{"id":78918,"date":"2024-10-09T17:51:31","date_gmt":"2024-10-09T15:51:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-gezim-veizi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/10\/09\/"},"modified":"2024-10-09T17:53:09","modified_gmt":"2024-10-09T15:53:09","slug":"prokurori-gezim-veizi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-gezim-veizi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/10\/09\/","title":{"rendered":"Prokurori G\u00ebzim Veizi jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, G\u00ebzim Veizi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs ai u vler\u00ebsua pozitivisht.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Veizi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Veizi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Verifikimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe rreth 110 m2, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2006, me vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, Veizi ka shpjeguar se nuk i ka dh\u00ebn\u00eb v\u00ebmendje \u00e7mimit t\u00eb vendosur nga noteri n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes. KPK ka verifikuar burimet financiare t\u00eb deklaruara nga subjekti se kan\u00eb sh\u00ebbryer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, 20 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Elbasan, 5 mij\u00eb euro nga t\u00eb ardhurat dhe kredi n\u00eb vler\u00ebn 41 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK ka rezultuar se apartamenti i shitur prej subjektit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e tij e origjin\u00ebs si t\u00eb pastreh\u00eb, prej Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. N\u00eb vitin 2001 v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit kan\u00eb hequr dor\u00eb nga pjesa e tyre takuese dhe m\u00eb von\u00eb edhe e \u00ebma.<\/p>\n<p>Veizi ka deklaruar se e ka shitur k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebr vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe pala shit\u00ebse rezulton t\u2019u ket\u00eb kaluar vler\u00ebn prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u00e7mimi 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje, subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb shiten dhe moblijet p\u00ebr shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici v\u00ebrejti se megjith\u00ebse pagesa \u00ebsht\u00eb kryer me bank\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komici shtoi se nga analiza e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, duket se subjekti ka pasur mund\u00ebsi financiatre p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb konsiderohet shuma 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kredia prej 41 mij\u00eb eurosh, \u00ebsht\u00eb disbursuar pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit. Megjith\u00ebse Komisioni n\u00eb fillim ka konstatuar se duket se kredia nuk mund t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, bazuar n\u00eb aktet e adminisurtara, shpenzimet e Veizit jan\u00eb gjetur bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, subjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtues p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn n\u00eb mir\u00ebbesim, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se e ngjith\u00eb vlera e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb kaluar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se bler\u00ebsi i apartamentit n\u00eb Elbasan ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Ai v\u00ebrejti se dhe pse kishin pasur mund\u00ebsi t\u00eb investonin p\u00ebr arredimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Elbasan, s\u00ebrish nuk u ishte konsideruar shuma 600 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e moblijeve.<\/p>\n<p>Veizi shtoi se nisur nga fakti se kishin rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, vlera e konstatuar si bilanc negativ p\u00ebr arsye t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin lidhur me kredin\u00eb, ai theksoi se ishte v\u00ebrtetuar se e gjith\u00eb vlera i ishte kaluar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Prokurori Veizi ka bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me sip\u00ebrfaqe 127.7 m2 p\u00ebr vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2016. Si burim krijimi ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro, 5 mij\u00eb euro nga nj\u00eb depozit\u00eb dhe 80 mj\u00eb euro kredi.<\/p>\n<p>Komici deklaroi se huadh\u00ebn\u00ebsi ka rezultuar me burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr krijimin dhe dh\u00ebnien e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro subjektit. Vlera 5000 euro \u00ebsht\u00eb gjetur po ashtu e ligjshme pasi sipas KPK, rrjedh nga shum\u00eb e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja e subjektit me vendim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur porbleme as p\u00ebr kredin\u00eb 80 mij\u00eb euro, duke konstatuar mund\u00ebsi t\u00eb prokuorit Veizi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe shpenzimet e kryera jasht\u00eb shtetit. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb u m\u00ebsua se Veizi kishte kryer disa t\u00ebrheqje cash t\u00eb llojit POS, q\u00eb mund\u00ebson t\u00ebrheqjen e parave jasht\u00eb shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb karte.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre t\u00ebrheqjeve nuk jan\u00eb shpenzuar n\u00eb periudh\u00ebn kur ka qen\u00eb jasht\u00eb shtetit. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00ebrheqje t\u00eb mos konsiderohen si shpenzime t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb vendit, pasi kan\u00eb qen\u00eb si shpenzime ekstra. Veizi tha se nuk luante kumar, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb besimit fetar, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb quhet haram. Komici v\u00ebrejti se ky shpjegim i subjektit ezauroi p\u00ebrgjigjen e pyetjes q\u00eb ai kishte p\u00ebrgatitur, se n\u00ebse k\u00ebto shuma t\u00eb t\u00ebrhequra cash jasht\u00eb vendit, i kishte p\u00ebrdorur apo jo p\u00ebr t\u00eb luajtur kumar.<\/p>\n<p>Sipas relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nga analiza financiare paraprake e kryer deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, bilanci negativ total n\u00eb vite rezulton m\u00eb vler\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Komici evidentoi disa gjetje n\u00eb aspektin profesional, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me vendimarrje t\u00eb subjektit t\u00eb rr\u00ebzuara nga prokuror\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo nga gjykatat p\u00ebr hetime t\u00eb paplota.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb kryer nga shtetasi H.B. p\u00ebr pushimin e procedimit penal nga Veizi, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e ka zhfuqizuar e kthyer p\u00ebr plot\u00ebsim t\u00eb hetimeve. Sipas Komicit, subjekti ka konkluduar dy her\u00eb me vendime pushimi, por jan\u00eb prishur p\u00ebr veprime hetimore t\u00eb paplota. Relatori tha se p\u00ebr t\u00eb dy vendimet \u00ebsht\u00eb evidentuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur baz\u00eb ligjore e gabuar, si dhe nuk jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha detyrat e l\u00ebna.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kall\u00ebzimi ishe kryer p\u00ebr disa materiale t\u00eb falsifikuara, por ishte jasht\u00eb afatit pasi kishte kaluar m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet. Veizi deklaroi se kall\u00ebzuesi kishte \u00e7\u00ebshtje civile dhe prandaj kishte kryer denoncimin, pasi I nevojitesh ta p\u00ebrdorte.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Veizi jan\u00eb depozituar 15 denoncime nga publike, p\u00ebr 9 prej t\u00eb cilave nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve, \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr pushimin e nj\u00eb procedimi penal nga subjekti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfyqizuar p\u00ebr hetime t\u00eb paplota. Pas kryerjes s\u00eb detyrave t\u00eb l\u00ebnda, Veizi e ka \u00e7uar n\u00eb gjyq k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Veizi ka pushuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb vitit 2022. Pasi denoncuesi e ka ankimuar, gjykata e prishur vendimarrjen e tij dhe ka urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore. Subjekti e ka ankimuar dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb apel p\u00ebr shqyrtim. Komici tha se konstatohet se kall\u00ebzuesit nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimi i mosfillimit, si dhe se nuk jan\u00eb kryer hetime t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Edhe subjekti deklaroi se e ka ankimuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncuese ka pretenduar se subjekti ka favorizuar t\u00eb kall\u00ebzuarin prej saj p\u00ebr p\u00ebrndjekje dhe keqp\u00ebrdorim me dashje t\u00eb thirrjeve telefonike. Veizi e ka pushuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sipas KPK, duket se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe nuk e ka njoftuar kall\u00ebzuesen p\u00ebr p\u00ebrfundimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Veizi, nga provat e administruara rezultonte se shte fyerje dhe jo p\u00ebrndjekje. Sipas tij, ndoshta kall\u00ebzuesja nuk ka njohurit\u00eb e duhura ligjore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncues ka paraqitur n\u00eb Komision rrethanat e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pretendon se subjekti ka pushuar akuz\u00ebn p\u00ebr vrasje ndaj nj\u00eb t\u00eb hetuari, duke e \u00e7uar p\u00ebr gjykim vet\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Sipas denoncuesit, i proceduari ishte person i rreziksh\u00ebm dhe me lidhje me grupet kriminale n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Po ashtu \u00ebsht\u00eb petenduar se Veizi ka k\u00ebrkuar lirimin me kusht t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, personi n\u00eb fjal\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb p\u00ebrfundim p\u00ebr kanosje e arm\u00ebmbajtje pa leje me 1 vit burgim dhe n\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar me 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vendosur dhe pezullimi i d\u00ebnimit. Komici v\u00ebrejti se nga hetimet e kryera mbetet e paqart\u00eb se si \u00ebsht\u00eb sekuestruar arma.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se nuk kishte pasur prova p\u00ebr vrasje. Ai tha se edhe gjykata kishte l\u00ebn\u00eb detyra p\u00ebr kryerjen e veprimeve hetimore q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Veizi shtoi se i pandehuri ishte, i ri, student i shk\u00eblqyer dhe i pad\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit dhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr person t\u00eb hetuar prej tij p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimi me 3 vjet e 4 muaj burgim, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe vendosur pezullimi i d\u00ebnimit dhe vendosja e t\u00eb d\u00ebnuarit n\u00eb sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Veizi u mbrojt duke argumentuar se i pandehuri kishte pasur probleme t\u00eb r\u00ebnda sh\u00ebndet\u00ebsore. Sipas tij, I pandehuri kishte shfaqur dhe pendes\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe e kishte kryer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit gjat\u00eb arrestit n\u00eb sht\u00ebpi dhe se bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana kishte k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit dhe vendosjen n\u00eb sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua se subjekti ka kryer udh\u00ebtime me shtetasin O.M, i cili rezutlon t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur tre emra t\u00eb ndrysh\u00ebm. I pyetur lidhur me shkaqet e ndryshimit t\u00eb emrave nga miku i tij, subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kur kishte lidhur martes\u00eb ai kishte marr\u00eb mbiemrin e bashk\u00ebshortes. Por, pasi kishin lindur djalin, nuk mund t\u00eb pranonte q\u00eb i biri t\u00eb mbante mbiemrin e t\u00eb \u00ebm\u00ebs dhe e kishte nd\u00ebrruar s\u00ebrish.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy kall\u00ebzime t\u00eb kryera ndaj subjektit \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillim hetimi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori G\u00ebzim Veizi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do shpallet m\u00eb dat\u00eb 11 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, G\u00ebzim Veizi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs ai u vler\u00ebsua pozitivisht. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Veizi u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78919,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[784,1794,118,906,119,129,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Gezim-Veizi-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori G\u00ebzim Veizi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78918"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78918"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78918\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78920,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78918\/revisions\/78920"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}