{"id":79027,"date":"2024-11-23T14:34:10","date_gmt":"2024-11-23T13:34:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/investimet-e-bashkeshortit-penalizuan-prokuroren-ornela-rrumbullaku\/2024\/11\/23\/"},"modified":"2024-11-23T14:34:18","modified_gmt":"2024-11-23T13:34:18","slug":"investimet-e-bashkeshortit-penalizuan-prokuroren-ornela-rrumbullaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/investimet-e-bashkeshortit-penalizuan-prokuroren-ornela-rrumbullaku\/2024\/11\/23\/","title":{"rendered":"Investimet e bashk\u00ebshortit penalizuan prokuroren Ornela Rrumbullaku"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Ornela Rrumbullaku u shkarkua m\u00eb 4 shtator nga ana e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pasi u konkludua se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb. Pamund\u00ebsia financiare u konstatua n\u00eb investimet e kryera nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb disa shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendoi se ishin realizuar me t\u00eb ardhurat e tij para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetjes\u00ebs. Mosdeklarimi kursimeve cash nga ato t\u00eb ardhura u konsiderua prej KPK si shkaku kryesor p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin nuk u gjet\u00ebn probleme.<\/p>\n<p>Ornela Rrumbullaku p\u00ebrfundoi studimet e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kavaj\u00eb. N\u00eb vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si k\u00ebshilltare pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. M\u00eb von\u00eb ajo u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs ku ushtroi detyr\u00ebn deri n\u00eb momentin e shkarkimit.<\/p>\n<p><strong>Mungesat e burimeve financiare<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti ka deklaruar se zot\u00ebron 33% t\u00eb aksioneve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb regjistruar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014, me burim t\u00eb ardhurat e tij, para bashk\u00ebjetes\u00ebs. Po ashtu, ka sh\u00ebnuar se shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb me status \u201cpezulluar\u201d dhe nuk ka kryer asnj\u00ebher\u00eb aktivitet tregtar. Vlera e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK i ka k\u00ebrkuar subjektit shpjegime lidhur me vler\u00ebn e kapitalit t\u00eb shlyer nga bashk\u00ebshorti prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh. Prokurorja Rrumbullaku ka sqaruar se nga sa e ka informuar bashk\u00ebshorti, burimet e krijimit jan\u00eb t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb vite, si avokat dhe konsulent ligjor p\u00ebr individ\u00eb dhe shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme, si dhe nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb familjes s\u00eb tij bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Subjekti ka sakt\u00ebsuar se me bashk\u00ebjetuesin ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e regjimit pasuror martesor n\u00eb maj t\u00eb vitit 2017 dhe m\u00eb pas kan\u00eb lidhur martes\u00eb. Rrumbullaku ka theksuar se \u00e7do pasuri q\u00eb ai ka krijuar para martese \u00ebsht\u00eb e tij dhe lidhet vet\u00ebm me marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ai ka me familjen e tij para martese dhe se ajo nuk ka t\u00eb drejta ose detyrime.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ka shtuar se dhe aksionet e shoq\u00ebrive q\u00eb jan\u00eb deklaruar, jan\u00eb pasuri t\u00eb krijuara me t\u00eb ardhura para martese dhe me burim t\u00eb ardhurat e tij personale dhe familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se kjo kontrat\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb regjimit pasuror martesor \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar pak koh\u00eb para se t\u00eb lidhej martesa ligjore e tyre, por gati tri vite pas krijimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe ndryshimeve t\u00eb tjera n\u00eb shoq\u00ebri. KPK ka analizuar secil\u00ebn t\u00eb ardhur t\u00eb deklaruar si burim krijimi t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit paraprak, Komisioni ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb shume prej 10 mij\u00eb euro, e transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2010, me p\u00ebrshkrimin \u201clikujdim detyrimi\u201d. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet shlyerjen e detyrimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gjetje e Komisionit \u00ebsht\u00eb dhe fakti se prokurorja Rrumbullaku dhe bashk\u00ebjetuesi i saj nuk kan\u00eb deklaruar kursime cash n\u00eb vitin 2012 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shuma 10 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb 2013-\u00ebn prej tij.<\/p>\n<p>Si burim, subjekti ka deklaruar dhe t\u00eb ardhurat e fituara nga avokatia gjat\u00eb vitit 2011 n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, por KPK ka vler\u00ebsuar se ky deklarim nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb lidhje me deklarimin p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb bashk\u00ebjetuesit nga familja e tij bujq\u00ebsore, Komisioni konstaton se nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb ardhurat nga ky aktivitet dhe nuk rezultuan prova t\u00eb dokumentuara nga institucionet p\u00ebr gjenerimin e tyre nga familja bujq\u00ebsore. Edhe k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti ka pretenduar se bashk\u00ebjetuesit i ka lindur detyrimi p\u00ebr deklarim pasurie n\u00eb vitin 2014, bazuar n\u00eb ndryshimet ligjore t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, t\u00eb detyrimeve financiare t\u00eb t\u00eb zgjedhurve dhe disa n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro si parapagim, Rrumbullaku ka deklaruar se nj\u00eb shum\u00eb e till\u00eb \u00a0nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb pasqyr\u00ebn e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, por n\u00eb pasiv t\u00eb bilancit. Po ashtu, ka shtuar se detyrimet tatimore p\u00ebr paradh\u00ebnien paguhen n\u00eb momentin kur pritet fatura p\u00ebrfundimtare. Ajo n\u00ebnvizon, se n\u00eb momentin e realizimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave bashk\u00ebshorti ka pasur t\u00eb regjistruar dy subjekte tatimpaguese, p\u00ebr t\u00eb cilat ka paguar detyrimet tatimore si biznes i vog\u00ebl, n\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb ato p\u00ebrmbushin kushtet e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme, e si t\u00eb tilla duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospagimin e tatimeve subjekti ka shpjeguar se ka pasur mosmarr\u00ebveshje dhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, tatimet do t\u00eb paguhen n\u00eb fund t\u00eb marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Gjykata e Apelit, ku \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat bashk\u00ebshortit nga familja bujq\u00ebsore, subjekti ka k\u00ebrkuar q\u00eb shpenzimet jetike t\u00eb bashk\u00ebshortit deri n\u00eb vitin 2014 duhet t\u00eb reduktohen n\u00eb mas\u00ebn 44%, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konsoliduar praktika e trupave t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Rrumbullaku ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs, duke pretenduar se ai ka realizuar t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se shpjegimet e Rrumbullakut n\u00eb lidhje me momentin e fillimit t\u00eb deklarimit t\u00eb bashk\u00ebjetuesit pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb nuk jan\u00eb bind\u00ebse dhe nuk jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb ligjin e koh\u00ebs. Sipas KPK, bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebjetuesit, i ka lindur detyrimi p\u00ebr t\u00eb deklaruar nga momenti i ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn e marr\u00eb si paradh\u00ebnie shpjegimet jan\u00eb gjetur bind\u00ebse dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb prej 10 mij\u00eb euro t\u00eb transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb subjektit, KPK vler\u00ebson se u provua se ky shtetas ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme. P\u00ebr arsye se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se q\u00ebllimi i transferimit \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr pun\u00ebn e kryer nga bashk\u00ebjetuesi, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk u arrit t\u00eb provohej shlyerja e detyrimeve tatimore, KPK nuk e ka konsideruar si burim p\u00ebr blerjen e aksioneve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni vler\u00ebsoi se nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhura me burim familjen bujq\u00ebsore, pasi subjekti dhe bashk\u00ebjetuesi nuk kan\u00eb deklaruar shuma t\u00eb ardhurash t\u00eb p\u00ebrfituara prej aktivitetit bujq\u00ebsor gjat\u00eb deklarimeve periodike dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se bashk\u00ebshorti ka banuar dhe punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb mos aplikohen shpenzime jetike t\u00eb reduktuara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shpjegimet e Rrumbullakut p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti i tij n\u00eb vitin 2009 jan\u00eb gjetur bind\u00ebse, p\u00ebr arsye se ai nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012, ato nuk jan\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr derdhjen e kapitalit n\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e kuotave n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb vitin 2014. \u201c\u2026Pasi personi i lidhur nuk ka deklaruar gjendje kursimesh cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin krijuar nga t\u00eb ardhurat e tij para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs\u201d, argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb mas\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb lidhur me aksionet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr. Rrumbullaku u ka q\u00ebndruar deklarimeve t\u00eb saj fillestare lidhur me k\u00ebtr\u00eb pasuri, se nuk \u00ebsht\u00eb paguar pjesa e kapitalit nga ana e bashk\u00ebshortit dhe se shoq\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb nuk ka kryer asnj\u00ebher\u00eb aktivitet tregtar p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb baz\u00ebs ligjore p\u00ebr licencim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i ka \u00e7muar bind\u00ebse dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova shpjegimet e subjektit duke arritur n\u00eb konkluzionin se nuk rezultuan pagesa p\u00ebr kapitalin nga ana bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shlyerja e pjes\u00ebs s\u00eb kalitalit nga ana e bashk\u00ebjetuesit, si shpenzim, duke u fshir\u00eb dhe bilanci negativ.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar dhe p\u00ebr aksionet n\u00eb nj\u00eb tjetr\u00ebr shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb paguar kapitali nga ana e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2016, \u00ebsht\u00eb konkluduar fillimisht nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 53.8 milion\u00eb lek\u00ebsh, i krijuar kryesisht kryesisht prej investimeve t\u00eb kryera prej bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj n\u00eb vitet 2013 \u2013 2015.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, jan\u00eb reflektuar n\u00eb analiz\u00eb shpjegimet dhe provat e subjektit q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb reduktim t\u00eb balanc\u00ebs negative, e cila ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 5.5 milion\u00eb. Kjo pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Ornela Rrumbullaku.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton n\u00eb vendim se nj\u00eb nga arsyet kryesore q\u00eb ka penalizuar subjektin, \u00ebsht\u00eb mosdeklarimi t\u00eb gjendjeve t\u00eb kursimeve cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012, q\u00eb mund t\u00eb ishin krijuar prej bashk\u00ebshortit nga t\u00eb ardhurat e tij para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs, q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e aksioneve prej tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Ornela Rrumbullaku u shkarkua m\u00eb 4 shtator nga ana e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pasi u konkludua se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb. Pamund\u00ebsia financiare u konstatua n\u00eb investimet e kryera nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb disa shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendoi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79028,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[118,1713,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Ornela-Rrumbullaku-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Ornela Rrumbullaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79027"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79027"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79029,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79027\/revisions\/79029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79028"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}