{"id":79012,"date":"2024-11-20T17:32:26","date_gmt":"2024-11-20T16:32:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-prokurorit-sabri-kastrati\/2024\/11\/20\/"},"modified":"2024-11-20T17:34:35","modified_gmt":"2024-11-20T16:34:35","slug":"vendimi-i-kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-prokurorit-sabri-kastrati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-prokurorit-sabri-kastrati\/2024\/11\/20\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit t\u00eb prokurorit Sabri Kastrati"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Sabri Kastrati u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 19 shtator, pasi u konkludua se nuk ka provuar bindsh\u00ebm burimet e ligjshme financiare n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, si dhe se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sabri Kastrati e filloi karrier\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe n\u00eb vitin 1998 u largua me k\u00ebrkes\u00ebn e tij. Pas kthimit nga emigracioni Kastrati u riem\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb 2013-\u00ebn u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs, ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006, Kastrati ka porositur nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 55 mij\u00eb euro. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, ai ka sh\u00ebnuar si burime krijimi t\u00eb ardhurat e qiras\u00eb nga nj\u00eb bar-restorant n\u00eb Kuk\u00ebs, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimi nga babai dhe se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para se t\u00eb fillonte pun\u00ebn si prokuror. Sipas nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2006 t\u00eb n\u00ebnshkruar midis subjektit dhe v\u00ebllait, t\u00eb tij, pjes\u00ebn e tij takuese ja ka dh\u00ebn\u00eb me qira familjarit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5-vje\u00e7are, p\u00ebr 800 Euro n\u00eb muaj. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se likujdimi k\u00ebsaj vlere \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb paradh\u00ebnie n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb pyet\u00ebsorin standard, Kastrati ka deklarur se pasi \u00ebsht\u00eb kthyer nga Australia ka rifilluar detyr\u00ebn e prokurorit dhe administrimin e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese n\u00eb pasurin\u00eb bar-restorant ia ka l\u00ebn\u00eb v\u00ebllait. Sipas subjektit, duke qen\u00eb se i duhej t\u00eb siguronte nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, me marr\u00ebveshje kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb p\u00ebr administrimin e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese, v\u00ebllai t\u2019i jepte si parapagim shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro. Kastrati ka pretenduar se dh\u00ebnia e k\u00ebsaj vlere nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kodit Civil dhe prandaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk ka paguar tatim mbi qiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka shpjeguar se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shume prej 30 mij\u00eb euro, v\u00ebllai i tij ia ka marr\u00eb hua n\u00eb janar t\u00eb 2006-\u00ebs shtetasit Y.E, i cili ushtron aktivitetin p\u00ebr nd\u00ebrtim rrug\u00ebsh dhe ia ka kthyer n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka dokumentuar t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit Y.E., p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare. Nj\u00eblloj ka rezultuar dhe analiza financiare e kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e diferenc\u00ebs prej 18 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK ka analizaur dhe mund\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb subjekit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 7000 euro, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2006. KPK v\u00ebren se Kastrati nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr diferenc\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit prej 7000 euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, ai ka shpejguar se kjo kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer me kursimet e tij nd\u00ebr vite, nga t\u00eb ardhurat prej pun\u00ebsimit n\u00eb Australi gjat\u00eb periudh\u00ebs 1999-2001. Ai ka shtuar se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb gjej\u00eb dokumentacion justifikues p\u00ebr pagimin e taksave, pasi detyrimi p\u00ebr ruajtjen e k\u00ebtij dokumentacioni ka nj\u00eb afat t\u00eb caktuar ligjor dhe maksimumi i koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb ruajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat \u00ebsht\u00eb 7 vjet.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Kastrati nuk ka deklaruar t\u00eb ardhura t\u00eb realizuara nga emigracioni n\u00eb vitet 2005 dhe 2006, kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti. Nga analiza \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb burimesh dhe p\u00ebr shum\u00ebn 7000 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb pyet\u00ebsorin standard, subjekti ka deklaruar se vlera totale e arredimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas deklarimeve t\u00eb tij, ka filluar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2007. Edhe k\u00ebto shpenzime jan\u00eb reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 6.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Komisioni vler\u00ebson se shpjegimet dhe provat e paraqitura nga subjekti, nuk dokumentojn\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2006, si dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiradh\u00ebnia e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK e konsideron si t\u00eb pabazuar petendimin e Kastratit, se nuk ka pasur p\u00ebr detyrim t\u00eb provonte burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb v\u00ebllait. Kjo, pasi huaja e marr\u00eb nga v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si burim nga subjekti p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Subjekti ka bler\u00eb dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 26 mij\u00eb e 300 euro n\u00eb vitin 2008. Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kastrati ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr nga kursimet n\u00eb vite. Kredia rezulton t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb disa muaj pas blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga dokumentacioni bankar ka rezultuar se subjekti i ka transferuar fondet e kredis\u00eb tek administratori i kompanis\u00eb, me p\u00ebrshkrimin \u201cLikujdim detyrimi ndaj Sh.K., p\u00ebr blerje apartamenti\u2026\u201d. n\u00eb dosje \u00ebsht\u00eb administruar dhe nj\u00eb kontrat\u00eb huaje e vitit 2008 e n\u00ebnshkruar midis subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huamarr\u00ebsit dhe shtetasit SH.K. si huadh\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 20 mij\u00eb euro. N\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktohej se huaja do t\u00eb shlyhej me kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Si n\u00eb deklarimin periodik, ashtu dhe n\u00eb at\u00eb veting, subjekti nuk e ka deklaruar huan\u00eb si burim p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit. Ai ka shpjeguar se nuk e ka deklaruar pasi huaja \u00ebsht\u00eb shlyer brenda vitit.<\/p>\n<p>KPK e ka konsideruar huadh\u00ebn\u00ebsin Sh.K. si person t\u00eb lidhur. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 20 mij\u00eb euro. Po ashtu, edhe subjekti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 6300 euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime se p\u00ebr pasqyrim t\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi fiktiv n\u00eb kontrat\u00eb, pasi vlera e apartamentit n\u00eb vitin 2008 sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave ka qen\u00eb 6.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa subjekti e ka bler\u00eb p\u00ebr 26 mij\u00eb e 300 euro.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni e ka konsideruar kredin\u00eb si burim p\u00ebr apartamentin, pasi \u00ebsht\u00eb provuar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb, s\u00ebrish konstatohet se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimi ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar me dokumentacion justifikues ligjor burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. P\u00ebr krijimin e kursimeve ka rezultuar s\u00ebrish mang\u00ebsi edhe pas prap\u00ebsimeve.<\/p>\n<p>Po, ashtu, KPK i q\u00ebndron dhe konstatimit lidhur me vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, duke v\u00ebrejtur se subjekti nuk e ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb k\u00ebtij viti trajtimin preferencial n\u00eb \u00e7mimin e blerjes, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies miq\u00ebsore dhe farefisnore q\u00eb deklaron se ka pasur me shit\u00ebsin.<\/p>\n<p>Prokurori Kastrati \u00ebsht\u00eb gjetur me probleme dhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb nj\u00ebsie n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb porositur nga v\u00ebllai i subjektit n\u00eb vitin 2010, p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr heqje dor\u00eb nga pron\u00ebsia, v\u00ebllai i subjektit ka hequr dor\u00eb nga vazhdimi i procedurave t\u00eb hipotekimit t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie, duke ia kaluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb prokurorit Kastrati, me kushtin q\u00eb ky i fundit t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb v\u00ebllait, pjes\u00ebn e tij n\u00eb pasurin\u00eb bar-restorant n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se subjekti nuk depozitoi dokumentacion justifikues ligjor mbi t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb me vler\u00eb 100 mij\u00eb euro, pasuri e cila de jure figuron e regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prokurorit Kastrati.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i subjektit se kjo pasuri rrjedh nga nj\u00eb veprim juridik shk\u00ebmbimi, nuk q\u00ebndron, pasi referuar akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosje, ky veprim bazohet n\u00eb nj\u00eb deklarim noterial midis subjektit dhe v\u00ebllait, akt i cili mund t\u00eb shfuqizohet n\u00eb \u00e7do moment nga pal\u00ebt, e nd\u00ebrsa subjekti figuron pronar i vet\u00ebm i ligjsh\u00ebm i k\u00ebsaj pasurie\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe sillet n\u00eb v\u00ebmendje se shk\u00ebmbimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr objekt kalimin e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb sendeve ose t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tjera nga nj\u00ebri kontraktues tek tjetri.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare ka rezultuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe krijimin e gjendjes cash n\u00eb shumat 5000 euro dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka deklaruar se nuk disponon pasuri t\u00eb regjistruar ve\u00e7mas n\u00eb emrin e saj, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cT\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u201d ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebporosit\u00ebse me prind\u00ebrit, e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr \u00e7mimin 61 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se kan\u00eb qen\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb e kan\u00eb vendosur emrin e saj si porosit\u00ebse t\u00eb apartamentit, pa dijenin\u00eb e saj, duke paraqitur si argument dhe faktin se at\u00eb dit\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata ka qen\u00eb jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se bashk\u00ebjetuesja e subjektit figuron de jure porosit\u00ebse e k\u00ebtij apartamenti dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti heqjeje dor\u00eb nga e drejta e pron\u00ebsis\u00eb, ajo vijon t\u00eb mbetet ende pronare e ligjshme e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, nuk jan\u00eb provuar pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe kush i ka kryer ato. Pretendimet se bashk\u00ebjetuesja nuk ka pasur dijeni dhe se emri saj \u00ebsht\u00eb vendosur nga prind\u00ebrit n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga KPK q\u00eb konsideron se k\u00ebto q\u00ebndrime kan\u00eb si q\u00ebllim shmangien e p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb rrjedhin nga pamjaftueshm\u00ebria financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb, Komisioni konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive dhe burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tyre, si dhe se ka pamund\u00ebsi financiare. K\u00ebto konstatime vler\u00ebsohen se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Figura <\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Sabri Kastrati u vler\u00ebsua \u201ci aft\u00eb\u201d p\u00ebr profesionalizmin. Nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin e figur\u00ebs u evidentua si problem p\u00ebrdorimi nj\u00eb pasaporte kanadeze, q\u00eb ai nuk e ka deklaruar si dhe p\u00ebrdorimin e gjeneraliteteve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs gjeneralitetet e ndryshme nga ato t\u00eb Gjendjes Civile, t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00ebp\u00ebr dokumente identifikimi t\u00eb ndryshme\u201d, konstaton KPK dhe ngre dyshime p\u00ebr deklarime t\u00eb rreme nga ana e subjektit, pasi gjat\u00eb hetimit ka deklaruar shpenzime p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryera me pasaport\u00eb kanadeze, nd\u00ebrsa n\u00eb pyet\u00ebsorin e d\u00ebrguar n\u00eb fund t\u00eb hetimit, ka mohuar t\u00eb ket\u00eb dijeni lidhur me k\u00ebt\u00eb pasaport\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb nxjerrja dhe p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre dokumenteve me gjeneralitete t\u00eb ndryshme nga ana e subjektit dhe se ai gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi nuk ka qart\u00ebsuar dhe m\u00ebnyr\u00ebn e fitimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb australiane, duke u mjaftuar vet\u00ebm me termin natyralizim, term i cili bazohet n\u00eb kritere t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Edhe pas shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna nga subjekti, Komisioni konstaton se ai s\u00ebrish nuk qart\u00ebsoi m\u00ebnyr\u00ebn e fitimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb australiane dhe gjithashtu nuk depozitoi kopje t\u00eb pasaport\u00ebs s\u00eb tij australiane, as gjat\u00eb hetimit dhe as n\u00eb prap\u00ebsim. Sipas KPK, ky dokument do t\u00eb qart\u00ebsonte situat\u00ebn mbi gjeneralitetet e subjektit n\u00eb pasaportat e p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Po ashtu, vler\u00ebsohet se ai nuk dha shpjegime bind\u00ebse as p\u00ebr konstatimin mbi ekzistenc\u00ebn dhe p\u00ebrdorimin e dokumenteve t\u00eb identifikimit me gjeneralitete t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb konfirmuara nga Zyra e Gjendjes Civile. Shpjegimet e tij mbi mund\u00ebsin\u00eb e hedhjes gabim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga oficer\u00ebt e policis\u00eb, jan\u00eb gjetur t\u00eb paqarta dhe jo bind\u00ebse nga Komisioni, pasi nga hetimi \u00ebsht\u00eb provuar p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre dokumenteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb periudha e vite t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se subjekti nuk ka plot\u00ebsuar me v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Sabri Kastrati u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 19 shtator, pasi u konkludua se nuk ka provuar bindsh\u00ebm burimet e ligjshme financiare n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, si dhe se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me kontrollin e figur\u00ebs. Sabri Kastrati e filloi karrier\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79013,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[118,119,299,1746],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Sabri-Kstrati-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Sabri Kastrati | Foto Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79012"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79012"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79014,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79012\/revisions\/79014"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}