{"id":79038,"date":"2024-12-06T17:09:31","date_gmt":"2024-12-06T16:09:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-te-prokurorit-florian-bonjaku\/2024\/12\/06\/"},"modified":"2024-12-06T17:11:05","modified_gmt":"2024-12-06T16:11:05","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-te-prokurorit-florian-bonjaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-te-prokurorit-florian-bonjaku\/2024\/12\/06\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb prokurorit Florian Bonjaku"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, u njoh t\u00eb premten m\u00eb 6 dhjetor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku, i cili i kund\u00ebrshtoi shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin dhe konkluzionet e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Bonjaku u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 2 qershor 2022. Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Olsi Komici dhe an\u00ebtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e subjektit. \u00a0Ndryshe nga shumica, kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Xhensila Pine arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bonjaku ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u00a0n\u00ebp\u00ebrmjet mang\u00ebsive n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim dhe po ashtu arsyetoi se Bonjaku ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe s\u00eb bashku me problemet e gjetura n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor duhej t\u00eb sillnin shkarkimin e tij p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d. Ballhysa deklaroi t\u00eb premten se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim dhe parashtrimeve t\u00eb paraqitura t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, Bonjaku ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje p\u00ebr apartamentin e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, veprim q\u00eb ka shpjeguar se e ka kryer p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas tij, apartamenti \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruar gjithmon\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica e KPK q\u00eb i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, Ballhysa vler\u00ebson se duket se Bonjaku ka kryer veprime fiktive m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb, q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Sipas Komisionerit, subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me \u00e7mimin e blerjes dhe burimin e krijimit p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs. Sipas Ballhys\u00ebs, Bonjaku gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting, duke mos sh\u00ebnuar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 2003 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e d\u00ebshiruar. Sipas tij, Bonjaku figuron t\u00eb jet\u00eb pronar de jure i apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, megjith\u00ebse kjo pasuri \u00ebsht\u00eb hequr si barr\u00eb hipotekore p\u00ebr kredin\u00eb q\u00eb prej vitit 2005. P\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri konstaton se nuk jan\u00eb deklaruar t\u00eb drejtat reale gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2010.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Bonjakut, avokati Julian M\u00ebrtiri i cil\u00ebsoi pretendimet e Komisionerit Publik lidhur me deklarimet e subjektit, t\u00eb ngritura pa vler\u00ebsuar objektivisht t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e rrethanave konkrete n\u00eb t\u00eb cilat ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Sipas tij, kontrata e shitblerjes s\u00eb vitit 2003, ka pasur si q\u00ebllim vet\u00ebm strehimin, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Bonjaku ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e nevoj\u00ebs p\u00ebr banim, si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar familjare, ashtu dhe asaj financiare.<\/p>\n<p>Sipas tij, ka qen\u00eb k\u00ebrkesa e bank\u00ebs q\u00eb e ka kusht\u00ebzuar t\u00eb vendosi si garanci sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb. M\u00ebrtiri tha se Bonjaku ka gjykuar se \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb burim financimi p\u00ebr blerje banese, q\u00eb e ka pasur t\u00eb nevojshme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si marrja e ndonj\u00eb borxhi, do ta ekspozonte n\u00eb raport me detyr\u00ebn. Ai argumentoi se subjekti dhe nuk e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb as n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se veprimet jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha n\u00eb vitin 2003, para se t\u00eb miratohej dhe sapo kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr deklarimin e pasurive. Ai theksoi se, pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimet e vitit 2003, Bonjaku nuk e ka disponuar apartamentin e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, se banes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb e ka bler\u00eb me kredi dhe n\u00eb ILDKPKI \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb korrigjoj pasakt\u00ebsit\u00eb. Sipas M\u00ebrtirit, n\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bonjakut argumentoi se nuk jan\u00eb evidentuar probleme p\u00ebrsa u p\u00ebrket burimeve financiare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara nuk mund t\u00eb sjellin penalizim. Lidhur me konstatimin e veprimeve fiktive nga Komisioneri, M\u00ebrtiri u shpreh se ato kan\u00eb pasur si q\u00ebllim marrjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, veprimet me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb. M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se kredia \u00ebsht\u00eb shlyer rregullisht dhe se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pagesat e kryera.<\/p>\n<p>Avokati i Bonjakut kund\u00ebrshtoi dhe konstatiminb p\u00ebr mosdeklarimin e t\u00eb drejtave reale t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, duke u shprehur se subjekti ka deklaruar adres\u00ebn e banimit si dhe kredin\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, M\u00ebrtiri u ndal dhe n\u00eb pyetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebrsa i p\u00ebrket vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit nga subjekti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bler\u00ebsi e kishte shitur m\u00eb lir\u00eb. Sipas M\u00ebrtirit, subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar si barr\u00eb prove kjo gjetje n\u00eb Komision dhe ai ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse. Ai shtoi se Komisioneri nuk ka ngritur shkak ankimi p\u00eb rk\u00ebt\u00eb gjetje e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb dekkadenc\u00eb. Megjith\u00eb, M\u00ebrtiri theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk konstatohet konflikt interesi apo ndonj\u00eb problem tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, M\u00ebrtiri konstatoi se n\u00eb raportin e d\u00ebrguar nga DSIK lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga Bonjaku, nuk ngrihet ndonj\u00eb dyshim p\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb tij n\u00eb veprimtari korruptive, por p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Ai argumentoi se t\u00eb dh\u00ebnat e raportit t\u00eb DSIK, nuk p\u00ebrmbushin as kriteret e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm apo t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Sipas tij, me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Bonjakut.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr agument mbrojt\u00ebs q\u00eb solli M\u00ebrtiri, ishte dhe k\u00ebrkimi i komisionerit p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtij shkaku ankimi n\u00eb aspektin profesional, duke analizuar veprimet procedurale t\u00eb vendimarrjes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb procedimin n\u00eb fjal\u00eb, subjekti ka konkluduar se dy prej t\u00eb hetuarve p\u00ebr kultivim narkotik\u00ebsh vet\u00ebm sa kan\u00eb pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe e ka ndryshuar akuz\u00ebn ndaj tyre n\u00eb \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, gjykata ka konstatuar veprime t\u00eb paplota dhe se nuk ka p\u00ebrmendur se aktet e d\u00ebrguara p\u00ebr gjykim nga ana e prokuroris\u00eb nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim. M\u00ebrtiri argumentoi, se n\u00ebse gjykata do kishte konstatuar se akuza ndaj dy personave nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb e drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb kthente aktet prokurorit duke e orientuar p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb akuze t\u00eb re dhe jo kryerjen e hetimeve shtes\u00eb me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nga hetimet e kryera prej subjektit, nuk kan\u00eb rezultuar prova se dy personat n\u00eb fjal\u00eb kishin kultivuar bim\u00eb narkotike, por se vet\u00ebm kishin pasur dijeni dhe nuk e kishin kall\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb veprimtari. \u201cAskush nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet vet\u00ebm me nj\u00eb prov\u00eb\u201d, tha M\u00ebrtiri dhe pohoi se dyshimet e ngritura fillimisht ndaj k\u00ebtyre dy personave nuk kishin ngritur n\u00eb nivelin e provave. Po ashtu, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjykim n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e figur\u00ebs, nga ana e subjektit u k\u00ebmb\u00ebngul se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim avokati M\u00ebrtiri paraqiti mbrojtjen lidhur me shkaqet n\u00eb aspektin profesional. Lidhur me pretendimin e ngritur p\u00ebr mosnjoftimin e nj\u00eb vendimi pushimi pal\u00ebs kall\u00ebzuese, nuk c\u00ebnon t\u00eb drejta procedurale t\u00eb tij, pasi k\u00ebrkimin p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb tjera apo q\u00ebndrimin e tij e paraqet n\u00eb gjykat\u00eb, e cila shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri argumentoi se mungesa e komunikimit t\u00eb vendimit t\u00eb pushimit nga prokurori, nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr kthimin e akteve nga gjykata, pasi kjo e fundit i\u2019a ka komunikuar k\u00ebrkes\u00ebn dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ai ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb parashtroj\u00eb pretendimet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me konstatimin e zgjatjes s\u00eb hetimeve t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00e7do tre muaj gjat\u00eb dy viteve, M\u00ebrtiri tha se ato jan\u00eb kryer bazuar n\u00eb Kodin e Porcedur\u00ebs Penale. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb konsiderj\u00eb se gjat\u00eb periudh\u00ebs kur jan\u00eb kryer k\u00ebto shtyrje t\u00eb hetimit, subjekti ka pasur nj\u00eb volum pune t\u00eb rritur p\u00ebr arsye t\u00eb largimeve t\u00eb prokuor\u00ebve nga procesi i vetingut.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosnjoftimin e vendimeve t\u00eb shtyrjes s\u00eb afateve t\u00eb hetimit pal\u00ebs kall\u00ebzuese, M\u00ebrtiri argumentoi se ai nuk ishte pala e d\u00ebmtuar. Sipas tij, kall\u00ebzuesi nuk ka pretenduar asnj\u00ebher\u00eb se \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga ana e t\u00eb hetuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim u k\u00ebrkua l\u00ebnia n\u00eb fuqi e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Florian Bonjaku. Kolegji njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 19 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, u njoh t\u00eb premten m\u00eb 6 dhjetor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Florian Bonjaku, i cili i kund\u00ebrshtoi shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin dhe konkluzionet e Komisionerit Publik. Bonjaku u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 2 qershor 2022. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79039,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[427,321,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Florian-Bonjaku-ne-KPA-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Florian Bonjaku n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79038"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79038"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79038\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79040,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79038\/revisions\/79040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}