{"id":78898,"date":"2024-10-04T15:56:22","date_gmt":"2024-10-04T13:56:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-petrit-vukaj-per-probleme-ne-te-tri-kriteret\/2024\/10\/04\/"},"modified":"2024-10-04T15:57:55","modified_gmt":"2024-10-04T13:57:55","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-petrit-vukaj-per-probleme-ne-te-tri-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-petrit-vukaj-per-probleme-ne-te-tri-kriteret\/2024\/10\/04\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb premten se kishte ankimuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj prokurorit Petrit Vukaj dhe k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shkarkimin e tij, pasi prokurori nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe gjendet me mang\u00ebsi n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimin e vendimit nr. 774, dat\u00eb 14.6.2024, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, z. Petrit Vukaj\u201d, thuhet n\u00eb ankimin q\u00eb Komisioneri i d\u00ebrgon KPA.<\/p>\n<p>Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 14 qershor nga Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK me shumic\u00eb votash. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi, nuk gjet\u00ebn probleme shkarkuese n\u00eb konstatimet e evidentuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Relatorja Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb \u00e7moi se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre duhej t\u00eb ishte konkluduar shkarkimi i Vukajt nga detyra.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik i ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrfundimet e arritura nga KPK dhe i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb rishqyrtoj\u00eb rastin duke arsyetuar se Vukaj gjendej me probleme, pasi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik vler\u00ebson se t\u00eb gjitha konkluzionet e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor sipas nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84\/2016, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Vukaj, gjendet n\u00eb kushtet e nenit 61, pika 3 dhe 5 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Ankimi k\u00ebrkon rihetim t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb pas sipas Ballhys\u00ebs pamjaftueshm\u00ebria financiare \u00ebsht\u00eb me e madhe se sa mund t\u00eb justifikohet me proporcionalitet.\u00a0 \u201cKomisioneri Publik, lidhur me vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, vler\u00ebson se shkaqet e trajtuara m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankim, si dhe pamjaftueshm\u00ebrit\u00eb e konstatuara nga Komisioni, p\u00ebr vitet 2006 dhe 2016, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rezultat financiar negativ, q\u00eb tejkalon dhe nuk justifikon zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit\u201d, shprehet Ballhysa.<\/p>\n<p>Sipas tij subjekti nuk ka provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me shpenzimet apo investimet e kryera dhe se shitja e nj\u00eb makine n\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa \u00e7mimi i blerjes \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb normale financiare, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur mjetet motorike, p\u00ebr nga natyra e tyre, jan\u00eb mjete q\u00eb amortizohen me kalimin e viteve\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket profesionalizmit Komisioneri Publik vler\u00ebson se Vukaj \u201cka shfaqur mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive ligjore\u201d dhe se ai nuk ka kryer hetimet e duhura n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje. Sipas Ballhys\u00ebs pretendimet e Vukajt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet me probleme nuk q\u00ebndronin dhe se ky i fundit \u201cka disponuar pezullimin e hetimeve pa ezauruar t\u00eb gjitha veprimet e mundshme procedurale\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri Publik kund\u00ebrshton se njohja e Vukajt me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr krim t\u00eb organizuar e shfryt\u00ebzim prostitucioni \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore dhe se fakti q\u00eb arrestimi i k\u00ebtij personi n\u00eb vitin 2021 \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb media dhe po ashtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga prokuroria e Fierit ku Vukaj punonte e p\u00ebrg\u00ebnjeshtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm dhe nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb gjendjen faktike t\u00eb akteve n\u00eb dosje dhe, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb fshehur marr\u00ebdh\u00ebnien me k\u00ebt\u00eb shtetas\u201d, shprehet Ballhysa.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi t\u00eb premten se kishte ankimuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj prokurorit Petrit Vukaj dhe k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shkarkimin e tij, pasi prokurori nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe gjendet me mang\u00ebsi n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. \u201cNdryshimin e vendimit nr. 774, dat\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":78899,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[365,288,1282,1279,851,852,118,171,172,1515,149,358,1759,178,804,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Prokurori-Petrit-Vukaj.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit Vukaj n\u00eb KPK.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78898"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78898"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78898\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78900,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78898\/revisions\/78900"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}