{"id":79094,"date":"2024-07-15T17:33:20","date_gmt":"2024-07-15T15:33:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-drejte-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-e-gjyqtarit-olsi-xhavella\/2024\/07\/15\/"},"modified":"2024-12-23T18:22:11","modified_gmt":"2024-12-23T17:22:11","slug":"kpa-i-gjeti-te-drejte-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-e-gjyqtarit-olsi-xhavella","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-drejte-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-e-gjyqtarit-olsi-xhavella\/2024\/07\/15\/","title":{"rendered":"KPA i gjeti t\u00eb drejt\u00eb konkluzionet e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Olsi Xhavella"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj argumentet e paraqitura n\u00eb ankim prej ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Olsi Xhavella, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimmarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb bilanceve negative t\u00eb konstatuara n\u00eb krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>Komisioni konkludoi se Xhevlla ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 85 m2 n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 2.9 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Sipas KPK, subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se nj\u00eb kredi 15 mij\u00eb euro e deklaruar si burim, ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr pagesat e k\u00ebtij apartamenti, pasi ishte t\u00ebrhequr rreth kat\u00ebr muaj pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes dhe pas regjistrimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Xhavell\u00ebs \u2013 koh\u00eb kur rezulton t\u00eb jet\u00eb shlyer e gjith\u00eb vlera. Tjet\u00ebr konstatim i KPK \u00ebsht\u00eb dhe fakti se n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00ebllimi dhe destinacioni i saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera 15 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash nga subjekti.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar gjithashtu, se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm as p\u00ebr t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebllait nga emigracioni, p\u00ebr kontributin e saj n\u00eb shum\u00ebn prej 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe 1200 euro, q\u00eb jan\u00eb deklaruar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e dy k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Xhavella ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Kolegj konkluzionin e KPK p\u00ebr mosnjohjen e shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb si burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e apartamentit, duke pretenduar se mungon \u00e7far\u00ebdo indicie mbi ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb marrjes apo p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb apo kryerjes s\u00eb ndonj\u00eb veprimi me q\u00ebllim fshehjen e fakteve apo rrethanave lidhur me deklarimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me dokumentacionin zyrtar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve nga puna n\u00eb emigracion nga viti 1992, subjekti ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb objektivisht i pamundur p\u00ebr t\u2019i siguruar. Ai ka argumentuar se t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2000, me daljen e kuadrit ligjor p\u00ebr rregullimin e statusit t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi, kategorit\u00eb e pun\u00ebve t\u00eb lidhura kryesisht me pastrimin apo p\u00ebrkujdesjen ndaj t\u00eb moshuarve nuk jan\u00eb formalizuar me kontrata pune apo deklarim t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit pran\u00eb organeve tatimore dhe sigurimeve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pretendimet e ngritura nga Xhavella n\u00eb ankim jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj e n\u00eb prova. KPA v\u00ebren se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb vitit 2004, p\u00ebrcaktohet se \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr vler\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb plot\u00ebsisht jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale. Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se kontrata e shitblerjes ka forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr pal\u00ebt dhe p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb deklarimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebrpara noterit.<\/p>\n<p>Duke analizuar dhe pretendimin e subjektit p\u00ebr marr\u00ebveshje verbale n\u00eb mir\u00ebbesim p\u00ebr shkak t\u00eb njohjeve t\u00eb vjetra t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e shit\u00ebsve, KPA vler\u00ebson se, m\u00eb s\u00eb paku, pal\u00ebt do t\u00eb kishin formalizuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje qoft\u00eb edhe me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00ebnshkruar prej tyre. Nga ana tjet\u00ebr Kolegji v\u00ebren se p\u00ebr shit\u00ebsit, shlyerja e \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb me kredi bankare mbarte paqart\u00ebsi n\u00ebse kjo hua bankare do t\u00eb p\u00ebrfitohej nga bler\u00ebsi, n\u00ebse shuma e saj do t\u00eb ishte e mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr koh\u00ebn kur do t\u00eb mund t\u00eb miratohej dhe disbursohej &#8211; pasi k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk pasqyroheshin n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr t\u00eb pretenduar se p\u00ebrdorimi i saj p\u00ebr \u00e7do q\u00ebllim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar\u201d, shprehet Kolegji dhe thekson se, p\u00ebrdorimi i shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera nuk mund t\u00eb pretendohet i p\u00ebrjashtuar.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e subjektit p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs nga emigracioni, deklaruar si burim krijimi i pasuris\u00eb, shuma prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2004 dhe 1200 euro p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb bankare n\u00eb vitin 2007, Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb provuar krijimin e kursimeve, depozitimin e kursimeve n\u00eb ndonj\u00eb bank\u00eb greke apo d\u00ebrgimin si remitanca p\u00ebrmes transfertave bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji analizon situat\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit si nevoj\u00eb p\u00ebr strehimin e familjes, e deklaruar me burim krijimi edhe me t\u00eb ardhura t\u00eb familjar\u00ebve nga puna n\u00eb emigracion, kryesisht t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb ekonomie familjare duke ndihmuar dhe mb\u00ebshtetur reciprokisht njeri-tjetrin, sipas mund\u00ebsis\u00eb dhe nevojave deri n\u00eb vitin 2010 ku subjekti ka lidhur martes\u00eb. Sipas KPA, Xhavella nuk jep asnj\u00eb shpjegim p\u00ebrse kjo pasuri vijon t\u00eb jet\u00eb e regjistruar vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2014 banon m\u00eb vete me bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb nj\u00eb apartament tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Xhavell\u00ebs se pamund\u00ebsia financiare e vitit 2004 n\u00eb shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb, duke konsideruar parimin e proporcionalitetit, nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi. KPA v\u00ebren se balanca negative p\u00ebr vitin 2004 lidhet me analiz\u00ebn e vitit kalendarik dhe jo me analiz\u00ebn e burimeve p\u00ebr krijimin e apartamentit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb koh\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ashtu si dhe KPK, Kolegji vler\u00ebson se Xhavella nuk provoi q\u00eb kredia t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit, si dhe nuk u v\u00ebrtetua ekzistenca e t\u00eb ardhurave nga puna e familjar\u00ebve n\u00eb emigracion. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, subjekti ka reuzultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se Xhavella nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb dy prej burimeve financiare t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 111.51 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, pasuri e bler\u00eb n\u00eb vitin vitin 2014, kundrejt \u00e7mimi 51 mij\u00eb e 600 euro. Sipas KPK, subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e nj\u00eb shume 2000 euro n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, si dhe se nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume 1 milion lek\u00eb, t\u00eb dhuruara s\u00eb bij\u00ebs si prik\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Xhavella ka parashtruar n\u00eb ankim, se pamund\u00ebsia rrjedh si pasoj\u00eb e nj\u00eb analize jo plot\u00ebsisht t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb kufizuar n\u00eb terma t\u00eb ngusht\u00eb matematikor\u00eb, duke anashkaluar dinamik\u00ebn dhe fleksibilitetin e marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare n\u00eb kuptim t\u00eb organizimit t\u00eb jet\u00ebs ekonomike, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb disa pakujdesive t\u00eb tij lidhur me deklarimet nd\u00ebr vite p\u00ebr t\u00eb pasqyruar kursimet modeste.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb , ai ka pretenduar se Komisioni nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjeve, fakteve dhe provave t\u00eb administruara.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se pretendimet e subjektit synojn\u00eb vler\u00ebsimin e rrethanave faktike, sipas nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi, i cili bie ndesh me normat e kuadrit kushtetues dhe ligjor t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 2000 euro, KPA v\u00ebren se Xhavella n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb t\u00eb viteve pararend\u00ebse, nuk kishte deklaruar vler\u00eb t\u00eb likuiditeteve, gjendje n\u00eb cash apo n\u00eb llogari bankare. \u201c[\u2026]S\u00eb paku n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit, subjekti mund t\u00eb kishte shpjeguar \u2018pasakt\u00ebsit\u00eb\u2019 e deklaratave vjetore p\u00ebr mosdeklarimin e shum\u00ebs prej 2.000 eurosh, si t\u00eb krijuar nga kursimet n\u00eb vite. Fakti q\u00eb as n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment procedural nuk ka deklaruar se kursimet ishin krijuar n\u00eb vite, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb pretendimi se p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vite rezulton me bilanc pozitiv dhe diferencat q\u00eb bartin nj\u00eb marzh t\u00eb caktuar dhe t\u00eb pranuesh\u00ebm gabimi, t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb raport me parimin e proporcionalitetit, t\u00eb jet\u00eb i pabazuar\u201d, arsyeton KPA dhe e cil\u00ebson pretendimin e subjektit n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin p\u00ebr deklarimin e pasurive.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, ekzistenca e kursimeve nuk mund t\u00eb prezumohet mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb pretendimin p\u00ebr balanca pozitive t\u00eb disa viteve t\u00eb periudh\u00ebs objekt kontrollit, por duhet t\u00eb jet\u00eb evidentuar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb interesave q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si prov\u00eb p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsit\u00eb e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb dhuruar shum\u00ebn prej 1 milion lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2010, KPA konstaton se analiza financiare e kryer n\u00eb Komision nuk \u00ebsht\u00eb thjesht matematikore, si\u00e7 pretendon subjekti, por merr n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes. Pretendimet e Xhavell\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat q\u00eb vjehrri kishte siguruar nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi n\u00eb vitet 1991-1994 dhe n\u00eb vijim duke ushtruar profesionin e saldatorit, nd\u00ebrsa vjehrra si e pun\u00ebsuar n\u00eb subjekte private e pasiguruar, konsiderohet haptazi i pabazuar. Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se norma kushtetuese p\u00ebrcakton qart\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e burimeve t\u00eb ligjshme financiare nuk \u2018p\u00ebrkthehet\u2019 n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb familjes e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pretendimet e subjektit se pranimi i munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb alogjiz\u00ebm se familja do t\u00eb kishte pushuar ekzistenc\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb skamjes, vler\u00ebsohet jorelevant p\u00ebrkundrejt p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimit p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e shum\u00ebs prej 1.000.000 lek\u00ebsh\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji vler\u00ebson se Xhavella nuk provoi mund\u00ebsin\u00eb e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej 2000 eurosh, si dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs prej 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar si dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb form\u00ebn e prik\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr \u00e7mimin 250 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait nga emigracioni. Xhavella ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim duke u shprehur se lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura u q\u00ebndron argumenteve si p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 85 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Ai ka shtuar se analiza financiare e vitit 2003 i rezulton me bilanc pozitiv\u00a0 dhe jo vet\u00ebm q\u00eb mund ta p\u00ebrballonte blerjen e makin\u00ebs, por duhet t\u00eb kishte akumuluar edhe kursime.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit i vler\u00ebson edhe k\u00ebto pretendime t\u00eb subjektit t\u00eb pabazuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shton se ky konkluzion nuk i ka dh\u00ebn\u00eb pasoj\u00eb Xhavell\u00ebs n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kryer prej Komisionit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk do t\u00eb kishte pesh\u00eb n\u00eb shqyrtimin e vendimit, cilido q\u00eb t\u00eb ishte rezultati.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, balanca negative \u00ebsht\u00eb thelluar duke shkuar n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.8 milion lek\u00eb, p\u00ebrkundrejt vler\u00ebs prej rreth 1.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji konkludon se Xhavella gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj argumentet e paraqitura n\u00eb ankim prej ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Olsi Xhavella, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimmarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb bilanceve negative t\u00eb konstatuara n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79095,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1192,1220,112,221,171,623],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Seanca-ndaj-ish-prokurorit-Besnik-Cengu-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79094"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79094"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79094\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79096,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79094\/revisions\/79096"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}