{"id":79174,"date":"2025-02-01T15:49:48","date_gmt":"2025-02-01T14:49:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurores-daniela-sulaj\/2025\/02\/01\/"},"modified":"2025-02-03T10:58:48","modified_gmt":"2025-02-03T09:58:48","slug":"argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurores-daniela-sulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurores-daniela-sulaj\/2025\/02\/01\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Daniela Sulaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Daniela Sulaj. Megjithat\u00eb, trupi gjykues i Kolegjit u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Sokol \u00c7omo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz i vler\u00ebsuan t\u00eb pabazuara konkluzionet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, duke e rikthyer Sulajn n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa kryesuesja Natasha Mulaj doli n\u00eb pakic\u00eb duke shkuar dhe m\u00eb tej nga p\u00ebrfundimi i KPK p\u00ebrsa i p\u00ebrket profesionalizmit, duke \u00e7muar se subjekti gjendej dhe n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit.<strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>KPK e bazoi shkarkimin e prokurores Daniela Sulaj n\u00eb munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr nj\u00eb truall dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimit t\u00eb kryer n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2013. Komisioni konkludoi se kishte nj\u00eb mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb Sulajt p\u00ebr \u00e7mimin dhe sip\u00ebrfaqen dhe dokumenteve t\u00eb administruara nga Komisioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion. P\u00ebr figur\u00ebn Sulaj u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, nd\u00ebrsa gjetjet n\u00eb hetimin e dy dosjeve hetimore t\u00eb pushuara p\u00ebr akuzat e korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00eb mjeku, u cil\u00ebsuan nga KPK si jo shkarkuese.<\/p>\n<p>Prokurorja e ankimoi shkarkimin n\u00eb Kolegj duke ngritur pretendime lidhur me procedur\u00ebn e ndjekur n\u00eb KPK gjat\u00eb vetigut t\u00eb saj, p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe p\u00ebr profesionalizmin. Kolegji v\u00ebren se nuk jan\u00eb evidentuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale q\u00eb do t\u00eb sillnin nevoj\u00ebn e korrigjimit t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet debatit gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka vijuar shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga sa ka konstatuar KPK, procesi p\u00ebr blerjen e truallit ka filluar n\u00eb vitin 2003 me nj\u00eb kontrat\u00eb premtimi shitje p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 333 m2 me \u00e7mim 1.9 milion lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur n\u00eb vitin 2013 me kontrat\u00eb shit-blerje p\u00ebr 450 m2 truall dhe \u00e7mim 13.5 milion\u00eb lek\u00eb. Kontrata e 2003-it \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti subjektit, nd\u00ebrsa ajo e shitblerjes n\u00eb 2013-\u00ebn nga bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>KPK i kaloi barr\u00eb prove Sulajt p\u00ebr t\u00eb argumentuar diferencat n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe ato n\u00eb \u00e7mim, si dhe arsyetoi se referuar dokumentacionit, \u00e7mimi i blerjes ishte ai n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2013 dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00eb Sulaj rezultonte me diferenc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasuri dhe se \u00e7mimi i blerjes ishte paguar n\u00eb vitin 2003. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vitin 2003 kontrata kishte pasur t\u00eb parashikuar se \u00e7mimi nuk mund t\u00eb ndryshohej n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe se n\u00eb vitin 2013 kjo kontrat\u00eb vet\u00ebm ishte formalizuar. Sulaj shpjegoi se noteri kishte k\u00ebmb\u00ebngulur t\u00eb vendoste si vler\u00eb p\u00ebr transaksionin \u00e7mimin e referenc\u00ebs p\u00ebr zon\u00ebn n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe jo \u00e7mimin e shitjes t\u00eb paguar q\u00eb n\u00eb \u20182003-in. P\u00ebr stes\u00ebn e truallit ka deklaruar se \u00ebst\u00eb p\u00ebrfituar me \u00e7mimin e paguar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb ankimin e depozituar n\u00eb Kolegj, subjekti ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb aktet e provat e administruara.<\/p>\n<p>Kolegji ka verifikuar deklarimet e subjektit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe kontratat e premtim shitjes dhe t\u00eb shitblerjes. Shumica e Kolegjit v\u00ebren se, sipas konrtat\u00ebs s\u00eb premtim shitjes t\u00eb vitit 2003, bashk\u00ebshorti subjektit dhe pala shit\u00ebse jan\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr shitjen e truallit me sip\u00ebrfaqe 333 m2 kundrejt \u00e7mimit 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se ky \u00e7mim do t\u00eb mbetej i pandryshuar edhe n\u00eb koh\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr kalimin t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se pagesa e \u00e7mimit do kryhej p\u00ebrmes bank\u00ebs, si fakt q\u00eb v\u00ebrteton shlyerjen e shum\u00ebs t\u00eb parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet, se m\u00eb dat\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 2003, nga llogaria e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb debituar shuma 9877 paund britanik duke kredituar n\u00eb llogarin\u00eb e shit\u00ebsit vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb rezultuon t\u00eb jet\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebrputhet me \u00e7mimin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti, si gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision dhe n\u00eb ankim, ka sqaruar se shuma 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer me t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb punonte n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Nd\u00ebrsa ka shpjeguar se bashk\u00ebshorti i ka shlyer v\u00ebllait vler\u00ebn takuese t\u00eb truallit prej 1 milion lek\u00ebsh gjat\u00eb vitit 2003, duke investuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e themeleve e bodrumit q\u00eb i takonin pjes\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimet e saj lidhur me mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb kunatit, Sulaj ka depozituar n\u00eb KPK l\u00ebvizjet e llogaris\u00eb bankare t\u00eb tij. KPK ka vler\u00ebsuar se aktet e depozituara nuk kishin vler\u00eb provuese pasi nuk ishin paraqitur n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji dhe ka konkluduar se \u00e7mimi i truallit i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes \u00ebsht\u00eb paguar t\u00ebr\u00ebsisht nga bashk\u00ebshorti i subjektit, edhe pse e ka njohur faktin e transfert\u00ebs. Megjithat\u00eb, subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb rezultuar me bilanc pozitiv dhe p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebn 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA, ndryshe nga Komisioni, vler\u00ebson se aktet n\u00eb gjuhen angleze t\u00eb paraqitura nga subjekti p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe statement t\u00eb llogaris\u00eb n\u00eb paund ishin n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji. Po ashtu, Kolegji vler\u00ebson se transaksionet bankare jan\u00eb kryer n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e kontrat\u00ebs s\u00eb premtim shitjes, sipas s\u00eb cil\u00ebs pagesa e shum\u00ebs s\u00eb dakord\u00ebsuar midis pal\u00ebve kontraktore do t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Sipas KPA, aktet provojn\u00eb se pagesa e \u00e7mimit t\u00eb truallit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Po ashtu, duke ju referuar fotove dixhitale satelitore, Kolegji vler\u00ebson se konfirmohen ndryshimet graduale t\u00eb truallit t\u00eb p\u00ebrmendura nga subjekti.<\/p>\n<p>Shumica ka rr\u00ebzuar dhe p\u00ebrfundimin e KPK, se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar me burime t\u00eb ligjshme pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2013. Trupi gjykues ka vler\u00ebsuar q\u00eb kontrata e premtim shitjes t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb me t\u00eb gjitha kushtet dhe sanksionet e relatuara n\u00eb p\u00ebrmbajtje, duke u vler\u00ebsuar bashkarisht me kontrat\u00ebn e shitblerjes. Sipas shumci\u00ebs, n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes pal\u00ebt kan\u00eb vendosur \u00e7mimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb sip\u00ebrfaqes truall, por pa kryer pages\u00eb p\u00ebrtej \u00e7mimit t\u00eb paguar m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe faktin q\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb finalizuar me kontrat\u00ebn e shitblerjes kushtet e dakord\u00ebsuara n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes n\u00eb vitin 2003, duke e konsideruar \u00e7mimin e rivler\u00ebsuar t\u00eb truallit t\u00eb vendosur n\u00eb kontrat\u00eb, si i rrjedhur nga aktet q\u00eb kishin realizuar k\u00ebt\u00eb veprim, dhe jo si t\u00eb ekzekutuar midis tyre\u201d, shprehet shumica.<\/p>\n<p>Sulaj \u00ebsht\u00eb gjetur bind\u00ebse edhe lidhur marrjen e sip\u00ebrfaqes shtes\u00eb t\u00eb truallit pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim duke u dakord\u00ebsuar me pal\u00ebn shit\u00ebse. Shumica konstaton se n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, n\u00eb asnj\u00eb prej neneve t\u00eb saj, nuk \u00ebsht\u00eb referuar q\u00eb pal\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij akti po shtonin me 117 m2 sip\u00ebrfaqen e dakord\u00ebsuar p\u00ebrkundrejt pagimit t\u00eb nj\u00eb vlere lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026trupi gjykues vler\u00ebsoi se kontrata e shitblerjes s\u00eb truallit, dat\u00eb 02.09.2013, ka finalizuar respektimin e detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes t\u00eb vitit 2003, si dhe marr\u00ebveshjen verbale t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr shtes\u00ebn e sip\u00ebrfaqes 117 m2, pra, p\u00ebr kalimin te bler\u00ebsit, tashm\u00eb edhe n\u00eb aspektin formal, t\u00eb sip\u00ebrfaqes totale t\u00eb truallit prej 450 m2 , t\u00eb cil\u00ebn e posedonin prej vitit 2003 dhe mbi t\u00eb cilin jan\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpit\u00eb e tyre\u201d, vler\u00ebson shumica.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, subjekti dhe bahsk\u00ebshorti rezultojn \u00eb me bilanc pozitiv p\u00ebr kryerjen e investimit n\u00eb banes\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013, edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte dashur t\u00eb paguanin pjes\u00ebn takuese t\u00eb sip\u00ebrfaqes shtes\u00eb t\u00eb truallit, t\u00eb p\u00ebrfituar pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica vler\u00ebson se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e pasurive dhe se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Kryesuesja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson ndryshe. Ajo shprehet se e \u00e7mon t\u00eb gabuar p\u00ebrpjekjen e shumic\u00ebs mb\u00ebshtetur n\u00eb pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00ebn e premtim shitjes s\u00eb vitit 2003 me kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb vitit 2013, duke i cil\u00ebsuar si dy akte noteriale t\u00eb pavarura nga nj\u00ebra-tjetra. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes 2013, nuk referohet kontrata e premtim shitjes e vitit 2003. Mulaj sjell n\u00eb v\u00ebmendje se bler\u00ebsi i truallit n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim shitjes \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebshorti i subjektit kurse n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb vitit 2013 jan\u00eb bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i k\u00ebtij t\u00eb fundit. T\u00eb tjera mosp\u00ebrputhje q\u00eb evidenton Mulaj n\u00eb k\u00ebto dy kontrata jan\u00eb dhe sip\u00ebrfaqa e \u00e7mimi i truallit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, asgj\u00eb nuk i pengonte pal\u00ebt kontraktore, q\u00eb n\u00eb kushtet e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes t\u00eb vitit 2013, t\u2019i referoheshin kontrat\u00ebs s\u00eb premtim shitjes s\u00eb vitit 2003, sa i p\u00ebrket \u00e7mimit t\u00eb truallit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs apo q\u00eb shuma prej 13.526.550 lek\u00ebsh, sipas rivler\u00ebsimit, ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr efekt t\u00eb detyrimit tatimor p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb dhe regjistrimin e saj n\u00eb regjistrat e ZVRPP-s\u00eb, por p\u00ebrkundrazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktohet se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb tok\u00ebs truall do t\u00eb jet\u00eb 13.526.550 lek\u00eb, dhe bler\u00ebsit e kan\u00eb paguar totalisht dhe jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale k\u00ebt\u00eb shum\u00eb\u201d, konstaton Mulaj.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ajo e \u00e7mon p\u00ebrtej logjik\u00ebs ekonomike pretendimin pas 10 vitesh trualli \u00ebsht\u00eb shtuar me 117 m2 dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim si n\u00eb 2003-in.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, duket q\u00eb shumica n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb shpjegimet e subjektit, q\u00eb i konsideron n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK nuk i ka gjetur penalizuese konstatimet n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti, ajo ka ngritur shkaqe n\u00eb ankim. Komisioni ka evidentuar q\u00ebndrimin pasiv t\u00eb subjektit n\u00eb drejtim t\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb plota hetimore p\u00ebr zbardhjen e fakteve lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb vitit 2013 p\u00ebr veprat penale korrupsioni aktiv e pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor dhe ushtrim i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike.<\/p>\n<p>Subjekti, si n\u00eb shpjegime dhe n\u00eb ankim ka theksuar se jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore pa u limituar n\u00eb faktin penal t\u00eb mashtrimit, por nga hetimi nuk ka rezultuar konsumimi i elementeve t\u00eb k\u00ebsaj apo nj\u00eb tjet\u00ebr vepre penale.<\/p>\n<p>Pasi ka verifikuar aktet, shumica vler\u00ebson ndryshe nga KPK, duke konstatuar se prokurorja Sulaj ka urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme, t\u00eb cilat mund t\u00eb hidhnin drit\u00eb mbi sa pretendohej n\u00eb kall\u00ebzimin penal e dyshohej nga organi i akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mulaj n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore p\u00ebr zbardhjen si\u00e7 duhet t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ajo v\u00ebren se nga p\u00ebrmbajtja e kall\u00ebzimit penal t\u00eb kryer nga nj\u00eb shtetas anglez, jan\u00eb evidentuar faktet dhe personat ndaj t\u00eb cil\u00ebve atribuohen veprat penale t\u00eb korrupsionit aktiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe e ushtrimit e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7moj se, me veprimet e mosveprimet e prokurores n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duksh\u00ebm, rezulton tendenc\u00eb e saj q\u00eb personat e dyshuar mos t\u00eb vihen p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, shprehet Mulaj duke v\u00ebrejtur se k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim e arrin bazuar n\u00eb faktin se kall\u00ebzimi kishte qen\u00eb i qart\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe nuk kishte asnj\u00eb dyshim p\u00ebr emrat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit e ka p\u00ebrmbysur p\u00ebrfundimin e Komisionit dhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pushuar nga subjekti n\u00eb vitin 2013. N\u00eb 2012-\u00ebn \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim penal bazuar n\u00eb kall\u00ebzimin e disa qytetar\u00ebve ndaj mjekut kardiolog E.P., me detyr\u00eb Shef i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kardioligjis\u00eb t\u00eb QSUT-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pretenduar se ai u k\u00ebrkonte para p\u00ebr kryerjen e operacioneve.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga muaji prill i vitit 2013, deri n\u00eb shtator kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur relacioni i oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore me sugjerimin mbi p\u00ebrfundimin e hetimit, nuk \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb veprim hetimor nga subjekti. Po ashtu, Komisioni ka konkluduar se subjekti kryer veprime hetimore jasht\u00eb afatit procedural, nuk ka disponuar me vendim p\u00ebr zgjatjen e afatit t\u00eb hetimeve, si dhe nuk ka njoftuar pal\u00ebt p\u00ebr vendimarrjen.<\/p>\n<p>Subjekti i ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuara p\u00ebrfundimet e KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke v\u00ebrejtur se ka regjistruar procedim penal pa emrin e personit ndaj t\u00eb cilit ngriheshin akuza, megjith\u00ebse referimi nuk shoq\u00ebrohej me asnj\u00eb akt mb\u00ebshtet\u00ebs. Ajo ka argumentuar se afati i hetimit paraprak fillon t\u00eb ec\u00eb nga momenti i regjistrimit t\u00eb emrit t\u00eb personit q\u00eb i atribuohet vepra penale, ndaj nuk ka qen\u00eb e nevojshme zgjatja e afateve hetimore.<\/p>\n<p>Lidhur me mosnjoftimin e vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb procedimit penal pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces, ka shpjeguar se ka ardhur p\u00ebr arsye se hetimi \u00ebsht\u00eb regjistruar mbi baz\u00ebn e informacionit t\u00eb policis\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb kall\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Kolegji i ka gjetur t\u00eb drejta pretendimet e subjektit. Edhe lidhur me mosnjoftimin, shumica \u00e7mon se ka qen\u00eb detyr\u00eb e policis\u00eb q\u00eb t\u00eb njoftonte denoncuesin p\u00ebr pushimin e hetimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mulaj \u00e7mon se subjekti ka qen\u00eb pasive p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb duhura hetimore. N\u00eb vijim Mulaj konstaton se subjekti nuk justifikon faktin mbi arsyet e zgjatjes s\u00eb afatit t\u00eb hetimeve n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb procedim penal, si dhe mbi mosmarrjen e vendimit p\u00ebr zgjatje afati, sikurse k\u00ebrkohet nga legjislacioni procedural penal. Po ashtu, pakica vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e prokurorit q\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb pal\u00ebt p\u00ebr vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aspektit profesional, Mulaj \u00e7mon se prokurorja Daniela Sulaj nuk \u00ebsht\u00eb thelluar si\u00e7 duhet n\u00eb hetimin e k\u00ebtyre dy \u00e7\u00ebshtjeve dhe se mungesa e veprimeve t\u00eb saj v\u00eb n\u00eb dyshim serioz thelbin e vendimmarrjes p\u00ebr akuzat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto procedime, duke mos i v\u00ebn\u00eb ata p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale. Kryesuesja Mulaj vler\u00ebson se k\u00ebto rrethana \u00e7ojn\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimitt\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Daniela Sulaj. Megjithat\u00eb, trupi gjykues i Kolegjit u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Sokol \u00c7omo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79175,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,508,789,112,674,119,122,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sulaj-pas-vendimit-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Daniela Sulaj pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79174"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79174"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79174\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79176,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79174\/revisions\/79176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}