{"id":79177,"date":"2025-01-13T16:23:10","date_gmt":"2025-01-13T15:23:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-eriselda-bala-paraqet-ne-kpa-parashtrimet-kunder-shkarkimit\/2025\/01\/13\/"},"modified":"2025-02-03T16:07:35","modified_gmt":"2025-02-03T15:07:35","slug":"prokurorja-eriselda-bala-paraqet-ne-kpa-parashtrimet-kunder-shkarkimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-eriselda-bala-paraqet-ne-kpa-parashtrimet-kunder-shkarkimit\/2025\/01\/13\/","title":{"rendered":"Prokurorja Eriselda Bala paraqet n\u00eb KPA parashtrimet kund\u00ebr shkarkimit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 janar me parashtrimet e prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Eriselda Bala, lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e saj kund\u00ebr vendimmarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK e shkarkoi prokuroren Bala me shumic\u00eb votash m\u00eb 7 prill 2022, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe rezultoi me balanc\u00eb negative financiare n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK, shumica vler\u00ebsoi se Bala nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 91.09 m2 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 48 mij\u00eb euro, si dhe ka kryer deklarime t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr burimet e krijimit. Shumica ka konstatuar deklarime dhe shpjegime kontradiktore lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, q\u00eb kund\u00ebrshtohen nga pakica q\u00eb vler\u00ebson se subjekti ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, ashtu si dhe p\u00ebr figur\u00ebn e profesionalizmin.<\/p>\n<p>Kolegji njoftoi se \u00e7\u00ebshtja u kalua p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, me q\u00ebllim<\/p>\n<p>konstatimin e sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike q\u00eb lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2012 p\u00ebr apartamentin, \u00ebsht\u00eb parashikuar se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 8000 euro do t\u00eb likuidohet menj\u00ebher\u00eb me firmosjen e kontrat\u00ebs; k\u00ebsti i dyt\u00eb 39 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb \u00e7el\u00ebsave dhe k\u00ebsti i tret\u00eb 1000 euro me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit. Nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb vitit 2015 parashikohet se vlera e apartamentit 48 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb likuiduar nga ana e bler\u00ebsit n\u00eb favor t\u00eb shit\u00ebsit n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nga korrespondenca e Komisionit me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave jan\u00eb konstatuar raportime p\u00ebr dy transaksione bankare t\u00eb kryera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012, konkretisht dy depozitime cash n\u00eb vlerat 33 mij\u00eb e 150 euro dhe 14 mij\u00eb e 850 euro p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, me burim kursime familjare, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave me p\u00ebrshkrimin \u201cp\u00ebr blerje apartamenti\u201d.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb KPK, subjekti ka paraqitur tjet\u00ebr version p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit duke pretenduar se ka paguar n\u00eb\u00a0 maj t\u00eb vitit 2012 shum\u00ebn 8 mij\u00eb euro; 39 mij\u00eb euro n\u00eb korrik t\u00eb atij viti dhe 1000 euro n\u00eb janar t\u00eb 2015-\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me transaksionet bankare t\u00eb kryera n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012, Bala \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb KPK se \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dijeni vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ. Ajo ka theksuar se ky veprim nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga ana e saj dhe se dokumentacioni p\u00ebr dy transaksionet bankare ishte i falsifikuar.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs publike n\u00eb KPA, Bala u q\u00ebndroi k\u00ebtyre shpjegimeve duke theksuar se dokumentet bankare p\u00ebr k\u00ebto transaksione kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb falsifikuara dhe se ka kryer kall\u00ebzim penal n\u00eb vitin 2022. Sipas subjektit, fakti se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb falsifikuara \u00ebsht\u00eb konfirmuar dhe nga hetimi i prokuroris\u00eb, prej nga ka rezultuar se n\u00ebnshkrimi nuk ishte i saj. Bala v\u00ebrejti se KPK nuk e ka cil\u00ebsuar n\u00eb asnj\u00eb rresht akt-ekspertimin e kryer me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb lidhur me dokumentet e falsifikuara. Subjekti pohoi se n\u00ebse do kishte autorizuar kryerjen e k\u00ebtyre transaksioneve, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto akte do t\u00eb ishin pjes\u00eb e procedur\u00ebs s\u00eb kryer nga banka.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti konstatoi se p\u00ebr kat\u00ebr subjekte rivler\u00ebsimi t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar se shoq\u00ebrit\u00eb nd\u00ebrtuese kan\u00eb kryer transaksione n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre, tek e nj\u00ebjta bank\u00eb. Ajo pohoi se dhe vet\u00eb shoq\u00ebria n\u00ebrtuese ka pranuar gjat\u00eb hetimit penal dhe atij administrativ n\u00eb KPK, se transaksionet jan\u00eb kryer prej saj, p\u00ebr arsye personale. Sipas Bal\u00ebs, nuk ka logjik\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb kryente vep\u00ebr penale p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVeprimi i falsifikuar n\u00eb bank\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb autorizuar nga un\u00eb. Nuk ka lidhje me mua e nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr shkarkimin tim\u201d, deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>Bala theksoi se pagesat jan\u00eb kryer sipas shpjegimeve t\u00eb saj, ku vlera 39 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb korrik t\u00eb 2012-\u00ebs kur dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb apartamenti n\u00eb dor\u00ebzim. Subjekti pretendoi se provohet me dokumentacion pagesa e k\u00ebsteve. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit dhe kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar me uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimet n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2012, duke argumentuar se kjo e dh\u00ebn\u00eb tregon posedimin e apartamentit n\u00eb muajin korrik dhe jo n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Prokurorja Bala shpjegoi se, megjith\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb ishte sh\u00ebnuar muaji qershor p\u00ebr marrjen e pasuris\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim, aty ishte p\u00ebrcaktuar se kjo do t\u00eb ndodhte kur apartamenti t\u00eb ishte gati dhe t\u00eb shlyhej k\u00ebsti i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti i cil\u00ebsoi alogjike dhe t\u00eb pabazuara dyshimet e KPK se mandatet e ark\u00ebtimeve ishin realizuar n\u00eb funksion t\u00eb vetingut dhe se nuk ishin paraqitur m\u00eb par\u00eb n\u00eb ILDKPKI. \u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk kam kryer veprime fiktive e n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d, deklaroi Bala nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ajo pohoi se mandat-ark\u00ebtimet ishin t\u00eb koh\u00ebs kur jan\u00eb kryer dhe se mbajn\u00eb vul\u00ebn e koh\u00ebs. Subjekti tha se ka dor\u00ebzuar mandate ark\u00ebtime t\u00eb kat\u00ebr fqinj\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vul\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e ka ndryshuar vul\u00ebn n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr augment q\u00eb ajo paraqiti p\u00ebr t\u00eb bindur Kolegjin se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb ishte kryer n\u00eb korrik dhe jo n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012, ishte dhe marrja e kredive p\u00ebr mobilim dhe pajisje eletrosht\u00ebpiake n\u00eb gusht t\u00eb po atij viti, pas marrjes s\u00eb banes\u00ebs n\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb muajin korrik.<\/p>\n<p>Prokurorja Bala ju p\u00ebrgjigj n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs pyetjeve t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler lidhur me kall\u00ebzimin penal t\u00eb kryer ndaj shoq\u00ebris\u00eb, n\u00ebse e kishte pytur k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit lidhur me transaksionet e kryera n\u00eb muajin qershor 2012, si dhe me m\u00ebnyr\u00ebn e pagesave t\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim kompanis\u00eb dhe kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje po me shkrim, por pa iu dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb informacion. Lidhur me kall\u00ebzimin ajo shpjegoi se kishte denoncuar faktin e dy akteve t\u00eb falsifikuara n\u00eb bank\u00eb, por nuk kishte paraqitur shpjegime p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb nuk kishte prova, pasi nuk donte t\u00eb orientonte prokurorin\u00eb n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Bala sqaroi se t\u00eb tre k\u00ebstet p\u00ebr apartamentin ishin paguar cash sipas mandateve t\u00eb ark\u00ebtimeve pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji pasi u t\u00ebrhoq vendosi administrimin e gjith\u00eb provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Bala k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe ta konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Trupi gjykues i KPA u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb do ta shpalli m\u00eb dat\u00eb 16 janar, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 janar me parashtrimet e prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Eriselda Bala, lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e saj kund\u00ebr vendimmarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. KPK e shkarkoi prokuroren [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79178,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[357,853,779,1822,112,221,1028,1462,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Eriselda-Bala-duke-dale-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Eriselda Bala duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79177"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79177"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79177\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79179,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79177\/revisions\/79179"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}