{"id":79009,"date":"2024-11-19T16:51:36","date_gmt":"2024-11-19T15:51:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokurorin-dashnor-nure-per-pasurine-dhe-cenimin-e-besimit\/2024\/11\/19\/"},"modified":"2024-11-19T16:52:45","modified_gmt":"2024-11-19T15:52:45","slug":"kpk-e-shkarkoi-prokurorin-dashnor-nure-per-pasurine-dhe-cenimin-e-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokurorin-dashnor-nure-per-pasurine-dhe-cenimin-e-besimit\/2024\/11\/19\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi prokurorin Dashnor Nure p\u00ebr pasurin\u00eb dhe c\u00ebnimin e besimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 4 shtator, pasi u konkludua se nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nure ka deklaruar si pasuri t\u00eb vetme n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004, si dhe gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 650 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr automjetin e bler\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn, subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga paga. N\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcktuar se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 180 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pala shit\u00ebse ka shpenzuar p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti 5300 euro dhe zhdoganimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 224 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye se subjekti e ka bler\u00eb makin\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas zhdoganimit p\u00ebr shum\u00ebn 180 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb pretendim p\u00ebr gjendjen teknike, Komisioni ka vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb pasqyroj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare vler\u00ebn 5300 euro, si shpenzim t\u00eb kryer nga ana e prokurorit Nure p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00eb prap\u00ebsime ka shpjeguar se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme deri dit\u00ebn e blerjes s\u00eb automjetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7mimin e prezumuar prej 5300 euro, si edhe vler\u00ebn e zhdoganimit dhe shpenzimet e tjera t\u00eb jetes\u00ebs. Ai ka n\u00ebnvizuar se ka pasur mund\u00ebsi kursimi n\u00eb vler\u00ebn 147 mij\u00eb lek\u00eb dhe nuk ka pasur arsye p\u00ebr t\u00eb fshehur apo t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur \u00e7mimin e automjetit.<\/p>\n<p>Por, shpjegimet e Nures nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga Komisioni. \u201cNga analiza e fakteve duket se pal\u00ebt kan\u00eb pasur si q\u00ebllim shmangien e deklarimit t\u00eb vler\u00ebs reale t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme, e cila referuar gjith\u00eb dokumentacionit t\u00eb administruar, rezultoi t\u00eb ishte e ndryshme nga ajo e deklaruar nga pal\u00ebt\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i deklaruar n\u00eb hartimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb automjetit, \u00ebsht\u00eb konsideruar nga trupa e KPK si p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u00eb deformuar apo manipuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb paraqitjes s\u00eb rreme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, me q\u00ebllim justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pretendimi i Nures se, edhe po t\u00eb merret vlera 5300 euro si \u00e7mim blerjeje p\u00ebr automjetin, rezulton me mund\u00ebsi financiare, \u00ebsht\u00eb gjetur i pamb\u00ebshtetur nga faktet e hetimit administrativ. Sipas KPK, Nure ka deklaruar n\u00eb 2004-\u00ebn kur ka bler\u00eb makin\u00ebn, edhe gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, me p\u00ebrshkrimin se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb akumuluar po n\u00eb at\u00eb vit, nga pagat dhe kredia e marr\u00eb.<\/p>\n<p>Nure ka shpjeguar se deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2004 e ka kryer n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit pasardh\u00ebs. Sipas tij, kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb janar t\u00eb 2005-\u00ebs dhe se n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar gjendja cash n\u00eb koh\u00ebn e deklarimit. Sipas tij, shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb e t\u00ebrhequr nga banka n\u00eb janar t\u00eb vitit 2005 duhet t\u00eb konsiderohet si burim i ligjsh\u00ebm i krijimit t\u00eb shum\u00ebs cash p\u00ebr vitin 2004.<\/p>\n<p>Duke ju referuar dhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjt t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioni argumenton se gjendja e likuiditeteve cash apo kursimet e shtuara p\u00ebr vitin 2004 nuk mund t\u00eb provohen ndryshe, p\u00ebrve\u00e7se me deklarat\u00ebn periodike &#8211; si i vetmi dokument i krijuar n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb pretendohet krijimi i k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb mund ta provoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe krijimin e kursimeve n\u00eb vitin 2004, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 656 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit t\u00eb kyer p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb 2004-\u00ebn, Komisioni vler\u00ebson se veprimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme. Nisur nga fakti se \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe pamund\u00ebsi financiare, KPK \u00e7mon se Nure gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 650 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Nure ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e tij personale nga pagat.<\/p>\n<p>Duke ju referuar deklarimeve t\u00eb gjendjeve cash n\u00eb vite, Komisioni konstaton se subjekti ka deklaruar kursime cash vet\u00ebm n\u00eb 2004-\u00ebn, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e m\u00ebonshme nuk jan\u00eb deklaruar kursime, shtesa apo pak\u00ebsime.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 545 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e cash-it 650 mij\u00eb lek\u00eb. Pretendimi i Nures se ka mbajtur n\u00eb banes\u00eb kursimet cash p\u00ebr vitet 2003-2016, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar deklarativ dhe i paprovuar, si dhe i pabesuesh\u00ebm e jo bind\u00ebs. Po ashtu, KPK sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ky pretendim nuk p\u00ebrkon as me sjelljen e tij n\u00eb vijim\u00ebsi, kur nga viti 2006 ka marr\u00eb kredi, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i shlyer.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se prokurori Nure nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e gjendjes cash t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Prokurori Dashnor Nure ka deklaruar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2000-2010 ka banuar tek familja e motr\u00ebs, e cila kishte marr\u00eb dy banesa qira n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb periudh\u00ebn 2010-2012 ka jetuar po me familjen e motr\u00ebs, por n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb prej saj n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. P\u00ebr vitet 2007-2012, ka deklaruar se ka q\u00ebndruar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme edhe n\u00eb banes\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij. P\u00ebr vitet n\u00eb vijim, ka deklaruar se ka jetuar me qira, por se nuk ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb qiraje.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb Nures t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej tij n\u00eb ILDKPKI n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2016, kur \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebr periudh\u00ebn 2000 \u2013 2007 ka jetuar n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb marr\u00eb me qira, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn deklaron se nuk e njihte qiradh\u00ebn\u00ebsin, nd\u00ebrsa gjat\u00eb procesit administrativ n\u00eb pyet\u00ebsorin shtes\u00eb, ka pretenduar se ka jetuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs. Po ashtu, konstatohet mosdeklarim i adresave t\u00eb banimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2013 2010.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti i pyetur p\u00ebr k\u00ebto gjetje, ka dh\u00ebn\u00eb deklarime e shpjegime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore, prej nga duket se b\u00ebhet e pamundur t\u00eb dallohet se cili deklarim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe cili ka qen\u00eb shkaku i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e ka detyruar subjektin p\u00ebr t\u00eb mos respektuar k\u00ebrkesat urdh\u00ebruese t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb pasqyruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht adresat e banimit nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb koherenc\u00ebs n\u00eb deklarime, duket se konstatohen p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb paraqitjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave lidhur me vendbanimet e tij, t\u00eb cilat nuk provohen nga hetimi administrativ\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe n\u00ebnvizohet se shpjegimet e Nures, e b\u00ebjn\u00eb deklarimin e tij t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupa e KPK vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore, duke e vendosur organin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar pasurit\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij dhe burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurin\u00eb, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimet e ligjshme financiare dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb apo t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb e tij, duke mos arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka konstatuar n\u00eb raportin e rishikuar se bazuar n\u00eb informacione t\u00eb ardhur nga institucionet verifikuese, rezulton se disponohen t\u00eb dh\u00ebna mbi p\u00ebrfshirjen e subjektit n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, shfaqur n\u00eb form\u00ebn e nd\u00ebrveprimit korruptiv.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar dosjet penale p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime. Nga verifikimi akteve t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb regjistruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cPrerja e paligjshme e pyjeve\u201d, ka rezultuar fillimisht se subjekti ka vendosur mosfillimin e hetimeve, duke argumentuar se shklejet ishin kundravajtje administrative.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se arsyetimi i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb procedimin penal nga subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb argumentimi ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni ka verifikuar dhe nj\u00eb dosje penale me t\u00eb pandehur nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nga Gjykata p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Milano &#8211; vendimarrje e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, p\u00ebr veprat penale t\u00eb vrasjes me paramendim, n\u00eb dy raste, mbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake dhe prodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebnimet jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm nga Prokuroria e Milanos dhe vendimi \u00ebsht\u00eb njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb e m\u00eb pas l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Apelit. Nga aktet e administruara n\u00eb dosje ka rezultuar se subjekti, me autorizimin e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 14 shtator 2018, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes penale me k\u00ebrkues personin e d\u00ebnuar n\u00eb Itali me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, me objekt gjykimi lirimin e tij me kusht.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se dosja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga subjekti pa iu n\u00ebnshtruar shortit elektronik, n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet ligjore. Po ashtu, ka rezultuar se, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me marrjen e autorizimit, Nure ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Nure ka shpjeguar se shp\u00ebrndarja e \u00e7\u00ebshtjeve me short b\u00ebhet nga drejtuesi i prokuroris\u00eb, i cili zgjedh form\u00ebn e shortimit, manual ose elektronik. Sipas tij, udh\u00ebzimi parashikon si rregull shortin elektronik, por nuk p\u00ebrjashton forma t\u00eb tjera t\u00eb shortimit, sidomos kur shorti elektronik nuk \u00ebsht\u00eb i mundur. Ai ka theksuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr form\u00ebn e zgjedhur p\u00ebr caktimin e shortit, manual apo elektronik, \u00ebsht\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb dhe jo e prokurorit.<\/p>\n<p>Nure ka k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, pasi nuk plot\u00ebsoheshin kushtet p\u00ebr pranimin e saj. Po ashtu, ai ka shpjeguar se e ka apeluar vendimin e gjykat\u00ebs duke parashtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar arsyet pse k\u00ebrkuesi nuk duhej t\u00eb lirohej me kusht. M\u00eb tej, subjekti ka n\u00ebnvizuar se Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit G. Gj., p\u00ebr lirim me kusht.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se nuk q\u00ebndrojn\u00eb shpjegimet e subjektit, se p\u00ebgjegj\u00ebsia p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve i takon vet\u00ebm drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb. \u201cZbatimi i parashikimeve ligjore [\u2026] \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb jo vet\u00ebm e drejtuesit, por edhe e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr t\u00eb siguruar pavar\u00ebsin\u00eb e tij referuar parashikimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb nenin 6 t\u00eb ligjit nr. 97\/2016, \u2018P\u00ebr organizimin dhe funksionimin e prokuroris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u201d, argumenton trupa e KPK dhe shprehet se bazuar n\u00eb rezultatet e hetimit p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, ka krijuar boindjen se informacionet q\u00eb disponoheshin n\u00eb ngarkim t\u00eb Nures ishin t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe rrethana konkrete.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka arritur nivel kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsis\u00eb profesionale, ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncuese ka pretenduar se subjekti nuk ka hetuar sic duhet \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr vdekjen e nj\u00eb personi, duke paraqitur t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore.<\/p>\n<p>Lidhur me hetimin e k\u00ebsaj ngjarjeje nga subjekti, KPK konstaton se ai nuk ka vepruar bazuar n\u00eb Kodin e Porcedur\u00ebs Penale, pasi nuk ka kryer veprime hetimore p\u00ebr tre muaj. Ekspertimin mjekoligjor e ka k\u00ebrkuar vet\u00ebm pas nj\u00eb shkrese t\u00eb drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb afro tre muaj m\u00eb von\u00eb, si dhe nuk ka administruar deklaratat e ekspert\u00ebve, pasi nuk gjenden n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se nuk ka kryer veprime hetimore pasi i ka konsideruar t\u00eb plota, me p\u00ebrjashtim t\u00eb administrimit t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit mjekoligjor. Ai ka shpjeguar se aktet e ekspertimit nuk shoq\u00ebroheshin me deklarat\u00ebn e ekspertit, pasi n\u00eb vendimin e ekspertimit nuk mund t\u00eb caktohej emri, pasi nuk njihej dhe ai caktohej nga institucioni.<\/p>\n<p>Por, KPK vler\u00ebson se subjekti nuk ka kund\u00ebrshtuar dot barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se ka treguar mang\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjetjet e konstatuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor duke u konkluduar se ve\u00e7 mos arritjes s\u00eb nivelit t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, prokurori Dashnor Nure ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 4 shtator, pasi u konkludua se nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Nure ka deklaruar si pasuri t\u00eb vetme n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79010,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1714,118,119,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/WhatsApp-Image-2024-09-04-at-10.24.19_3fcb3336.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure pas vendimit nga KPK. Foto | LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79009"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79009"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79009\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79011,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79009\/revisions\/79011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}