{"id":79024,"date":"2024-11-22T17:20:53","date_gmt":"2024-11-22T16:20:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-tonin-sterkaj-u-shkarkua-per-pasurine-dhe-cenim-te-besimit\/2024\/11\/22\/"},"modified":"2024-11-22T17:21:06","modified_gmt":"2024-11-22T16:21:06","slug":"gjyqtari-tonin-sterkaj-u-shkarkua-per-pasurine-dhe-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-tonin-sterkaj-u-shkarkua-per-pasurine-dhe-cenim-te-besimit\/2024\/11\/22\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Tonin Sterkaj u shkarkua p\u00ebr pasurin\u00eb dhe \u2018c\u00ebnim t\u00eb besimit\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Tonin Sterkaj e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar\u00a0n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Sterkaj ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive, si dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr ti justifikuar ato.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka sh\u00ebnuar se zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb truall 240 m2, t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga puna e tij si gjyqtar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka deklaruar dhe nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe 123.3 m2 , nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 2002 \u2013 2003, ndodhur n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, regjistruar po n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes. Sterkaj ka deklaruar se kjo banes\u00eb ka vler\u00eb 3.5-4 milion\u00eb lek\u00eb dhe se zot\u00ebron 50% pjes\u00eb takuese t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se n\u00eb nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndihmuar edhe nga t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij, prind\u00ebrit, v\u00ebllez\u00ebrit dhe kunati. Ai ka referuar se dy v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani dhe g\u00ebzojn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb gjermane i kan\u00eb dhuruar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2002 shum\u00ebn totale prej 10 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa kunati i ndjer\u00eb q\u00eb ka jetuar n\u00eb Itali i ka dhuruar at\u00ebher\u00eb 2000 euro.<\/p>\n<p>Sterkaj ka evidentuar dhe faktin se banesa i \u00ebsht\u00eb djegur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2004 dhe se p\u00ebr rind\u00ebrtimin e saj \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka provuar me dokumentacion justifikues ligjor t\u00eb ardhurat e dhuruara nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb shum\u00ebn 6000 euro, por nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait tjet\u00ebr p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 4000 euro, si dhe t\u00eb kunatit p\u00ebr 2000 euro.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket deklarimeve n\u00eb lidhje me ndihma financiare t\u00eb marra nga miq, koleg\u00eb apo t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij p\u00ebr rind\u00ebrtimin e katit t\u00eb tret\u00eb dhe \u00e7atis\u00eb s\u00eb godin\u00ebs s\u00eb banimit n\u00eb Shkod\u00ebr, Komisioni v\u00ebren se subjekti ka referuar disa shtetas, t\u00eb cil\u00ebt pretendon se e kan\u00eb ndihmuar me vlera monetare, por se nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues ligjor n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ata t\u00eb pranojn\u00eb dhurimin e kryer, si dhe nuk ka depozituar dokumentacion mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e ardhurave t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb provuar shumat potenciale si ndihm\u00eb financiare apo dhurim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni gjen t\u00eb pabazuar pretendimin e Sterkajt se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2003 ka pasur kursime n\u00eb gjendje cash me burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara p\u00ebrgjat\u00eb viteve, pasi ai nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar likuiditete cash n\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, konstatohet se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht blerjen e truallit n\u00eb vitin 2001, nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb banimit n\u00eb vitet 2002 \u2013 2003, si dhe rind\u00ebrtimin e katit t\u00eb tret\u00eb dhe \u00e7atis\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Sterkaj ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb Gjermani n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 12 mij\u00eb e 700 euro. Ai ka referuar se t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet i ka marr\u00eb hua tek dy shtetas, sipas kontratatve noteriale t\u00eb huave t\u00eb koh\u00ebs. Ai sqaruar se nj\u00eb prej huave nuk e ka shlyer, kurse tjetr\u00ebn e ka kthyer n\u00eb vitin 2015, me kursimet nga puna e tij si gjyqtar dhe nga shitja e 1892 kg sherebel\u00eb e prodhuar n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb fshat, n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nj\u00eb prej huave q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shlyer brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb huadh\u00ebnies, \u00ebsht\u00eb kthyer totalisht n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb vitin 2009 subjekti ka deklaruar blerjen e automjetit, por jo burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Gjithashtu, n\u00eb 2009-\u00ebn ka deklaruar dy huat e marra n\u00eb shumat 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe 800 mij\u00eb lek\u00eb, por pa sh\u00ebnuar q\u00ebllimin e marrjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb deklaratat e viteve 2010-2014, kur i ka deklaruar huat\u00eb si detyrime, ka shpjeguar se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb tyre ka qen\u00eb p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore dhe p\u00ebr nevoja familjare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka shpjeguar se dy huat jan\u00eb marr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve mjek\u00ebsore, t\u00eb cilat do t\u00eb kryheshin prej tij n\u00eb shtetin gjerman. N\u00eb vijim ka referuar se nuk ka pranuar t\u00eb b\u00ebnte nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale mjek\u00ebsore t\u00eb rekomanduar nga mjek\u00ebt gjerman\u00eb dhe se k\u00ebto vlera t\u00eb marra hua q\u00eb m\u00eb par\u00eb i kishte konvertuar n\u00eb euro, i p\u00ebrdori p\u00ebr blerjen automjetit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit p\u00ebr q\u00ebllimin e marrjes s\u00eb huave dhe ndryshimin e destinacionit t\u00eb tyre, n\u00eb raport me rrethanat e konstatuara dhe dokumentacionin e administruar n\u00eb dosje, Komisioni i \u00e7mon se cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb kushtet kur subjekti pretendon se k\u00ebto vlera jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e automjetit, do t\u00eb duhej q\u00eb kjo rrethan\u00eb t\u00eb pasqyrohej n\u00eb deklarimin e vitit 2010, ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb referuar se jan\u00eb marr\u00eb hua p\u00ebr shpenzime mjek\u00ebsore dhe familjare. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky deklarim vijon edhe n\u00eb deklaratat pasardh\u00ebse t\u00eb interesave private\u201d, n\u00ebnvizon Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK v\u00ebren se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues ligjor mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr dh\u00ebnien e shumave t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajshmte, subjekti ka ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare. Po ashtu, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr shum\u00ebn 441 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sterkaj ka deklaruar tok\u00eb bujq\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 6300 m2 n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2011. Ai ka deklaruar dhe nj\u00eb banes\u00eb nj\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb fshat, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1997 nga xhaxhai i tij i ndjer\u00eb. Subjekti ka deklaruar se ka qen\u00eb i falur nga prind\u00ebrit tek xhaxhai i tij q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 6 muajshe, por pa ndryshuar at\u00ebsi dhe am\u00ebsi. Sterkaj ka referuar se k\u00ebto pasuri i ka p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2011 kur ka qen\u00eb i martuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja zot\u00ebrojn\u00eb nga 50% secili.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti n\u00eb vitin 2010 ka deklaruar k\u00ebto pasuri dhe rrethanat e p\u00ebrfitimit t\u00eb saj, duke sqaruar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedura regjistrimi. Po ashtu, ka deklaruar dhe \u00e7eljen e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb. Akti i marrjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb vitin 2011, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ligjit t\u00eb vitit 1991, \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ subjekti ka konfirmuar se familja e tij biologjike ka p\u00ebrfituar tok\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d, me kryefamiljar babain e tij. Megjith\u00ebse subjekti deklaron se nuk ka pranuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nga kjo pasuri, ai nuk ka paraqitur n\u00eb Komision dokumentacion p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga pjesa takuese, duke rezultuar se disponon t\u00eb drejta reale.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ka kryer investime n\u00eb tok\u00ebn dhe sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb fshat, subjekti ka pohuar se n\u00eb vitin 2023, djali me bashk\u00ebshorten e tij kan\u00eb investuar vler\u00ebn prej rreth 14 mij\u00eb e 900 euro p\u00ebr rikonstruksionin e banes\u00ebs, ku p\u00ebrfshihen dyert, dritaret, instalimet elektrike, vendosja e \u00e7atis\u00eb s\u00eb re etj.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar se kjo vler\u00eb ka si burim t\u00eb ardhurat e djalit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, shtetase italiane, nga puna n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i kryer n\u00eb Google Earth Pro, KPK ka konstatuar se krahas rikonstruksionit t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr ka pasur nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb ri, i lidhur me truallin dhe godin\u00ebn e vjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer pa u pajisur me leje nd\u00ebrtimi. Gjithashtu, nga fotot e depozituara n\u00eb lidhje me godin\u00ebn kryesore duket se nga nj\u00ebkat\u00ebshe ajo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb dykat\u00ebshe, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pa leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs q\u00eb i ka takuar xhaxhait t\u00eb tij, e ka marr\u00eb ai, meqen\u00ebse kishte jetuar gjithmon\u00eb me t\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe toke \u00ebsht\u00eb pajisur edhe me AMTP n\u00eb vitin 2011. Subjekti ka deklaruar se as xhaxhai i ndjer\u00eb dhe as bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00ebp\u00ebrmjet AMTP-s\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb familjes bujq\u00ebsore, por vet\u00ebm kan\u00eb zot\u00ebruar sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs bujq\u00ebsore sipas kufijve t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se AMTP-ja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe toke \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, pasi p\u00ebr organet e pushtetit lokal e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banoret e zon\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe ishte dhe \u00ebsht\u00eb i njohur fakti se ai ishte i falur tek xhaxhai dhe se kishte jetuar e banuar gjithmon\u00eb me t\u00eb e bashk\u00ebshorten e tij.<\/p>\n<p>\u201cPra, deklaron se AMTP-ja \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb dat\u00ebn 7.1.2011, vet\u00ebm p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore q\u00eb posedon faktikisht dhe vet\u00ebm p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, q\u00eb i ka takuar sipas kufijve t\u00eb vjet\u00ebr xhaxhait t\u00eb tij, V.S.\u201d, thekson KPK dhe v\u00ebren se subjekti ka deklaruar se secili banor\u00ebt e fshatit ka marr\u00eb tok\u00eb sipas kufijve t\u00eb vjet\u00ebr e jo sipas norm\u00ebs p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me dyshimet e ngritura nga Komisioni p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kati shtes\u00eb, subjekti deklaron se nuk ka pasur kat shtes\u00eb, por riparim \u00e7atie, dhe se vazhdon t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta dhom\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Edhe n\u00eb lidhje me dyshimet e hedhura p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb godine t\u00eb re, ngjitur me banes\u00ebn, ka deklaruar se shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb ngjitur me banes\u00ebn ekzistuese ka qen\u00eb edhe nj\u00eb objekt tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur fillimisht si kasolle p\u00ebr bag\u00ebti, e m\u00eb pas si magazin\u00eb ku kan\u00eb ruajtur bim\u00ebt medicinale q\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb nd\u00ebr vite e i kan\u00eb mbajtur derisa kan\u00eb gjetur tregun p\u00ebr t\u2019i shitur. Subjekti ka pohuar se kur djali ka riparuar banes\u00ebn, ka riparuar dhe k\u00ebt\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Duke ju referuar deklarimeve t\u00eb subjektit, KPK konstaton se duket se n\u00eb thelb Sterkaj referon se p\u00ebr k\u00ebto pasuri, t\u00eb cilat i takojn\u00eb atij p\u00ebr shkak t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore dhe t\u00eb drejt\u00ebs zakonore si f\u00ebmij\u00eb i falur, organet shtet\u00ebrore kan\u00eb gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019ia kaluar n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se ligj\u00ebrisht subjekti nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitonte tok\u00eb bujq\u00ebsore ve\u00e7mas si kryetar i familjes bujq\u00ebsore, pasi ai mund t\u00eb p\u00ebrfitonte pjes\u00eb takuese si an\u00ebtar i familjes ku b\u00ebnte pjes\u00eb i regjistruar n\u00eb certifikat\u00ebn familjare t\u00eb vitit 1991.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs s\u00eb KPK, edhe n\u00eb rastin e \u00e7eljes s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore t\u00eb xhaxhait, gjyqtari Tonin Sterkaj nuk do t\u00eb ishte trash\u00ebgimtar i radh\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe as i radh\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, e aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ishte trash\u00ebgimtar i vet\u00ebm. \u201cN\u00eb rast hipotetik, ai do t\u00eb ishte trash\u00ebgimtar i radh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsim, s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e tij, n\u00ebse prind\u00ebrit e tij do t\u00eb kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb\u201d, shprehet KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni vler\u00ebson se, p\u00ebrfitimi i nj\u00eb toke bujq\u00ebsore dhe disponimi me tagra t\u00eb plota i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb banimit n\u00eb rrethana t\u00eb dyshimta e n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin mbi m\u00ebnyr\u00ebn e fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, e vendos subjektin n\u00eb rrethana q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, cenojn\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se i biri dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2016, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 14.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, nga t\u00eb cilat 5.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 1993-2003.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb gjetjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizimit. N\u00eb vendim evidentohen si probleme deklarimet kontradiktore n\u00eb lidhje me dy huat\u00eb e marra n\u00eb vitin 2009 dhe destinacionin e tyre; p\u00ebrfitimi i tok\u00ebs bujq\u00ebsore n\u00eb kund\u00ebrshtim me me ligjin, si dhe disponimi i nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb fshat, pa u provuar ligj\u00ebrisht m\u00ebnyra e fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi t\u00eb. N\u00eb aspektin profesional konstatohen raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr vonesa n\u00eb zbardhjen e vendimeve dhe zgjatjes s\u00eb gjykimit tej afateve standarde, q\u00eb konsiderohen se c\u00ebnuar garancit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. P\u00ebr nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se ka kryer vendimmarrje jo n\u00eb vler\u00ebsim objektiv t\u00eb rrethanave t\u00eb ngjarjes, fakteve dhe provave t\u00eb administruara n\u00eb fashikullin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79025,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[364,132,103,118,367,1715,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Tonin-Sterkaj.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Tonin St\u00ebrkaj n\u00eb KPK | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79024"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79024"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79026,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79024\/revisions\/79026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}