{"id":78969,"date":"2024-11-06T18:54:40","date_gmt":"2024-11-06T17:54:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-eranda-laze-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren\/2024\/11\/06\/"},"modified":"2024-11-06T18:55:19","modified_gmt":"2024-11-06T17:55:19","slug":"prokurorja-eranda-laze-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-eranda-laze-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren\/2024\/11\/06\/","title":{"rendered":"Prokurorja Eranda Laze jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Eranda Laze u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 6 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Ajo e kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, si dhe konstatimet p\u00ebr udh\u00ebtime me persona t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, duke k\u00ebrkruar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Laze po kryhet nga trupa e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Alma Faskaj. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p><strong>Barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga ILDKPKI q\u00eb nuk kishte gjetur asnj\u00eb problem n\u00eb pasurin\u00eb e familjes s\u00eb prokurores Erinda Laze, KPK konstatoi bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje midis \u00e7mimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb premtim-shitje t\u00eb vitit 2009 p\u00ebr dy apartamente n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, me sip\u00ebrfaqe 181 m2 n\u00eb shum\u00ebn 81 mij\u00eb e 284 euro, me vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb vitit 2009 t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, prej 9.6 milion\u00eb lek\u00ebsh. Pine sqaroi se subjekti ka deklaruar se mosp\u00ebrputhja ka ardhur si pasoj\u00eb e sh\u00ebnimit n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb vler\u00ebs p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e shfryt\u00ebzueshme. Laze ka sqaruar se \u00ebsht\u00eb paguar shuma e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim-shitjes, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe vlera p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Laze deklaroi se mosp\u00ebrputhja kishte ardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni dhe aktiviteti i tij privat n\u00eb shum\u00ebn prej 40 mij\u00eb euro \u2013 t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara para martes\u00ebs; 30 mij\u00eb euro kredi dhe pjesa tjet\u00ebr me kursimet familjare.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se prokurorja Laze ka deklaruar kursime n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti ka deklaruar 30 mij\u00eb euro t\u00eb kursyera, nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb dy apartamenteve, Komisioni ka konsideruar si \u00e7mim vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim-shitjes n\u00eb mas\u00ebn 81 mij\u00eb e 284 euro.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga emigracioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2004, Komisioni ka konstatuar mund\u00ebsi kursimi n\u00eb mas\u00ebn 47 mij\u00eb euro. Por, nisur nga fakti se ai ka bler\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 52 mij\u00eb euro, Pine tha se t\u00eb ardhurat nga emigracioni nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr banesat n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar t\u00eb ardhurat e deklaruara nga pun\u00ebsimi si menaxher n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb zot\u00ebruar nga nj\u00eb i af\u00ebrm i tij, n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr arsye se kontrata e pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb formalizuar, t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga ky pun\u00ebsim, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb institucion publik. Megjithat\u00eb, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 6.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi ka rezultuar dhe n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb e 284 euro n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes. Sipas KPK-s\u00eb, balanca negative ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores, subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar Lazes t\u00eb jap\u00eb shpjegime mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit nga bashk\u00ebshorti t\u00eb nj\u00eb ngastre toke me sip\u00ebrfaqe 500 m2 n\u00eb Tragjas t\u00eb Vlor\u00ebs. Sipas shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna prej subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ, toka i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortit nga disa persona t\u00eb cil\u00ebt ai i ka asistuar me me konsulta ligjore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrfitimin dhe regjistrimin e tokave t\u00eb tyre. Edhe n\u00eb seanc\u00eb, Laze deklaroi se toka i \u00ebsht\u00eb dhuruar p\u00ebr shkak t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb ai u ka dh\u00ebn\u00eb pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ka aplikuar p\u00ebr legalizimin e nj\u00eb objekti t\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje n\u00eb Dh\u00ebrmi. Po ashtu, kan\u00eb rezultuar dhe llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, ku jan\u00eb kredituar rreth 23 mij\u00eb euro. P\u00ebr k\u00ebto konstatime, KPK ka k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Pine konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting, \u00e7ka sjell sipas saj \u00a0mosp\u00ebrputhje me vlerat e deklaruara n\u00eb vite. Nga analiza financiare paraprake e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar bilanc i p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ n\u00eb vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Eranda Laze deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se analiza financiare e Komisionit ka pasakt\u00ebsi, pasi nuk jan\u00eb reflektuar p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna prej saj n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb formularit nr.4. Por relatorja Pine sakt\u00ebsoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se vet\u00eb subjekti kishte pranuar se kishte pasur defekt t\u00eb email-it t\u00eb saj zyrtar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishin mb\u00ebrritur p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Laze n\u00ebnvizoi se pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit n\u00eb Vlor\u00eb dhe shuma 40 mij\u00eb euro e kursyer prej tij nga emigracioni dhe puna n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, jan\u00eb pasuri vetjake t\u00eb tij, pasi jan\u00eb krijuar para martes\u00ebs. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb pasurit\u00eb e krijuara prej bashk\u00ebshortit para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2008, ai t\u00eb mos konsiderohet si person i lidhur apo person tjet\u00ebr i lidhur.<\/p>\n<p>\u201cAto jan\u00eb t\u00eb ardhura dhe pasuri t\u00eb krijuara para martes\u00ebs dhe nuk duhet t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim\u201d, tha Laze. Sipas subjektit, moskonsiderimi i shpjegimeve ka \u00e7uar n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit p\u00ebr pasurit\u00eb e kursimet para martes\u00ebs, \u00e7ka ndikon edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb viteve pasardh\u00ebse. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se bashk\u00ebshorti ka jetuar n\u00eb Itali me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllan\u00eb. Sipas saj, moskonsiderimi t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ka \u00e7uar n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit. Po ashtu, ajo pretendoi se shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb koh\u00ebn kur ka qen\u00eb n\u00eb emigacion n\u00eb Itali, jan\u00eb mbuluar prej prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo u ndal n\u00eb t\u00eb gjitha gjetjet dhe barrat e prov\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr pasurit\u00eb. Sipas subjektit, bashk\u00ebshorti i saj kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente t\u00eb ardhurat e tij. Laze solli n\u00eb v\u00ebmendje se bashk\u00ebshorti kishte udh\u00ebtime t\u00eb shumta me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb ku ishte pun\u00ebsuar dhe se nj\u00eb fakt i till\u00eb ishte provuar prej tyre. P\u00ebr mospagimin e deyrimeve mujore t\u00eb pun\u00ebsimit, ajo tha se ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen edhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si avokat. Subjekti solli si argument nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, ku konsiderohej se kishte kryer qarkullim n\u00eb mas\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. Laze k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej dhe nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim i bashk\u00ebshortit p\u00ebr largim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna, duke pretenduar se shuma monetare ishte marr\u00eb cash.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto pretendime, Laze k\u00ebmb\u00ebnguli se rezultonin me bilanc pozitiv n\u00eb vitin 2009 kur ishte paguar k\u00ebsti i par\u00eb prej 40 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr apartamentet n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014. Sipas subjektit, ashtu si dhe ishte dakord\u00ebsuar me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, vlera do t\u00eb shlyhej n\u00eb momentin q\u00eb apartamentet do t\u00eb merreshin n\u00eb dor\u00ebzim. Ajo tha se ky veprim ishte kryer n\u00eb vtin 2010, kur dhe ishte b\u00ebr\u00eb pagesa, duke pretenduar se kishin pasur mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Laze pretendoi se kishin pasur burime p\u00ebr blerjen e automjetit. Ajo dha shpjegime dhe p\u00ebr gjetjet e Komisionit lidhur me kreditimet dhe t\u00ebrheqjet e kryera nga llogaria bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit. Subjekti deklaroi se n\u00eb dit\u00ebt kur jan\u00eb kryer ato veprime, ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb shtetit. Po ashtu, u shpreh se dukej qart\u00eb se n\u00ebnshkrimi n\u00eb dokumentet bankare p\u00ebr k\u00ebto veprime nuk ishte i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Laze tha se veprimet duket se jan\u00eb kryer nga dy punonj\u00ebs t\u00eb bank\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt duhet ta ken\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebmbimet valutore.<\/p>\n<p>Lidhur me tok\u00ebn n\u00eb Tragjas dhuruar bashk\u00ebshortit, subjekti pohoi se i shoqi kishte pasur njohje m\u00eb par\u00eb me ata persona dhe i kishte ndihmuar t\u00eb fitonin tok\u00ebn e tyre. N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndihm\u00ebs, ata kishin vendosur t\u2019i dhuronin 500 m2 tok\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sakt\u00ebsoi se p\u00ebrb\u00ebnte 1\/16-\u00ebn e gjith\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb p\u00ebrfituar nga dhuruesit.<\/p>\n<p>Lidhur me investimin e kryer nga vjehrri n\u00eb Dh\u00ebrmi, subjekti tha se kjo ka ndodhur para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Laze ritheksoi se pamund\u00ebsia e konstatuar nga Komisioni p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit rrjedh nga bilanci negativ i konstatuar p\u00ebr periudh\u00ebn para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Ajo k\u00ebrkoi t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb provat dhe shpjegimet e saj p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe t\u00eb aplikohet parimi i proporcionalitetit dhe objektivitetit. Sipas Lazes, gjetjet nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e saj. \u201cPasuria e krijuar gjat\u00eb detyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se t\u00eb ardhurat,\u201d deklaroi Laze.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuarl, AKSIK q\u00eb verifikon past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb vetigut, e ka vler\u00ebsuar prokuroren Eranda Laze t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, relatorja Pine konstatoi se prej hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb ka rezultuar se subjekti ka udh\u00ebtuar me shtetasin A.M. dhe bashk\u00ebshorten e tij, sikurse edhe bashk\u00ebshorti i saj. Sipas Komisionit, A.M. ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb vitin 2018 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, por n\u00eb vijim i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Dosja m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar.<\/p>\n<p>Sipas Pines, pavar\u00ebsisht se \u00e7\u00ebshtja penale ndaj A.M. \u00ebsht\u00eb pushuar, duket se ky person ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Laze v\u00ebrejti se raporti i dor\u00ebzua rnga AKSIK \u00ebsht\u00eb pozitiv dhe se \u00e7do konstatim tjet\u00ebr do t\u00eb ishte i pabazuar. Ajo pretendoi se KPK nuk e ka shqyrtuar dosjen n\u00eb fjal\u00eb. Sipas Lazes, n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb pushimit, p\u00ebrcaktohet se A.M. nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i hetuar, i pandehur apo i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>\u201cKy shtetas nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb afektoj\u00eb figur\u00ebn time\u201d, tha Laze.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb aspektin profesional u konstatuan gjetje p\u00ebr kontakte t\u00eb subjektit me persona t\u00eb hetuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. Laze tha se procedimi n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr trafik droge \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb SPAK n\u00eb vitin 2021, por se nuk jan\u00eb regjistruar emrat e v\u00ebllez\u00ebrve Xh., p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt KPK thot\u00eb se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit. Sipas subjektit, procedimi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar dy vjet pas kryerjes s\u00eb udh\u00ebtimit. Ajo theksoi se v\u00ebllez\u00ebrit Xh. nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb arrestuar dhe se emrat e tyre nuk jan\u00eb regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb si persona n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs nuk kishin pyetje p\u00ebr subjektin, v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova i k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr rrethana lidhur me pasurin\u00eb dhe udh\u00ebtimet.<\/p>\n<p>Ermenkova e pyeti subjektin se p\u00ebrse gjith\u00eb kursimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes i ishin kaluar bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Laze shpjegoi s\u00ebrish se \u00ebsht\u00eb provuar se kursimet nga emigracioni kan\u00eb qen\u00eb rreth 80 mij\u00eb euro, pasi shpenzimet jan\u00eb mbuluar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare evidentoi k\u00ebrkimet e subjektit p\u00ebr uljen e nj\u00eb shpenzimi udh\u00ebtimi, duke pretenduar se ato kan\u00eb qen\u00eb falas dhe jan\u00eb mbuluar nga nj\u00eb shoq\u00ebri. Laze tha se pronar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb kan\u00eb shpjeguar pse udh\u00ebtimi ka qen\u00eb falas. Sipas saj, ka qen\u00eb konsulenca ligjore e dh\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshorti. Prokurorja Laze theksoi se nuk ka pasur ndonj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe se kjo situat\u00eb nuk e c\u00ebnon etik\u00ebn dhe figur\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Eranda Laze k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 8 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Eranda Laze u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 6 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Ajo e kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78970,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,934,118,367,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Eranda-Laze-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Eranda Laze pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78969"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78969"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78969\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78971,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78969\/revisions\/78971"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}