{"id":79044,"date":"2024-12-06T19:46:23","date_gmt":"2024-12-06T18:46:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-ankimin-ne-kolegj-te-prokurores-eranda-laze\/2024\/12\/06\/"},"modified":"2024-12-06T19:46:49","modified_gmt":"2024-12-06T18:46:49","slug":"onm-rekomandon-ankimin-ne-kolegj-te-prokurores-eranda-laze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-ankimin-ne-kolegj-te-prokurores-eranda-laze\/2024\/12\/06\/","title":{"rendered":"ONM rekomandon ankimin n\u00eb Kolegj t\u00eb prokurores Eranda Laze"},"content":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi t\u00eb premten m\u00eb 6 dhjetor se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ka rekomanduar ankimin n\u00eb Kolegj t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Eranda Laze. Vendimi i konfirmimit u mor nga kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Alma Faskaj, t\u00eb cilat u bind\u00ebn me shpjegimet e subjektit p\u00ebr barrat e prov\u00ebs dhe gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 6 n\u00ebntor, Laze e kund\u00ebrshtoi bilancin negativ t\u00eb konstatuar gjat\u00eb hetimit administrativ paraprak n\u00eb mas\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe gjetjet p\u00ebr udh\u00ebtime me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar duke k\u00ebrkuar konfirmimin.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK, Laze ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu, bilanci negativ sipas KPK-s\u00eb u rrudh n\u00eb vler\u00ebn e rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve, duke u konsideruar i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>\u201cDuke gjykuar mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit, deklarimet e pasakta t\u00eb konstatuara si m\u00eb sip\u00ebr dhe problematikat e evidentuara n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk \u00e7mohen t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr cenimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb apo t\u00eb vler\u00ebsohen si t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt,\u201d vler\u00ebson shumica.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Xhensila Pine ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke \u00e7muar se prokurorja Laze nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr dy apartamente banimi n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb blera p\u00ebr vler\u00ebn 81 mij\u00eb e 284 euro dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti. N\u00eb analizat e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, Pine konstaton n\u00eb tabelat p\u00ebrkat\u00ebse pamund\u00ebsi financiare, q\u00eb n\u00eb total shkojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 8.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine arsyeton se pretendimet e prokurores Laze pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs se burimi i krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshorti nga emigracioni ishin edhe t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb tij po\u00a0 nga emigracioni, nuk mb\u00ebshtetet nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, ai nuk mund t\u00eb pranohet, pasi procesi hetimor administrativ i zhvilluar prej organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb fton\/lejon subjektet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarime t\u00eb reja, m\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb tyre. Ata jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb japin shpjegime e t\u00eb paraqesin prova q\u00eb mb\u00ebshtesin deklarimet e tyre dhe jo t\u00eb modifikojn\u00eb deklarimet n\u00eb p\u00ebrputhje me problematikat e prezantuara\u201d, v\u00ebren Pine dhe shprehet se ka votuar p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Lazes, pasi balancat negative nuk justifikojn\u00eb zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe konfirmimin.<\/p>\n<p><strong>Rekomandimi i ONM<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e cil\u00ebsojn\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb arsyetimin dhe jurispudenc\u00ebn e cituar nga ana e shumic\u00ebs s\u00eb KPK. Ashtu si komisionerja Pine n\u00eb pakic\u00eb, edhe ONM vler\u00ebson se vler\u00ebsimi i drejt\u00eb i fakteve do kishte \u00e7uar n\u00eb shkarkimin e prokurores Laze nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandim thuhet se subjekti nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa prej gjetjeve dhe se shumica nuk vler\u00ebsoi si duhet \u00e7\u00ebshtjet e konstatuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, ONM u rekomandon Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke ve\u00e7uar dhe gjetjet konkrete.<\/p>\n<p>ONM sfidon konkluzionet e KPK-s\u00eb n\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e gjith\u00eb pasuris\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti ato q\u00eb lidhen me pamund\u00ebsin\u00eb financiare prej rreth 1.5 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandim sillet n\u00eb v\u00ebmendje se nga analiza financiare p\u00ebr blerjen e apartamenteve fillimisht bilanc negativ n\u00eb mas\u00ebn 6.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>ONM e quan t\u00eb gabuar vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs s\u00eb KPK se bashk\u00ebshorti i subjektit g\u00ebzon statusin e personit t\u00eb lidhur prej shtatorit t\u00eb vitit 2008, kur filluan bashk\u00ebjetes\u00ebn. Shumica vler\u00ebsoi se t\u00eb ardhurat dhe kursimet e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara se jan\u00eb fituar para martes\u00ebs, nuk rezultuan nga hetimi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb krijuar nga veprime t\u00eb paligjshme apo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur dyshime se ishin t\u00eb ardhura n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb ket\u00eb kontribuar prokurorja Laze. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>ONM e cil\u00ebson t\u00eb gabuar k\u00ebt\u00eb kualifikim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shumica. P\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2008, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si pasuri e krijuar para martes\u00ebs, ONM v\u00ebren se subjekti ka konfirmuar se e ka p\u00ebrdorur gati nj\u00eb vit para k\u00ebtij transaksioni dhe pa kompesim. Po ashtu, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka pasur lidhje interesi me bashk\u00ebshortin dhe para martes\u00ebs s\u00eb ligjshme, pasi rezulton t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebtuar disa her\u00eb s\u00eb bashku dhe shpenzimet e prokurores Laze jan\u00eb mbuluar prej tij. Tjet\u00ebr fakt q\u00eb konstaton ONM, \u00ebsht\u00eb dhe aksesi q\u00eb ajo ka pasur n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit, edhe para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ligjore mes tyre.<\/p>\n<p>Sipas ONM, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb aset. N\u00eb vijim, v\u00ebzhguesit paraqesin q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit prej 11 mij\u00eb e 284 euro p\u00ebr apartamentet n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2010, subjekti ka deklaruar se jan\u00eb paguar n\u00eb total 70 mij\u00eb euro p\u00ebr dy apartamentet n\u00eb Tiran\u00eb. Duke ju referuar pretendimeve t\u00eb subjektit se vlera e paguar ka qen\u00eb 80 mij\u00eb euro, ONM vler\u00ebson se mbetet e pashpjegueshme pse nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2010. Po ashtu, ekzistenca n\u00eb vitin 2014 e nj\u00eb fature, sipas v\u00ebzhguesve, v\u00ebrteton se shuma e mbetur prej 11 mij\u00eb e 284 euro \u00ebsht\u00eb paguar m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>ONM i konsideron t\u00eb pasakta ndryshimet n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb shumic\u00ebs q\u00eb soll\u00ebn ndryshimin e bilancit negativ nga 10.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb rreth 1.5 milion lek\u00eb. V\u00ebzhguesit konsiderojn\u00eb se subjekti nuk ka v\u00ebrtetuar aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb pasuri si dhe kursimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 500 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, shumica ka konkluduar se akti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar me vullnetin e lir\u00eb t\u00eb personave si p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me bashk\u00ebshortin, ashtu dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn juridike q\u00eb ai u ka dh\u00ebn\u00eb. Sipas KPK, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se kjo prov\u00eb nuk rrjedh nga kontrata e sh\u00ebrbimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb kishte pasur detyrimin t\u00eb paguante tatim.<\/p>\n<p>ONM vler\u00ebson ndryshe. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje deklarat\u00ebn e subjektit se bashk\u00ebshorti njihej prej koh\u00ebsh me dhuruesit dhe se u ofroi konsulenc\u00eb ligjore p\u00ebr regjistrimin e parcelave t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore n\u00eb fshat, q\u00eb e kishin t\u00eb trash\u00ebguar. Sipas ONM, subjekti nuk dha p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare dhe konkrete p\u00ebr llojin e ndihm\u00ebs juridike q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhuruesve. Po ashtu, n\u00eb rekomandim shtohet se mbetet e pahetuar n\u00ebse bashk\u00ebshorti i subjektit ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr regjistrimin e pasurive. V\u00ebzhguesit \u00e7mojn\u00eb se duheshin nd\u00ebrmarr\u00eb hetime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb larguar \u00e7do dyshim t\u00eb mundsh\u00ebm, n\u00ebse ky dhurim mund t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet kompesim p\u00ebr sh\u00ebrbimin e ofruar nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, n\u00eb proces legalizimi, KPK nuk ka gjetur indicie q\u00eb t\u00eb ken\u00eb lidhje me procesin e rivler\u00ebsimit. SIpas ONM, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka mjaft element\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishin hetuar m\u00eb tej, pasi rrethanat e evidentuara gjat\u00eb hetimit kan\u00eb treguar m\u00eb shum\u00eb lidhje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie me bashk\u00ebshortin e subjektit, se me vjehrrin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ONM ndalet dhe n\u00eb gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, u konstatua se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kishin udh\u00ebtuar me shtetasin A.M. dhe bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb vitin 2015. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit paraprak, Komisioni konstatoi se A.M. ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb vitin 2018 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, por n\u00eb vijim i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Dosja m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e Vlor\u00ebs ka informuar dhe p\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2012 p\u00ebr vepra penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve dhe provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti, KPK ka konkluduar se ajo e ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr figur\u00ebn, pasi edhe n\u00ebse ka pasur ose jo dijeni p\u00ebr at\u00eb procedim penal, emri i k\u00ebtij individi nuk figuron t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i regjistruar n\u00eb regjistrin e veprave penale e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>ONM sjell n\u00eb v\u00ebmendje se personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs prej 2012-\u00ebs p\u00ebr tre vjet, institucion ku subjekti ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet. Sipas v\u00ebzhguesve, duke konsideruar koh\u00ebzgjatjen e k\u00ebtij procedimi penal p\u00ebr tre vjet, mbetet p\u00ebr t&#8217;u habitur q\u00eb asnj\u00eb em\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Regjistrin e Veprave Penale, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb \u00e7do cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim arsyetohet se edhe n\u00ebse ky kontakt nuk do t\u00eb vler\u00ebsohej si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, analiza duhej t\u00eb ishte kryer n\u00eb aspektin etik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit konstatojn\u00eb se subjektit ju k\u00ebrkua t\u00eb jepte shpjegime p\u00ebr disa udh\u00ebtime dhe kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ose t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale. Sipas ONM, KPK duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb aspektin e etik\u00ebs, duke argumentuar se etika nuk zbatohet vet\u00ebm gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, por edhe n\u00eb sjelljet n\u00eb jet\u00ebn private t\u00eb nj\u00eb magjistrati.<\/p>\n<p>\u201cPritet q\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt t\u00eb sillen me integritet, korrekt\u00ebsi, rezerv\u00eb dhe maturi, si brenda dhe jasht\u00eb funksioneve t\u00eb tyre\u201d, citohet n\u00eb rekomandim dhe k\u00ebrkohet q\u00eb analiza etike t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr sjelljen e subjektit, por dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb v\u00ebzhgues i jasht\u00ebm mund ta perceptoj\u00eb at\u00eb sjellje.<\/p>\n<p>Kontaktet e drejt\u00ebp\u00ebrdrejta ose t\u00eb t\u00ebrthorta me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, konsiderohen prej v\u00ebzhguesve se ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, konsiderohet si problem edhe qasja tjet\u00ebr e subjektit, duke pranuar mbulimin e shpenzimeve t\u00eb saj t\u00eb udh\u00ebtimit jasht\u00eb vetndit nga klient\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit mbrojt\u00ebs t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>ONM vler\u00ebson se, nisur nga k\u00ebto rrethana mbetet e diskutueshme sesi subjekti arrin t\u00eb shmang\u00eb konfliktin e interesit. V\u00ebzhguesit shprehen se besojn\u00eb se ka indice serioze p\u00ebr sjelljen e subjektit, q\u00eb bien ndesh me vlerat themelore q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb magjistrat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ONM u k\u00ebrkon Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ankim n\u00eb KPA kund\u00ebr vendimit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb KPK. v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb shprehin bindjen se nj\u00eb vler\u00ebsim i duhur i gjith\u00eb gjetjeve do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Eranda Laze.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi t\u00eb premten m\u00eb 6 dhjetor se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ka rekomanduar ankimin n\u00eb Kolegj t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Eranda Laze. Vendimi i konfirmimit u mor nga kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Alma Faskaj, t\u00eb cilat u bind\u00ebn me shpjegimet e subjektit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[364,1798,101,133,367,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Prokurorja-Eranda-Laze.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Eranda Laze n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79044"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79044"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79046,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79044\/revisions\/79046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}