{"id":78960,"date":"2024-11-02T11:58:16","date_gmt":"2024-11-02T10:58:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-gjyqtarin-seladin-pysqyli-per-deklarim-te-pasakte-e-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/11\/02\/"},"modified":"2024-11-02T12:00:15","modified_gmt":"2024-11-02T11:00:15","slug":"kpk-e-shkarkoi-gjyqtarin-seladin-pysqyli-per-deklarim-te-pasakte-e-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-gjyqtarin-seladin-pysqyli-per-deklarim-te-pasakte-e-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/11\/02\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi gjyqtarin Seladin Pysqyli p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Seladin Pysqyli u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 25 korrik, pasi u konkludua se subjekti dhe personat e lidhur ndodhen n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera dhe pasurit\u00eb e krijuara. Sipas KPK, Pysqyli b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lidhur me nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Pysqyli u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, djali i gjyqtarit Pysqyli ka deklaruar nj\u00eb apartament banimi t\u00eb ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb, bler\u00eb n\u00eb vitin 2015, me burime krijimi 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb fituara n\u00eb loj\u00ebra fati dhe nga ndihmat e dh\u00ebna prej familjes, si dhe vler\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK ka rezultuar se n\u00eb vitin 2015, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka lidhur kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me shtetasin F.T. p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij apartamenti p\u00ebr \u00e7mimin 73 mij\u00eb euro. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2012, shoq\u00ebria ka pranuar se shuma prej 73 mij\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Po n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata paraprake e shitjes mes shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetasve F.T. e A.G., q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb kontrat\u00eb nga shtetasi E.B. N\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se shtetasi F.T. ia ka shitur apartamentin shtetasit A.G. p\u00ebr vler\u00ebn 73 mij\u00eb euro, duke deklaruar se kjo shum\u00eb ishte paguar nga ky i fundit. KPK ka konstatuar se kontrata e energjis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb A.G., para se t\u00eb nd\u00ebrrohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2015, shtetasi E.B. i cili ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb 2012-\u00ebn shtetasit F.T dhe A.G n\u00eb shitblerjen e at\u00ebhershme t\u00eb apartamentit, i ka shitur djalit t\u00eb subjektit k\u00ebt\u00eb banes\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 5.6 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb dhe para t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs notere, A.G. dhe E.B. kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, sipas s\u00eb cil\u00ebs shtetasi E.B. i kishte marr\u00eb hua shum\u00ebn 73 mij\u00eb euro shtetasit A.G.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr konstatim q\u00eb ka dal\u00eb nga hetimi administrativ, \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb dit\u00ebn kur djali i subjektit ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit, pasuria ka qen\u00eb e bllokuar dhe nuk mund t\u00eb kryhej asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Sipas KPK, duket se pal\u00ebt kan\u00eb pasur si q\u00ebllim shmangien e deklarimit t\u00eb vler\u00ebs reale t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme, q\u00eb sipas dokumenteve duket se \u00ebsht\u00eb 73 mij\u00eb euro. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb konsideruar si shpenzim vlera 73 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sipas KPK, subjekti nuk mundi t\u00eb shpjegoj\u00eb se si ai dhe familjar\u00ebt e tij arrit\u00ebn t\u00eb kontaktojn\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb e pezulluar dhe pa aktivitet dhe si mund\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme me 1\/2-\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb transaksioneve t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimi i deklaruar n\u00eb hartimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes korrespondonte me mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2015, vler\u00ebn e t\u00ebrhequr nga llogarit\u00eb bankare prej 5.200.000 lek\u00ebsh\u201d, n\u00ebnvizon trupa e Komisionit.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Pysqylit se veprimet e m\u00ebparshme ligjore me apartamentin ishin kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb huave nga pal\u00ebt e m\u00ebparshme dhe q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim shitjen e asaj banese, nuk jan\u00eb gjendur n\u00eb p\u00ebrputhje me faktet reale dhe historikun e transaksioneve t\u00eb kryera mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPK vler\u00ebson se, marr\u00ebveshja e pal\u00ebve n\u00eb rastin konkret ka pasur si q\u00ebllim shmangien e deklarimit t\u00eb vler\u00ebs reale t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi q\u00eb subjekti dhe familja e tij t\u00eb kursenin shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, bilanc negativ ka rezultuar edhe p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar nga subjekti me burim loj\u00ebrat e fatit dhe ndihmat familjare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga t\u00eb dh\u00ebnat e administruara n\u00eb drejtim t\u00eb verifikimeve t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb nga djali i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, arrihet n\u00eb konkluzionin se nuk provohet mund\u00ebsia financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likuiditeteve dhe mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlera 5.2 milion\u00eb lek\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga subjekti e bashk\u00ebshortja djalit p\u00ebr blerjen e apartamentit, kan\u00eb pasur si burim krijimi t\u00eb ardhurat e familjes dhe t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, prej nga ka rezultuar se ato jan\u00eb deklaruar periodikisht nga viti 2007 deri n\u00eb 2016-\u00ebn. Por, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar realizimi faktik dhe as masa e tyre.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti ka paraqitur n\u00eb Komision nj\u00eb akt ekspertimi t\u00eb hartuar nga ekspert kontab\u00ebl, sipas t\u00eb cilit jan\u00eb pretenduar t\u00eb ardhura nga toka p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016, n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPK vler\u00ebson se ky akt ekspertimi vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nd\u00ebr vite, sipas t\u00eb cilave ai ka deklaruar \u00bd e vler\u00ebs s\u00eb pretenduar n\u00eb akt ekspertimi. P\u00ebr k\u00ebto arsye, akti ekspertimit \u00ebsht\u00eb \u00e7muar pa vler\u00eb provuese.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb familjet kan\u00eb p\u00ebrfituar tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 7501\/1991 \u2018P\u00ebr tok\u00ebn\u2019, apo dhe shlyerjen e taks\u00ebs vendore t\u00eb tok\u00ebs nd\u00ebr vite nga nj\u00ebsia administrative vendore, jo domosdoshm\u00ebrish provojn\u00eb q\u00eb toka \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar dhe ka prodhuar t\u00eb ardhura. N\u00eb k\u00ebto kushte, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga bujq\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dhe bashk\u00ebshorten\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i pabazuar n\u00eb ligj pretendimi p\u00ebr llogaritjen e nj\u00eb page minimale p\u00ebr periudh\u00ebn kur jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhura nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nga mosp\u00ebrfshirja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb analiz\u00ebn financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi nd\u00ebr vite p\u00ebr krijimin dhe shtimin e likuiditeteve n\u00eb llogarit\u00eb bankare, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagimin e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Komisioni ka \u00e7muar t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj e prova edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb konsideruar kursimeve cash, t\u00eb padeklaruara. KPK sjell n\u00eb v\u00ebmendje jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit lidhur me munges\u00ebn e deklarimit t\u00eb gjendjeve cash n\u00eb deklaratat periodike, sipas t\u00eb cilave sakt\u00ebsia dhe mjaftueshm\u00ebria e deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb subjekt deklarimi \u201cmatet vet\u00ebm p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb sakta dhe t\u00eb plota\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjendja e likuiditeteve cash apo kursimet e shtuara p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 nuk mund t\u00eb provohen ndryshe, p\u00ebrve\u00e7se me deklaratat periodike, si i vetmi dokument i krijuar n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb pretendohet krijimi i k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb mund ta provoj\u00eb at\u00eb\u201d, argumenton KPK.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, edhe do t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare financiare skenari m\u00eb favorizues e garantues p\u00ebr subjektin, se p\u00ebr apartamentin ishte paguar \u00e7mimi 5.6 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e likuiditeteve nd\u00ebr vite dhe shtimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit t\u00eb kryer p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, trupa e KPK vler\u00ebson se veprimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe se k\u00ebto veprime rezultojn\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pagimin e \u00e7mimit t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Devollit, n\u00eb koh\u00ebn kur ai e ka ushtruar funksionin.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 437 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 1993-2002 dhe 3.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka \u00e7muar se gjyqtari Seladin Pysqyli gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Seladin Pysqyli u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 25 korrik, pasi u konkludua se subjekti dhe personat e lidhur ndodhen n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera dhe pasurit\u00eb e krijuara. Sipas KPK, Pysqyli b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb deformuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78961,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[147,107,118,171,1678],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/IMG_0140-scaled.jpeg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Seladin Pysqyli pas vendimit t\u00eb KPK. Foto | BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78960"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78960"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78960\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78962,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78960\/revisions\/78962"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}