{"id":79132,"date":"2025-01-21T19:12:22","date_gmt":"2025-01-21T18:12:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-valentin-preci\/2025\/01\/21\/"},"modified":"2025-01-21T19:59:15","modified_gmt":"2025-01-21T18:59:15","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-valentin-preci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-valentin-preci\/2025\/01\/21\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Valentin Pre\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i cili ka marr\u00eb dhe kompetencat e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, parashtroi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 21 janar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Pre\u00e7i i cil\u00ebsoi shkaqet t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 10 janar t\u00eb vitit 2024 me shumic\u00ebn e votave t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij. Bazuar n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb ONM-s\u00eb, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Dumani v\u00ebrejti se Pre\u00e7i ndodhet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. K\u00ebto kostatime lidhen me nj\u00eb apartament e nj\u00eb garazh n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe me shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe q\u00ebndrimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, t\u00eb bashk\u00ebshortes apo edhe mbi pretendimet p\u00ebr mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga puna si kryeredaktore n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb mbeten t\u00eb paprovuara. Po ashtu, v\u00ebrejti se nuk jan\u00eb deklaruar financime nga persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u konstatuan mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb SHBA. Dumani konstatoi se subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit se ka q\u00ebndruar tek t\u00eb af\u00ebrmit, por m\u00eb par\u00eb n\u00eb ILDKPKI ka deklaruar se shpenzimet jan\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes. Dumani tha se subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrim gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e burimeve, u soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb 4000 Euro nga 7451 Euro t\u00eb deklaruara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb loto sportive n\u00eb vitin 2010, duke i konsideruar ato t\u00eb provuara. Dumani v\u00ebrejti se n\u00eb dosje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkresa nga kompania e bastit Xhoi Loto q\u00eb konfirmon se disa bileta kan\u00eb rezultuar fituese p\u00ebr shum\u00ebn e deklaruar, por se nuk ka dokumentacion ligjor q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb p\u00ebrfitimin e asaj vlere.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka konsoidruar bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e subjektit, Dumani tha se Pre\u00e7i gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Prokurori Pre\u00e7i u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn publike me avokaten Romina Zano. Ajo i kund\u00ebrshtoi shkaqet e Komisinerit Publik lidhur me pasurin\u00eb. Zano i cil\u00ebsoi t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb dokumentuara t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga puna si kryeredaktore n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb, duke argumentuar se deri n\u00eb vitin 2015 legjislacioni nuk p\u00ebrcaktonte se p\u00ebr pun\u00ebsimin duhej lidhur domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb kontrat\u00eb e shkruar, por mund t\u00eb realizohej dakord\u00ebsimi edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb verbale.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zano evidentoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb deklaruar jo vet\u00ebm gjat\u00eb mart\u00ebs\u00ebs s\u00eb subjektit me bashk\u00ebshorten, por dhe m\u00eb par\u00eb nga babai i saj, i cili ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar dhe ka sh\u00ebnuar nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe t\u00eb ardhurat e t\u00eb bij\u00ebs nga pun\u00ebsimi si gazetare. Zano n\u00ebnvizoi faktin se emri i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit kishte qen\u00eb i sh\u00ebnuar n\u00eb kopertin\u00ebn e revist\u00ebs, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeredaktores. Po ashtu, avokatja konstatoi se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ka l\u00ebshuar v\u00ebrtetime p\u00ebr pun\u00ebsimin e saj n\u00eb vitin 2008, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebses. Sipas Zanos, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte ekzistuar pun\u00ebsimi, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ishte vendosur nga banka si dor\u00ebzan\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument q\u00eb p\u00ebrdori Zano ishte dhe praktika e KPA-s\u00eb, q\u00eb sipas saj ka konkluduar se t\u00eb ardhura konsiderohen kur ato provohen bindsh\u00ebm, si dhe nga dhe nga sjellja e subjektit lidhur me shlyerjen e detyrimeve tatimore. Avokatja tha se sapo subjekti ka m\u00ebsuar p\u00ebr mospages\u00ebn e detyrimeve tatimore, kan\u00eb hapur process gjyqsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>P\u00ebr financimet nga t\u00eb tret\u00ebt, Zano tha se subjekti ka shpjeguar se vjehrri i ka paguar disa her\u00eb kredin\u00eb. Sipas saj, Pre\u00e7i nuk ka pasur detyrim ligjor p\u00ebr t\u2019i deklaruar k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimeve, Zano tha se subjekti i ka shpjeguar ato dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohen sipas dokumenteve shkresore, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se jan\u00eb mbuluar nga persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shpenzimet e lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb SHBA, Zano v\u00ebrejti se subjekti nuk ka pasur shpenzime t\u00eb tilla pasi jan\u00eb mbuluar nga nj\u00eb institucion, si dhe as \u00ebsht\u00eb pyetur. N\u00eb vijim, subjekti n\u00ebnvizoi se nuk q\u00ebndron konstatimi p\u00ebr deklarime p\u00ebr vlera t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb SHBA. Si k\u00ebrkoi q\u00eb aot t\u00eb njihen sipas dokumentacionit provues.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi konkluzionet e Komisionerit Publik t\u00eb ngritura apriori, pasi sipas tij jan\u00eb bazuar n\u00eb rezultatet e hetimit paraprak t\u00eb Komisionit dhe jo n\u00eb p\u00ebrfundimet e arritura bazuar dhe n\u00eb shpjegimet dhe provat q\u00eb ka paraqitur.<\/p>\n<p>Ai tha se rezulton nj\u00eb bilanc negativ i vog\u00ebl n\u00eb vitin 2010, nd\u00ebrsa n\u00eb gjith\u00eb vitet e tjer\u00eb rezulton pozitiv.<\/p>\n<p>P\u00ebr figur\u00ebn, u konstatuan udh\u00ebtimet e prokurorit Pre\u00e7it me v\u00ebllez\u00ebrit Mark dhe Arben Frroku n\u00eb vitin 2012. Udh\u00ebtimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb qershor t\u00eb 2012-\u00ebs me Arben Frrokun drejt Malit t\u00eb Zi. Subjekti ka pretenduar se k\u00ebto udh\u00ebtime kan\u00eb qen\u00eb rast\u00ebsore dhe Komisioni nuk ka gjetur probleme duke i gjetur bind\u00ebse shpjegimet e tij.<\/p>\n<p>Por, Dumani u shpreh se subjekti duhej ta kishte plot\u00ebsuar deklarimin p\u00ebr figur\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, duke e konsideruar si deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit faktin se subjekti ka udh\u00ebtuar dy her\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit Frroku, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rezulton se Mark Frroku ka qen\u00eb aksioner n\u00eb kompanin\u00eb Xhoi Loto, prej nga prokurori Pre\u00e7i thot\u00eb se fituar n\u00eb vitin 2010 shum\u00ebn 7451 euro.<\/p>\n<p>Dumani tha se KPK duhej ta kishte kryer vler\u00ebsimin n\u00eb drejtim t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i deklaroi se deklarimi i k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve \u00ebsht\u00eb kryer me vullnet n\u00eb lir\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsori t\u00eb KPK-s\u00eb. Ai v\u00ebrejti se Komisioni nuk i ka kaluar barr\u00eb prove, \u00e7\u2019ka sipas tij hitmet kan\u00eb provuar se nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebot udh\u00ebtime jan\u00eb rast\u00ebsore dhe nuk mund t\u00eb konsiderohen si kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, pasi nuk plot\u00ebsojn\u00eb asnj\u00eb kusht. Pre\u00e7i tha se takimi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm kryhet me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, q\u00eb procedimi ndaj tij t\u00eb jet\u00eb i regjistruar dhe kur takimi \u00ebsht\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Pre\u00e7it, n\u00eb vitin 2012 kur jan kryer udh\u00ebtimet nuk ka pasur asnj\u00eb informacion publik se dy v\u00ebllez\u00ebrit Frroku kan\u00eb pasur probleme me drejt\u00ebsin\u00eb. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se Mark Frroku u zgjodh n\u00eb vitin 2013 deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7ka tregonte se nuk kishte probleme.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i tha se faktet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike pas udh\u00ebtimeve q\u00eb ka pasur.<\/p>\n<p>Prokurori Dumani e pyeti subjektin se sa shpesh lunate loto, n\u00ebse kishte humbur ndonj\u00ebher\u00eb, si dhe n\u00ebse i kishte deklaruar humbjet si shpenzime. Po ashtu, e pyeti p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me personin q\u00eb kishte n\u00ebnshkruar v\u00ebrtetimin e kompanis\u00eb Xhoi Loto.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i tha se personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i par\u00eb i bashk\u00ebshortes. Ai shpjegoi se hera e vetme q\u00eb ka luajtur loto ka qen\u00eb kur ka fituar. Sipas subjektit, edhe at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i v\u00ebllai q\u00eb ka ndikuar q\u00eb t\u00eb blinte biletat, pasi ai \u00ebsht\u00eb i apasionuar. Pre\u00e7i deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera se i kishte dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb v\u00ebllait dhe se kishte qen\u00eb ky i fundit q\u00eb kishte bler\u00eb biletat q\u00eb kishin dal\u00eb fituese. Sipas subjektit, n\u00eb k\u00ebto kushte i duhej t\u00eb deklaronte fitimin dhe i kishte k\u00ebrkuar kush\u00ebririt t\u00eb bashk\u00ebshortes i cili punonte n\u00eb at\u00eb kompani si menaxher, q\u00eb ti jepte fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i ju p\u00ebrgjigj dhe nj\u00eb seri pyetjesh t\u00eb drejtuara nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler lidhur me q\u00ebndrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes n\u00eb SHBA, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb lotari sportive, si dhe p\u00ebr udh\u00ebtimet me v\u00ebllez\u00ebrit Frroku.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i theksoi se pasi m\u00ebsoi nga informacionet publike se v\u00ebllez\u00ebrit Frroku kishin histori kriminale, aid he t\u00eb af\u00ebrmit e tij nuk kan\u00eb pasur m\u00eb asnj\u00eb kontakt.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Dumani solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb rast q\u00eb n\u00eb ankim konsiderohet si gjendje konflikti interesi, pasi subjekti ka pranuar donacion p\u00ebr djalin e s\u00ebmur\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb lek\u00eb nga ortaku i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ka qen\u00eb pal\u00eb e d\u00ebmtuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb heytuar nga subjekti, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00eb vendim pezullimi. Vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb rejgistruar dhe pezulluar \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb autorit, \u00ebsht\u00eb parashkruar n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, subjekti duhej t\u00eb kishte trekuar kujdes p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar paan\u00ebsin\u00eb e magjistratit.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano v\u00ebrejti se subjkti nuk ka kryer m\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pas pezullimit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka element p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u parashtruan dhe shkaqet p\u00ebr disa denoncime. N\u00eb nj\u00eb rast pretendohet se prokurori Pre\u00e7i ka vendosur mosfillim t\u00eb nj\u00eb hetimi duke pretenduar se konflikti ishte civil. Vendimi i prokurorit \u00ebsht\u00eb gjetur i pabazuar nga gjykata q\u00eb ka urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore. Dumani tha se kjo gjetje duhej t\u00eb ishte konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim n\u00eb t\u00eb cilin pretendohej se subjekti nuk kishte njoftuar vendimarrjen e tij.<\/p>\n<p>Prokurori Pre\u00e7i tha se kishte konkluduar se \u00e7\u00ebshtja kishte pasur natyr\u00eb civile. Sipas tij, gjykata e ka prishur vendimin e mosfillimit me arugmentin se duhej t\u00eb ishte pyetur dhe i kall\u00ebzuari. Ai e konsideroi t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb shkak ankimi. Po ashtu, u shpreh se \u00ebsht\u00eb i pabazuar pretendimi i Komisionerit Publik se ka shkelje n\u00eb mosnjoftimin e vendimarrjes nj\u00eb prej pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se pasuria e tij familjare \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pes\u00eb or\u00ebsh seanc\u00eb, Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb disa prova t\u00eb depozituara nga subjekti dhe b\u00ebri me dije se ndaj tij \u00ebsht\u00eb depozituar nj\u00eb denoncim i ri. Seanca u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 5 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:00, kur pal\u00ebt do t\u00eb japin q\u00ebndrim lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb denoncimin e ri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i cili ka marr\u00eb dhe kompetencat e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, parashtroi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 21 janar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Pre\u00e7i i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79133,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[795,1859,112,1860,119,122,675,1276],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Valentin-Prenci-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Valentin Pre\u00e7i pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79132"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79132"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79132\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79134,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79132\/revisions\/79134"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}