{"id":78930,"date":"2024-10-11T18:03:52","date_gmt":"2024-10-11T16:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurorit-afrim-shehu-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/10\/11\/"},"modified":"2024-10-11T18:04:02","modified_gmt":"2024-10-11T16:04:02","slug":"konfirmimi-i-prokurorit-afrim-shehu-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurorit-afrim-shehu-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/10\/11\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i prokurorit Afrim Shehu ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim t\u00eb premten m\u00eb 11 tetor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu. Ankimi \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb e cil\u00ebsoi vendimin e KPK t\u00eb paqart\u00eb dhe evidentoi nevoj\u00ebn e kontrollit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Prokurori Afrim Shehu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 15 maj. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ai u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb konstatuar para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Subjekti dha gjithashtu shpjegime p\u00ebr disa nga denoncimet e depozituara nga qytetar\u00ebt. Megjithat\u00eb, Komisioni i gjeti bind\u00ebse shpjegimet e Shehut dhe e la at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Procesi i vetingut p\u00ebr Shehun u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon.<\/p>\n<p>Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2009. P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb ai punoi si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023 u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes paralele.<\/p>\n<p>ONM \u00e7moi se disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara n\u00eb vetingun e prokurorit Afrim Shehu nuk u vler\u00ebsuan si duhet, duke e b\u00ebr\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb paqart\u00eb, pasi duket se nuk bazohet n\u00eb provat e administruara. Edhe Komisioneri Ballhysa vler\u00ebson se vendimi i KPK p\u00ebr Shehun \u00ebsht\u00eb i c\u00ebnuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij dhe p\u00ebrmban shkaqe p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar shqyrtimit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Komisioni i kaloi subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 15.9 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 12.8 milion\u00eb lek\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe 3.1 milion\u00eb lek\u00eb bilanc negativ i konstatuar n\u00eb vitet 2009-2016.<\/p>\n<p>Pasi vler\u00ebsoi shpjegimet dhe provat e depozituara prej Shehut, Komisioni arriti n\u00eb konkluzionin se ato kan\u00eb nivel besueshm\u00ebrie dhe provueshm\u00ebrie t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe i reflektoi n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke e rrudhur bilancin negagtiv nga 15.9 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 3.1 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat rreth 1.6 milion lek\u00eb para detyr\u00ebs dhe rreth 1.4 milion lek\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK ka \u00e7muar se pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara dhe balancat negative t\u00eb fondeve t\u00eb rezultuara nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb sjellin shkarkim. Duke gjykuar mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit, deklarimet e pasakta dhe problemet n\u00eb analiz\u00ebn financiare, nuk u \u00e7muan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr cenimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, apo q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndikonin n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik, ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni, duke \u00e7muar se Shehu nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. \u201c[\u2026]Edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb tij dhe personave t\u00eb lidhur e t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, p\u00ebr krijimin e pasurive, mbulimin e shpenzimeve dhe kursimeve edhe p\u00ebr vitet 2014-2016, p\u00ebr nj\u00eb pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebrtej asaj t\u00eb konstatuar nga Komisioni\u201d, vler\u00ebson Ballhysa dhe n\u00ebnvizon se edhe n\u00eb skenarin m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm garantist, n\u00eb t\u00eb cilin Komisioni ka konsideruar t\u00eb gjitha prap\u00ebsimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, s\u00ebrish diferenca negative e rezultuar kalon kufijt\u00eb e proporcionalitetit dhe standartit Kushtetues t\u00eb vendosur n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin, Ballhysa \u00e7mon se gjetjet e rezultuara gjat\u00eb hetimit administrativ jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb bien ndesh me vlerat themelore t\u00eb pritura nga nj\u00eb magjistrat. \u201cKjo p\u00ebrfshin parime si paan\u00ebsia, integriteti dhe shmangia e konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb cilat jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr ruajtjen e besimit dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor\u201d, shprehet Ballhysa dhe shton se gjetjet n\u00eb kriterin profesional e vendosin Shehun n\u00eb kushtet e parashikuara nga neni 61 pika 5 e ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, ku p\u00ebrcaktohet pamund\u00ebsia p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit, si dhe c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik i k\u00ebrkon Kolegjit ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim t\u00eb premten m\u00eb 11 tetor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu. Ankimi \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb e cil\u00ebsoi vendimin e KPK t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78931,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[1414,427,101,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/IMG_7815-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokuori Afrim Shehu pas vendimit nga KPK. Foto| BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78930"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78930"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78932,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78930\/revisions\/78932"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}