{"id":78963,"date":"2024-11-04T14:43:55","date_gmt":"2024-11-04T13:43:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesja-ligjore-laureta-ahmeti-konfirmohet-ne-detyre\/2024\/11\/04\/"},"modified":"2024-11-04T14:46:32","modified_gmt":"2024-11-04T13:46:32","slug":"ndihmesja-ligjore-laureta-ahmeti-konfirmohet-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesja-ligjore-laureta-ahmeti-konfirmohet-ne-detyre\/2024\/11\/04\/","title":{"rendered":"Ndihm\u00ebsja ligjore, Laureta Ahmeti konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsja ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Laureta Ahmeti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 4 n\u00ebntor, pasi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb u zhvillua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Procesi p\u00ebr vetingun e Ahmetit u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Burnilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Laureta Ahmeti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si ndihm\u00ebse ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb vitin 2016, ku dhe vijon ta ushtroj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 125 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2010 kundrejt vler\u00ebs 137 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se ka kontribuar p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie me shum\u00ebn monetare prej 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb investuar nga bashk\u00ebjetuesi dhe prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi e subjektit p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs 2.3 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebjetuesit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij nga aktivitetet e tyre private, Komisioni ka konstatuar se ata kishin mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjith\u00eb vler\u00ebn e investimit, pa p\u00ebrfshir\u00eb kontributin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Ahmeti ka deklaruar t\u00eb ardhura nga qiradh\u00ebnia e k\u00ebtij apartamenti p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016 n\u00eb mas\u00ebn totale rreth 23 mij\u00eb e 500 euro, ato nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb prej Komisionit pasi nuk jan\u00eb shlyer detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Ahmeti deklaroi se dakord\u00ebsohej me gjetjet e KPK. N\u00eb vijim ajo sqaroi se pamund\u00ebsia e konstatuar vinte si paosj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb t\u00eb ardhurave nga pun\u00ebsimi para vitit 2006. Ajo n\u00ebnvizoi se pun\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb librez\u00ebn e pun\u00ebs, por p\u00ebr shkak se Instituti Sigurimeve Shoq\u00ebrore nuk ka konfirmuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kontributeve, ato t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb konsideruar.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e saj jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kontributin e saj n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb mas\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me qiradh\u00ebnien e apartamentit, ajo shpjegoi se kontratat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me shkres\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Sipas Ahemetit, vet\u00ebm kur kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn veting e kishte konstatuar se qiramarr\u00ebsi nuk kishte shlyer detyrimet tatimore. Ajo shtoi se detyrimet jan\u00eb shlyer.<\/p>\n<p>Komici nuk evidentoi probleme p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb rreth 1 milion e 140 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit, dy apartamente dhe nj\u00eb nj\u00ebsi n\u00eb Fush\u00ebkruj\u00eb, ku dy t\u00eb parat jan\u00eb krijuar prej prind\u00ebrve dhe gjysh\u00ebrve t\u00eb tij koh\u00eb para nisjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs, si dhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Pa probleme ka rezultuar dhe blerja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas Komisionit, bashk\u00ebjetuesi Ahmetit ka rezultuar me burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e dy depozitave bankare n\u00eb shumat 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 3.1 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe t\u00eb nj\u00eb gjendje cash 500 mij\u00eb lek\u00eb, me t\u00eb ardhurat nga puna si noter.<\/p>\n<p>Ndihm\u00ebsja ligjore, Laureta Ahmeti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. p\u00ebr profesionalizmin u evidentuan disa gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat ajo dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura.<\/p>\n<p>Komici v\u00ebrejti se n\u00eb dosjet e shqyrtuara, \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb nj\u00eb projekt-vendim subjekti nuk ka sh\u00ebnuar gjeneralitetet e plota t\u00eb pal\u00ebve, por vet\u00ebm emrat dhe mbiemrat dhe n\u00eb nj\u00eb rast u evidentua se arsyetimi ka qen\u00eb i shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, subjekti n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr largimin e nj\u00eb personi nga puna prej nj\u00eb institucioni publik, nuk ka orientuar drejt\u00eb gjyqtarin. Relatori shtoi se duket se subjekti ka orientuar gjyqtarin q\u00eb padit\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfitonte pa t\u00eb drejt\u00eb gjasht\u00eb muaj pages\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmeti solli n\u00eb v\u00ebmendje se periudha e rivler\u00ebsimit profesional shtrihet n\u00eb kat\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj. Ajo pohoi se punonin pas shpalljes s\u00eb vendimit dhe se n\u00eb dosje nuk ka asnj\u00eb akt t\u00eb punuar nga ndihm\u00ebsi ligjor.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me konstatimin p\u00ebr orientim t\u00eb gabuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb trajtonte padin\u00eb e nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi t\u00eb larguar nga detyra, subjekti tha se kishte punuar p\u00ebr zbardhjen e vendimit. Ajo u shpreh se zgjidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, pasi ishte zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar. Po ashtu, nuk ishte respektuar afati i njoftimit p\u00ebr largimin nga puna. Subjekti sqaroi se padit\u00ebsi kishte k\u00ebrkuar si shp\u00ebrblim 12 paga, por gjykata kishte vendosur t\u00eb shp\u00ebrblehej me gjasht\u00eb rroga.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Ahmeti k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr afro nj\u00eb or\u00eb, Komisioni vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime ta konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb ndihm\u00ebsen ligjore, Laureta Ahmeti.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsja ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Laureta Ahmeti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 4 n\u00ebntor, pasi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb u zhvillua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Procesi p\u00ebr vetingun e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78964,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[911,1386,118,1796,188,906,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Ndihmesja-Ligjore-Laureta-Ahmeti.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja Ligjore Laureta Ahmeti | Foto: Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78963"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78963"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78963\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78965,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78963\/revisions\/78965"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}