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb nevojshme t\u00eb njoftimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimeve, komisionerja Nino k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Salava\u00e7it.<\/p>\n<p>Prokurorja Salava\u00e7i paraqiti kudn\u00ebrshtimet e saj p\u00ebr profesionalizmin. Ajo tha se \u00e7\u00ebshtjet ishin n\u00ebnshtruar verifikimit nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nuk kishte gjetur probleme. Edhe lidhur me kthimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr verifikime shtes\u00eb, subjekti tha se hetimet e reja nuk kishin nxjerr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb re dhe ishte konkluduar s\u00ebrish n\u00eb vendimarrjet e saj fillestare.<\/p>\n<p>Salava\u00e7i theksoi se i kishte kryer detyrat e l\u00ebna nga gjykatat. Sipas saj, ka pasur raste kur kall\u00ebzuesit kan\u00eb k\u00ebrkuar fillimin e proceseve penale, p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb \u00e7far\u00eb nuk munden n\u00eb proceset civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve, subjekti v\u00ebrejti se \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos trajtohej.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Prokurorja Suela Salava\u00e7i k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji b\u00ebri me dije se pas ushtrimit t\u00eb ankimit, ndaj subjektit jan\u00eb depozituar edhe pes\u00eb denoncime t\u00eb reja, por nuk jan\u00eb gjetur element p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e shqyrtimit gjyq\u00ebsor. KPA \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor dhe administroi disa akte t\u00eb depozituara nga subjekti, Pal\u00ebt k\u00ebrkuan koh\u00eb p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare dhe KPA vendosi shtyrjen e seanc\u00ebs p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 7 tetor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 30 shtator me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Suela Salava\u00e7i, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth pes\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimet dhe k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike Irena Nino p\u00ebr shkarkimin e saj, si dhe dha shpjegime p\u00ebr dhjet\u00ebra [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78872,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[892,112,133,119,122,675,1028,1200],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Suela-Salavaci-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Suela Salava\u00e7i dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, Romina Zano pas seances n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78871"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78871"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78873,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78871\/revisions\/78873"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}