{"id":79050,"date":"2024-12-11T15:40:25","date_gmt":"2024-12-11T14:40:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/zyrtari-i-dyshuar-per-lidhje-me-krimin-gjen-pune-si-ekspert-ne-komisionin-antikorrupsion\/2024\/12\/11\/"},"modified":"2024-12-11T15:51:30","modified_gmt":"2024-12-11T14:51:30","slug":"zyrtari-i-dyshuar-per-lidhje-me-krimin-gjen-pune-si-ekspert-ne-komisionin-antikorrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/zyrtari-i-dyshuar-per-lidhje-me-krimin-gjen-pune-si-ekspert-ne-komisionin-antikorrupsion\/2024\/12\/11\/","title":{"rendered":"Zyrtari i dyshuar p\u00ebr lidhje me krimin gjen pun\u00eb si ekspert n\u00eb komisionin \u2018antikorrupsion\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Pasditen e 31 janarit 2016 n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar t\u00eb Qaf\u00eb-Than\u00ebs n\u00eb kufi me Maqedonin\u00eb e Veriut, kat\u00ebr burra u regjistruan teksa udh\u00ebtonin s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin automjet n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistruara n\u00eb sistemin TIMS, nj\u00ebri prej tyre ishte Ardian \u00c7apja, nj\u00eb figur\u00eb e njohur e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb qytetin e Elbasanit, nd\u00ebrsa bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00ebt e tij ishin Bledar Mustafaj, asokohe prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit, Sk\u00ebnder Topi, dekan i Fakultetit t\u00eb Shkencave Mjek\u00ebsore n\u00eb Elbasan si dhe Ravik Gurra, avokati i ndjer\u00eb i \u00c7apjas.<\/p>\n<p>Arsyeja e udh\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes nj\u00eb prokurori dhe nj\u00eb personazhi t\u00eb krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb dhe mbeti p\u00ebr shum\u00eb vjet e mbuluar si nj\u00eb evidenc\u00eb policore e kalimit n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Por n\u00eb shtator 2023, ky udh\u00ebtim ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb prokurorit Bledar Mustafaraj n\u00eb procesin e tij t\u00eb vetingut, sipas dokumentit t\u00eb rezultatit t\u00eb hetimit administrativ q\u00eb BIRN e disponon. Gjithsesi, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk u ballafaquan n\u00eb shqyrtim administrativ, pasi Mustarafaj vendosi t\u00eb largohej nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb me dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Heqja dor\u00eb nga statusi i magjistratit gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut i penalizon zyrtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo ndales\u00eb nuk e pengoi ish-prokurorin Bledar Mustafaraj q\u00eb t\u00eb fitonte pozicionin e kreut t\u00eb Drejtoris\u00eb Juridike n\u00eb Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe t\u00eb rikthehej n\u00eb sken\u00ebn publike si nj\u00eb ekspert i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb komisionin \u201cantikorrupsion\u201d t\u00eb drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>Ish-prokurori Bledar Mustafaraj i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb bisede telefonike se \u201ck\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk iu n\u00ebnshtruan verifikimit dhe vler\u00ebsimit nga ana e KPK-s\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa pretendoi se rezultati i hetimit ndaj tij nuk duhej t\u00eb ishte publik dhe k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00ebsonte burimin e informacionit.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr lidhjet e tij me \u00c7apjan dhe rolin n\u00eb komisionin \u201cantikorrupsion\u201d, Mustafaraj tha: \u201cnuk kam koment\u201d.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Topi, ish-dekan dhe ish- rektor p\u00ebr dy mandate n\u00eb universitetin \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d t\u00eb Elbasanit pretendoi p\u00ebr BIRN se nuk \u201ckishte lidhje me at\u00eb udh\u00ebtim\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i KLSH-s\u00eb, Arben Shehu i tha BIRN se Mustafaraj kishte aplikuar dhe ishte shpallur fitues p\u00ebr pozicionin e drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb Juridike \u201cpasi ka plot\u00ebsuar kriteret e vendosura nga institucioni\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i Komisionit \u201cantikorrupsion\u201d, Fatmir Xhafaj dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN mbi procesin e rekrutimit t\u00eb Mustafarajt n\u00eb pozicionin e ekspertit si dhe procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe verifikimin e ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Ekspert\u00ebt \u201cantikorrupsion\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i posa\u00e7\u00ebm parlamentar \u201cP\u00ebr thellimin e Reformave p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030 n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, i njohur gjer\u00ebsisht si komisioni \u201cantikorrupsion\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e kryeministrit Edi Rama, e cila ka sipas tij p\u00ebr q\u00ebllim forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe reformimin e institucioneve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kritik\u00ebt e shohin k\u00ebt\u00eb komision si nj\u00eb l\u00ebvizje propagandistike t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sfumuar publicitetin negativ mbi rastet e korrupsionit q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb pushtet. Punimet e komisionit jan\u00eb gjithashtu t\u00eb nj\u00ebanshme, pasi opozita ka refuzuar q\u00eb t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendet e caktuara n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej konstituimit n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, komisioni i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj ka rekrutuar 91 persona, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb 53 ekspert\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, 23 ekspert\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe 15 punonj\u00ebs si pjes\u00eb e Sekretariatit Teknik.<\/p>\n<p>Numri i ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb komisionin \u201cantikorrupsion\u201d t\u00eb drejtuar nga Xhafaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb angazhuar gjat\u00eb procesit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi thuajse nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Emrat e ekspert\u00ebve u b\u00ebn\u00eb publik\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb shkrese drejtuar Byros\u00eb s\u00eb Kuvendit, e rrjedhur n\u00eb media, sipas s\u00eb cil\u00ebs Xhafaj kishte p\u00ebrcaktuar mas\u00ebn e shp\u00ebrblimit p\u00ebr secilin prej tyre p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e ofruar gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Komisioni i posa\u00e7\u00ebm sqaroi m\u00eb pas se Kuvendi kishte miratuar nj\u00eb fond tavan prej 35 milion\u00eb lek\u00ebsh, me pagesa q\u00eb variojn\u00eb nga 183 mij\u00eb deri n\u00eb 550 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr secilin ekspert.<\/p>\n<p>Mes 91 ekspert\u00ebve t\u00eb komisionit \u201cantikorrupsion\u201d figuron edhe emri i ish-prokurorit t\u00eb Elbasanit, Bledar Mustafaraj, tashm\u00eb n\u00eb pozicionin e drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb Juridike t\u00eb KLSH-s\u00eb. Sipas k\u00ebtij dokumenti, Mustafaraj figuron n\u00eb shtyll\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb komisionit, at\u00eb t\u00eb antikorrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet p\u00ebr figur\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Bledar Mustafaraj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe punoi deri n\u00eb vitin 2021 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit t\u00eb Elbasanit. N\u00eb periudh\u00ebn mars 2021- n\u00ebntor 2023, ai punoi si magjistrat i komanduar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebs i sektorit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs Penale n\u00eb Drejtorin\u00eb e Kodifikimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Mustafarajn u p\u00ebrmbyll m\u00eb 7 n\u00ebntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me vendimin p\u00ebr ndalimin e ushtrimit t\u00eb funksionit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are pran\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2024, Mustafaraj u em\u00ebrua drejtor i Drejtoris\u00eb Juridike n\u00eb Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, Bledar Mustafaraj, ve\u00e7 gjetjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit, \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe nj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i tij me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar -rrethan\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, dor\u00ebzoi n\u00eb KPK dy raporte pozitive p\u00ebr Mustafarajn, ishte nj\u00eb informacion i depozituar nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit q\u00eb ndryshoi rrjedh\u00ebn e hetimit t\u00eb tij administrativ n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion, KPK i k\u00ebrkoi Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS p\u00ebr Ardian \u00c7apjan dhe dy familjar\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ardjan \u00c7apja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb qytetin e Elbasanit, i dyshuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrplasjesh t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit. \u00c7apja u d\u00ebnua me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb vitit 2012 \u2013 ku viktimat bab\u00eb e bir u q\u00eblluan p\u00ebr vdekje brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e rezultuara nga sistemi TIMS p\u00ebr udh\u00ebtimin e Mustafarajt n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e \u00c7apjas, avokatit t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb Ravik Gurra dhe ish-rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Elbasanit, Sk\u00ebnder Topi, KPK ka konstatuar se \u2018ish-prokurori Bledar Mustafaraj ka kontakte me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ paraprak, Mustafarajt i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr kontaktet me Ardian \u00c7apjan si dhe p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebtij fakti n\u00eb deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, atij i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00ebndrim lidhur me konstatimin se kontaktet me \u00c7apjan mund ta vendosin at\u00eb n\u00ebn presion dhe se c\u00ebnojn\u00eb etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb Mustafarajt nga detyra e prokurorit, hetimi administrativ i KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi nuk u p\u00ebrmbyll dhe nuk u arrit n\u00eb konkluzione p\u00ebrfundimtare p\u00ebr gjetjet e konstatuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasditen e 31 janarit 2016 n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar t\u00eb Qaf\u00eb-Than\u00ebs n\u00eb kufi me Maqedonin\u00eb e Veriut, kat\u00ebr burra u regjistruan teksa udh\u00ebtonin s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin automjet n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistruara n\u00eb sistemin TIMS, nj\u00ebri prej tyre ishte Ardian \u00c7apja, nj\u00eb figur\u00eb e njohur e krimit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79051,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,829],"tags":[1814,1815,1218,1690,1816,118,1817,1818,1819,131,1820],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Komisioni-Xhafa.jpg","fifu_image_alt":"Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar i njohur si komisioni \"antikorrupsion\" gjat\u00eb nj\u00eb takimi. Foto: Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79050"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79050"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79050\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79052,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79050\/revisions\/79052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}