{"id":78901,"date":"2024-07-08T18:46:02","date_gmt":"2024-07-08T16:46:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/zvarritje-dhe-zhvatje-si-u-zgjerua-skandali-i-mikrokredive-pas-kallezimeve-ne-prokurori\/2024\/07\/08\/"},"modified":"2024-07-08T18:46:02","modified_gmt":"2024-07-08T16:46:02","slug":"zvarritje-dhe-zhvatje-si-u-zgjerua-skandali-i-mikrokredive-pas-kallezimeve-ne-prokurori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/zvarritje-dhe-zhvatje-si-u-zgjerua-skandali-i-mikrokredive-pas-kallezimeve-ne-prokurori\/2024\/07\/08\/","title":{"rendered":"Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kall\u00ebzimeve n\u00eb Prokurori"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb para vdekjes s\u00eb tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Pas denoncimeve t\u00eb shpeshta publike dhe zyrtare p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me mikrokredit\u00eb, 63- vje\u00e7ari nga Lezha kap\u00ebrceu m\u00eb 2 korrik port\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb takimi me nj\u00eb oficer t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.\u00a0 Ai k\u00ebrkonte t\u00eb dinte se \u00e7\u2019kishte ndodhur me denoncimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb SPAK, oficeri i informacionit i k\u00ebrkoi Trashajt q\u00eb t\u00eb priste. Por Trashaj nuk u kthye m\u00eb dhe pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb piu fostoksin\u00eb n\u00eb shenj\u00eb proteste n\u00eb oborrin e SPAK &#8211; helm q\u00eb i shkaktoi vdekjen nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Kalvari i Trashajt nisi 16 vjet m\u00eb par\u00eb me marrjen e nj\u00eb kredie prej 550 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb institucionin financiar NOA p\u00ebr zgjerimin e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb tij t\u00eb vreshtaris\u00eb. Por n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb kredis\u00eb ai humbi pun\u00ebn dhe u p\u00ebrball me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar NOA-s n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011 t\u00eb cil\u00ebn BIRN e disponon, Trashaj k\u00ebrkonte d\u00ebshp\u00ebrimisht shtyrjen e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit p\u00ebr shkak se ishte i papun\u00eb dhe kishte tre f\u00ebmij\u00eb n\u00eb universitet.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duhet t\u00eb paguaj masterin 65 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej f\u00ebmij\u00ebve, ndaj k\u00ebrkoj shtyrjen e k\u00ebstit p\u00ebr n\u00eb datat 7-10 dhjetor,\u201d thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe pse besonte se e kishte shlyer kredin\u00eb, Trashaj rezultoi s\u00ebrish debitor n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb minimale prej 47 mij\u00eb lek\u00ebsh bashk\u00eb me kamat\u00eb-vonesat. N\u00eb vitin 2018, kredia e tij u ble nga Micro Credit Albania dhe vlera e saj gati u dhjet\u00ebfishua n\u00eb 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gledis Trashaj deklaroi p\u00ebr mediat pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit se ata ishin p\u00ebrndjekur p\u00ebr vite me radh\u00eb, duke iu bllokuar llogarit\u00eb e pagave, sht\u00ebpia dhe makina.<\/p>\n<p>\u201cBabai im po k\u00ebrkonte drejt\u00ebsi p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, sepse e kishte paguar kredin\u00eb. Ka qen\u00eb njeri parimor dhe ka shkuar n\u00eb SPAK duke patur shpres\u00eb se do t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi,\u201d tha Gledis Trashaj i revoltuar.<\/p>\n<p>MCA tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike se sekuestrot mbi t\u00eb ndjerin Trashaj ishin hequr n\u00eb janar 2023 dhe se shoq\u00ebria \u201cnuk ka tejkaluar n\u00eb asnj\u00eb moment kompetencat e saj\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, drejt\u00ebsia vonoi t\u00eb vinte p\u00ebr Pal Trashajn dhe mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po kalojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kalvar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb korrespondence mes Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave tregojn\u00eb se pavar\u00ebsisht se skandali me mikrokredit\u00eb u zbulua dhe u denoncua t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2020, skema jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u bllokua, por u zgjerua dhe sofistikua, duke r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb pozitat e mij\u00ebra viktimave nga \u00e7do cep i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb gjithashtu se nd\u00ebrsa nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh b\u00ebn\u00eb nj\u00eb sy qorr n\u00eb pritje t\u00eb rezultatit t\u00eb hetimeve, Prokuroria e Posa\u00e7me dhe ajo e Tiran\u00ebs u p\u00ebrfshin\u00eb nj\u00eb nj\u00eb konflikt kompetencash \u2013 \u00e7ka solli zvarritje t\u00eb procedimeve dhe arrestime t\u00eb pjesshme t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr vite m\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mij\u00ebra urdhra t\u00eb reja sekuestroje u ekzekutuan nga nj\u00eb grup p\u00ebrmbaruesish privat\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve kredimarr\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 maj, Prokuroria e Tiran\u00ebs l\u00ebshoi urdh\u00ebr arreste ndaj 9 personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e abuzimit me mikrokredit\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb s\u00eb cilave gjenden institucionet financiare Micro Credit Albania dhe Final, zyra ligjore ADCA dhe disa sh\u00ebrbime p\u00ebrmbarimore. Nj\u00eb hetim i dyt\u00eb iu d\u00ebrgua p\u00ebr kompetenc\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr shkak se vler\u00ebsohet se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb shtrihen deri te guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, \u201csituata paraqitet tejet serioze dhe k\u00ebrkon adresim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha instancat ligjzbatuese q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e ligjit\u201d.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr vones\u00ebn e hetimeve, Prokuroria e Tiran\u00ebs tha p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebseje se p\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kompetenc\u00ebs me SPAK, materialet ishin voluminoze dhe p\u00ebrfshinin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb st\u00ebrmadh prej 17 mij\u00eb subjektesh.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr kryerjen e veprimeve hetimore p\u00ebrkat\u00ebse \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb koh\u00eb e konsiderueshme p\u00ebr verifikimin e t\u00eb gjitha fakteve,\u201d tha Prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrgjigja e SPAK ishte m\u00eb diskrete.<\/p>\n<p>\u201cProcedimi penal p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkoni informacion ndodhet n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb ndajm\u00eb asnj\u00eb informacion me mediat,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e SPAK.<\/p>\n<p><strong>Mij\u00ebra urdhra sekuestrosh <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_90455\" aria-describedby=\"caption-attachment-90455\" style=\"width: 1280px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-90455\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Ulsi-Manja-mbledhja.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-90455\" class=\"wp-caption-text\">Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja pas mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kompania Micro Credit Albania u b\u00eb simboli i nj\u00eb tregu spekulant t\u00eb shit-blerjes s\u00eb kredive t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me zyra ligjore apo nj\u00eb grup zyrash private t\u00eb p\u00ebrmbarimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ajo akuzohet se p\u00ebrdori shtr\u00ebngimin p\u00ebrmes bllokimit t\u00eb pronave p\u00ebr t\u00eb detyruar debitor\u00ebt e falimentuar q\u00eb t\u00eb merrnin kredi t\u00eb reja po te e nj\u00ebjta kompani p\u00ebr t\u00eb shlyer t\u00eb vjetr\u00ebn, duke krijuar nj\u00eb zinxhir zhvat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb ri penal t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb mban dat\u00ebn 31 maj 2024, hetimet ndaj k\u00ebsaj skeme masive t\u00eb abuzimit ishin t\u00eb vonuara, t\u00eb pamjaftueshme dhe lan\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb grup p\u00ebrmbaruesish gjyq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vazhduan praktikat e bllokimit t\u00eb pasurive edhe disa vite pas nisjes s\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ministri Ulsi Manja kujton se edhe pse paraardh\u00ebsja e saj n\u00eb detyr\u00eb, Etilda Gjonaj e ka kall\u00ebzuar skem\u00ebn q\u00eb n\u00eb vitin 2020, abuzimet jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u ndal\u00ebn, por u sofistikuan edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se tashm\u00eb, personat e kall\u00ebzuar q\u00eb n\u00eb vitin 2020, n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb kan\u00eb vijuar dhe p\u00ebrsosur aktivitetin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb organizuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb pas, e duke sjell\u00eb d\u00ebme n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb,\u201d shkruhet n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb prokuroria t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi aktivitetin e 14 personave t\u00eb tjer\u00eb, 4 subjekteve tregtare dhe 2 kompanive n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet gjithashtu se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e abuzimit edhe pse \u00e7\u00ebshtja po hetohej nga Prokuroria.<\/p>\n<p>Mes provave t\u00eb dor\u00ebzuara rezultojn\u00eb disa shkresa t\u00eb bank\u00ebs Raiffesen, e cila kishte evidentuar mij\u00ebra procedura p\u00ebrmbarimore t\u00eb kryera brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vitin 2023 nga disa p\u00ebrmbarues, q\u00eb vler\u00ebsohet se ishin fizikisht t\u00eb pamundura t\u00eb b\u00ebheshin nga nj\u00eb person i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas kall\u00ebzimit, 11.336 urdhra p\u00ebr vendosjen e sekuestrove p\u00ebrmbajn\u00eb vul\u00ebn e p\u00ebrmbaruesit Fatos Alimadhi, nd\u00ebrsa 1904 urdhra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrmbarimor\u00eb vul\u00ebn e Lefter Canajt \u2013 t\u00eb gjitha p\u00ebr llogari t\u00eb MCA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi evidenton gjithashtu se ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb u kishte hequr licenc\u00ebn k\u00ebtyre p\u00ebrmbaruesve 1 vit m\u00eb par\u00eb, por asnj\u00ebri prej tyre nuk kishte b\u00ebr\u00eb dor\u00ebzimin e akteve dhe vulave \u201cduke iu shmangur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive detyrimit ligjor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas hetimit administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, gjat\u00eb vitit 2023 jan\u00eb zhvilluar n\u00eb total 1966 ankande publike p\u00ebr t\u00eb shitur pronat e bllokuara t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb gjitha t\u00eb kryera nga zyra e p\u00ebrmbarimit privat \u201cTDR Group\u201d p\u00ebrmes p\u00ebrmbaruesit Rigels Bejko, procedura q\u00eb dyshohet t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb nga punonj\u00ebsit e MCA dhe ADCA.<\/p>\n<p>\u201cDyshohet se pas shpalljes s\u00eb ankandeve p\u00ebr shitjen e pasurive t\u00eb paluajtshme, k\u00ebto pasuri t\u00eb nxjerra n\u00eb ankande ku pala debitore nuk kishte dijeni p\u00ebr zhvillimin e tyre, me nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb dyshuar fiktiv t\u00eb pron\u00ebs\u2026 \u00ebsht\u00eb propozuar m\u00eb pas marrja n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kreditorit MCA ose Final kundrejt nj\u00eb vlere t\u00eb pap\u00ebrfillshme monetare dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr vlera detyrimesh t\u00eb pretenduara,\u201d thuhet n\u00eb kallzim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb paraqitet n\u00eb list\u00ebn e provave, rezulton nj\u00eb apartament 70 m2 n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn sekuestro p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb detyrimi prej 231 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shitje p\u00ebr 390 mij\u00eb lek\u00eb. Pasi nuk u paraqit asnj\u00eb ofert\u00eb, apartamenti kaloi n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e MCA.<\/p>\n<p>Ministri Manja i k\u00ebrkon prokuroris\u00eb hetimin e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrmbarimore \u2018TDR Group\u2019, noteres q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebnshkrimet e kontratave t\u00eb kredive, vler\u00ebsuesve t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme, zyr\u00ebs ligjore \u2018ADCA\u2019 dhe administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018MCA\u2019 dhe atij t\u00eb \u2018TDR\u2019. N\u00eb padi sugjerohet t\u00eb shihen dhe veprimet q\u00eb p\u00ebrmbaruesi i zyr\u00ebs \u2018TDR Group\u2019, Florian Shehu, ka kryer me dy kompanit\u00eb e tjera q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit \u2018ABA Enginieering\u2019 dhe \u2018TREMO 2 ALB\u2019, ku ngrihen dyshime p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb pastrimi me parat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga mikrokredit\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur p\u00ebr akuzat, p\u00ebrmbaruesit Rigels Bejko dhe Florian Shehu mohuan \u00e7do keqb\u00ebrje n\u00eb komunikime t\u00eb ve\u00e7anta me BIRN.<\/p>\n<p>Bejko tha se ishte hetuar nga Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto pretendime dhe \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar sipas tij n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti. \u201cJam hetuar dhe nuk kam rezultuar fajtor. Po t\u00eb ishin zhvilluar procedurat n\u00eb shkelje, nuk do t\u00eb na lejonte askush t\u00eb b\u00ebnim afishimin n\u00eb bashki e gjykata,\u201d tha Bekjo.<\/p>\n<p>Edhe Shehu pretendoi se aktiviteti i tij kishte qen\u00eb i ligjsh\u00ebm, nd\u00ebrsa shtoi se ishte larguar nga shoq\u00ebria p\u00ebrmbarimore TDR Group, ku kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb i pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do punim civil \u00ebsht\u00eb kryer me kontrata dhe fatura t\u00eb rregullta dhe kam patur aktivitet t\u00eb shkurt\u00ebr. Sot q\u00eb flasim, kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb pezulluara dhe nuk kan\u00eb lidhje me p\u00ebrmbarimin. \u00c7far\u00eb pastrimi parash mund t\u00eb dyshohet?\u201d pretendoi ai.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb i tha BIRN se ndon\u00ebse kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende i mundur dor\u00ebzimi i arkiv\u00ebs nga ish-p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Zyra e P\u00ebrmbarimit Shtet\u00ebror Tiran\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb Tiran\u00eb me kall\u00ebzimin p\u00ebr ndjekje penale n\u00eb dat\u00ebn 5 qershor\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrmbaruesit q\u00eb kan\u00eb ende licenc\u00eb aktive, ka nisur hetimi disiplinor<\/p>\n<p><strong>Ping-pongu i hetimeve <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_91341\" aria-describedby=\"caption-attachment-91341\" style=\"width: 1400px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-91341\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Hyrja-e-Prokurorise-se-Tiranes.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"933\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-91341\" class=\"wp-caption-text\">Hyrja e Prokuroris\u00eb se Tiran\u00ebs | Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prej vitit 2020, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs jan\u00eb depozituar nj\u00eb seri kall\u00ebzimesh penale ndaj Micro Credit Albania dhe kompanive t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me t\u00eb, por disa prej \u00e7\u00ebshtjeve nuk u filluan apo u d\u00ebrguan p\u00ebr pushim, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera u transferuan n\u00eb prokurorit\u00eb e rretheve, u pezulluan ose vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i tha BIRN se aktualisht vijon hetimet p\u00ebr 5 procedime penale n\u00eb lidhje me mikrokredit\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb bashkuar me procedime t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>N\u00eb serin\u00eb e kall\u00ebzimeve t\u00eb depozituara, dy prej \u00e7\u00ebshtjeve pat\u00ebn m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi se t\u00eb tjerat. Nj\u00ebra derivon nga kall\u00ebzimi prej 700 faqesh i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb i depozituar n\u00eb vitin 2020, i regjistruar si procedimi penal me nr.2123 dhe \u00e7\u00ebshtja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb procedimi penal me nr. 9037 e regjistruar n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Procedimi penal me nr. 2123 u hetua nga prokuror\u00ebt Arben Agovi dhe Ndini Tavani, t\u00eb cil\u00ebn konstatuan moskompetenc\u00eb n\u00eb vitin 2021 dhe e p\u00ebrcoll\u00ebn dosjen p\u00ebr n\u00eb SPAK. Por Prokuroria e Posa\u00e7me nuk ra dakord dhe e ktheu s\u00ebrish dosjen mbrapsht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i tha BIRN n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment se \u201cshpallja e moskompetenc\u00ebs n\u00eb rastin e procedimit penal nr. 2123 t\u00eb vitit 2020 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb referuar nenit 75\/a, g\u00ebrma a\u201d, i cili parashikon veprat penale q\u00eb gjykohen nga SPAK, p\u00ebrfshir\u00eb edhe korrupsionin e zyrtar\u00ebve publik\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rikthimit t\u00eb dosjes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, hetimet vazhduan edhe p\u00ebr tre vjet t\u00eb tjera, derisa prokuror\u00ebt k\u00ebrkuan n\u00eb gjykat\u00eb masa arresti p\u00ebr pronaren e MCA, Elda Ibro, pronarin e Final, Arben Meskuti dhe shtat\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb implikuar.<\/p>\n<p>Edhe procedimi penal me nr.9037 p\u00ebrfundoi n\u00eb SPAK n\u00eb prill t\u00eb vitit 2024, por nuk u kthye m\u00eb mbrapsht.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs shpalli moskompetenc\u00eb dhe i k\u00ebrkoi Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb hetonte p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb mundshme t\u00eb guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, i cili dyshohet se nuk ka vepruar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur abuzimet e MCA. Sipas prokuror\u00ebve, Sejko ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr bllokimin e pjessh\u00ebm t\u00eb aktivitetit t\u00eb MCA vet\u00ebm dy vjet pasi inspektor\u00ebt e BSH kishin v\u00ebrejtur probleme n\u00eb administrimin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, referimi p\u00ebr Sejkon ndodhet n\u00eb faz\u00ebn paraprake t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Zvarritja e hetimeve p\u00ebr mashtrimin me mikrokredit\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInformacioni i b\u00ebr\u00eb publik po vler\u00ebsohet e trajtohet nga ana e ILD n\u00eb p\u00ebrputhje me pjes\u00ebn 5, kreu II, t\u00eb Ligjit p\u00ebr Statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve,\u201d tha ILD p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d edhe bankat <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_43447\" aria-describedby=\"caption-attachment-43447\" style=\"width: 1024px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-43447\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/bkt-tirana.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"614\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-43447\" class=\"wp-caption-text\">Nj\u00eb deg\u00eb e Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Tregtare n\u00eb Tiran\u00eb. Foto: Ivana Dervishi\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Hetimet e deritanishme kan\u00eb zbuluar se nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb presionit q\u00eb ushtronin p\u00ebrmbaruesit dhe punonj\u00ebsit e shoq\u00ebrive \u2018MCA\u2019 dhe \u2018Final\u2019 ishte bllokimi i llogarive bankare, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb pag\u00ebs, duke c\u00ebnuar dhe minimumin jetik t\u00eb kredimarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt dyshohet se jan\u00eb mbajtur peng dhe jan\u00eb imponuar q\u00eb p\u00ebrmes llogarive t\u00eb sekuestruara bankare, sidomos llogarive t\u00eb pag\u00ebs, pa asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb shtr\u00ebngohen t\u00eb marrin kredi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb \u2018ristrukturuar t\u00eb vjetr\u00ebn\u2019,\u201d thuhet n\u00eb kall\u00ebzimin e ri t\u00eb ministrit Manja.<\/p>\n<p>N\u00eb skemat e abuzimit q\u00eb evidenton Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb bllokimi i \u00e7do prone dhe t\u00eb ardhure, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pranohet detyrimi i shum\u00ebfishuar nga subjektet e mbledhjes s\u00eb borxhit. Sekuestro nuk pranohej t\u00eb hiqej n\u00ebse debitori nuk paguante detyrimin e fryr\u00eb ose t\u00eb firmoste kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi t\u00eb re me interesa t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb vler\u00ebson gjithashtu se problemet me bllokimin jasht\u00eb \u00e7do afati t\u00eb llogarive t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb MCA vijojn\u00eb \u201cn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb \u00e7do procedure ligjore\u201d. Ministri Ulsi Manja sugjeron t\u00eb kryhen veprime hetimore mbi dokumentacionin origjinal q\u00eb gjendet n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb e sidomos n\u00eb bank\u00ebn \u2018BKT\u2019, se sa llogari bankare dhe depozita jan\u00eb sekuestruar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbahen t\u00eb tilla nga akte fiktive t\u00eb p\u00ebrmbaruesve.<\/p>\n<p>BKT tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim q\u00eb\u00a0 se vepron n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet dhe rregulloret n\u00eb fuqi dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me urdhrat p\u00ebrmbarimor\u00eb, urdhrat tatimor\u00eb, urdhrat e gjykat\u00ebs ose \u00e7do urdh\u00ebr tjet\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nga organe t\u00eb cilat e kan\u00eb at\u00eb pushtet nga ligji.<\/p>\n<p>\u201cSipas ligjit n\u00eb fuqi, bankat kan\u00eb nj\u00eb rol pasiv dhe nuk kan\u00eb autoritet p\u00ebr t\u00eb interpretuar apo vler\u00ebsuar legjitimitetin e urdhrave t\u00eb l\u00ebshuar nga autoriteti legjitim q\u00eb l\u00ebshon k\u00ebto urdh\u00ebra. Bankat vendosin sekuestro mbi llogarit\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb ligjore t\u00eb p\u00ebrmbaruesit dhe i mban ato deri n\u00eb ekzekutimin ose urdhrin e heqjes s\u00eb sekuestros,\u201d tha BKT.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb ndryshon statusi ligjor i nj\u00eb p\u00ebrmbaruesi, pasardh\u00ebsi duhet t\u00eb caktohet nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse,\u201d shtoi Banka.<\/p>\n<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon hetime t\u00eb thelluara p\u00ebr veprat penale t\u00eb mashtrimit, p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb titullit apo detyr\u00ebs shtet\u00ebrore, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, fshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave dhe pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cShtrirja reale e pasojave q\u00eb dyshohet se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb aspektin social-ekonomik p\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb verifikohet gjat\u00eb hetimit penal t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie t\u00eb dyshuar kriminale t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p><strong>Roli i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Dy subjektet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit me mikrokredit\u00eb, \u2018MCA\u2019 dhe \u2018Final\u2019 blen\u00eb n\u00eb total rreth 30 mij\u00eb kontrata kredish t\u00eb k\u00ebqija me vlera q\u00eb nuk kalojn\u00eb 10% t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb detyrimit. Por problemet me mbifaturimet dhe abuzimet me debitor\u00ebt nis\u00ebn thuajse menj\u00ebher\u00eb pasi ato u licencuan nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Gjithsesi, u desh\u00ebn me dhjetra ankesa dhe disa vite q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019u revokonte atyre licenc\u00ebn. I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, guvernatori Gent Sejko sqaroi n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Kuvend se nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb vepronte, p\u00ebr sa koh\u00eb prokuroria nuk kishte n\u00ebn akuz\u00eb asnj\u00eb nga personat e kall\u00ebzuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb kushtet kur ata nuk plot\u00ebsojn\u00eb m\u00eb kriterin e reputacionit t\u00eb lart\u00eb etik, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera konsideron q\u00eb individi t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb ndjekje penale, n\u00eb gjykim p\u00ebr vepra penale dhe i d\u00ebnuar penalisht\u201d njoftoi banka q\u00ebndrore pas revokimit t\u00eb licencave p\u00ebr dy subjektet \u2018MCA\u2019 dhe \u2018Final\u2019. T\u00eb dy subjektet kan\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin duke k\u00ebrkuar vijimin e aktivitetit.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs dyshon se dh\u00ebnia e t\u00eb drejt\u00ebs subjekteve p\u00ebr t\u00eb mbledhur detyrimet dhe dh\u00ebn\u00eb kredi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb konflikt interesi dhe se aktiviteti p\u00ebr shitjen e kredive nga bankat ka nisur p\u00ebrpara se t\u00eb ndryshohej rregullorja nga ana e bank\u00ebs qendrore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim Banka e Shqip\u00ebris\u00eb i tha BIRN se edhe pse i ka revokuar licencat e shoq\u00ebrive \u2018Final\u2019 dhe \u2018Micro Credit Albania\u2019, qytetar\u00ebt kredimarr\u00ebs duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pagesa ndaj k\u00ebtyre kompanive n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet dhe termat e kontrat\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb lidhur me subjektin, pasi k\u00ebto detyrime nuk do t\u00eb jen\u00eb subjekt faljeje.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 5 Qershor K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar disa ndryshime n\u00eb rregulloren \u201cP\u00ebr licencimin dhe ushtrimin e veprimtaris\u00eb nga subjektet financiare jo banka\u201d, n\u00eb t\u00eb cilat nd\u00ebr t\u00eb tjera parashikohet roli dhe kompetencat e likuidatorit t\u00eb portofolit t\u00eb kredive t\u00eb k\u00ebtyre kompanive.<\/p>\n<p>Ne lidhje me rastin e t\u00eb ndjerit Pal Trashaj, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shprehu keqardhje dhe shtoi se po grumbullonte informacion p\u00ebr t\u00eb analizuar rastin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, tashm\u00eb sa sensitiv, por dhe aq kompleks, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb po grumbullon dhe do t\u00eb analizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb informacionin e nevojsh\u00ebm, ne m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb situat\u00eb sa m\u00eb e plot\u00eb dhe e qart\u00eb e \u00e7do hallke t\u00eb procesit dhe gjith\u00e7ka ka ndodhur brenda secil\u00ebs prej tyre,\u201d p\u00ebrfundoi Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb para vdekjes s\u00eb tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejt\u00ebsia. Pas denoncimeve t\u00eb shpeshta publike dhe zyrtare p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me mikrokredit\u00eb, 63- vje\u00e7ari nga Lezha kap\u00ebrceu m\u00eb 2 korrik port\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb takimi me nj\u00eb oficer t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.\u00a0 Ai [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":78902,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,829],"tags":[1761,1762,1269,1763,1764,1340,1765,1341,1616,883,1766,1767,868,862,1768,1769,1770,1771,721,1772,1422,761,1279,851,896,852,107,1773,1774,870,1634,1178,853,405,1775,1179,1776,1538,901,872,1607,884,1570,1777,1539,774,1311,1635,1423,1424,1778,1553,499,1779,1780,1707,1781,885,1782,1783,1784,149,778,358,956,359,1785,1584,1786,1787,1544,1533,1091,325,1788,391,1789,1790,1791,1792],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/20240508_234825_080524_4_06-1_diKtQU1.jpg","fifu_image_alt":"Guvernatori i Bank\u00ebs se Shqiperis\u00eb, Gent Sejko duke folur gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp. | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78901"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}