{"id":79071,"date":"2024-12-18T19:20:02","date_gmt":"2024-12-18T18:20:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasqyra-e-vetingut-ekspozoi-problemet-e-thella-te-sistemit-shqiptar-te-drejtesise\/2024\/12\/18\/"},"modified":"2024-12-18T19:21:02","modified_gmt":"2024-12-18T18:21:02","slug":"pasqyra-e-vetingut-ekspozoi-problemet-e-thella-te-sistemit-shqiptar-te-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasqyra-e-vetingut-ekspozoi-problemet-e-thella-te-sistemit-shqiptar-te-drejtesise\/2024\/12\/18\/","title":{"rendered":"\u2018Pasqyra\u2019 e vetingut ekspozoi problemet e thella t\u00eb sistemit shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pasditen e 16 dhjetorit, komisioner\u00ebt e vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e trupit diplomatik u mblodh\u00ebn n\u00eb Pallatin e Kongreseve nj\u00eb ceremoni t\u00eb p\u00ebrmbajtur festive me rastin e p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit 7-vje\u00e7ar t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Theksi u vendos nga kreu i Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili pasi vler\u00ebsoi arritjet, u fokusua tek e ardhmja e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet t\u00eb flem\u00eb mbi dafina\u2026,\u201d tha Gonzato, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ruhet puna e b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani me pastrimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb kritike q\u00eb KLP dhe KLGJ t\u00eb japin prova konkrete, q\u00eb ata kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb standardet e organeve t\u00eb vetingut,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb vjet pas themelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioner\u00ebt Publik\u00eb pushuan s\u00eb ekzistuari dhe ia kaluan stafet\u00ebn institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me nj\u00eb bilanc t\u00eb paparashikuesh\u00ebm; vet\u00ebm 46% e korpusit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor i mbijetoi vetingut.<\/p>\n<p>Nga 805 gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb dhe ndihm\u00ebs ligjor\u00eb q\u00eb iu n\u00ebnshtruan procesit kalimtar t\u00eb rivler\u00ebsimit, vet\u00ebm 373 prej tyre arrit\u00ebn t\u00eb kalonin me sukses filtrat e verifikimit p\u00ebr kriteret e pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se 430 magjistrat\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb se gjysma e zyrtar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb u larguan p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb shkarkimit ose dor\u00ebheqjeve. Nga k\u00ebta 268 subjekte u shkarkuan n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, 105 t\u00eb tjer\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen, p\u00ebr 49 subjekte u nd\u00ebrpre procesi pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar dhe n\u00eb 8 raste u pushua hetimi administrativ.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb shtat\u00eb viteve, vetingu ekspozoi qindra raste kur pasurit\u00eb e magjistrat\u00ebve n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha ishin t\u00eb pajustifikuara, si dhe probleme profesionale dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me krimin e organizuar. Po ashtu, u evidentuan fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, deklarime t\u00eb rreme, konflikt interesi dhe veprime fiktive. N\u00eb disa raste u konstatuan se magjistrat\u00ebt tentuan t\u00eb zvarrisin procesin apo t\u00eb shmangin verifikimet.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i vetingut sh\u00ebrbeu si nj\u00eb pasqyr\u00eb ku shoq\u00ebria shqiptare pa m\u00eb n\u00eb fund qart\u00eb defektet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d thot\u00eb gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe raste kur mund t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb teprim apo toleranc\u00eb ndaj subjekteve t\u00eb caktuara, Dervishi thekson se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vetingu t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar past\u00ebrtin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Pasuria \u201cthembra e Akilit\u201d <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_111074\" aria-describedby=\"caption-attachment-111074\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-111074\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Komisioneret-e-KPK-se--scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1706\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-111074\" class=\"wp-caption-text\">Komisioner\u00ebt e KPK-s\u00eb duke biseduar me t\u00eb Ngarkuar\u00ebn me Pun\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri, Nancy VanHorn. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb shtat\u00eb viteve, procesit t\u00eb vetingut iu n\u00ebnshtruan 407 gjyqtar\u00eb, 331 prokuror\u00eb,<\/p>\n<p>60 ndihm\u00ebs ligjor\u00eb dhe 7 ish-inspektor\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se spastrimet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve krahasuar me ato t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga 407 gjyqtar\u00eb q\u00eb iu n\u00ebnshtruan procesit t\u00eb vetingut, u konfirmuan n\u00eb detyr\u00eb 169 prej tyre ose 41% e totalit dhe u shkarkuan 147 t\u00eb tjer\u00eb ose 36% e totalit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 91 gjyqtar\u00eb u larguan nga procesi p\u00ebrmes dor\u00ebheqjeve, duke marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb si penalizim ndalimin p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr 15 vitet e ardhshme n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga radh\u00ebt e 331 prokuror\u00ebve u konfirmuan 171 ose 51% e totalit dhe u shkarkuan 115 ose 34% e totalit. 45 prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u larguan p\u00ebrmes p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebrmes dor\u00ebheqjeve.<\/p>\n<p>BIRN analizoi t\u00eb dh\u00ebnat statistikore lidhur me arsyet e shkarkimit t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, duke ju referuar konkluzioneve t\u00eb KPA kur ato kan\u00eb mbetur n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tyre shkarkimet kan\u00eb ardhur p\u00ebr problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nga 268 raste shkarkimi nga detyra n\u00eb KPK, p\u00ebr 234 subjekte ose 87% e totalit jan\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar me burime t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konstatuar raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr 17 subjekte rivler\u00ebsimi dhe veprime fiktive t\u00eb kryera nga 19 prej tyre. Deklarime t\u00eb rreme dhe sjellje me q\u00ebllim pengimin e zhvillimit t\u00eb vetingut rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer nga 6 subjekte gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Probleme me figur\u00ebn jan\u00eb gjetur p\u00ebr 22 subjekte ose 8% e totalit, ku n\u00eb 8 raste jan\u00eb evidentuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale apo krim t\u00eb organizuar. Vet\u00ebm dy magjistrat\u00eb jan\u00eb shkarkuar ekskluzivisht p\u00ebr lidhje me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa problemet me profesionalizmin u kushtuan karrier\u00ebn 26 magjistrat\u00ebve ose gati 10% e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb 94 raste, shkarkimi ka ardhur n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, si p\u00ebr gjetje t\u00eb pasuris\u00eb, ashtu dhe t\u00eb figur\u00ebs apo profesionalizmit, duke u konkluduar se subjektet e rivler\u00ebsimit kan\u00eb c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rezultate nuk p\u00ebrfshihen t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit administrativ paraprak t\u00eb KPK p\u00ebr 105 subjektet p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb vetingu p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb tyre, pasi n\u00eb vendimet e publikuara nga KPK nuk pasyqrohen t\u00eb dh\u00ebna lidhur me rezultatet e vetingut. Si mas\u00eb penalizuese ndaj tyre \u00ebsht\u00eb vendosur ndalimi i em\u00ebrimit si gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p><strong>Sfidat e reform\u00ebs <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_111075\" aria-describedby=\"caption-attachment-111075\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-111075\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Aktiviteti--scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1706\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-111075\" class=\"wp-caption-text\">P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vetingut dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb aktivitetin e mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb KPK dhe Komisioner\u00ebve Publik\u00eb. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrsa mandati i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebrfundon n\u00eb mesin e vitit 2026, mbeten ende nj\u00eb num\u00ebr i madh \u00e7\u00ebshtjesh p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 30 n\u00ebntor, n\u00eb KPA jan\u00eb regjistruar 409 \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e vendimarrjeve t\u00eb Komisionit. Ve\u00e7 123 ankimeve t\u00eb kryera nga Komisioner\u00ebt Publik\u00eb, kan\u00eb ushtruar ankim dhe 286 subjekte rivler\u00ebsimi. Kat\u00ebr vendime t\u00eb KPK jan\u00eb ankimuar, si nga ana e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, ashtu dhe nga subjektet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga \u00e7\u00ebshtjet e regjistruara, KPA ka shpallur vendime p\u00ebr 291 prej tyre dhe jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi 210 vendime ose rreth 77% e vendimeve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka shkarkuar deri m\u00eb tani 39 magjistrat\u00eb q\u00eb kishin kaluar me sukses filtrat e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe ka rikthyer n\u00eb detyr\u00eb 17 subjekte t\u00eb cilat ishin shkarkuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht n\u00eb KPA jan\u00eb duke u shqyrtuar 118 \u00e7\u00ebshtje, nga t\u00eb cilat 8 jan\u00eb duke u gjykuar dhe t\u00eb tjerat jan\u00eb duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa reforma n\u00eb drejt\u00ebsi s\u00eb bashku me procesin e vetingut konsiderohen nga analist\u00ebt e politik\u00ebs nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tranzicionit shqiptar, mbetet me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shikohet n\u00ebse standardet e vendosura nga ky proces do t\u00eb ruhen n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Blendi \u00c7eka, pedagog i Shkencave Politike, thot\u00eb se pritshm\u00ebria e lart\u00eb p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe mb\u00ebshtetja masive publike p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, SPAK jan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb shans p\u00ebr mund\u00ebsimin e nj\u00eb drejt\u00ebsie me standarde p\u00ebr qytetar\u00ebt. Por ai thekson gjithashtu se reforma nuk ka p\u00ebrfunduar dhe k\u00ebrkon tashm\u00eb angazhimin e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb proces. Dhe si \u00e7do proces ka tension. Mbart brenda tij potencialin e madh demokratizues n\u00eb vend dhe dyshimin e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr degradim apo d\u00ebshtim,\u201d tha \u00c7eka p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cSfida e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ofrimi i nj\u00eb drejt\u00ebsie me standarde p\u00ebr qytetar\u00ebt. Sfida e qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb thjesht spektator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj reforme, por t\u00eb sillen si qytetar\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr interesin publik,\u201d shtoi ai, duke theksuar se kjo do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe suksesin afatgjat\u00eb t\u00eb reform\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj edhe Lutfi Dervishi e v\u00eb theksin tek ruajtja e k\u00ebtyre standardeve dhe funksionimi normal i institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Standardet e vendosura nga vetingu, si\u00e7 paralajm\u00ebrojn\u00eb edhe raportet e progresit t\u00eb BE-s\u00eb, nuk mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb histori suksesi vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr,\u201d tha Dervishi. \u201cVetingu ishte nj\u00eb hap i madh, por jo i fundit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasditen e 16 dhjetorit, komisioner\u00ebt e vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e trupit diplomatik u mblodh\u00ebn n\u00eb Pallatin e Kongreseve nj\u00eb ceremoni t\u00eb p\u00ebrmbajtur festive me rastin e p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit 7-vje\u00e7ar t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut. Theksi u vendos nga kreu i Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili pasi vler\u00ebsoi arritjet, u fokusua [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79072,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,415,117],"tags":[1829,978,112,101,118,1830,537,1831],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Vetingu-mbyllet--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesit e institucioneve t\u00eb vetingut gjat\u00eb aktivitetit p\u00ebrmbyll\u00ebs. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79071"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79071"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79071\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79073,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79071\/revisions\/79073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}