{"id":79091,"date":"2024-12-22T19:52:07","date_gmt":"2024-12-22T18:52:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-permbysi-raportet-gjinore-ne-sistemin-e-drejtesise\/2024\/12\/22\/"},"modified":"2024-12-23T07:39:01","modified_gmt":"2024-12-23T06:39:01","slug":"vetingu-permbysi-raportet-gjinore-ne-sistemin-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-permbysi-raportet-gjinore-ne-sistemin-e-drejtesise\/2024\/12\/22\/","title":{"rendered":"Vetingu p\u00ebrmbysi raportet gjinore n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kur procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve nisi n\u00eb vitin 2018, magjistrat\u00ebt burra u fut\u00ebn n\u00eb proces me nj\u00eb avantazh t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb numra. Mbi 55% e gjyqtar\u00ebve dhe mbi 72% e prokuror\u00ebve ishin meshkuj dhe sa m\u00eb lart n\u00eb hirearkin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, aq m\u00eb e dukshme ishte diferenca. N\u00eb trup\u00ebn totale t\u00eb magjistrat\u00ebve, ndarja ishte 60% burra dhe 40% gra.<\/p>\n<p>Por q\u00eb n\u00eb fillimet e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ra n\u00eb sy se \u201ckosa\u201d priste m\u00eb shum\u00eb n\u00eb an\u00ebn e burrave, madje edhe shum\u00eb magjistrate gra q\u00eb u penalizuan me shkarkim, e p\u00ebsuan p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb u vinin nga bashk\u00ebshort\u00ebt, babai apo v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, kur procesi ka p\u00ebrfunduar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, raportet gjinore n\u00eb sistem jan\u00eb p\u00ebrmbysur. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga vendimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2024, p\u00ebr magjistrat\u00ebt q\u00eb iu n\u00ebnshtruan rivler\u00ebsimit, n\u00eb sistem jan\u00eb konfirmuan 343 gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb. Nga k\u00ebta 52.7 p\u00ebr qind (181) e t\u00eb konfirmuarve jan\u00eb magjistrate dhe 47 % (162) jan\u00eb magjistrat\u00eb.<\/p>\n<p>Burrat magjistrat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u fut\u00ebn me 20 pik\u00eb p\u00ebr qindje m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u201cgar\u00eb\u201d, humb\u00ebn shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese gjat\u00eb rivler\u00ebsimit, qoft\u00eb p\u00ebrmes shkarkimit p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me pasurin\u00eb, integritetin apo profesionalizmin apo qoft\u00eb p\u00ebrmes dor\u00ebheqjes e largimit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vjeccare nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se edhe pse nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nj\u00eb viz\u00eb barazimi mes korrupsionit, munges\u00ebs s\u00eb integritetit dhe gjinis\u00eb, ndryshimet \u00a0shihen si pozitive dhe s\u00eb paku si nj\u00eb shkundje e sistemit.<\/p>\n<p>\u201cMe gjas\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, do sjell\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb praktikave korruptive bazuar n\u00eb nj\u00eb lloj \u2018path dependecy\u2019, pra var\u00ebsie nga trajektorja e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe do vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me ndershm\u00ebri\u201d, thot\u00eb Elona Dhembo, pedagoge n\u00eb Fakultetin e Shkencave Sociale dhe autore e studimit \u201cP\u00ebrkat\u00ebsia gjinore dhe korrupsioni n\u00eb sh\u00ebrbimin civil\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr UN Women, nj\u00eb agjenci e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dedikuar avancimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore, ky ndryshim raporti \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga pik\u00ebpamja e barazis\u00eb gjinore n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Hendeku gjinore n\u00eb veting<\/strong><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-wm4w2\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/wm4w2\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Donut Chart\" data-external=\"1\"><\/iframe><script type=\"text\/javascript\">!function(){\"use strict\";window.addEventListener(\"message\",(function(a){if(void 0!==a.data[\"datawrapper-height\"]){var e=document.querySelectorAll(\"iframe\");for(var t in a.data[\"datawrapper-height\"])for(var r=0;r<e.length;r++)if(e[r].contentWindow===a.source){var i=a.data[\"datawrapper-height\"][t]+\"px\";e[r].style.height=i}}}))}();\n<\/script><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN mbi vendimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Komisioner\u00ebve Publike dhe Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit tregojn\u00eb se ka n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ka pasur nj\u00eb hendek t\u00eb qart\u00eb gjinor.<\/p>\n<p>Konkretisht, nga 805 magjistrat\u00eb iu n\u00ebnshtruan procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, integritetit dhe profesionalizmit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, 323 apo 40.1% ishin femra dhe pjesa tjet\u00ebr, 60% ishin meshkuj.<\/p>\n<p>Por n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit n\u00eb KPK, u konfirmuan n\u00eb detyr\u00eb 375 magjistrat\u00eb vet\u00ebm 46% e totalit, dhe prej k\u00ebtij numri 186 jan\u00eb gra dhe 189 jan\u00eb burra. Praktikisht 57.5 p\u00ebr qind e magjistrateve gra q\u00eb iu n\u00ebnshtruan procesit u konfirmuan n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr vet\u00ebm 39.2 p\u00ebr qind e meshkujve.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se e nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb procesit dhe po ashtu edhe sa i p\u00ebrket ankimeve nga Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Komisioneri Publik, deri n\u00eb dhjetor 2024, ka b\u00ebr\u00eb 123 ankimime, kryesisht ndaj vendimeve t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb magjistrat apo magjistrate. Nga k\u00ebto vet\u00ebm 46 ankimime jan\u00eb p\u00ebr gjyqtare e prokurore, nd\u00ebrsa 77 jan\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb meshkuj.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga vendimet publike tregojn\u00eb se grat\u00eb magjistrate \u201cmbijetuan\u201d n\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit.\u00a0 N\u00eb 32 ankimime p\u00ebr magjistratet gra t\u00eb shqyrtuara deri n\u00eb dhjetor 2024, 56% (18) e tyre u konfirmuan edhe n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb 51 ankime t\u00eb shqyrtuara ndaj burrave magjistrat\u00eb, vet\u00ebm 16 (31%) u konfirmuan n\u00eb detyr\u00eb nga Kolegji.<\/p>\n<p>Diferenc\u00eb ka edhe kur shikon vendimet e Kolegjit q\u00eb kan\u00eb pranuar ankim t\u00eb subjekteve ndaj vendimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Nga 17 vendime, n\u00eb t\u00eb cilat KPA ka prishur vendimin e KPK p\u00ebr t\u00eb shkarkuar nj\u00eb subjekt, 9 jan\u00eb p\u00ebr magjistrate gra dhe 8 jan\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb burra.<\/p>\n<p>Por edhe pse n\u00eb dukje ka nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb gjinore dhe statistikisht rezulton q\u00eb burrat magjistrat\u00eb kan\u00eb treguar m\u00eb pak integritet, dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion apo kan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera,\u00a0 ekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm kur i interpretojn\u00eb k\u00ebto rezultate.<\/p>\n<p>Pedagogia Elona Dhembo thot\u00eb se me shum\u00eb gjas\u00eb k\u00ebto rezultate i atribuohen faktit se burrat kan\u00eb pasur pushtetin dhe po ashtu edhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni b\u00ebhet 'domain' i atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb fuqie p\u00ebr t\u00eb abuzuar me t\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo, nd\u00ebrsa shton se \u201cedhe pse grat\u00eb, statistikisht rezultojn\u00eb m\u00eb pak t\u00eb korruptuara, ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tipar i trash\u00ebguar apo ndonj\u00eb tregues p\u00ebr nj\u00eb superioritet moral t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb grave ndaj burrave.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto variacione, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i atribuohen konteksteve sociale, kulturore dhe institucionale\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Dhembo shprehet se rezultatet e procesit jan\u00eb \u201cfryt i asaj q\u00eb ishte \u2018mbjell\u00eb\u2019 kulturalisht, bazuar n\u00eb diferencat gjinore lidhur me fuqin\u00eb, pushtetin, n\u00ebnshtrimin dhe korrupsionin q\u00eb form\u00ebsohen sipas konteksteve sociale, kulturore dhe institucionale, dhe sistematikisht lidhur me sa pushtet kan\u00eb pasur ose iu ishte l\u00ebn\u00eb grave brenda sistemit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Romina Zano, avokate q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb subjektesh dhe ka ndjekur nga af\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit, thot\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat jo domosdoshm\u00ebrish tregojn\u00eb korrupsion t\u00eb ndar\u00eb mbi baza gjinore, por jan\u00eb reflektim i faktit q\u00eb meshkujt dominonin sistemin dhe ishin brenda tij p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimit tim personal t\u00eb praktikave t\u00eb k\u00ebtij procesi, tendenca p\u00ebr largimin nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrdrejtuar kryesisht atyre subjekteve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb rivler\u00ebsimit, si pasoj\u00eb e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku dhe pjesa m\u00eb e madhe e tyre kan\u00eb qen\u00eb meshkuj\u201d, thot\u00eb Zano.<\/p>\n<p>UN Women theksin se nuk ka nj\u00eb ndarje gjinore t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u2018rrethanat e duhura, grat\u00eb dhe burrat kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat prirje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb korruptuar\u2019\u201d, shprehet agjencia e OKB-sw.<\/p>\n<p><strong>Barazia mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sistemin<\/strong><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-p6pi1\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/p6pi1\/2\/\" height=\"283\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Stacked Bars\" data-external=\"1\"><\/iframe><script type=\"text\/javascript\">!function(){\"use strict\";window.addEventListener(\"message\",(function(a){if(void 0!==a.data[\"datawrapper-height\"]){var e=document.querySelectorAll(\"iframe\");for(var t in a.data[\"datawrapper-height\"])for(var r=0;r<e.length;r++)if(e[r].contentWindow===a.source){var i=a.data[\"datawrapper-height\"][t]+\"px\";e[r].style.height=i}}}))}();\n<\/script><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse e shikojn\u00eb me skepticiz\u00ebm raportin mes gjinis\u00eb dhe problemeve t\u00eb gjetura n\u00eb veting, ekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendje kur thon\u00eb se ndryshimi i raportit gjinor n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, i shoq\u00ebruar me masa t\u00eb tjera kund\u00ebr korrupsionit, mund ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sistemin.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja p\u00ebrse qeverit\u00eb me m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb pushtet jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb pak t\u00eb korruptuara \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto qeveri zbatojn\u00eb edhe parime t\u00eb tjera t\u00eb qeverisjes demokratike, si shtypi i lir\u00eb, sundimi i ligjit dhe zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u201d, shprehet UN Women.<\/p>\n<p>Organizata thekson se p\u00ebr shkak t\u00eb numrit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb grave dhe vajzave q\u00eb ndjekin Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, balanca gjinore n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb favor t\u00eb grave.<\/p>\n<p>Edhe avokatja Zano e sheh ndryshimin e raporteve si nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, megjith\u00ebse sipas saj hallkat kryesore t\u00eb sistemit vijojn\u00eb t\u00eb dominohen nga meshkujt.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me faktin se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vijim ky rezultat, gjykoj se ky ndryshim i raporteve, i cili dallon duksh\u00ebm edhe midis magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj, ku numri me i madh i tyre jan\u00eb magjistrate, tregon zhvillimin e nj\u00eb ekuilibri t\u00eb mir\u00eb gjinor, si nj\u00eb investim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb nivelet me t\u00eb larta - sikurse \u00ebsht\u00eb numri i raporteve sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, ende predominojn\u00eb gjyqtar\u00ebt meshkuj\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr pedagogen Dhembo \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb nga kjo pik\u00eb sistemi t\u00eb zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb ndaluar praktikat abuzive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, si p\u00ebr burra dhe p\u00ebr gra duhet t\u00eb sigurohet nj\u00eb sistem i sh\u00ebndetsh\u00ebm kontrolli dhe balancimi (check &amp; balance), pavar\u00ebsisht se nga cilat procese dalin ata\/o q\u00eb marrin pozicionet e reja\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Dhembo theksoi se rezultatet e prodhuara nga vetingu jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr \u201ct\u00eb studiuar dhe matur se si nj\u00eb \u2018stof\u2019 i ri i diversitetit gjinor n\u00eb sistem do t\u00eb manifestohet edhe n\u00eb aspektin e eficienc\u00ebs dhe korrupsionit\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve nisi n\u00eb vitin 2018, magjistrat\u00ebt burra u fut\u00ebn n\u00eb proces me nj\u00eb avantazh t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb numra. Mbi 55% e gjyqtar\u00ebve dhe mbi 72% e prokuror\u00ebve ishin meshkuj dhe sa m\u00eb lart n\u00eb hirearkin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, aq m\u00eb e dukshme ishte diferenca. N\u00eb trup\u00ebn totale t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":79092,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204],"tags":[883,1279,103,887,101,1719,872,863,221,1334,935,1401,119,675,1091,1812,1845,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/justice-2060093_1280.jpg","fifu_image_alt":"Ilustrim nga Pixabay","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79091"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79091"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79091\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79093,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79091\/revisions\/79093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}