{"id":79056,"date":"2024-12-13T20:52:15","date_gmt":"2024-12-13T19:52:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arben-dosti\/2024\/12\/13\/"},"modified":"2024-12-13T20:54:26","modified_gmt":"2024-12-13T19:54:26","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arben-dosti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arben-dosti\/2024\/12\/13\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Arben Dosti"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 13 dhjetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Arben Dosti. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs publike q\u00eb zgjati p\u00ebr afro 7 or\u00eb e gjysm\u00eb, Dosti k\u00ebrkoi fillimisht pezullimin e \u00e7\u00ebshtjes, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb hapur n\u00eb prej tij n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb greke ndaj nj\u00eb banke, pasi nuk i ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u2019i merren gjurm\u00ebt e gishtave p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb \u00e7do shtet n\u00ebse rezulton t\u00eb jet\u00eb i skeduar p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale. K\u00ebrkes\u00ebn e dyt\u00eb ai e kreu bazuar n\u00eb pretendimet e ngritura n\u00eb denoncime se kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar jasht\u00eb shtetit. Ai theksoi se k\u00ebto informacione nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe jan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb keqdash\u00ebse prej nj\u00eb avokati.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Dosti tha se nuk i \u00ebsht\u00eb njoftuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga pretendimet e ngritura nga DSIK lidhur me figur\u00ebn. Sipas subjektit, ai ndihet n\u00eb disfavor kundrejt Komisionerit Publik, i cili \u00ebsht\u00eb njohur me raportin.<\/p>\n<p>I pyetur nga trupi gjykues i KPA lidhur me k\u00ebto k\u00ebrkime t\u00eb subjektit, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr marrjen dhe kontrollin e gjurm\u00ebve papilare edhe n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. P\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullim tha se do t\u00eb shprehej kur t\u00eb njihej me k\u00ebrkes\u00ebn. Megjithat\u00eb, Ballhysa tha se n\u00eb p\u00ebrfundim e linte n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjykat\u00ebs vler\u00ebsimin e t\u00eb dy k\u00ebrkimeve t\u00eb Dostit.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i KPA v\u00ebrejti se k\u00ebrkesat e subjektit jan\u00eb p\u00ebr hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i paraqes\u00eb n\u00eb form\u00ebn ligjore. Nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr pezullimin e procesit u rr\u00ebzua si e pabazuar.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkesat p\u00ebr informacion t\u00eb kryera nga KPK e m\u00eb von\u00eb nga KPA n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr komunikuar me institucionet homologe n\u00eb Itali dhe Greqi, me q\u00ebllim verifikimin e gjendjes gjyq\u00ebsore t\u00eb Dostit atje, n\u00eb seanca u tha se autoritetet italiane kishin sjell\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se subjekti nuk figuronte i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb nuk kishte kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare lidhur me korrespodenc\u00ebn e mbajtur me autoritetet greke, Dosti tha se kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb kopje t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb gjendjes gjyq\u00ebsore n\u00eb shtetin helen dhe premtoi se brenda jav\u00ebs q\u00eb vjen do t\u00eb mundet ta sjell\u00eb t\u00eb pajisur me vul\u00eb apostile, n\u00eb form\u00eb e k\u00ebrkuar nga ligji.<\/p>\n<p>KPK vendosi m\u00eb 3 dhjetor 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjirokastr\u00ebs, Arb en Dosti, pasi arsyetoi se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs, lidhur me balanc\u00ebn financiare negative t\u00eb konstatuar gjat\u00eb hetimit paraprak n\u00eb shum\u00ebn 36.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pa dokumentuara. Subjekti pretendon se i ka kursyer k\u00ebto para nga emigracioni n\u00eb Greqi, nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, si dhe nga shitja e nj\u00eb lokali n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrfituara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioni rr\u00ebzoi raportin negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb, si dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese.<\/p>\n<p>Arben Dosti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014 kreu stazhin pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Nga tetori 2015 kur u em\u00ebrua si gjyqtar dhe e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha n\u00eb seanc\u00eb se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, duke arsyetuar se gjyqtari Arben Dosti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr tu konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga emigracioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000 n\u00eb shum\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat Dosti ka pretenduar se jan\u00eb t\u00eb pa dokumentuara, KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr deklarimin e tyre n\u00eb shtet dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Komisioneri vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga emigracioni, mbeten ne nivel deklarativ si me koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn, ashtu edhe territorin ku jan\u00eb krijuar. Ballhysa tha se Dosti nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe \u00e7mon se ato nuk duhen konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebpunimi i paformalizuar me nj\u00eb shoq\u00ebri private n\u00eb shum\u00ebn prej 8 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni ka krijuar bindjen se Dosti ka shpjeguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura Ballhysa konstaton se mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe se nuk provohet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb realizuar nga nj\u00eb burim i ligjsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse tatimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e lokalit n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u00e7mimi 3.9 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni e ka vler\u00ebsuar bind\u00ebs shpjegimin e Dostit se n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u00e7mimi 3.9 milion\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb bler\u00ebsit dhe me orientim t\u00eb noterit.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson ndryshe duke konsideruar se k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb deklaruara nuk i p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019u konsideruar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se t\u00eb ardhurat e provuara me dokumentacion ligjor jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pasuria e deklaruar nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit kap n\u00eb total vler\u00ebn e 31 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjyqtarin Arben Dosti n\u00eb seanc\u00eb u paraqit me avokaten Romina Zano, ai i parashtroi vet\u00eb q\u00ebndrimet e tij. Ai shpjegoi se ishte larguar n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 1992, sapo kishte p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn e mesme dhe kishte jetuar e punuar fillimisht n\u00eb ishullin Tinos, ku kishte pasur dhe familjar\u00eb t\u00eb tij. Ai rr\u00ebfeu p\u00ebr pun\u00ebt e tij t\u00eb para si pjatalar\u00ebs, ndihm\u00ebs kuzhinier e m\u00eb pas si kamerier. Sipas subjektit, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte njohur nj\u00eb arkitekt, i cili do t\u00eb kryente nd\u00ebrtime dhe i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00ebse mundej t\u00eb krijonte nj\u00eb brigad\u00eb nd\u00ebrtimi. Dosti tha se kishte biseduar me familjar\u00ebt e tij q\u00eb punonin n\u00eb nd\u00ebrtim dhe kishin r\u00ebnd\u00eb dakord t\u00eb punonin p\u00ebr arkitektin grek.<\/p>\n<p>Nga sa tregoi subjekti, ky moment kishte qen\u00eb dhe \u00e7el\u00ebsi i suksesit t\u00eb tij financiar, duke arritur t\u00eb kujdesej p\u00ebr organizimin e pun\u00ebs dhe mbajtjen e marr\u00ebdh\u00ebnies me arkitektin grek, i cili e paguante p\u00ebr z\u00ebrat e punimeve q\u00eb kryenin, nd\u00ebrsa pun\u00ebtor\u00ebt paguheshin me dit\u00eb pune. Kjo i ka mund\u00ebsuar, sipas tij, t\u00eb krijonte t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Dostit, thuajse t\u00eb gjitha pagesat ishin kryer cash, kurse n\u00eb nj\u00eb rast kur kishte pasur punime n\u00eb ishullin Rodos, p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt, kishte hapur nj\u00eb llogari bankare ku arkitekti grek depozitonte shumat p\u00ebr hak\u00ebn e punimeve.\u00a0N\u00eb vijim subjekti theksoi se ato t\u00eb ardhura i kishte transferuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes bankave.<\/p>\n<p>Lidhur me shitjen e lokalit, subjekti sqaroi se ajo pasuri ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, megjith\u00ebse ai kishte investuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Ai pretendoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb mos vendosur vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb shitjes s\u00eb lokalit p\u00ebr t\u00eb shmangur detyrimet tatimore, pasi at\u00ebher\u00eb detyrimi ishte 1% q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Sipas subjektit, kishte qen\u00eb noterja ajo e cila kishte th\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, kontrata hartohej p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb prej 6 mij\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, paguhej shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb \u00e7mimi 3.9 milion\u00eb lek\u00eb. Ai pretendoi se nj\u00eb vler\u00eb prej 8 milion\u00eb lek\u00ebsh e kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs pak muaj para aktit t\u00eb shitjes, ishte pjes\u00eb e \u00e7mimit real t\u00eb paguar nga bler\u00ebsi p\u00ebr lokalin.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet e ngritura n\u00eb raportin e DSIK, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb vitin 2015 ishte pajisur me certifikat\u00eb sigurie pasi punonte pran\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme. Dosti tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte pajisur dhe ai me certifikat\u00eb sigurie nga DSIK n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimin e kryer ndaj tij nga avokati A.Ll., subjekti tha se ai avokat nuk kishte l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb magjistrat pa anatemuar. Sipas Dostit, portali i disponuar nga avokati A.Ll. ka shpikur ndaj tij, duke sajuar dhe d\u00ebnimin n\u00eb Itali n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb \u201998-\u00ebn ishte pajisur me pasaport\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb me viz\u00eb greke. Ai theksoi se nuk mund t\u00eb gjendej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe n\u00eb burg n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri duke u pajisur me pasaport\u00eb n\u00eb komisariat. \u201cI kund\u00ebrshtoj fort pretendimet se kam qen\u00eb i d\u00ebnuar\u201d, tha Dosti nd\u00ebr t\u00eb tjera. Subjekti shtoi se t\u00eb gjitha ankesat ndaj tij ishin kryer n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe se kan\u00eb pasur q\u00ebllim p\u00ebr ta d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Dosti u mbrojt edhe lidhur me faktin se ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00ebn vendore duke mbajtur poste drejtuese n\u00eb subjektin politik ku ishte pjes\u00eb. Sipas tij, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb mbaje pozicione drejtuese n\u00eb parti, qoft\u00eb dhe po t\u00eb kishe nj\u00eb cent t\u00eb vog\u00ebl, pasi kontrolli dhe vendimmarrja b\u00ebhej nga baza. \u201cJam krenar p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb\u201d, tha Dosti dhe shtoi se p\u00ebr figur\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qet\u00eb dhe i past\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara n\u00eb aspektin profesional kishte t\u00eb b\u00ebnte me lirimin me kusht t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cDhun\u00eb n\u00eb familje\u201d dhe p\u00ebr \u201cProdhim dhe mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d. Gjat\u00eb hetimit n\u00eb KPK, Dosti ka shpjeguar se t\u00eb dyja d\u00ebnimet ndaj t\u00eb pandehurit ishin bashkuar n\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb thuhej se ai po kryente nj\u00ebrin nga d\u00ebnimet dhe ishte p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb tjetrin. KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb vendimmarrjen e subjektit, por sipas Ballhys\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb gjente zbatim verifikimi i kryer nga subjekti n\u00ebse i pandehuri ishte ose jo p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb kryerjen e veprave penale.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se bashkimi i d\u00ebnimeve n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm nuk mund t\u00eb interpretohet si rrethan\u00eb e cila karakterizon personin i cili ka kryer disa vepra penale, si person jop\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs dhe t\u00eb legjitimoj\u00eb dh\u00ebnien e mas\u00ebs s\u00eb lirimit me kusht.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa u q\u00ebndroi dhe shkaqeve t\u00eb tjera t\u00eb ngritura n\u00eb aspektin profesional duke e cil\u00ebsuar t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm p\u00ebrfundimin e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, si dhe i konsideron mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara si shkarkuese.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dosti pranoi se n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb mund t\u00eb kishte ndonj\u00eb pasakt\u00ebsi, por ai theksoi se pika e tij e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb profesionalizmi. Ai u shpreh se proceset gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb gjalla, ku shikohen e d\u00ebgjohen njer\u00ebzit, nd\u00ebrsa jo gjith\u00e7ka shkruhet n\u00eb vendime. Lidhur me mos sh\u00ebnimin n\u00eb vendim t\u00eb shuarjes s\u00eb masave p\u00ebr detyrim paraqite, ai tha se ato shuhen automatikisht.<\/p>\n<p>Po ashtu kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr mos marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebr gjykimin n\u00eb munges\u00eb. Sipas subjektit, ajo kishte qen\u00eb seanc\u00eb p\u00ebrgatitore.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimmarrjen p\u00ebr lirimin me kusht, subjekti tha se personi n\u00eb fjal\u00eb pas l\u00ebshimit t\u00eb urdhrit t\u00eb mbrojtjes ishte larguar dhe jetonte tek motra n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr. Sipas tij, pas kat\u00ebr muajsh bashk\u00ebshortja kishte njoftuar policin\u00eb se n\u00eb sht\u00ebpi gjendej nj\u00eb arm\u00eb q\u00eb ishte e bashk\u00ebshortit q\u00eb e akuzonte p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Dosti argumentoi se p\u00ebrcaktimi p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb kuptimin ligjor \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ai numerik. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe situat\u00ebn ekonomike t\u00eb personit p\u00ebr t\u00eb cilin kishte vendosur ta lironte me kusht, subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji parashtroi se ve\u00e7 denoncimeve t\u00eb m\u00ebparshme, s\u00eb fundmi ishte denoncuar dhe nj\u00eb i ri. P\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00ebndrime p\u00ebr denoncimet, trupi gjykues i KPA vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 19 dhjetor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 13 dhjetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Arben Dosti. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs publike q\u00eb zgjati p\u00ebr afro 7 or\u00eb e gjysm\u00eb, Dosti k\u00ebrkoi fillimisht pezullimin e \u00e7\u00ebshtjes, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb hapur n\u00eb prej tij n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79057,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[426,427,1821,230,111,107,1822,221,675,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/IMG_7393-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs Arben Dosti pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79056"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79056"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79058,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79056\/revisions\/79058"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}