{"id":78892,"date":"2024-10-03T16:22:14","date_gmt":"2024-10-03T14:22:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-kerkesen-per-pezullimin-e-prokurorit-erjon-shqarri\/2024\/10\/03\/"},"modified":"2024-10-03T16:22:58","modified_gmt":"2024-10-03T14:22:58","slug":"kpa-rrezon-kerkesen-per-pezullimin-e-prokurorit-erjon-shqarri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-kerkesen-per-pezullimin-e-prokurorit-erjon-shqarri\/2024\/10\/03\/","title":{"rendered":"KPA rr\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar t\u00eb ndiqte trajnimin nj\u00ebvje\u00e7ar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, p\u00ebr problemet e evidentuara n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij.<\/p>\n<p>Erjon Shqarri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni m\u00eb 9 maj, por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM, rekomandoi ankimimin e k\u00ebsaj vendimarrje dhe shqyrtimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve. Rasti i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me denoncimin e nj\u00eb vajze ndaj ish-partnerit p\u00ebr p\u00ebrndjekje \u2013 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishte pushuar nga Shqarri. Ky i fundit pretendoi se viktima dhe i kall\u00ebzuari kishin qen\u00eb n\u00eb komunikim me nj\u00ebri \u2013 tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb telefonata ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rast p\u00ebrndjekje, refuzimi i viktim\u00ebs duhej t\u00eb ishte kategorik dhe i hapur.<\/p>\n<p>Por ONM dhe Nino arsyetuan se subjekti nuk arrinte t\u00eb kuptonte ve\u00e7orit\u00eb e krimeve me baz\u00eb gjinore dhe duhej t\u00eb trajnohej n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky shkak i ngritur nga Komisionerja u gjet i pabazuar nga shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit. Kryesuesi i trupit gjykues t\u00eb KPA, Sokol \u00c7omo u shpreh se \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb intepretimi i kryer nga Shqarri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen. Megjithat\u00eb, ai shtoi se ashtu si Komisionerja dhe Kolegji konstaton mang\u00ebsi n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u k\u00ebrkua riedukimi i Shqarrit, kishte t\u00eb b\u00ebnte me k\u00ebrkimin e nj\u00eb mase sigurimi personal \u201cdetyrim paraqitje\u201d ndaj nj\u00eb personi t\u00eb hetuar p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit, por q\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb. Sipas Ninos, subjekti nuk kishte kryer verifikimet e duhura p\u00ebr gjendjen gjyq\u00ebsore t\u00eb personit n\u00ebn hetim, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mas\u00eb sigurimi personal me t\u00eb leht\u00eb, q\u00eb nuk p\u00ebrkonte me aktet e administruara.<\/p>\n<p>Sipas Shqarrit, k\u00ebrkesa p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb verifikimet e kryera brenda 48 or\u00ebve dhe se personi i l\u00ebn\u00eb n\u00eb detyrim paraqitje nuk ka kryer asnj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale deri n\u00eb momentin e d\u00ebrgimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisionerja, edhe Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se veprimet verifikuese t\u00eb subjektit p\u00ebr gjendjen gjyq\u00ebsore t\u00eb Shqarrit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota. Sipas KPA, ai duhej t\u00eb kishte kryer verifikime m\u00eb t\u00eb thella p\u00ebr gjeneralitetet e personit n\u00ebn hetim, q\u00eb ishin ndryshuar. Kolegji Vler\u00ebson se verifikimet p\u00ebr gjeneralitetet e t\u00eb hetuarit, do t\u00eb kishin ndikuar edhe n\u00eb konstatimin e gjendjes gjyq\u00ebsore dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb llojin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal.<\/p>\n<p>Por, kjo mang\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb gjetur p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse dhe p\u00ebr rjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb aplikuar mas\u00ebn e pezullimit ndaj Shqarrit dhe detyrimin p\u00ebr ndjekjen e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji me shumic\u00eb votash vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr prokurorin Erjon Shqarri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar t\u00eb ndiqte trajnimin nj\u00ebvje\u00e7ar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, p\u00ebr problemet e evidentuara n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij. Erjon Shqarri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni m\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78893,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1376,892,112,133,119,275,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Erjon-Shqarri-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shqarri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78892"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78892"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78892\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78894,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78892\/revisions\/78894"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}