{"id":79032,"date":"2024-12-02T17:04:12","date_gmt":"2024-12-02T16:04:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-florian-bonjaku\/2024\/12\/02\/"},"modified":"2024-12-02T17:06:26","modified_gmt":"2024-12-02T16:06:26","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-florian-bonjaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-florian-bonjaku\/2024\/12\/02\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Florian Bonjaku"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 dhjetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Bonjakut p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut lidhur me probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit kalimtar, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrsa prokurori Bonjaku i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara shkaqet e ankimit dhe k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Bonjaku u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 2 qershor 2022. Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e subjektit. \u00a0Ndryshe nga shumica, kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Xhensila Pine arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bonjaku ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u00a0n\u00ebp\u00ebrmjet mang\u00ebsive n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.<\/p>\n<p>Komisioneri Florian Ballhysa po ashtu arsyetoi se Bonjaku ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe s\u00eb bashku me problemet e gjetura n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor duhej t\u00eb sillnin shkarkimin e tij p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Ballhysa renditi deklarimet e subjektit lidhur me dy apartamente, nj\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe tjetrin n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs, subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bahsk\u00ebshortes dhe se ai nuk e ka zot\u00ebruar asnj\u00ebher\u00eb. Lidhur me kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb lidhur n\u00eb vitin 2003, ai ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica e KPK q\u00eb i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, Ballhysa u shpreh se duket se subjekti ka kryer veprime fiktive m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb, q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me \u00e7mimin e blerjes dhe burimin e krijimit p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs. Po ashtu, evidentoi se nga ana e Bonjakut, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb kontat\u00eb tjet\u00ebr noteriale q\u00eb ka sh\u00ebbryer p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ballhysa konstatoi se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting, duke mos e deklaruar kontrat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2003 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e d\u00ebshiruar. Nga ana tjet\u00ebr, rezulton se subjekti figuron t\u00eb jet\u00eb pronar de jure i apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, megjith\u00ebse kjo pasuri \u00ebsht\u00eb hequr si barr\u00eb hipotekore p\u00ebr kredin\u00eb q\u00eb prej vitit 2005.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri v\u00ebrejti se subjekti nuk ka deklaruar t\u00eb drejtat reale gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2010, q\u00eb i kan\u00eb lindur prej kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb lidhur n\u00eb vitin 2003. Po ashtu, jan\u00eb konstatuar deklarime kontradiktore lidhur me destinacionin e kredis\u00eb, ku n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting, p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, Komisioneri Publik vler\u00ebsoi se mosdeklarimet e pasuris\u00eb nd\u00ebr vite, veprimet juridike t\u00eb kryera p\u00ebr dukje, si dhe deklarimet e pasakta e kontradiktore, vijn\u00eb ndesh me sjelljen q\u00eb pritet nga nj\u00eb magjistrat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Bonjaku gjendet n\u00eb situat\u00ebn ku duket se ka cenuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, prokurori Bonjaku u mbrojt nga avokati Julian M\u00ebrtiri, i cili i kund\u00ebrshtoi sit \u00eb pabazuara pretendimet p\u00ebr deklarime kontradiktore. Ai theksoi se subjekti ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim prej vitit 2003, duke shpjeguar se kur kishte krijuar familjen e re jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament 1+1 me t\u00eb atin dhe v\u00ebllain, prej nga i kishte lindur nevoja p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Pasi sht\u00ebpit\u00eb shiteshin m\u00eb lir\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit, Bonjaku ka lidhur kontrat\u00eb porosie p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr t\u00eb siguruar kredin\u00eb, i kan\u00eb ardhur n\u00eb ndoihm\u00eb prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, q\u00eb kishin nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs dhe ishin dakord\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrdorej si garanci. \u201c\u00cbsht\u00eb e provuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nuk kan\u00eb tjet\u00ebr apartament dhe se jetojn\u00eb atje\u201d, tha M\u00ebrtiri duke iu referuar apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs. Ai shtoi se \u00ebsht\u00eb fakt dhe bashk\u00ebshortja e subjektit \u00ebsht\u00eb vajz\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit avokati M\u00ebrtiri, ishte dhe fakti se kolaterali i kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, pasi kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e kontrat\u00ebs me rezerv\u00eb t\u00eb vitit 2003, avokati Bonjakut tha se ky i fundit e kishte sjell\u00eb n\u00eb mendje pasi ishte pyetur nga KPK. Ai shtoi se \u00ebsht\u00eb provuar se kontrata e shitjes me rezerv\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar. M\u00ebrtiri e cil\u00ebsoi si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb kryer mes familjar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb dhe se kontrata ishte sygjeruar nga drejtuesit e bank\u00ebs q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej kredia.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e Komisionerit lidhur me veprimet fiktive t\u00eb subjektit, M\u00ebrtiri parashtroi se ato kontrata kan\u00eb pasur si q\u00ebllim vet\u00ebm marrjen e kredis\u00eb dhe jo kalimin e pron\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Ai v\u00ebrejti se vjehrri i Bonjakut e kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 1997, para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe para se subjekti t\u00eb fillonte t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e t\u00eb drejtave reale n\u00eb disa vite p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, M\u00ebrtiri tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se pasakt\u00ebsia nuk ka sjell\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb dhe nuk ka veprime t\u00eb subjektit kund\u00ebr ligjit. Ai e cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuar pretendimin e Komisionerit se veprimet e subjektit bien ndesh me etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, rlatorja e \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtarja Natasha Mulaj konstatoi se jan\u00eb paraqitur dy kontrata p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kredi. Ajo e pyeti subjekti se \u00e7far\u00eb roli kishiyte pasur nj\u00eb prej kontratave. Avokait M\u00ebrtiri shpjegoi se vet\u00ebm kontrata e dyt\u00eb kisht sh\u00ebrbyer p\u00ebr kedin\u00eb, pasi e para nuk kishte dh\u00ebn\u00eb efekt.<\/p>\n<p>Kur subjekti u pyet se p\u00ebrse sht\u00ebpia n\u00eb Durr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vendosur nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes si kolateral, ai tha se kishte qen\u00eb variant i foruar nga banka, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk pranohej pasuri e paregjistruar.<\/p>\n<p>V\u00ebzghuesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Stevemn Kesslet e pyeti subjektin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ende pronari i banes\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs. Bonjaku deklaroi se p\u00ebr arsye t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb solli t\u00ebrmeti n\u00eb vitin 2019, vendos\u00ebn q\u00eb t\u2019\u00eb b\u00ebnin akt dhurimi q\u00eb ajo pasuri t\u2019u kalohej pronar\u00ebve real\u00eb, prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo u krye se n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur d\u00ebme q\u00eb do t\u00eb sillnin prishjen e banes\u00ebs, t\u00eb mos b\u00ebheshin shkaktar\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit e bahsk\u00ebshortes t\u00eb mbeteshin pa banes\u00eb.<\/p>\n<p>Kessler soli n\u00eb v\u00ebmendje se banes\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti e kishte shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy vjet m\u00eb von\u00eb, bler\u00ebsi e kishte shitur m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Bonjaku tha se nuk e kishte njohur shit\u00ebsin dhe se nuk ishte gjendur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me at\u00eb person.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Ish-Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar,\u00a0aktualisht Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Bonjakut n\u00eb raportin e par\u00eb. N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar informacion ku ngriheshin dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit n\u00eb korrupsion pasiv, nd\u00ebrsa konkluzioni \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Trupa e KPK u nda n\u00eb analiz\u00ebn e veprimeve t\u00eb prokurorit Bonjaku n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb ngarkim t\u00eb dy shtetasve p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201ckultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike\u201d.<\/p>\n<p>Ka rezultuar se Bonjaku ka ndryshuar kualifikimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d p\u00ebr dy prej t\u00eb pandehurve dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim. K\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata e Kruj\u00ebs, me argumentin se hetimi nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe se nuk jan\u00eb argumentuar me prova, arsyet ligjore t\u00eb ndryshimit t\u00eb kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Bonjaku e ka ankimuar vendimin, por prokurori i Apelit ka hequr dor\u00eb duke e konsideruar hetimin e paplot\u00eb, prej nga \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb ankimi i kryer prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Bonjaku e ka d\u00ebrguar s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjyq p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d, duke arsyetuar se nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund t\u00eb ndryshonin pozit\u00ebn procedurale t\u00eb t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ka ngritur dyshime n\u00eb lidhje me ndryshimin e kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u201ckultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike\u201d n\u00eb \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar se transkriptimi i bised\u00ebs s\u00eb mesazheve n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb p\u00ebrgatitur nga subjekti nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb, shumica nuk ka gjetur probleme.<\/p>\n<p>Ashtu si pakica, edhe Komisioneri \u00e7mon se gjetjet duhen vler\u00ebsuar n\u00eb drejtim t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb c\u00ebnmit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebdsia, pasi duket se subjekti ka leht\u00ebsuar pozit\u00ebn procedurale t\u00eb t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Prokurori Florian Bonjaku u mbrojt vet\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ai theksoi se nga himin nuk u gjet\u00ebn detaje p\u00ebr ngritjen e akuz\u00ebs dhe p\u00ebr dy personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb ndryshuar vepra penale. Subjekti pretendoi se gjykata kishte shfaqur anomaly n\u00eb vendimarrjet e saj, se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prov\u00eb, e d\u00ebrgonte p\u00ebr gjykim dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkonte hetime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u mbrojt duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se Komisioni e ka trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjetjet e aspektit profesional dhe se nuk ka gjetur di\u00e7ka t\u00eb kund\u00ebrligjshme dh as n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Bonjaku shtoi se \u00ebsht\u00eb pajisur me certifikat\u00eb sigurie nga ish-DSIK q\u00eb ka afat deri n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin, Komisioneri Ballhysa trajtoi gjetjet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku. Sipas Komisionerit, konstatohet se Bonjaku ka treguar mang\u00ebsi profesionale n\u00eb trajtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebr arsye t\u00eb moskryerjes s\u00eb t\u00eb gjitha veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme dhe zgjatjes s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur e afateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioneri tha se duket se n\u00eb nj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar k\u00ebrkesa procedurale mbi njoftimin e kall\u00ebzuesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale, si dhe nuk i jan\u00eb njoftuar kall\u00ebzuesit disa k\u00ebrkesa procedurale p\u00ebr zgjatjen e afateve hetimore. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, sipas Ballhys\u00ebs duket se nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar k\u00ebrkesa procedurale mbi njoftimin e kall\u00ebzuesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale.<\/p>\n<p>Lidhur me mosnjoftimit e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, subjekti deklaroi se kjo situat\u00eb nuk sjell\u00eb pasoj\u00eb, pasi marin form\u00eb t\u00eb prer\u00eb pasi analizohen nga gjykata. Sipas tij, denoncuesve nuk u ka humbur asnj\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosnjoftimin e zgjatjes s\u00eb heitmeve, ai tha se k\u00ebt\u00eb pretendim e ngre kall\u00ebzuesi, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuari e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka sjell\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjykimit denoncime t\u00eb reja, pasi nuk ka gjetur element\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Ballhysa tha se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtrimeve, nd\u00ebrsa subjekti k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare. KPA e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 6 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 2 dhjetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Bonjakut p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut lidhur me probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit kalimtar, at\u00eb t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79033,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[321,921,112,674,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Florian-Bonjaku-ne-KPA--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Florian Bonjaku n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79032"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79032"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79032\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79034,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79032\/revisions\/79034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79032"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79032"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79032"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}