{"id":79088,"date":"2024-12-20T17:16:28","date_gmt":"2024-12-20T16:16:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurores-eranda-laze-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/12\/20\/"},"modified":"2024-12-20T17:17:00","modified_gmt":"2024-12-20T16:17:00","slug":"konfirmimi-i-prokurores-eranda-laze-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurores-eranda-laze-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/12\/20\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb njoftoi t\u00eb premten m\u00eb 20 dhjetor se depozitoi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, ankimin e fundit ndaj vendimeve t\u00eb KPK, gjat\u00eb k\u00ebtij mandati 7-vje\u00e7ar. Ankimi \u00ebsht\u00eb depozituar kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Eranda Laze dhe k\u00ebrkohet shkarkimi i saj me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm. Komisioneri Florian Ballhysa, e ka bazuar ankimin n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb m\u00eb 6 dhjetor k\u00ebrkoi paraqitjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb prokurores Laze n\u00eb Kolegj p\u00ebr shqyrtimin e problemeve t\u00eb lidhura me pasurin\u00eb dhe etik\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 6 n\u00ebntor, Laze e kund\u00ebrshtoi bilancin negativ t\u00eb konstatuar gjat\u00eb hetimit administrativ paraprak n\u00eb mas\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe gjetjet p\u00ebr udh\u00ebtime me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, duke k\u00ebrkuar konfirmimin. Laze u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb me votat e kryesueses s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK, Pamela Qirko dhe an\u00ebtares Alma Faskaj, t\u00eb cilat u bind\u00ebn me shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej saj. Sipas shumic\u00ebs, bilanci negativ mbetej n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe nuk mund t\u00eb sjelli penalizim.<\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine doli n\u00eb pakic\u00eb duke \u00e7muar se prokurorja Laze nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr dy apartamente banimi n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb blera p\u00ebr vler\u00ebn 81 mij\u00eb e 284 Euro dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti. Pine arsyetoi se pretendimet e prokurores Laze pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs se, burimi i krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshorti nga emigracioni ishin edhe t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb tij po\u00a0nga emigracioni, nuk mb\u00ebshtetej nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit ka deklaruar si burime krijimi p\u00ebr apartamentet n\u00eb Tiran\u00eb kursimet nga emigracioni dhe nga aktiviteti privat dhe publik t\u00eb ushtruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2008, si dhe nj\u00eb kredi. Shumica e KPK i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit duke \u00e7muar se ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pagesat e kryera.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i KPK se bashk\u00ebshorti i subjektit g\u00ebzon statusin e personit t\u00eb lidhur nga data e lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ligjore, \u00ebsht\u00eb gjetur nga Komisioneri i pamb\u00ebshtetut n\u00eb situat\u00ebn faktike. Sipas Ballhys\u00ebs, bashk\u00ebshorti prokurores Laze ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb, pasuri e cila referuar deklarimeve t\u00eb vet\u00eb subjektit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej saj pa kompensim para martes\u00ebs dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, konkretisht p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2007 &#8211; korrik 2008.<\/p>\n<p>\u201cLidhja e interesit t\u00eb subjektit me bashk\u00ebshortin p\u00ebrpara martese, konfirmohet dhe nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe aksesi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebrpara martese, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebmbajt\u00ebses s\u00eb llogaris\u00eb\u201d, shprehet Komisioneri.<\/p>\n<p>Ballhysa ka gjetur t\u00eb pamb\u00ebshtetura konkluzionet e KPK mbi burimet e ligjshme t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro. Pretendimet e subjektit mbi ekonomin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt familjare dhe mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs t\u00eb bashk\u00ebshortit nga familjar\u00ebt e tij, q\u00eb jan\u00eb paraqitur gjat\u00eb hetimit administrativ, vler\u00ebsohen t\u00eb pabazuara. Sipas Ballhys\u00ebs, si burime t\u00eb ligjshme duhet t\u00eb konsiderohen vet\u00ebm ato t\u00eb ardhura q\u00eb provohen me dokumentacion justifikues.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se edhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, Laze nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pasurive apartament banimi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb ankim kund\u00ebrshtohet si i pabazuar dhe konkluzioni i KPK p\u00ebr momentin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb fundit prej 11 mij\u00eb e 284 eurosh. \u201c\u2026konkluzioni i Komisionit mbi shlyerjen e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb fundit, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e dokumentuar n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, mbeten n\u00eb nivel deklarativ e t\u00eb pamb\u00ebshtetura nga provat e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ\u201d, argumenton Ballhysa dhe shton se n\u00eb k\u00ebto kushte subjekti nuk ka provuar dot mund\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb fundit me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Duke iu referuar edhe rekomandimit t\u00eb ONM, Komisioneri konstaton se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, prokurorja Eranda Laze nuk provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, duke rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 500 m2 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, shumica ka konkluduar se akti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar me vullnetin e lir\u00eb t\u00eb personave si p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me personin e saj t\u00eb lidhur, ashtu dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn juridike q\u00eb ai u ka dh\u00ebn\u00eb. Sipas KPK, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se kjo prov\u00eb nuk rrjedh nga kontrata e sh\u00ebrbimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshorti do t\u00eb kishte pasur detyrimin t\u00eb paguante tatim.<\/p>\n<p>Komisioneri Florian Ballhysa vler\u00ebson se duket se p\u00ebrfundimi i arritur mbi k\u00ebt\u00eb pasuri nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb analize t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me provat e administruara dhe vler\u00ebn e tyre provuese. Sipas Komisionerit, referuar dokumentacionit t\u00eb administuar dhe shpjegimeve t\u00eb subjektit, mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebnia e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit me dhuruesit ka qen\u00eb shp\u00ebrblim apo thjesht n\u00eb kuadrin e mir\u00ebnjohjes p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb asistence teknike ligjore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, n\u00eb proces legalizimi, KPK nuk ka gjetur indicie q\u00eb t\u00eb ken\u00eb lidhje me procesin e rivler\u00ebsimit. Komisioneri konstaton se nga aktet e administruara, ka rezultuar se n\u00eb dat\u00ebn e firmosjes s\u00eb deklarat\u00ebs mbi procedur\u00ebn e legalizimit, vjehrri i subjektit nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb Itali, atje ku banon q\u00eb pas viteve \u201990. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2008, kur \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb ngritur nd\u00ebrtimi pa leje, nga t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS ka rezultuar se ai ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 18 ditore.<\/p>\n<p>Duke ju referuar fotove t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb depozituara nga vet\u00eb subjekti pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Komisioneri v\u00ebren se duket se zona ku \u00ebsht\u00eb ky nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb e rrethuar nga nj\u00eb gardh me hyrje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e konsiderueshme toke. K\u00ebto rrethana vler\u00ebsohen prej Ballhys\u00ebs se e b\u00ebjn\u00eb kontradiktor deklarimin e subjektit mbi arsyen e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb garazhi.<\/p>\n<p>Nga aktet e dor\u00ebzuara prej subjektit n\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, \u00ebsht\u00eb konstatuar se bashk\u00ebshorti i saj ka udh\u00ebtuar n\u00eb vitin 2011 s\u00eb bashku me nj\u00eb shtetase q\u00eb ka qen\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria e Vlor\u00ebs n\u00eb lidhje me regjistrimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli.<\/p>\n<p>Ashtu si ONM dhe Komisioneri Publik konstaton se konkluzioni i Komisionit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri duket se nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe p\u00ebrmban element\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar kontrollit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, u konstatua se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kishin udh\u00ebtuar me shtetasin A.M. dhe bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb vitin 2015. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit paraprak, Komisioni konstatoi se A.M. ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb vitin 2018 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, por n\u00eb vijim i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Dosja m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e Vlor\u00ebs ka informuar dhe p\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2012 p\u00ebr vepra penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve dhe provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti, KPK ka konkluduar se ajo e ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr figur\u00ebn, pasi edhe n\u00ebse ka pasur ose jo dijeni p\u00ebr at\u00eb procedim penal, emri i k\u00ebtij individi nuk figuron t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i regjistruar n\u00eb regjistrin e veprave penale e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik konstaton se procedimi penal i vitit 2012 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Prokurorin\u00eb Vlor\u00eb dhe rezulton t\u00eb jet\u00eb hetuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tre vje\u00e7are, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prokurori ku subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet. Nga verifikimet e kryersa n\u00eb sistemin TIMS ka rezultuar se prokurorja Laze, ka udh\u00ebtuar me k\u00ebt\u00eb person dhe bashk\u00ebshorten e tij, rreth tre muaj pasi i \u00ebsht\u00eb pushuar hetimi.<\/p>\n<p>Ballhysa i konsideron jobind\u00ebse pretendimet e subjektit mbi k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, e cila ka shpjguar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim pune t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, Komisioneri mban dhe p\u00ebr pretendimin e subjektit p\u00ebr munges\u00eb dijenie p\u00ebr zhvillimet e nj\u00eb procedimi penal ndaj atij shtetasi.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, pretendimet e subjektit duken si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rrethanave t\u00eb dala nga hetimi administrativ, por nga ana tjet\u00ebr bien ndesh me nevoj\u00ebn p\u00ebr v\u00ebmendjen e shtuar lidhur me rrethin shoq\u00ebror q\u00eb mund t\u00eb frekuentoj\u00eb nj\u00eb funksionare e lart\u00eb publike, pa c\u00ebnuar perceptimin q\u00eb p\u00ebrcjell n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>Faktet se bashk\u00ebshorti i Lazes ka udh\u00ebtuar n\u00eb vijim me k\u00ebt\u00eb shtetas dhe ka sh\u00ebrbyer si avokati i tij p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb regjistruar n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, konsiderohen prej Ballhys\u00ebs se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrethana q\u00eb duhen vler\u00ebsuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dijenis\u00eb s\u00eb subjektit dhe detyrimit ligjor p\u00ebr deklarim.<\/p>\n<p>Lidhur me konkluzionin e KPK se ndaj k\u00ebtij shtetasi nuk ka pasur procedim penal t\u00eb regjistruar, Komisioneri v\u00ebren se duket q\u00eb Komisioni t\u00eb mos e ket\u00eb administruar dosjen n\u00eb fjal\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, evidentohet se subjekti ka paraqitur nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet se emri atij shtetasi nuk \u00ebsht\u00eb i regjistruar si person n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Komisioneri konstaton se edhe n\u00ebse rrethanat nuk jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb ky person t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, duhej t\u00eb ishin analizuar m\u00eb s\u00eb paku n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe sjelljen q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e pranueshme p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebsimin e profesionalizmit, Lazes i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Komision t\u00eb jap\u00eb shpjegime mbi disa udh\u00ebtime dhe kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ose t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson se rrethanat e rezultuara nga hetimi duhet t\u00eb analizohen n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb etik\u00ebs dhe angazhimit ndaj sjelljes profesionale. \u201c\u2026par\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i vler\u00ebsimit t\u00eb veprimeve t\u00eb magjistratit nga nj\u00eb v\u00ebzhgues i thjesht\u00eb, kontaktet e drejtp\u00ebrdrejta ose t\u00eb t\u00ebrthorta me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ose t\u00eb dyshuar se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb (ose kan\u00eb qen\u00eb) n\u00eb aktivitete kriminale, rrethanat k\u00ebto t\u00eb dala gjat\u00eb hetimit, duket se bien ndesh me perceptimin e p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe kujdesit n\u00eb sjellje n\u00eb jet\u00ebn private q\u00eb pritet nga nj\u00eb magjistrat dhe ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb besimin e publikut tek gjyq\u00ebsori\u201d, konstaton Ballhysa dhe shton se i nj\u00ebjti konstatim duket se gjen zbatim edhe lidhur me qasjen q\u00eb ka subjekti n\u00eb pranimin e mbulimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb saj jasht\u00eb vendit nga klient\u00ebt e bashk\u00ebshortit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit mbrojt\u00ebs t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Eranda Laze.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb njoftoi t\u00eb premten m\u00eb 20 dhjetor se depozitoi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, ankimin e fundit ndaj vendimeve t\u00eb KPK, gjat\u00eb k\u00ebtij mandati 7-vje\u00e7ar. Ankimi \u00ebsht\u00eb depozituar kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Eranda Laze dhe k\u00ebrkohet shkarkimi i saj me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79089,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[1798,427,101,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Prokurorja-Eranda-Laze.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Eranda Laze n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79088"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79088"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79090,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79088\/revisions\/79090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}