{"id":79186,"date":"2025-02-06T12:31:20","date_gmt":"2025-02-06T11:31:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mariola-mertiri-u-gjet-ne-kushtet-e-cenimit-te-besimit\/2025\/02\/06\/"},"modified":"2025-02-06T12:36:03","modified_gmt":"2025-02-06T11:36:03","slug":"kpa-mariola-mertiri-u-gjet-ne-kushtet-e-cenimit-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mariola-mertiri-u-gjet-ne-kushtet-e-cenimit-te-besimit\/2025\/02\/06\/","title":{"rendered":"KPA: Mariola M\u00ebrtiri u gjet n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Pamund\u00ebsia e vjehrrit p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti; kredia e but\u00eb e p\u00ebrfituar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb dhe shitja e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin; mosdeklarimi zot\u00ebrimit nga bashk\u00ebshortit t\u00eb aksioneve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si dhe kontaktet me v\u00ebllan\u00eb e tij, Mirel M\u00ebrtiri dhe bashk\u00ebjetuesen Stela Gugallja &#8211; t\u00eb akuzuar p\u00ebr aferat korruptive t\u00eb incinerator\u00ebve; si dhe hetimi dy \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb konflikt interesi, u konsideruan nga Kolegji n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut, duke sjell\u00eb shkarkimin e prokurores Mariola M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Mariola M\u00ebrtiri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumic\u00eb votash m\u00eb 21 dhjetor 2022. Shumica e KPK konkludoi se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se M\u00ebrtiri kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa pakica \u00e7moi megjith\u00ebse gjetjet ve\u00e7mas nuk mund t\u00eb sillnin penalizim, t\u00eb konsideruara s\u00eb bashku \u00e7onin n\u00eb shkarkimin e M\u00ebrtirit p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nuk e gjet\u00ebn t\u00eb bazuar vendimarrjen e Komisonit dhe k\u00ebrkuan rihetim t\u00eb subjektit. N\u00eb rekomandim u evidentua se shumica n\u00eb KPK d\u00ebshtoi t\u00eb kryente hetim t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb t\u00eb arsyetonte apo argumentonte vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb konfirmuar M\u00ebrtirin. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, ish-Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim n\u00eb Kolegj duke k\u00ebrkuar shkarkimin e M\u00ebrtirit.<\/p>\n<p>Mariola M\u00ebrtiri p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe punoi si prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit\u00a0Gjyq\u00ebsor\u00a0Fier. Prej vitit 2016 deri n\u00eb vitin 2024, M\u00ebrtiri e ushtron funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Fier t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, M\u00ebrtiri ka deklaruar 1 milion lek\u00eb dhurat\u00eb nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, Mirel M\u00ebrtiri dhe 1 milion e 260 mij\u00eb lek\u00eb hua nga vjehrri, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb. K\u00ebsti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer po n\u00eb 2011-\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kredie bankare. Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr burimet e shumave t\u00eb dhuruara. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se edhe kredia leht\u00ebsuese e p\u00ebrfituar nga Bashkia Fier ka kaluar t\u00eb gjitha fazat dhe \u00ebsht\u00eb miratuar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Fier.<\/p>\n<p>Bazuar dhe n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, ish-Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh kund\u00ebr vler\u00ebsimit t\u00eb KPK, qoft\u00eb p\u00ebr qasjen e ndjekur n\u00eb analiz\u00ebn financiare kryer n\u00eb Komision, ashtu edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb kushte leht\u00ebsuese. Nino vler\u00ebsoi se analiza financiare e dhuruesve nuk duhej t\u00eb ishte kufizuar vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn e shum\u00ebs objekt dhurimi, por se duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e tjera t\u00eb dokumentuara t\u00eb tyre. Ajo argumentoi se aktet n\u00eb fashikujt e administruar n\u00eb Komision tregojn\u00eb se analiza nuk do t\u00eb ishte objektive dhe t\u00ebr\u00ebsore n\u00ebse p\u00ebrjashtohen k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna apriori, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb interpretimi t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha aspektet e shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke argumentuar se shtrirja e analiz\u00ebs financiare t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb dhurimeve t\u00eb tyre do ta ngarkonte at\u00eb me nj\u00eb barr\u00eb disproporcionale p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb gjith\u00eb pasurit\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur. Sipas subjektit, ish-Komisionerja Publike nuk argumentoi p\u00ebrse rasti i saj ishte specifik p\u00ebr t\u00eb lejuar kryerjen e nj\u00eb analize q\u00eb vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me praktik\u00ebn e Kolegjit, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se analiza e kryer nga Komisioni ishte e drejt\u00eb dhe duhej pranuar si e till\u00eb.<\/p>\n<p>Shkakun e ankimit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, Nino e parashtroi si n\u00eb drejtim t\u00eb pasuris\u00eb, ashtu dhe n\u00eb drejtim t\u00eb integritetit dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ajo pretendoi se subjekti nuk p\u00ebrmbushte disa prej kritereve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb lloj kredie q\u00eb, sipas saj, p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrfitim p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit si prokuror. Po ashtu, Komisionerja Publike argumentoi se subjekti e ka shitur apartamentin n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave q\u00eb normojn\u00eb kushtet dhe kufizimet q\u00eb gjejn\u00eb zbatim n\u00eb rastet e k\u00ebtyre kredive, nd\u00ebrsa blerjen e ka kryer kundrejt nj\u00eb \u00e7mimi preferencial. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Nino vler\u00ebsoi se subjekti ka cenuar besimin e publikut n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve q\u00eb lidhen me p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj kredie dhe shitjen e apartamentit t\u00eb fituar n\u00ebp\u00ebrmjet saj.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi argumentet e ish-Komisioneres Publike duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ajo dhe bashk\u00ebshorti plot\u00ebsonin t\u00eb gjitha kriteret. Ajo kund\u00ebrshtoi qoft\u00eb \u00e7mimin n\u00eb dukje preferencial t\u00eb blerjes me argumentin se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb dhe faktin q\u00eb shitja \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar krijimin e nj\u00eb banese tjet\u00ebr. Subjekti argumentoi se mosgjetja e dokumentacionit t\u00eb depozituar prej saj p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Bashkis\u00eb dhe se nuk mund ti ngarkohet asaj.<\/p>\n<p>KPA e ka vler\u00ebsuar pjes\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkimin e ish-Komisioneres Publike. Kolegji v\u00ebren se n\u00eb vijim t\u00eb vler\u00ebsimit dhe analiz\u00ebs s\u00eb kryer, subjekti i rivler\u00ebsimit rezultoi me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit, pasi vjehrri \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 1 milion e 260 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, konstatohet se M\u00ebrtiri nuk provoi t\u00eb ket\u00eb plot\u00ebsuar kriteret ligjore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, sikurse edhe t\u00eb ket\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet ligjore q\u00eb ndalojn\u00eb tjet\u00ebrsimin e banesave t\u00eb p\u00ebrfituara nga programet sociale.<\/p>\n<p>Kolegji e cil\u00ebson t\u00eb pakuptimt\u00eb konkluzionin e KPK t\u00eb bazuar n\u00eb pretendimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb ndryshme nga aktet. N\u00eb vendim konstatohet se aplikimi p\u00ebr kredi mbi baz\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb referuara n\u00eb aktet zyrtare \u00ebsht\u00eb fakt i pakontestuesh\u00ebm. Nd\u00ebrsa konstatohet se aktet e tjera t\u00eb depozituara nga M\u00ebrtiri 11 vjet m\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb dhe n\u00eb funksion t\u00eb ndryshimit t\u00eb rezultatit t\u00eb hetimeve, nuk jan\u00eb ato mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrfitimi i suksessh\u00ebm i kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i formul\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kufirit maksimal t\u00eb t\u00eb ardhurave ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur pasur t\u00eb ardhura mujore dyfishin e tavanit t\u00eb pagave t\u00eb vendosur si kriter p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese. Po ashtu, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb koh\u00ebn kur M\u00ebrtiri ka aplikuar p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb, nuk ka deklaruar zot\u00ebrimin e aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimeve t\u00eb saj, shoq\u00ebria tregtare n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte fitim dhe se ishte e krijuar nga bashk\u00ebshorti p\u00ebrpara se t\u00eb lidhej martesa.<\/p>\n<p>Kolegjit sjell n\u00eb v\u00ebmendje se q\u00ebllimi i ligjit \u201cP\u00ebr programet sociale p\u00ebr strehimin e banor\u00ebve t\u00eb zonave urbane\u201d, \u00ebsht\u00eb ndihma p\u00ebr strehim nga shteti e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballonin me t\u00eb ardhurat e tyre vlerat e tregut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, nj\u00eb individ q\u00eb p\u00ebrfiton t\u00eb ardhura familjare n\u00eb dyfishin e vler\u00ebs maksimale kualifikuese dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, posedon interesa financiare t\u00eb materializuara n\u00eb investim prej 4.000.000 lek\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, nuk mund t\u00eb argumentohet si person n\u00eb nevoj\u00eb\u201d, arsyeton Kolegji duke theksuar se situata financiare e \u00e7iftit M\u00ebrtiri ishte duksh\u00ebm m\u00eb e favorshme dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb mosp\u00ebrputhje me q\u00ebllimin e akordimit t\u00eb k\u00ebtij fondi, q\u00eb ishte ndihma e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb apo vulnerab\u00ebl.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshort\u00ebt M\u00ebrtiri e kan\u00eb shitur apartamentin n\u00eb vitin 2017 me nj\u00eb fitim prej 1.1 milion lek\u00ebsh. N\u00eb at\u00eb vit ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces shlyerja s\u00eb kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese. KPK nuk ka gjetur probleme, duke konstatuar se veprimet p\u00ebr shitjen e apartamentit jan\u00eb lejuar nga organet e tjera dhe se zbatimi legjislacionit p\u00ebr kedit\u00eb e buta, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pasur zbatim n\u00eb rrethanat e rastit.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur dhe n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, Nino ka \u00e7muar se shitja e apartamentit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji vler\u00ebson se shitja e k\u00ebtij apartamenti, nd\u00ebrsa vijonte shlyerja e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur n\u00eb ligj dhe n\u00eb vendimet e qeveris\u00eb. \u201c[\u2026]subjekti ka shitur banes\u00ebn e p\u00ebrfituar n\u00eb saj t\u00eb k\u00ebsaj kredie n\u00eb vitin 2017, gjasht\u00eb vite pasi e kishte bler\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vijon t\u00eb shlyej\u00eb kredin\u00eb dhe me p\u00ebrfitim financiar. N\u00eb k\u00ebto kushte, rezulton q\u00eb shitja e banes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekti dhe personi i lidhur, p\u00ebr shkak t\u00eb programeve sociale, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kuadrin ligjor t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe i ka konsideruar k\u00ebto gjetje n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit si magjistrate p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjin edhe n\u00eb jet\u00ebn personale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendimi i Ninos p\u00ebr blerjen e apartamentit me \u00e7mim preferencial \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Ashtu si dhe ish-Komisionerja Publike, Kolegji vler\u00ebson se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me mosdeklarimin e aksioneve t\u00eb zot\u00ebruara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb vler\u00ebn prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se situata ligjore dhe faktike e konstatuar n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor, lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Ninos dhe p\u00ebr shkaqet e ngritura n\u00eb kriterin e figur\u00ebs e profesionalizmit. Sipas gjetjeve t\u00eb ONM-s\u00eb, subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, si dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme faktike. Referuar edhe gjetjes s\u00eb ONM, ka rezultuar q\u00eb subjekti kishte k\u00ebrkuar n\u00eb prill 2015 t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga nj\u00eb procedim penal i nisur n\u00eb dhjetor 2012 n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit V. Z. alias A. G. dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt po hetoheshin p\u00ebr transaksione t\u00eb dyshimta dhe veprimtari kriminale jasht\u00eb vendit, duke krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb cilat investoheshin m\u00eb pas n\u00ebp\u00ebr biznese n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, ka rezultuar se V. Z. ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr \u201cprostitucion dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizatat kriminale me q\u00ebllim trafikimin e drog\u00ebs\u201d. Subjekti ka shpjguar n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb se n\u00eb vitin 2012, ky shtetas i ka shitur bashk\u00ebshortit t\u00eb saj apartamentin n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqje dor\u00eb nga hetimi, M\u00ebrtiri ka paraqitur at\u00ebher\u00eb nevoj\u00ebn e evitimit t\u00eb konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb interesit, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes me k\u00ebt\u00eb person. K\u00ebrkesa p\u00ebr heqje dor\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga drejtuesi i prokuroris\u00eb dhe subjekti \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb procedim.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri ka argumentuar se e ka plot\u00ebsuar sakt\u00ebsisht deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs n\u00eb kushtet kur z. V. Z. nuk ka qen\u00eb kontakt i saj apo bashk\u00ebshortit. Sipas saj, edhe n\u00ebse do t\u00eb kishte ekzistuar, kontakti i personit t\u00eb lidhur do ishte rast\u00ebsor, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies kontraktuale.<\/p>\n<p>KPA i vler\u00ebson jo bind\u00ebse shpjegimet e M\u00ebrtirit, duke argumentuar se ajo tre vjet m\u00eb von\u00eb nga lidhja e kontrat\u00ebs, e ka konsideruar me pesh\u00eb transaksionin p\u00ebr blerjen e apartamentit duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet q\u00eb ajo e ka konsideruar marr\u00ebdh\u00ebnien e krijuar t\u00eb atill\u00eb q\u00eb t\u00eb passillte papajtueshm\u00ebri n\u00eb ndjekjen personalisht t\u00eb procedimit penal prej saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb individ, kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk mund t\u00eb argumentohet logjikisht se \u00ebsht\u00eb e atill\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn as edhe kontakt t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb passjell\u00eb deklarimin n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton Kolegji dhe e ka gjetur t\u00eb bazuar konstatimin e Ninos se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn e figur\u00ebs. Shpjegimet e M\u00ebrtirit se ka qen\u00eb bashk\u00ebshorti q\u00eb ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn dhe jo ajo, si dhe faktin se n\u00ebnshkrimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb n\u00ebkupton se nuk jan\u00eb takuar, jan\u00eb gjetur pa lidhje prej KPA.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se subjekti ka hequr vet\u00eb dor\u00eb nga hetimi atij personi, KPA vler\u00ebson se rrethana n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kryer ose jo takimi n\u00eb zyr\u00ebn e noterit gjendet pa lidhje n\u00eb vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem i ngritur p\u00ebr figur\u00ebn nga Nino ka qen\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnia mes prokurores M\u00ebrtiri, bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe v\u00ebllait t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit e kunat\u00ebs, Mirel M\u00ebrtirit e Stela Gugalljas, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aferat e incinerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se vijimi i kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurores nga subjekti do t\u00eb ishte n\u00eb mosp\u00ebrputhje me q\u00ebllimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr kthimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, KPA shprehet se ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb nd\u00ebrthurjen e nd\u00ebrsjellt\u00eb, t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb e t\u00eb ngusht\u00eb, si dhe p\u00ebrzierjen n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb interesave financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e tij, Mirel M\u00ebrtirin dhe bashk\u00ebjetuesen e k\u00ebtij t\u00eb fundit, t\u00eb cil\u00ebt cil\u00ebsohen si persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026subjekti dhe personi i lidhur\/bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb kultivuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb karakterizohet nga distancimi, qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit zyrtar t\u00eb saj\u201d, citohet n\u00eb vendim, por n\u00eb vijim argumentohet se nisur nga fakti q\u00eb procedimet p\u00ebr aferat e incinerator\u00ebve jan\u00eb regjistruar pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, konsiderohet si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit se i \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar jeta private, p\u00ebr shkak t\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit apo vendimmarrjes q\u00eb bazohet edhe n\u00eb raportet familjare, duke konstatuar se hetimi administrativ nuk ka qen\u00eb disproporcional.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, Kolegji konstaton se subjekti duket se nuk ka kryer hetim shterues n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb bashk\u00ebshortit. Mang\u00ebsit\u00eb e hetimit dhe mos heqja dor\u00eb nga kjo \u00e7\u00ebshtje, sipas KPA tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje q\u00eb duket t\u00eb ket\u00eb pasur n\u00eb kontekst favorizimin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb bashk\u00ebshortit. Trupi gjykues vler\u00ebson se M\u00ebrtiri duhej t\u00eb kishte paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqje dor\u00eb nga hetimi, p\u00ebr t\u00eb shmangur perceptimin e gjendjes n\u00eb kushtet e konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji v\u00ebren se subjekti ka trajtuar disa materiale kall\u00ebzuese q\u00eb lidhen me Bashkin\u00eb Fier. Disa punonj\u00ebs t\u00eb bashkis\u00eb jan\u00eb hetuar prej prokurores M\u00ebrtiri, pasi asaj i \u00ebsht\u00eb akorduar kredia me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vitin 2011, n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore. Trajtimi i k\u00ebtyre materialeve kall\u00ebzuese vler\u00ebsohet se p\u00ebrb\u00ebn gjendje t\u00eb subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se M\u00ebrtiri nuk ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqje nga hetimi \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb fjal\u00eb, k\u00ebto rrethana jan\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-Komisionerja Publike parashtroi n\u00eb ankim dhe gjat\u00eb gjykimit n\u00eb Kolegj se subjekti ka kryer hetim me t\u00eb meta t\u00eb dukshme procedurale n\u00eb pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy prej tyre p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb analizuar n\u00eb drejtim t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Dhe Kolegji ka \u00e7muar se ka pasur mang\u00ebsi, por jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim dhe jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha gjetjet e konstatuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret jan\u00eb konsideruar nga Kolegji n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se prokurorja Mariola M\u00ebrtiri gjendet e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn, pasi rrethanat faktike e ligjore t\u00eb konstatuara cil\u00ebsohen sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore, n\u00eb drejtim t\u00eb cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pamund\u00ebsia e vjehrrit p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti; kredia e but\u00eb e p\u00ebrfituar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb dhe shitja e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin; mosdeklarimi zot\u00ebrimit nga bashk\u00ebshortit t\u00eb aksioneve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si dhe kontaktet me v\u00ebllan\u00eb e tij, Mirel M\u00ebrtiri [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79187,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1865,1447,892,112,118,901,221,935,212,671,315,149,1303],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Mariola-dhe-Romina-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Mariola M\u00ebrtiri (majtas) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore, Romina Zano pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79186"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79186"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79188,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79186\/revisions\/79188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}